Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
lexo
Hyrje

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje tek Allahu nga të këqijat e shpirtit dhe nga të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humbë, dhe atë që e humbë, nuk ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se s'ka të adhuruar tjetër me të drejtë, përveç Allahut, i cili është i vetëm dhe i pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Salavati dhe selami qofshin mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e ti si dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë atë dhe kapen për Sunnetin e tij, deri në Ditën e Gjykimit…

Vërtet, Allahu na urdhëroi ta përkujtojmë Atë, madje i   lavdëroi   përkujtuesit e Tij   dhe u premtoi shpërblim të madh. Urdhëroi që ta përkujtojmë pakufishëm dhe veçanërisht kur lirohemi nga adhurimet e detyrueshme… Allahu i lartësuar thotë:

"Kur të keni përfunduar faljen (ne grup), kujtojeni Allahun ndërsa jeni në këmbë, të ulur   dhe të mbështetur (në krah apo në ijë)" (Nisa,103);

"Kësisoj, kur të keni përfunduar Menasikun (Haxhin), kujtojeni Allahun siç kujtoni prindërit tuaj apo edhe më tepër" (Bekare, 200).

Ka urdhëruar ta përmendim Atë edhe gjatë kryerjes së obligimeve   të Haxhit. Allahu i lartësuar thotë:

"Pastaj, kur të zbritni nga Arafati[1], kujtojeni Allahun tek Mesh'ar-el-Haram"[2] (Bekare,198);

"...dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e përcaktuara mbi ato kafshë e bagëti që Ai i ka sjellë e siguruar për ta" (Haxhxh, 28);

"Dhe kujtojeni Allahun gjatë ditëve të përcaktuara[3]" (Bekare, 203).

E bëri obligim faljen e namazit, për ta përkujtuar Atë. Allahu i madhëruar thotë:

"Dhe fale namazin që të më përkujtosh Mua".

Pejgamberi thotë:"Ditët e Teshrikut janë ditë të ngrënies, të pijes dhe të përmendjes së Allahut[4]… Allahu i lartësuar thotë:

"O ju që keni besuar! Kujtojeni Allahun me përkujtim të madh dhe lartësoni Lavditë e Tij në kohën e parë të agimit dhe pasdite" (Ahzab, 41-42).

Meqenëse   dhikri më i mirë është shprehja La ilahe il-lAllahu vahdeu la sherike lehu, siç është transmetuar nga Pejgamberi:"Duaja më e mirë është ajo në Arafat, shprehja më e mirë që kam thënë unë dhe Pejgamberët para meje është La ilahe il-Allahu vahdeu la sherike lehu, lehu el-mulku ve lehu el-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir (S'ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut. Ai është Një dhe i pashoq. Atij i takon sundimi dhe lavdërimi dhe Ai është i Gjithëfuqishëm për çdo gjë),   dhe kur kjo shprehje madhështore zë këtë pozitë kaq të lartë në mesin e llojeve të dhikrit, për të cilën lidhen vendime, ka kushte, ka domethënie, përmban kërkesa dhe nuk është vetëm frazë që shprehet me gjuhë. Pra, kur puna qe kështu, preferova që ajo të jetë tema e fjalimit tim[5], duke shpresuar që Allahu të na bëjë ne dhe ju prej pjesëtarëve të saj, ta marrim vesh kuptimin e saj dhe të punojmë me atë që nënkupton ajo, haptas dhe fshehurazi.

Do të flas lidhur me këtë shprehje brenda pikave që vijojnë: pozita e shprehjes La ilahe il-lAllah në jetë, dobitë e saj, shtyllat e saj,   kushtet e saj, domethënia e saj, kërkesat e saj, kur i bën dobi njeriut shqiptimi i saj dhe kur nuk i bën dobi dhe gjurmët e saj.

Pozita e shprehjes La ilahe il-lAllah në jetën e njeriut

Ajo është frazë, të cilën muslimanët e shprehin kur këndojnë ezanin, ikametin, në ligjëratat dhe bisedat e tyre. Është shprehje, për të cilën është bërë qielli dhe toka. Për të janë krijuar të gjitha krijesat dhe me të Allahu i lartësuar dërgoi të Dërguarit, i zbriti librat dhe e shpalli Fenë e Tij. Për të janë vënë peshore dhe regjistra dhe, për shkak të saj, është hapur tregtia me Xhennetin dhe Zjarrin. Për të janë ndarë krijesat në besimtarë dhe jobesimtarë. Ajo është origjina e krijimit, e çështjeve, e shpërblimit dhe e dënimit. Është e vërteta për të cilën janë krijuar krijesat. Për të dhe për obligimet ndaj saj pason pyetja dhe llogaria, shpërblimi dhe dënimi. Mbi të është vënë kibla dhe mbi të është themeluar Feja. Për shkak të saj janë ngritur shpatat e xhihadit. Ajo është e drejta e Allahut përmbi të gjithë robërit. Është shprehja Islame dhe çelësi i Shtëpisë së Paqes. Për të pyeten të parët dhe të fundit…   Nuk lëvizin këmbët e robit para Allahut, derisa të pyetet për dy çështje: "Çka keni adhuruar dhe si u jeni përgjigjur të dërguarve". Përgjigjja ndaj pyetjes së parë bëhet duke vërtetuar shprehjen La ilahe il-lAllah me dituri, me miratim dhe me punë. Kurse përgjigjja ndaj pyetjes së dytë bëhet duke vërtetuar dëshminë Muhammede- Rresulu-Allah me dituri, me bindje dhe me nënshtrim[6].

Kjo shprehje dallon kufrin prej Islamit, është shprehja e devotshmërisë dhe lidhja më e fortë. Është ajo që Ibrahimi e bëri:

"Fjalë të jetonte ndër pasardhësit e tij, që ata të mund të ktheheshin (me pendim te Allahu)" (Zuhruf, 28).

Është ajo shprehje me të cilën Allahu dëshmoi për Vetveten e Tij, dëshmuan melekët dhe të diturit nga krijesat e Tij. Allahu i lartësuar thotë:

"Allahu dëshmon se La ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij). (Dëshmojnë) Dhe melekët, dhe ata që kanë mend e që dinë..." (Ali-Imran, 18).

Ajo është shprehja e sinqeritetit dhe dëshmia e së vërtetës. Është thirrje për të vërtetën dhe lirimin nga shirku. Për shkak të saj u krijuan krijesat, siç thotë Allahu i lartësuar:

"Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhinët veçse të më adhurojnë vetëm Mua" (Dharijat, 58).

Për të janë çuar të Dërguarit dhe janë zbritur Librat, siç ka thënë Allahu i lartësuar:

"Dhe nuk kemi sjellë ndonjë të Dërguar para teje (o Muhammed) e që të mos e kemi frymëzuar (duke i thënë): La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje), pra, më adhuroni Mua të Vetëm" (Enbija, 25);

"Ai, me urdhrin e Tij, i dërgon melekët me shpallje atij që dëshiron nga robërit e Tij (duke i thënë): Këshilloje njerëzimin se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Meje, pra, më keni frikë Mua" (Nahl, 2).

Ibën Ujejne thotë: "Dhuntia më e madhe, me të cilën   Allahu e ka begatuar robin e Tij, është njoftimi me shprehjen La ilahe il-Allah. Vërtet, shprehja La ilahe il-Allah për banorët e Xhennetit është sikur uji i ftohët për banorët e dynjasë. Kush e shqipton atë, e ka mbrojtur pasurinë dhe gjakun e tij, kurse ai që nuk pranon ta shqiptojë, pasuria dhe gjaku i tij janë të kota. Në përmbledhjen e saktë është transmetuar se Pejgamberi ka thënë:'Kush thotë La ilahe il-Allah (nuk ka të adhuruar tjetër meritor veç   Allahut) dhe mohon atë që adhurohet veç Tij, bëhet e ndaluar pasuria dhe gjaku i tij, dhe se llogaria e tij i mbetet Allahu[7]'".

Ajo është gjëja e parë që kërkohet prej mosbesimtarëve, kur ata të ftohen në Islam, sepse Pejgamberi, kur e përcolli Muadhin për në Jemen, i tha:"Ti do të shkosh te të krishterët dhe te çifutët. Gjëja e parë që do t'i ftosh ata të jetë   dëshmia La ilahe il-Allah". Hadithi është në dy përmbledhjet e sakta.

Nga kjo që u tha, kuptove pozitën e saj në Fe dhe rëndësinë e saj në jetë, dhe se ajo është obligimi i parë për robin, ngase ky është themeli, mbi të cilin ngrihen të gjitha veprat.

