Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
disa rregula te xhenazes
PËRMBLEDHJE E SHKURTËR RRETH RREGULLAVE TË XHENAZES

Dr. SALIH BIN FEVZAN BIN ABDILAH EL-FEVZAN –Allahu e ruajtë-
Anëtar i Komisionit të Dijetarëve të Mëdhënjë dhe anëtar i Komisionit të Përhershëm për Fetva në Arabinë Saudite - Përktheu Burim Mujaj

Parathënie:

E tërë lavdia i përket All-llahut, i Cili e bëri vdekjen ligj për të gjithë njerëzit dhe i Cili thotë: "Çdo gjë që është në të (në tokë) do të zhduket. E do të mbetet Fytyra e Zotit tënd të Madhëruar e të Nderuar!. Pastaj, pas vdekjes, ata do të vendosen në varre, e aty do të qendrojnë deri në Ditën e Ringjalljes, që me pas të vendosen në vendqëndrimin e tyre: në Xhennet, ose ne Xhehennem.

            Pasiqë për të vdekurin, pas vdekjes së tij, ekzistojnë norma dhe rregulla fetare (si larja, mbështjellja me qefin, bartja, varrimi etj.), vendosa që në këto pak faqe, t'i   përmbledhi këto rregulla prej fjalëve të dijetarëve, për tua dhuruar atyre të cilët merren me kryerjen e këtyre rregullave ndaj vellëzërve të tyre të vdekur, në menyrë që këtë detyrë ta kryejnë me dituri. E lus Allahun, për ne dhe për ta, të na e shtojë shperblimin, diturinë e dobishme dhe veprat e mira, me të vertetë Ai është Dëgjues dhe Përgjigjës i lutjeve.

            Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Derguarin tonë, Muhamedin salAll-llahu alejhi ve selem, familjen dhe shokët e tij.

            E shkroi:
            Salih bin Fevzan bin AbdiLah el-Fevzan            

LARJA E TË VDEKURIT DHE MBËSHTJELLJA E TIJ ME QEFIN

Dispozita për larjen e të vdekurit dhe për mbështjelljen e tij me qefin: Larja e të vdekurit dhe mbështjellja e tij me qefin është farz kifajeh për çdo musliman që është njoftuar për vdekjen e tij. Nëse atë (larjen dhe mbështjelljen me qefin) e kryen dikush nga muslimanët, atëherë të tjerët lirohen nga përgjegjësia, kurse nëse askush nga ata nuk e kryen, atëherë të gjithë janë mekatarë.

Kush duhet ta bëjë larjen e të vdekurit? Kushtëzohet për atë i cili e bënë larjen e të vdekurit të jetë: musliman, i besueshëm, i sinqertë dhe t'i dijë rregullat e larjes së të vdekurit. Nëse i vdekuri është burrë, duhet ta lajnë burrat, kurse gratë nuk e kanë të lejuar, përveç gruas që i lejohet ta lajë bashkëshortin e saj. Nëse i vdekuri është grua, duhet që pastrimin e saj ta bëjnë gratë. Burrave nuk u lejohet pastrimi i të vdekurit grua, përveç burrit që i lejohet pastrimi i gruas së tij. Nëse i vdekuri është fëmijë i cili ka më pak se shtatë vite, pastrimin e tij mund ta bëjnë edhe burrat edhe gratë.

Vetitë e ujit me të cilin bëhet larja e të vdekurit: Kushtëzohet që uji të jetë i pastërt. Më e preferuar është që uji të jetë i ftohtë, përveç nëse është e nevojshme për menjanimin e papastërtisë që me ujë të ftohtë nuk arrihet, apo nëse është koha tepër ftohtë, atëherë në këto raste bën që të nxehet uji.

Vendi ku bëhët larja e të vdekurit: Duhet që larja e të vdekurit të bëhet në vend të mbyllur, larg nga shikimet e njerëzve, si në shtëpi apo në ndonjë vend tjetër të ngjashëm me të.

Si duhet të veprohet me të vdekurin para larjes së tij: Është obligim të mbulohet i vdekuri prej kërthizës e deri të gjunjët, e pastaj t'i zhvishen rrobat. Pastaj vendoset në shtrat për larje në formë të pjerrët nga ana e këmbëve, në menyrë që të rrjedhë uji.

Kush duhet të jetë prezent gjatë larjes së të vdekurit? Përveç pastruesit të të vdekurit mund të prezentojë çdo kush që ka nevojë për t'i ndihmuar në larjen e tij, ndërsa prezentimi i tjetërkujt përveç larësit dhe ndihmësit është i urrejtur.

Forma e larjes së të vdekurit: Së pari pastruesi i të vdekurit e ngrit kokën e të vdekurit përafërsisht me formen e tij ulur, pastaj e kalon dorën e tij nepër bark të të vdekurit duke i rënduar nga pak, në menyrë që t'i dalë nëse diçka është gati për t'i dalë, gjatë kësaj pastruesi zbraz sa më shumë ujë në të, në menyrë që të kalojë ndyrësira jashtë. Pastaj pastruesi e mbështjellë dorën më një leckë të trashë dhe me të e pastron vendëqitjen e ndytësirave të të vdekurit duke e pastruar atë me ujë vazhdimisht. Pastaj vendosë ta pastrojë (e bënë njetin me zemer), thotë Bismilah dhe i jep abdest sikur për namaz, përveç që në gojë dhe në hundë nuk ka nevojë që t'i depertojë uji në brendësi, por i mjafton që t'ia prek dhembët dhe vrimat e hundës me gishta të lagur apo me ndonje leckë të lagur të mbështjellur për gishtat e tij. Pastaj ia pastron kokën dhe mjekrrën me shkumë të sapunit, pastaj fillon pastrimin e pjesëve të djathta të tij, duke filluar nga qafa pastaj doren e djathtë, krahun e djathtë, gjysmën e djathtë të gjoksit, anën e djathtë, kofshen e djathtë, këmben dhe shputën e tij të djathtë, pastaj e rrotullon në kranhun e majtë dhe ia pastron gjysmën e djathtë të shpindës, pastaj kështu vepron edhe me anen e majtë.