Vlerat e shprehjes La ilahe il-lAllah

Vlerat e saj janë madhështore, sepse Allahu i lartësuar i dha pozitë asaj. Kush e shqipton atë me sinqeritet, Allahu e futë në Xhennet, kurse ai që dëshmon rrejshëm, mbrohet gjaku i tij dhe ruhet pasuria e tij në dynja, kurse llogaria e tij mbetet te Allahu. Është shprehje me tekst të shkurtër, me pak shkronja, e lehtë për gjuhën dhe e rënd në peshore. Transmeton ibn Hibani, gjithashtu edhe Hakimi, i cili edhe e vërteton, nga Seid el-Huduriu se Pejgamberi ka thënë:"Musa tha:

- O Zot, më mëso një gjë që të të përkujtoj dhe të të lus (adhuroj) me të!  

- O Musa, thuaj La ilahe il-lAllah!

- Të gjithë robërit e Tu e thonë atë! – tha ai.

- O Musa, sikur shtatë qiejt dhe çfarë ka në to, përveç Meje, dhe shtatë tokat të viheshin në njërën anë të peshores, kurse La ilahe il-lAllah në anën tjetër, shprehja La ilahe il-Allah do të peshonte më rëndë".  

Hadithi tregon se shprehja La ilahe il-Allah është dhikri më i mirë. Në hadithin e Abdullah bin Omerit, thuhet:"Du'aja më e mirë është ajo në Arafat, shprehja më e mirë që kam thënë unë dhe Pejgamberët para meje, është La ilahe il-lAllahu vahdeu la sherike lehu, lehu el-mulku ve lehu el-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir". E transmetojnë Ahmedi   dhe Tirmidhiu.  

Prej haditheve që argumentojnë se ajo peshon rënd në peshore, është edhe hadithi që e transmeton Termidhiu dhe thotë se është hasen. Gjithashtu, e transmeton Nesaiu dhe Hakimi, dhe ky i fundit thotë: sahih/i saktë, sipas kritereve të Muslimit, nga Abdullah bin Amri se Pejgamberi ka thënë:"I bëhet thirrje një njeriu prej umetit tim në mesin e krijesave, Ditën e Kiametit, dhe i shfaqen nëntëdhjetë e nëntë regjistra, çdonjëri[8] sa fusha e të pamurit. Pastaj, i thuhet atij:

- A mohon diçka prej kësaj?

- Jo, o Zot ! - përgjigjet ai.  

- I thuhet:'Për këtë që ke punuar, a ke ndonjë arsye ose a ke ndonjë të mirë?'  

- Jo! – thotë ai, i tronditur.

- I thuhet:'Si jo, ti ke mirësi tek Ne dhe sot nuk të bëhet padrejtësi'. I nxirret një skedë, në të cilën është shënuar: Eshhedu en la ilahe il-lAllah ve eshhedu enn Muhammeden abduhu ve resuluhu.

- O Zot, ç'vlerë ka kjo skedë përballë këtyre regjistrave? – pyet ai.

- I thuhet:'Vërtet që ty nuk të bëhet padrejtësi'. Atëherë, vendosen regjistrat në njërën anë të peshores dhe skeda në anën tjetër, dhe (ngrihen) vijnë lehtë regjistrat ndërsa peshon rënd skeda.

Vlerat e kësaj shprehjeje madhështore janë të shumta, tërësinë e të cilave e ka përmendur ibën Rexhebi në librin e tij të quajtur "Shprehja e sinqeritetit", dhe e ka argumentuar çdonjërën prej tyre:"Ajo është tarifa e xhenetit, dhe se shprehja e fundit e kujtdo që është ajo, hyn në xhenet. Kjo shprehje shpëton nga zjarri, sjell faljen, është më e mira e mirësive, i fshin mëkatet dhe gabimet, ripërtërinë në zemër atë që është mësuar prej Imanit, vais peshoren përball regjistrave të mëkateve dhe shkrumbon perdet, derisa të arrijë tek Allahu. Është i çiltër shqiptuesi i saj tek Allahu. Ajo është më e mira që thanë Pejgamberët dhe është dhikri më i mirë. Është më e mira e veprave dhe i shumëfishon ato. Barazohet me lirimin e skllevërve dhe është mburojë nga shejtani. Është siguri nga trishtimi i varrit dhe nga frika e tubimit (për të dhënë llogari). Ajo është parulla e besimtarëve, kur ngrihen nga varret. Ajo ia hap shqiptuesit të saj tetë dyert e xhenetit dhe hyn nga cila të dojë. Prej mirësive të saj, gjithashtu, është se të zotët e saj, edhe në qoftë se hyjnë në zjarr për mosplotësimin e detyrimeve të saj, ata patjetër që do të dalin. Këta janë titujt për vlerat e saj, që ibën Rexhebi i ka cekur në broshurën e tij dhe e ka argumentuar çdonjërin prej tyre.

Analiza, shtyllat dhe kushtet e saj

a. Analiza (gramatikore)

Kur të kuptuarit e përmbajtjes varet nga analiza gramatikore e fjalisë, dijetarët i kushtuan rëndësi analizës së shprehjes La-ilahe il-Allah. Ata thanë: La (nuk ka) është pjesëz mohore, Ilah (i adhuruar) është emërori i saj, kurse kallëzuesori i saj   paramendohet: Hakkun (me meritë) domethënë: nuk ka të adhuruar me meritë, kurse il-Allah (përveç Allahut) është përjashtim nga kallëzuesori. El-ilah domethënë: I adhuruar me ibadet; Ai, të cilin e adhurojnë dhe e synojnë zemrat për të arritur të mirat dhe për të mënjanuar të këqijat.

Gabon ai i cili e paramendon kallëzuesin e saj vetëm me fjalën "ekziston" ose "adhurohet", sepse ekzistojnë të adhuruar të shumtë nga idhujt, nga varrezat e tjerë…, mirëpo, i adhuruar i vërtetë dhe meritor është vetëm Allahu. Çdo i adhuruar tjetër përveç Tij, është i kotë dhe adhurimi i tij është i rremë. Kjo është edhe kërkesa e dy shtyllave të shprehjes La ilahe il-lAllah.

b. Dy shtyllat e shprehjes La ilahe il-lAllah
Ajo ka dy shtylla: të mohuarit dhe të pohuarit.

Me të mohuar nënkuptojmë të mohuarit e adhurimit nga të gjitha krijesat, përveç Allahut, kurse me të pohuar është për qëllim të pohuarit e adhurimit vetëm për Allahun, i cili është i Adhuruar i vërtetë, dhe se çdo i adhuruar që morën idhujtarët, është i kotë, "Kjo, ngaqë Allahu është i Vërteti, dhe gjithçka që ata (politeistët) lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij, është i kotë" (Haxhxh, 62).

Imam ibën Kajimi thotë:"Domethënia e shprehjes La ilahe il-lAllah (nuk ka të adhuruar meritor veç Allahut) sa i përket të vërtetuarit e hyjnisë së Tij (se Ai është i vetmi i adhuruar i vërtetë), është më e fortë se ajo e fjalëve të Tij:"Allahu ilah (Allahu është i adhuruar)", sepse (Allahu ilah) kjo e fundit nuk mohon adhurimet tjera,   përkundër shprehjes   La ilahe il-Allah, e cila kërko përkufizimin e adhurimit vetëm ndaj Allahut dhe njëherësh mohimin e tij nga çdokush tjetër. Bën gabim të turpshëm ai që fjalën "ilah"   e shpjegon vetëm me atë se Ai është i plotfuqishëm të shpikë".

Dijetari Sulejman bin Abdillah, në shpjegimin e bërë librit Kitabu teuhid, thotë:"Nëse thua se u qartësua kuptimi i fjalës "ilah", atëherë cila është përgjigjja kundër atij që thotë se fjala "ilah" e ka domethënien: i plotfuqishëm për të shpikur ose diç të ngjashme me këtë shprehje? Përgjigjja ndaj kësaj jepet nga dy pika. E para, se kjo shprehje është risi dhe nuk dihet ta ketë thënë ndonjë dijetarë, madje as nga ata të gjuhës. Fjalët e dijetarëve, edhe të atyre te gjuhës, kanë po atë kuptim që e përmendëm më parë, kështu që kjo thënie është e kotë.

E dyta: edhe nëse supozojmë një gjë të tillë, prapëseprapë, ai është shpjegim me atë që është domosdoshmëri e të adhuruarit të vërtetë. Ai, patjetër, duhet të jetë i plotfuqishëm për të shpikur, përndryshe, nëse nuk është i këtillë, s'mund të jetë i   adhuruar i vërtetë, edhe nëse e quajnë i adhuruar".

Nuk është qëllimi i tij (i autorit të citatit të sipër shënuar) se ai që mëson se fjala (ilah) d.m.th. i plotfuqishëm për të shpikur, tashmë është futur në Islam dhe se me këtë e ka goditur cakun me çelësin i Shtëpisë së Paqes. Këtë nuk e thotë askush, sepse një gjë e tillë nënkupton se edhe idhujtarët arabë të kenë qenë muslimanë! Nëse supozojmë se disa nga të vonshmit synuan këtë, ata janë të gabuar, sepse me këtë kundërshtojnë argumentet e sheriatit dhe ato mendore.  

c. Kushtet e shprehjes La ilahe il-Allah
Kjo shprehje nuk i bën dobi shqiptuesit të saj vetëm se me plotësimin e shtatë kushteve:

I pari: dituria mbi kuptimin e kësaj shprehjeje, duke pohuar dhe duke mohuar. Kush e shqipton atë, duke mos e kuptuar domethënien e saj dhe atë që kërkon ajo, të tillit ajo nuk i bën dobi. Sepse ai nuk ka besuar në atë që shpreh ajo, porsi ai që flet me një gjuhë, të cilën nuk e kupton.

I dyti: besimi i plotë, që i   kundërvihet dyshimit.

I treti: sinqeriteti që hedh poshtë shirkun, e që këtë e shpreh fraza La ilahe il-Allah.

I katërti: besnikëria që pengon dyfytyrësinë, sepse ata e thonë atë me gjuhët e tyre duke mos besuar në atë që shpreh ajo.

I pesti: dashuria për këtë shprehje, për atë që shpreh ajo dhe të kënaqurit me këtë.

I gjashti: bindja për realizimin e të drejtave të saj, veprave të obligueshme, me sinqeritet ndaj Allahut dhe duke kërkuar kënaqësinë e Tij.

I shtati: pranimi, që hedh poshtë refuzimin, duke iu bindur urdhrave të Allahut dhe duke i lënë ndalimet e Tij.

Këto kushte, dijetarët islamikë i kanë nxjerrë nga tekstet   Kur'anore dhe të Sunnetit, të cilat kanë ardhur veçanërisht për këtë shprehje madhështore, për të treguar obligimet dhe kushtet e saj dhe, njëkohësisht për të treguar   se ajo nuk është vetëm frazë që shprehet me gjuhë.

Kuptimi dhe kërkesat e saj

Nga ajo që u tha, u qartësua se shprehja La ilahe il-Allah e ka këtë kuptim: Nuk ka të adhuruar meritor, veç një Zoti të vetëm, i cili është Allahu, sepse vetëm Ai është i denjë për adhurim. Kjo shprehje madhështore nënkupton se të gjithë të adhuruarit   tjerë veç Allahut, nuk janë zota të vërtetë, por të kotë, sepse nuk meritojnë adhurim. Për këtë, shpesh vjen urdhri për adhurimin e Allahut përkrah me mohimin e adhurimit të dikujt tjetër veç Tij. Allahu i lartësuar thotë:

"Adhuroni Allahun dhe mos   i bëni Atij shok në adhurim" (Nisa, 36);

"Kushdo që mohon Tagutin dhe beson në Allahun, atëherë ai ka rrokur mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë. Dhe Allahu dëgjon gjithçka, është i Gjithëdijshëm" (Bekare, 256);

"Dhe me të vërtetë që Ne kemi çuar te çdo popull të Dërguar (duke u thënë): Adhuroni vetën Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit [9] " (Nahl, 36).

Pejgamberi thotë:"Kush thotë La ilahe il-Allah (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut) dhe mohon atë që adhurohet veç Tij, bëhet e ndaluar marrja e pasurisë dhe derdhja e gjakut të tij"[10].

Çdo Pejgamber i tha popullit të vet:

"O populli im! Adhuroni Allahun! Nuk keni të adhuruar tjetër përveç Tij" (El-A'raf, 59).

Ibën Rexhebi thotë:"Konfirmimi dhe sqarimi i kuptimit të saj është se thënia e robit La ilahe il-Allah nënkupton se s'ka të adhuruar tjetër për të veç Allahut. I adhuruar është vetëm Ai, të cilit i bindet njeriu dhe nuk i bën mëkat, duke e respektuar dhe duke madhëruar, duke e dashur, duke iu frikësuar, duke shpresuar te Ai, duke iu mbështetur Atij dhe duke iu lutur vetëm Atij, e që për këto është meritor vetëm Allahu i madhëruar.  

Kur Pejgamberi u tha idhujtarëve kurejshit:'Thoni La ilahe il-Allah', ata thanë:'A i ka bërë ai zotat (të gjithë) në Një Zot (Allah)? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme" (Sad, 5).

Ata kuptuan nga kjo shprehje se ajo i kundërvihet adhurimit të idhujve dhe përkufizon adhurimin në Allahun,   gjë të cilën ata nuk e dëshironin. Ky shpjegim qartësoi se fjala La ilahe il-Allah dhe kërkesat e saj, kanë këtë domethënie: njësimin e Allahut me adhurim dhe lënien e adhurimeve tjera veç Allahut. Kur   robi   thotë La ilahe il-Allah, ai me këtë shpall njësinë e Allahut në adhurim dhe kotësinë e adhurimeve tjera veç Tij, si adhurimin e varrezave, të evlijave dhe të njerëzve të mirë. Kjo hedh poshtë atë, në të cilën besojnë sot adhuruesit e varrezave dhe ata që u ngjasojnë atyre, se shprehja La ilahe il-Allah e ka këtë domethënie: të besosh se Allahu ekziston, apo të besosh se Ai është i plotfuqishëm për të shpikur e shpjegime të tjera të këtij lloji. Ose La ilahe il-Allah d.m.th.: gjykimi i takon vetëm Allahut. Ata mendojnë se, me këtë besim dhe me këtë komentim të shprehjes La ilahe il-Allah, e kanë vërtetuar plotësisht Tevhidin, edhe në qoftë se adhurojnë të tjerë veç Allahut, besojnë tek të vdekurit, u afrohet atyre me therje e zotim, me tavaf rreth varreve të tyre, kërkojnë bekimin prej dheut të varreve të tyre etj. Ata nuk e kuptojnë se edhe idhujtarët e hershëm arabë kishin po këtë besim. Ata e dinin dhe pranonin se Allahu është krijues dhe i plotfuqishëm për të shpikur. Ata adhuruan të tjerë me bindje se ata i ofrojnë sa më afër Allahut, jo sa ata krijojnë dhe i furnizojnë. El-Hakimije (të gjykuarit me Sheriat) është pjesë e asaj që nënkupton shprehja La ilahe il-Allah dhe nuk është kuptimi thelbësor i kërkuar i saj. Nuk mjafton të gjykuarit me Sheriat në të drejtat (e njerëzve), në hududë[11] dhe në ngatërresa, duke qenë i pranishëm shirku në adhurim.

Sikur të ishte kuptimi i shprehjes La ilahe il-Allah ashtu siç mëtojnë ata, nuk do të kishte pasur grindje mes Pejgamberit dhe idhujtarëve kurejshit, bile do të nxitoheshin t'i përgjigjeshin thirrjes së Pejgamberit sikur t'u thoshte: pranoni se Allahu është i plotfuqishëm për të shpikur ose pranoni se Allahu ekziston. Apo t'u thoshte: gjykohuni te Sheriati në gjaqet, në pasuritë dhe në të drejtat tuaja, dhe të heshtte ndaj adhurimit. Mirëpo, ata ishin zotërues të   gjuhës arabe, nga dhe kuptuan se, po të thoshin La ilahe il-Allah, do ta pranonin kotësinë e adhurimit të idhujve. E dinin se ajo nuk është vetëm një shprehje, pa domethënie, kështu që i iknin asaj dhe thoshin:

"A mendon ai t'i bëjë zotat një Zot (Allah)? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme!" (Sad, 5);

"Ata qenë që, kur u thuhej: 'Nuk ka të adhuruar meritorë, përveç Allahut', e mbanin vetën lart dhe thoshin: 'A do t'i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur'"? (Safat, 35-36).

Ata e morën vesh se shprehja La ilahe il-lAllah kërkon braktisjen e adhurimeve tjera veç Allahut dhe njësimin e Tij me adhurim. Andaj, po ta shqiptonin atë, duke vazhduar në adhurimin e idhujve, do të binin në kundërshtim me vetveten, gjë që nuk u pëlqente atyre. Adhuruesit e sotëm të varrezave nuk lodhën për këtë kontradiktë. Ata thonë La ilahe il-Allah, e pastaj i kundërvihen me adhurimin e të vdekurve dhe me afrimin tek varret e teqetë. Është turp për atë që Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi janë më të ditur për kuptimin e shprehjes La ilahe il-Allah.

Me pak fjalë, ai që e thotë këtë shprehje duke ia ditur kuptimin, punon me atë që kërkon ajo, haptazi dhe fshehurazi, mohon shirkun dhe i pohon adhurimin vetëm Allahut, i tilli është musliman i vërtetë. Ai që e thotë atë dhe vepron sipas saj haptazi, mirëpo nuk është i bindur në atë që shpreh ajo, ky është munafik (hipokrit). Ndërsa ai që e shqipton atë me gjuhen e tij dhe bën punë që bien në kundërshtim me të, siç është shirku, i tilli është idhujtar (mushrik).

Prandaj, patjetër, veç shqiptimit, asaj duhet t'i dihet edhe kuptimi, sepse të kuptuarit e saj na mëson mënyrën e të vepruarit me atë që kërkon ajo. Allahu i lartësuar thotë:

"Përveç kush   dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë" (Zuhruf, 86).

Pra, adhurimi i Allahut dhe mohimi i adhurimeve tjera përveç Tij, është qëllimi dhe caku i kësaj shprehjeje. Prej kërkesave të   shprehjes La ilahe il-Allah, gjithashtu, është edhe pranimi i sheriatit të Allahut në ibadetet, muamelat[12], lejimet e ndalimet si edhe refuzimi i gjykimeve tjera përveç sheriatit të Tij. Allahu i lartësuar thotë:

"A mos kanë atë ortakë (zota) që u përcaktuan atyre Fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu" (Shura, 2).

Patjetër, duhet pranuar sheriatin e Allahut në ibadete, në transaksione dhe në gjykimet mes njerëzve për grindjet e tyre personale dhe për gjërat e tjera, dhe refuzimin e ligjeve të bëra nga njerëzit. Kjo nënkupton refuzimin e të gjitha bidateve (risive) dhe besëtytnive në ibadete, të cilat shpiken dhe përhapen nga shejtanët njerëz dhe xhinë. Kush pranon diç nga ato, ai është idhujtarë, siç ka thënë Allahu i lartësuar në këtë ajet:

"A mos kanë atë ortakë (zota) që u përcaktuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu" (Shura, 21);

"E nëse ju u bindeni atyre, vërtet që ju jeni idhujtarë" (Enam, 121);

"Ata i morën ahbarët (priftërinjtë çifutë) e tyre, ruhbanët (murgjit e krishterë) e tyre dhe Mesihun (Isain), birin e Merjemes, për zota, veç Allahut" (Tovbe, 31).

Është transmetuar në hadith të saktë se Pejgamberi ia lexoi këtë ajet Adij bin Hatim e-Tait, i cili i tha:

- O Pejgamber i Allahut, ne nuk po i adhurojmë ata!

- A nuk jua lejojnë ata juve atë që e ndaloi Allahu dhe ju e merrni për të lejuar, dhe jua ndalojnë atë që e lejoi Allahu dhe ju e merrni për të ndaluar - i tha atij.

- Gjithsesi – iu përgjigj ai.

- Ky pra, është adhurimi që ua bëni tyre ! - i tha Pejgamberi.

Shejh Abdurrahman bin Haseni thotë:"Pra, të bindurit ndaj tyre në mëkate, u konsiderua adhurim i dikujt tjetër veç Allahut, sepse me këtë ata i morën për zota, siç ngjan tash te ky umet. Ky është shirku i madh, që mohon Tevhidin, e që ky (tevhidi) është kuptimi i dëshmisë La ilahe il-lAllah..."  

U qartësua se shprehja e sinqeritetit hedh poshtë të gjitha këto, sepse këto mohojnë kuptimin e kësaj shprehjeje. Duhet të refuzohet, po ashtu, gjykimi te ligjet e bëra nga njerëzit, sepse është i detyrueshëm gjykimi te Kur'ani dhe lënia e gjykimeve tjera veç tij, siç janë regjimet dhe ligjet e bëra nga njerëzit. Allahu i lartësuar thotë:

"Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te Allahu (te Libri i Tij) dhe te i Dërguari (tek Sunneti i tij)" (Nisa, 59);

"Për çdo gjë që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te Allahu. Ai është Zoti im" (Shura, 10).

Allahu e ka gjykuar me kufër,   me mizori dhe   me   mëkat atë që nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu. Të pezulluarit e Imanit nga ai, na bënë të kuptojmë se, nëse gjykuesi e konsideron si të lejuar të gjykuarit me atë   që nuk e ka zbritur Allahu, apo konsideron se ai është më mirë se ligji i Allahut, ky është kufër dhe shirk që mohon Tevhidin dhe i kundërvihet plotësisht shprehjes La ilahe il-lAllah. Mirëpo, nëse ai një gjë të tillë nuk e konsideron si të lejuar dhe është i bindur se të gjykuarit me ligjin e Allahut është i domosdoshëm, mirëpo i shtyrë nga epshet e kundërshton atë,   ky është kufër i vogël dhe shirk i vogël, i cili hedh poshtë kuptimin e shprehjes La ilahe il-lAllah dhe atë që kërkon ajo.[13]

Domethënë, shprehja La ilahe il-lAllah është metodologji e plotë, e cila duhet të mbizotërojë në jetën e muslimanëve, në të gjitha adhurimet dhe veprimet e tyre. Ajo nuk është shprehje që shqiptohet për bereqet apo gjë e rregullt që thuhet ne mëngjes dhe në mbrëmje, pa e kuptuar domethënien, pa punuar me atë që kërkon ajo dhe pa ecur sipas metodologjisë së saj, siç mendojnë shumë prej atyre që e shprehin atë, kurse e kundërshtojnë me bindjet dhe me sjelljet e tyre.

Gjithashtu, është kërkesë e shprehjes La ilahe il-Allah të pohuarit e emrave dhe të cilësive, me të cilat Allahu e emërtoi   dhe e cilësoi Vetën e Tij, apo e emërtoi dhe e cilësoi Atë i Dërguari i Tij. Allahu i lartësuar thotë:

"Allahu ka emra të bukur, andaj Atë luteni me ata dhe t'ua keni frikën atyre që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata kanë për t'u dënuar për punën e tyre" (Arafë, 180).

Në librin Fet'hu-lmexhid thuhet:"Rrënja e fjalës ilhadit te të folurit arab është: shmangie nga qëllimi, anim, padrejtësi dhe devijim, kurse që të gjithë emrat e Zotit janë emra me të cilët Allahu e prezantoi Vetën e Tij tek robërit e Vet dhe njëherësh ata tregojnë përsosurinë e Tij".

Ai, më pas, tha:"Ilhadi i tyre bëhet duke i mohuar dhe i refuzuar. Duke i refuzuar me ngulmim kuptimet e tyre dhe duke i mohuar, apo duke i keqinterpretuar e duke u dhënë atyre kuptime jo të drejta, apo edhe duke ua dhënë ata emra krijesave, siç është puna e ehlu itihadit[14], të cilët me këta emra e quajnë universin, të mirën dhe të keqën e tij".

Kush i keqinterpreton (i bën ilhad) emrat dhe cilësitë e Allahut, duke mohuar domethënien e tyre, ose duke ua shtrembëruar kuptimin, ose duke mos i kuptuar ashtu siç i kuptuan selefët, ose nuk beson në kuptimet e larta që shprehin ata, siç është puna e Xhehmijve, Mutezilëve dhe Esharijve, e ka kundërshtuar domethënien e shprehjes La ilahe il-lAllah. Sepse Allahu është Ai, të cilin e lusin dhe tek i cili ndërmjetësojmë me emrat dhe me cilësitë e Tij, siç thotë Allahu i lartësuar:

"...andaj Atë luteni me ata".

Ai i cili nuk ka as emra, as cilësi, si mund të jetë ilah (i adhuruar)?! Si e thërrasim atë dhe me çfarë e thërrasim?!…

Ibën Kajjimi thotë:"Pati debate mes dijetarëve në shumë vendime të sheriatit, mirëpo nuk pati debate në lidhje me ajetet që kanë të bëjnë me cilësitë e Allahut dhe me argumentet që lidhen me to, në as një vend. Të gjithë sahabet dhe tabi'inët   janë të pajtimit për pohimin dhe kalimin (leximin)   e tyre, duke e kuptuar domethënien dhe duke besuar në realitetin që shprehin ata. Kjo na bënë të kuptojmë se nga dy llojet, sqarimit të këtij lloji i është kushtuar më shumë rëndësi dhe pikërisht të përkushtuarit në sqarimin e këtij lloji është më i rëndësishëm, sepse është plotësim dhe vërtetim i shehadetit. Njëherësh pohimi i tyre është prej domosdoshmërive të Tevhidit dhe, për këtë arsye, Allahu dhe Pejgamberi i Tij e sqaruan në mënyrë të plotë, që të mos ketë paqartësi.

Ajetet që kanë të bëjnë me vendimet pothuajse nuk kuptohen, përveç nga një pjesë e veçantë njerëzish (nxënësit e dijes). Kurse, ajetet që kanë të bëjnë me cilësitë, kuptohen nga pjesa e veçantë dhe ajo e thjeshtë. Këtu, kam për qëllim kuptimin themelor të tyre e jo formën. Gjithashtu, ai tha:"Kjo çështje është e njohur nga natyrshmëria, nga mendja e shëndoshë dhe nga librat qiellorë, se ai që nuk posedon cilësitë e përsosurisë, nuk mund të jetë ilah (i adhuruar), sistemues e as Zot, madje do të ishte i përçmuar, i gjymtë dhe me të meta. Atij nuk i takon falënderimi në këtë e as në botën tjetër. Mirëpo, falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetrën është për atë që posedon cilësitë e përsosurisë dhe të lartësisë, për çka është edhe i merituar për falënderimin. Për këtë, librat që shkruan selefët për sunetin, për të pohuarit e cilësive   të Zotit, lartësinë e Tij mbi krijesat dhe të folurit e Tij, i quajtën Tevhid, sepse mohimi dhe refuzimi i tyre është mohim i krijuesit, kurse njësimi i Tij bëhet duke i pohuar Atij cilësitë e plota dhe duke e lartësuar Atë nga përngjasimi (me krijesat) dhe nga të metat.

Kur i bën   dobi njeriut shprehja La ilahe il-lAllah dhe kur nuk   i bën dobi

E cekëm më parë se shprehjen La ilahe il-Allah, pa tjetër, duhet ta shoqërojë dituria për kuptimin dhe puna me atë që nënkupton ajo. Mirëpo, pasi që ekzistojnë disa citate, të cilat mund të keqkuptohen se vetëm të shqiptuarit me gjuhë është i mjaftueshëm dhe duke qenë se për këtë janë lidhur iluzionet e shumë njerëzve, çështja kërkoi që ta mënjanojmë këtë keqkuptim nga ai që e dëshiron të vërtetën.

Sulejman bin Abdilah, në lidhje me hadithin e Itbanit, në të cilin thuhet:"Vërtet, Allahu e ka bërë të ndaluar zjarrin për atë që thotë La ilahe il-lAllah, duke synuar me këtë Fytyrën e Allahut", thotë:"Dije se janë transmetuar disa hadithe, nga teksti i të cilave kuptohet se ai që vjen me dy shehadetet, i ndalohet hyrja në zjarr. Kështu është cekur në këtë hadith dhe në hadithin e Enesit, i cili thotë:"Pejgamberi ishte hipur në shalë dhe prapa tij ishte ulur Muadhi.

- O Muadh - e thirri Pejgamberi!

- Të përgjigjem me gëzim - ia ktheu ai.

- Çdo rob që dëshmon La ilahe il-lAllah (se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut) ve enn Muhameden abduhu ve Resuluhu (dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij ), Allahu e ka bërë të ndaluar për të zjarrin – i tha Pejgamberi.

Kurse, Muslimi, nëpërmjet Ubades, ka sjellë hadithin:"Kush dëshmon La ilahe il-lAllah (se nuk ka të adhuruar tjetër meritor veç Allahut) ve enn Muhameden abduhu ve Resuluhu (dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij ), Allahu e ka bërë të ndaluar për të zjarrin".

Gjithashtu, kanë ardhur edhe hadithe të tjera, në të cilat theksohet se kush vjen me dy shehadetet, futet në Xhennet. Mirëpo, nuk është cekur në to se bëhet i ndaluar për të Zjarri. Nga ato hadithe është hadithi i Ubedes, i cekur pak më parë, dhe hadithi i ebu Hurejres, kur ata, së bashku me Pejgamberin, ishin në betejën e Tebukut. Në të është cekur se Pejgamberi ka thënë: "Eshhedu en La ilahe il-Allah (dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut) ve enni Resulullah (dhe se unë jam i Dërguar i Allahut). Është e pamundur që ndokush ta takojë Allahun me këtë shprehje, duke mos dyshuar në të, dhe të pengohet nga Xhenneti". Transmeton Muslimi.

- Opinioni i shejh el-Islam ibën Tejmije
Ai që më së bukuri ka folur lidhur me kuptimin e këtyre haditheve, është shejh el-Islam ibën Tejmije, i cili thotë:"Vërtet, këto hadithe janë për atë që e thotë atë dhe vdes me të. Siç erdhi e kushtëzuar: ta thotë me sinqeritet dhe bindje nga zemra, pa dyshuar në të, duke qenë i sinqertë dhe i vendosur. Sepse realiteti i Tevhidit është të dorëzuarit e zemrës Allahut plotësisht. Kushdo që dëshmon se nuk ka të adhuruar meritor veç Allahut (La ilahe il-lAllah) me sinqeritet nga zemra, hyn në Xhennet, sepse më sinqeritet nënkuptojmë të dorëzuarit e zemrës Allahut, duke u penduar sinqerisht nga mëkatet. Kur njeriu vdes në këtë gjendje, e fiton atë. Vërtet, kanë ardhur hadithet mutevatir[15] se nxirret nga zjarri secili që thotë   La ilahe il-lAllah dhe që ka pasur mirësi në zemrën e tij sa peshon një kokërr elbi, sa peshon një mustardë dhe sa peshon një thërrmijë. Hadithet janë mutevatir se shumë prej atyre, që e thonë shprehjen La ilahe il-lAllah, hyjnë në Zjarr dhe pastaj nxirren nga ai. Gjithashtu, hadithet janë mutevatir se Allahu i lartësuar ia ka bërë të ndaluar Zjarrit që t'i hajë gjurmët e sexhdeve të bijve të Ademit. Pra, ata faleshin dhe i bënin sexhde Allahut. Po ashtu, kanë ardhur hadithet mutevatir se pengohet nga Zjarri ai që thotë La ilahe il-lAllah (se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut) dhe ai që dëshmon (La ilahe il-lAllah   ve enn Muhameden Resuslullah) se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut dhe se Muhammedi është i Dërguar i Allahut), mirëpo erdhi e kushtëzuar me kushte te rënda.

Shumica e atyre që e shqiptojnë, nuk dinë gjë për sinqeritetin dhe vendosmërinë, dhe është rrezik që të tillët të sprovohen në prag të vdekjes dhe të pengohen nga të shqiptuarit e saj. Shumë nga ata që e shprehin atë, janë imitues dhe e marrin si traditë dhe se imani i tyre nuk është përzier me dritën e zemrës. Të tillët janë pjesa dërmuese që sprovohen në prag të vdekjes dhe në varreza, siç është transmetuar në hadith:'I kam dëgjuar njerëzit të kenë thënë diç dhe e kam thënë të njëjtën'.   Dhe tërësia e   veprave të tyre është imitim dhe shëmbëllim i atyre që janë të ngjashëm me ta. Ata janë njerëzit më të afërt të fjalëve të Allahut:

'Ne gjetëm baballarët tanë të ndjekin njëfarë rruge e një lloj feje dhe sigurisht që Ne do të ndjekim gjurmët e tyre".

Prandaj, nuk ka mospajtime mes haditheve, sepse kur ai e thotë atë me sinqeritet dhe me bindje të plotë, është e pamundur që në këtë gjendje të vazhdojë në gjynahe, sepse përsosuria e sinqeritetit dhe e bindjes së tij kërkojnë që Allahu të jetë më i dashur për të se çdo gjë tjetër. Kështu që në zemrën e tij nuk mbetët ndonjë dëshirë për ato gjëra që ka ndaluar Allahu dhe as urrejtje për ato që ka urdhëruar ai. I tilli pengohet nga zjarri, edhe sikur të ketë pasur gjynahe më parë. Vërtet, ky iman, ky pendim, ky sinqeritet, kjo dashuri dhe kjo bindje nuk i lënë atij asnjë mëkat veçse ia fshijnë, ashtu siç mbulohet nata me ditën.

- Ajo që tha Muhamed Abdu el-Vehabi
"Ata kanë një paqartësi tjetër: thonë se Pejgamberi ia tërhoqi vërejtjen Usames për vrasjen e atij që tha La ilahe il-Allah duke i thënë: 'A e vrave, pasi tha La ilahe il-lAllah' dhe hadithe të tjera që ndalojnë vrasjen e atij që e thotë atë. Të marrët mendojnë se ai që e thotë atë, nuk bie në kufër dhe nuk vritet, pa marrë parasysh se çka bënë.   U thuhet këtyre injorantëve: është e ditur se Pejgamberi i luftoi çifutët dhe i zuri rob, edhe pse ata thoshin La ilahe il-lAllah. Edhe sahabet e Pejgamberit e luftuan (fisin) beni Hanife, edhe pse ata thoshin La ilahe il-lAllah ue enne Muhameden Resulullah, e falnin namazin dhe identifikoheshin me Islamin. Po kështu, edhe ata, të cilët i dogji Aliu. Këta injorantë pranojnë se ai që e mohon ringjalljen, bën kufër dhe vritet, edhe nëse thotë La ilahe il-lAllah. Gjithashtu, ai që refuzon diçka prej shtyllave të Islamit, bie në kufër dhe vritet, edhe në qoftë se e shqipton atë. Si është e mundur që të mos i bëjë dobi atij që refuzon diçka që nuk është bazë dhe t'i bëjë dobi atij që refuzon Tevhidin, i cili është themeli i fesë së Pejgamberëve   dhe kulmi i tij. Mirëpo, armiqtë e Allahut nuk e morën vesh kuptimin e haditheve".

Ai gjithashtu tha:"Sa i përket hadithit të Usames, ai vërtet vrau njeriun, i cili deklaroi Islamin, mirëpo e bëri këtë duke menduar se shkak për paraqitjen e Islamit ishte frika për të shpëtuar jetën dhe pasurinë e tij. Kur njeriu e paraqet Islamin, duhet të përmbahemi ndaj tij, derisa të na vjen diçka e qartë nga ai, që e kundërshton islamin e tij. Në lidhje me këtë, Allahu e zbriti:

'O ju që keni besuar, kur të shkoni në luftë për çështjen e Allahut, të jeni të matur", domethënë, vërtetojuni. Nga ajeti mund të përfundohet se duhet të përmbahemi dhe të vërtetohemi, mirëpo, nëse pas kësaj na bëhet e qartë ajo që e kundërshton Islamin e tij, ai vritet, për shkak të fjalëve të Allahut:'të jeni të matur'. Sikur të mos lejohej vrasja e tij, pasi ta ketë thënë atë, maturia nuk do të kishte kuptim. Gjithashtu, edhe hadithi tjetër dhe hadithet e tjera të ngjashme me të, e kanë po atë kuptim se është obligim të përmbahemi nga ai që shfaq Islamin dhe Tevhidin, përveç nëse na qartësohet diçka që e kundërshton këtë.   Argument për këtë është se Pejgamberi, i cili tha: 'A e vrave, pasi tha La ilahe il-lAllah' dhe tha:'Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit, deri sa të thonë La ilahe il-Allah', është po ai që tha në lidhje me Havarixhët:'Kudo që t'i takoni, luftoni. Sikur t'i takoja unë, do t'i vrisja si popullin e Adit'. Meqenëse ishin njerëzit që më së tepërmi e thoshin këtë shprehje, sa që sahabet e ulnin vetën para tyre - edhe pse ata e morën diturinë nga sahabet -, atyre nuk u bëri dobi shprehja La ilahe il-lAllah, as adhurimi i shumtë që bënin dhe as identifikimi me Islamin, pasi erdhën me diç që e kundërshton Sheriatin. Njashtu edhe ajo që përmendëm lidhur me vrasjen e çifutëve nga ana e Pejgamberit dhe të luftuari e fisit beni Hanife nga sahatet është argument për këtë".

- Opinioni i ibën Rexhebit
Iben Rexhebi në broshurën e tij të quajtur ‘Kelimetu el-ihlas’, në lidhje me fjalët e Pejgamberit 'Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit derisa të thonë La ilahe il-lAllah ue enne Muhameden Resulullah', tha:"Omeri dhe një grup prej sahabeve, erdhën në përfundim se ai që vjen me dy shehadetet, nuk dënohet në dynja, pasi ta këtë thënë shprehje, kështu që nuk morën qëndrim për luftimin e atyre që nuk e jepnin zekatin. Kurse, ebu Bekri kuptoi se kjo nuk e pengon luftimin e tyre, përveç nëse ata përmbushin detyrimet ndaj saj (shprehjes La ilahe il-lAllah), për shkak të fjalëve të Pejgamberit:'Në qoftë se e bëjnë këtë (e thonë shprehjen La ilahe il-lAllah), ata e mbrojnë jetën e tyre nga unë, përveç me të drejtën e saj (d.m.th. nëse kryen ndonjë vepër që islami parashikën një ndëshkim të tillë), dhe llogaria e tyre do të jetë te Allahu'. Ai tha:'Zekati është e drejtë e pasurisë'. Ky përfundim, me të cilin erdhi Ebu Bekri, është transmetuar qartë nga disa sahabe, ndër të cilët është ibën Omeri, Enesi dhe të tjerë, se Pejgamberi   ka thënë: 'Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë La   ilahe il-lAllah ue enne Muhameden Resulullah, ta falin Namazin dhe ta japin Zekatin'. Këtë e argumentojnë edhe fjalët e Allahut:

"Por, në qoftë se ata pendohen, e falin Namazin dhe e japin Zekatin, atëherë ua leni rrugën të lirë" (Teube, 5);

"Por, në qoftë se ata pendohen, e falin Namazin dhe e japin Zekatin, atëherë i keni vëllezër në fe" (Teube, 11).

Pra vëllazëria në fe nuk qëndron vetëmse me kryerjen e farzeve së bashku më Tevhidin, dhe se pendimi nga shirku nuk bëhet vetëmse me Tevhid. Kur ebu Bekri ua arsyetoi sahabeve mendimin e tij, u kthyen me të dhe e panë se ai kishte të drejtë.

Pra duhet të kuptohet se ndëshkimi që jepet në këtë botë, nuk pezullohet tërësisht nga ai që përmbush dy shehadetet, por dënohet për shkeljen e ndonjë të drejte prej të drejtave të Islamit. Kësisoj edhe dënimi i ahiretit".  

Gjithashtu, ai tha:"Një palë tjetër e dijetarëve thanë se këto hadithe i shërbejnë qëllimit se të shqiptuarit e shprehjes La ilahe il-lAllah është shkak për hyrjen në Xhennet dhe shpëtimin nga Zjarri, dhe se ajo e bën të domosdoshme këtë. Por, ajo nuk e bën të domosdoshme këtë punë vetëm se me grumbullimin e kushteve të saj dhe me heqjen e pengesave. Ndodh që nuk e bën të domosdoshme këtë, për shkak të mungesës së ndonjë kushti apo ekzistimit të ndonjë pengese. Këtë mendim e ka zgjedhur Vehb bin Munebbih dhe është më i qarti. Më pas, e ka përmendur tregimin e Hasen el-Basriut, se si ai i kishte thënë Ferezdekut, kur qe duke e varrosur gruan e tij:

- Çka ke përgatitur për këtë ditë?

- Dëshminë La ilahe il-lAllah   qe shtatëdhjetë vite – iu përgjigj ai.

- Sa përgatitje e mirë! Mirëpo, shprehja La ilahe il-lAllah ka kushte, andaj ruaju akuzimit të grave të dëlira – ia ktheu ai".

I është thënë Hasenit se disa njerëz po thonë se ai që thotë La ilahe il-lAllah, hyn në Xhennet.

Ai që thotë La ilahe il-lAllah dhe përmbush të drejtat dhe obligimet ndaj saj, hyn në Xhennet –   u përgjigj ai.

Vehb bin Munebbih i është përgjigjur atij që e kishte pyetur se a nuk është shprehja La ilahe il-lAllah çelësi i Xhennetit – ai i tha: "Gjithsesi, mirëpo çdo çelës ka dhëmb. Nëse vjen me çelësin që ka dhëmb, do të hapet, përndryshe, jo".

Mendoj se këto citate që solla nga dijetarët, janë të mjaftueshme për ndriçimin e kësaj paqartësie, për të cilën janë kapur ata që menduan se ai që thotë La ilahe il-lAllah, nuk bie në kufër (nuk del nga Islami), pa marrë parasysh sa lloje të shirkut të madh bën, prej shirkut që praktikohet sot te varrezat e njerëzve të mirë, gjëra këto që i kundërvihen dhe e hedhin poshtë plotësisht shprehjen La ilahe il-lAllah. Kjo është rruga e të devijuarve, të cilët marrin prej citateve të përgjithësuara, duke menduar se janë argumente për ta dhe lënë tëtë atë që u shpjegua dhe u sqarua nga citatet e shkoqitura, si puna e atyre që besojnë një pjesë të Librit dhe e mohojnë pjesën tjetër. Allahu, në lidhje me këtë soj të njerëzve, thotë:

"Ai është i cili të ka zbritur ty (O Muhammed) Librin (Kur'anin). Në të ka ajete plotësisht të qarta, të cilat janë themelet e Librit, dhe të tjera jo krejt të qarta (për t'u kuptuar nga njerëzit). Kështu, sa për ata, në zemrat e të cilëve ka largim nga e vërteta, ata ndjekin atë që nuk është plotësisht e qartë, duke kërkuar Fitneh (mosbesim, sprovime, trazira, fatkeqësi e tjerë) dhe duke kërkuar për kuptimet e fshehta, por askush nuk i di kuptimet e fshehta, përveç Allahut. Dhe ata që janë plotësisht të vendosur në dije, thonë: 'Ne besojmë në të. I tëri (Ajete të qarta dhe të paqarta) është nga Zoti ynë'. Dhe nuk marrin mësim veçse ata që janë të brumosur me mendje të shëndoshë. (Ata thanë): 'Zoti Ynë!   Mos na i lër zemrat tona të shmangen nga e vërteta, pasi Ti na ke udhëzuar, dhe na dhuro mëshirë nga Mëshira Jote. Vërtet, Ti je Dhuruesi më i Madh. Zoti Ynë ! Vërtet, Ti je Ai, që do të grumbullojë të gjithë njerëzit bashkë në Ditën për të cilën nuk ka pikë dyshimi. Vërtet, Allahu kurrë nuk e thyen Premtimin e Tij" (Ai Imran, 7-8).

O Allah, na e trego të vërtetën dhe na e lehtëso ta pasojmë atë, dhe na bëj ta shohim të kotën si të kotë dhe na e lehtëso largimin nga ajo.

Gjurmët që lë shprehja La ilahe il-lAllah

Kur kjo shprehje thuhet me besnikëri e sinqeritet dhe punohet me kërkesat e saj, lë gjurmë të çmuara tek individi dhe shoqëria. Nga më të rëndësishmet (veçojmë):

1- Bashkimi në një fjalë, që si rezultat muslimanët arrijnë të forcohen dhe të triumfojnë ndaj armikut të tyre, sepse ata kanë përqafuar një Fe dhe një Akide, siç thotë Allahu i lartësuar:

"Dhe mbahuni fort të gjithë së bashku pas Litarit të Allahut (Kur'anit) dhe mos u ndani në mes jush…" (Ai Imran, 103);

"Është Ai, i cili të ka mbështetur ty me ndihmën e Tij dhe me besimtarët. Dhe ai i ka bashkuar zemrat e besimtarëve. Sikur ti të kishe shpenzuar gjithë ç'ka në tokë, nuk do t'i kishe lidhur aq fort zemrat e tyre, por është Allahu që i bëri bashkë ato. S'ka dyshim se Ai është i Gjithëfuqishëm, më i Urti Gjykatës" (Enfal, 62-63).

Kundërshtimet në Akide janë shkak për ndarje, për konflikt dhe për luftë, siç thotë Allahu i lartësuar:

"Vërtet, ata që e ndajnë fenë e tyre dhe shpërndahen në sekte e gupe, ti (o Muhammed) nuk ke aspak të bësh me ta" (Enam, 159);

"Por ata (njerëz) e kanë degëzuar fenë e tyre, secili grup duke u kënaqur me besimin e vet" (Mu'minun, 53).

Njerëzit nuk i bashkon gjë tjetër veç Akides, e cila është prodhim i Imanit dhe Tevhidit, të cilat janë kërkesa të shprehjes La ilahe il-lAllah. Për këtë mund të marrësh mësim nga gjendja e arabëve para ardhjes së Islamit dhe pas ardhjes se tij.  

2- Ruan qetësinë dhe sigurisë në bashkësinë monoteiste, e cila jeton në varësi nga shprehja La ilahe il-lAllah. Çdonjëri merr atë që e lejoi Allahu dhe e lë atë që e ndaloi Ai, në bashkëveprim me Akiden, e cila ia dikton atij këtë. Nuk tolerohen padrejtësitë, sulmet, dhe zëvendësohen me ndihmesë, me dashuri, me mbështetje dhe me përkrahje për hir të Allahut, duke punuar me fjalët e Allahut të lartësuar:

"Padyshim që besimtarët janë vëllezër (në Islam)" (Huxhurat, 10).

Kjo duket qartë te gjendja e arabëve, para se të jetonin me këtë shprehje dhe pasi jetuan me të. Ishin armiq lufte, që mburreshin me vrasje, me grabitje, me plaçkitje, ndërsa, kur e jetësuan atë, u bënë vëllezër të dashur, siç thotë Allahu i lartësuar:

"Muhammedi është i Dërguar i Allahut dhe ata që janë me të janë të ashpër ndaj kafirave dhe të mëshirshëm ndërmjet tyre" (Feth, 29);

"Dhe përkujtoni dhuntinë e Allahut ndaj jush, pasi ju qetë armiq mes njëri-tjetrit, por Ai bëri bashkimin mes zemrave tuaja, kështu që me Mëshirën e Tij u bëtë vëllezër (në Besimin Islam)" (Ali Imran, 103).

3 - Arritja e mbizotërimit dhe marrja e pushtetit në tokë, ruajtja e Fesë dhe qëndrueshmërisë përball rrymave të dogmave të ndryshme, siç thotë Allahu i lartësuar:

"Allahu u ka premtuar atyre nga mesi juaj që besojnë dhe punojnë mirësi e drejtësi, se Ai, patjetër, do t'u sigurojë atyre vazhdimësinë (e sundimit) në Tokë, ashtu siç ua siguroi Ai këtë atyre përpara tyre, dhe se Ai do t'u sigurojë fuqinë për të zbatuar e për të përmbushur fenë e tyre, të cilën Ai e ka zgjedhur për ta (Islamin). Dhe padyshim që Ai do t'u japë atyre në shkëmbim siguri e ruajtje, pas frikës së tyre, me kusht që këta besimtarë të më adhurojnë vetëm Mua dhe të mos më bashkojnë gjë tjetër (në adhurim)" (Nuur, 55).

Për t’i arritur këto synime kaq të larta, Allahu i lartësuar ndërlidhi adhurimin e Tij me lënien e adhurimeve tjera veç Tij, domosdoshmëri kjo e shprehjes La ilahe il-Allah.

4 - Ai që thotë La ilahe il-lAllah dhe punon me kërkesat e saj,   gjen prehje shpirtërore dhe normalizim mendor, sepse adhuron një Zot,   i kupton detyrimet ndaj Tij dhe e di çfarë e kënaq Atë, ndaj dhe i punon ato. E di çfarë e hidhëron Atë dhe i largohet asaj, përkundër atij që adhuron shumë zota. Çdo njëri prej tyre ka dëshira (kërkesa) që nuk i ka tjetri dhe bën organizime që nuk bën tjetri, siç thotë Allahu i lartësuar:

"A janë më mirë shumë perëndi të ndryshme apo Allahu, Një, i vetmi, i Papërballueshmi, më i Larti? (Jusuf, 39);

"Allahu ju sjell një shembull të ngjashëm: një rob e kanë në bashkëpronësi disa pronarë së bashku (si ata që adhurojnë shumë zota përkrah a përveç Allahut), që grinden me njëri-tjetrin, dhe një rob i cili i përket plotësisht një pronari të vetëm (si ata që adhurojnë Allahun Një e të Vetëm). A janë këta të dy të barabartë?" (Zumer, 29)

Ibën Kajimi thotë:"Ky shembull, që Allahu i lartësuar dha, i përket   mushrikut (idhujtarit) dhe muvehidit[16]. Mushriku është në gradën e robit, i cili është bashkëpronësi e një grupi që grinden, kundërshtohen dhe polemizojnë. Pasi mushriku adhuron shumë zota, Allahu i lartësuar e krahasoi me një rob, i cili është bashkëpronësi e një grupi që konkurrojnë se cilin ta shërbejë. Ai nuk mund t'i kënaqë që të gjithë. Ndërsa, kur muvehidi adhuronte vetëm Allahun, Një, e krahasoi me një rob, i cili është pronë e një njeriu të vetëm, që i dorëzohet atij, që i di kërkesat e tij dhe e di rrugën, përmes së cilës e kënaq atë. Ky nuk ka të bëjë me zënkat e të shoqëruarve.   Madje, ai i është dorëzuar pronarit të tij pa u nxënë për të, me gjithë përdëllimin, mëshirën dhe dhembshurinë e pronarit për të, bamirësinë ndaj tij dhe kujdesin për interesat e tij. Pra, a barazohen këta dy robër!!?"

5- Arritja e lartësisë dhe madhështisë për të zotët e shprehjes La ilahe il-lAllah në dynja dhe ahiret. Allahu i lartësuar thotë:

"Jini Hunefa Lil-lah (për të adhuruar vetëm Allahun) pa i vënë Atij shok, dhe kushdo që i emëron shokë e të barabartë Allahut, kjo është sikur ai të kishte rënë nga qielli dhe ta kishin kapur zogjtë, ose sikur era ta kishte hedhur në një vend të largët e të humbur" (Haxhxh, 31).

Ajeti tregon se Tevhidi është i lartë dhe i ngritur, kurse se shirku është i ulët dhe i rënë poshtë.

Ibën Kajimi thotë:"E ka përgjasuar Imanin dhe Tevhidin për lartësinë, gjerësinë dhe lavdinë që ka me qiellin, i cili është pikarritja dhe pikënisja e tij. Prej aty është lëshuar në tokë dhe prej tokës ngrihet atje. Kurse, atë që e lë   Imanin dhe Tevhidin, e krahasoi me të rënin nga qielli në ultësirën më të thellë - për sa i përket shtrëngimit të fortë që ka dhe dhimbjeve të grumbulluara - dhe me zogun, të cilit i përplasen pjesët e tij dhe i copëtohen me shejtanët që i çon Allahu, të cilët e rrethojnë, e shqetësojnë dhe e tronditin, derisa ta çojnë në humnerë, ndërsa era, e cila hidhet me të në një vend të largët e të humbur, është epshi i cili e bartë që ta hedhë vetën në vendin më të ulët dhe më të largët nga qielli".

6- E mbron gjakun, pasurinë dhe nderin. Pejgamberi thotë: "Jam urdhëruar t'i luftoj njerëzit, derisa të thonë La ilahe il-lAllah, e, në qoftë e bëjnë këtë (e thonë shprehjen La ilahe il-lAllah), ata e mbrojnë jetën dhe pasurinë e tyre nga unë, përveç me të drejtën e saj".

Fjalët e Pejgamberit:"Përveç me të drejtën e saj" d.m.th.: nëse ata e thonë atë, mirëpo nuk pranojnë që t'i kryejnë obligimet që kanë ndaj saj, siç është Tevhidi, largimi nga shirku dhe plotësimi i shtyllave të Islamit, ajo nuk e mbron pasurinë dhe gjakun e tyre, bile luftohen dhe u merret pasuria e tyre si plaçkë për myslimanët, siç veproi me ta Pejgamberi dhe kalifët e drejtë pas tij. Kjo shprehje lë edhe gjurmë tjera te individi dhe te shoqëria në ibadet,   muamelat[17], edukatë, moral…

Me ndihmën e Allahut vjen suksesi. Salavati dhe selami qofshin mbi Pejgamberin,   mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.        


--------------------------------------------------------------------------------

[1] Vend ku Haxhinjët e kalojnë ditën e nëntë të Dhul-hixhes.

[2] Mesh'ar-el-Haram   quhet Muzdelifa, vend ku Haxhinjtë e kalojnë natën e dhjetë të Dhul-hixhes.

[3] Janë tri ditët e qëndrimit në Mina gjatë Haxhit.

[4] Transmeton Muslimi.

[6] Zadu- lMeaad (1/2).

[7] Transmeton Muslimi.

[8] Gjatësia dhe gjerësia e çdo regjistri është sa fusha që mbërrinë të pamurit e njeriut.

[9] Çdo kush që adhurohet, veç Allahut, dhe që është i kënaqur me këtë adhurim.

[10] E transmeton Muslimi.

[11] Ligjet ndëshkimore për vjedhje, për kurvëri etj.

[12] Quhen vendimet e sheriatit që kanë të bëjnë me punët e kësaj bote, siç është: shitblerja etj.

[13] Shejh Fevzani një pyetjeje që i është drejtuar, lidhur me shprehjen La ilahe il-Allah, i është përgjigjur si vijon:"Domethënien e shprehjes (La ilahe il-Allah) e ka shpjeguar Allahu i lartësuar në Librin e Tij dhe Pejgamberi. Allahu i madhëruar thotë:

"Adhuroni Allahun dhe mos i vini Atij shok në adhurim" (Nisa, 36);   "Dhe me të vërtetë që Ne kemi çuar   te çdo popull të Dërguar (duke u thënë): Adhuroni vetën Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit" (Nahl, 36);

"Meqenëse ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër gjë vetëm se ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij". (Bejine, 5).

Ky është kuptimi i shprehjes (La ilahe il-Allah). Allahu i lartësuar   thotë:

"Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhinët veçse   të më adhurojnë vetëm Mua" (Dharijat, 56).

Pejgamberi thotë:"Jam   urdhëruar   që   t'i   luftoj   njerëzit, derisa të thonë   La ilahe il-Allah". (Në një transmetim tjetër:"... derisa ta njësojnë Allahun me adhurim".)

Shprehja La ilahe il-Allah e ka këtë domethënie: nuk ka të adhuruar meritorë veç Allahut. Që t'i përkushtohet adhurimi vetëm Allahut, e këtu hyn edhe gjykimi i Sheriatit. Domethënia e shprehjes La ilahe il-lAllah është më e gjerë dhe më e rëndësishme se të gjykuarit me Kuran në ngatërresa. Më me rëndësi është heqja e shirkut nga toka dhe përkushtimi i adhurimit vetëm ndaj Allahut.   Ky është shpjegimi i vërtetë i saj. Shpjegimi i saj me hakimije (me të gjykuarit me Sheriat), është shpjegim i mangët, nuk ia jep kuptimin shprehjes La ilahe il-lAllah. Ndërsa shpjegimi i saj se "s'ka krijues, përveç Allahut" ky shpjegim nuk është vetëm i mangët, por është i kotë. Shprehja   La ilahe il-lAllah nuk erdhi të vërtetojë se "nuk ka krijues, përveç Allahut", sepse këtë e pranojnë mushrikët (idhujtarët). Sikur të ishte kuptimi i saj "nuk ka krijues përveç Allahut", idhujtarët do ishin monoteistë. Allahu i lartësuar thotë: "Nëse i pyet ata se kush i krijoi, do të thonë: Allahu". Kjo domethënë se Ebu Xhehli është muvehid (që njëson Allahun me adhurim), gjithashtu edhe Ebu Lehebi. Sa i përket shpjegimit "nuk ka të adhuruar, veç Allahut", ky komentim është i kotë, sepse shpie në panteizëm. Ekzistojnë shumë të adhuruar nga idhujt, varrezat. A duhet të kuptohet se adhurimi i tyre është adhurimi i Allahut?! Patjetër duhet të thuhet: "nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut", siç thotë Allahu i lartësuar: "Kjo, ngaqë Allahu është (i adhuruar) i Vërtetë dhe gjithçka që ata lusin në vend të Allahut ose përkrah Tij, është e kotë" (El-exhvibe el-mufide, faqe 61-63)    

[14] Panteistët.

[15] Quhet hadithi i vërtetë (sahih), të cilin e transmetojnë një grup transmetuesish nga një grup tjetër si ata - gjatë tërë senedit/zinxhirit -, të cilët është e pamundur të bëjnë marrëveshje për gënjeshtër.

[16] Quhet ai që e njëson Allahun me adhurim.

[17] Quhen vendimet e sheriatit që kanë të bëjnë me punët e kësaj bote, siç është: shitblerja etj.