Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
thënë, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Atij që Allahu ia do të mirën, e udhëzon t’i kuptojë parimet e fesë. Unë vetëm shpërndaj (dituri), kurse Allahu e jep atë. Ky popull le të vazhdojë të mbesë në rrugën e Allahut, e nuk do të mund ta dëmtojnë ata që e kundërshtojnë, përderisa nuk vjen urdhëri i Allahut’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (37 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
72. Na ka treguar Aliu, këtij Sufjani, këtij Ibën Ebu Nexhihu, duke transmetuar nga Muxhahidi, i cili ka thënë:
"E kam shoqëruar Ibën Omerin deri në Medine. Nuk e kam dëgjuar atë të thotë diçka më tepër nga Pejgamberi s.a.v.s., përveç një hadithi:
’Ishim te Pejgamberi s.a.v.s., kur atij i kishin sjellur një palcë me hurma. Ai (Pejgamberi s. a.v.s.) tha:
‘Në mesin e pemëve, ka një pemë e cila shumë i ngjan muslimanit.’
Kam dashur të them se ajo pemë është hurma, mirëpo, meqë isha më i riu nga të pranishmit, heshta.
‘Ajo është hurma’ – tha Pejgamberi s.a.v.s."
73. Na ka treguar Humejdiu, këtij Sufjani, këtij Ismail b. Ebu Halidi, kurse Zuhriu ka thënë se e ka dëgjuar nga Kajs b. Ebu Hazimi, ky nga Abdullah b. Mes’udi, i cili ka thënë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Mund të kesh zili në dy raste: ndaj njeriut të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe atë e shpenzon në rrugë të drejtë dhe ndaj njeriut, të cilit Allahu i ka dhënë dituri, që gjykon sipas saj dhe i mëson edhe të tjerët."
74. Na ka treguar Muhammed b. Gurejr ez-Zuhriu, këtij i kishte treguar Jakub b. Ibrahimi, këtij babai i vet, këtij Salihu, ky nga Ibën Shihabi, i cili ka treguar se Ubejdullah b. Abdullahu ka treguar, duke transmetuar nga Ibën Abbasi, se ai dhe Hurr b. Kajs b. Hisn Fezariu kanë diskutuar për rastin e Musait dhe shokut të tij, për të cilin Ibën Abbasi, me bindje të thellë, tha se është Hidri. Në atë moment, pranë tyre kaloi Ubej b. Ka’bi, e Ibën Abbasi e thirri dhe i tha:
"Unë dhe ky shoku im po diskutojmë për shokun e Musait. Musai a.s. ka pyetur dhe ka kërkuar mënyrën që të takohet me të. E, ti a e ke dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. ndonjëherë
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (38 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
që të flasë diçka për këtë çështje?’
’Po, e kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. kur thoshte:
"Derisa Musai a.s. ishte tek një i parë i Beni Israilëve, i ka ardhur një njeri dhe e ka pyetur:
’A di ndonjë më të ditur se ti?’
‘Jo’ – ka thënë Musai a.s.
Atëherë, Allahu xh.sh. i shpalli Musait: "Po, padyshim është robi Ynë, Hidri."
Pastaj, Musai kërkoi rrugë dhe mënyrë që të shkojë te ai, e Allahu i Madhëruar ia bëri peshkun shenjë dhe i është thënë: "Kur ta humbësh peshkun, kthehu prapa dhe, sigurisht do ta takosh atë!" Ai e vëzhgonte me kujdes nëpër det peshkun, për të cilin i ishte thënë. Më pastaj, Musait i tha përcjellësi i tij:
"Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) i tha: "A të kujtohet kur arritëm te shkëmbi? Unë e harrova peshkun; askush veçse shejtani më bëri që të mos e kujtoj…" (El Kehf: 63).
"(Musai) i tha: "Kjo është ajo që po kërkonim." Kështu ata u kthyen prapë duke ndjekur gjurmët e tyre të para." (El Kehf: 64).
Dhe, kështu e gjetën Hidrin. Ky është rasti i Musait me Hidrin, për të cilin Allahu i Madhëruar tregon në Librin e Tij (në Kur’an)’."
75. Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij Abdu-l-Varithi, ky nga Halidi, ky nga Ikrime, e ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. më përqafoi dhe më shtrëngoi, duke thënë:
‘O Zot, mësoja Librin (diturinë)’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (39 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
76. Na ka treguar Ismail b. Ebu Uvejsi, këtij i kishte treguar Maliku, këtij Ibën Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe, e ky nga Abdullah b. Abbasi, i cili ka thënë:
"Jam nisur me një kafshë samari (gomar). Gati isha i moshës madhore. Pejgamberi s.a.v.s. falej në Mine jashtë mureve (në hapësirë). Kalova përballë një safi (rreshti). E lëshova kafshën të kulloste dhe hyra në saf. (Për këtë veprim që e bëra) asnjë nuk ma zuri për të madhe."
77. Më ka treguar Muhamed b. Jusufi, ky nga Ebu Mus-hiri, ky nga Muhammed b. Harbi, ky nga Zubejdi, ky nga Zuhuriu, ky nga Muhammed b. Rebiu, i cili ka thënë:
"Kur i kisha pesë vjet, më kujtohet se Pejgamberi s.a.v.s. një herë mori ujë (në gojë) nga kova dhe më stërpiku në fytyrë."
78. Na ka treguar Ebu-l-Kasim Halid b. Halijj, këtij Muhammed b. Harbi se Evzaiu ka thënë: Na ka njoftuar Zuhriu, duke transmetuar nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe b. Mes’udi, ky nga Ibën Abbasi se ai dhe Hurr b. Kajsi b. Hisn Fezariu kanë biseduar për bashkudhëtarin e Musait, e pranë tyre, rastësisht, ka kaluar Ubejj b. Ka’bi, të cilin Ibën Abbasi e ka thirrë dhe i ka thënë: "Ja, unë dhe shoku im po diskutojmë rreth bashkudhëtarit të Musait, e që Musai ka kërkuar mënyrën të takohet me të. Po ti, a e ke dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. ta ketë përmendur këtë rast?’
‘Po’, - tha Ubeji, - ‘e kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
‘Derisa Musai ishte te njëri nga të parët e Beni Israilëve, i ka ardhur një njeri dhe e ka pyetur: A di ndonjë njeri më të ditur se ti?"
‘Jo’, - i është përgjigjur Musai.
Pastaj Allahu i Madhëruar e ka frymëzuar Musain:
‘Po gjithsesi, është robi ynë, Hidri.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (40 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Për këtë arsye, Musai filloi të gjejë mënyrën që të takohet me të dhe, Allahu xh. sh., ia bëri peshkun shenjë (argument), duke i thënë (Musait):
‘Kur ta humbësh peshkun, kthehu prapa dhe me siguri do ta takosh atë.’
Musai e përcjelli me kujdes nëpër det gjurmën e peshkut. Përcjellësi (shoku) i tha Musait:
"Ai (djaloshi - Jushaë bin Nun) i tha: "A të kujtohet kur arritëm te shkëmbi? linë e harrova peshkun; askush veçse shejtani më bëri që të mos e kujtoj..." (El Kehf: 63).
E, Musai tha:
"(Musai) i tha: "Kjo është ajo që po kërkonim." Kështu ata u kthyen prapë duke ndjekur gjurmët e tyre të para." (El Kehf: 64).
Kështu, e gjetën Hidrin. Ky është rasti i Musait a.s. me Hidrin për të cilin Allahu i Madhëruar tregon në Librin e Tij’."
79. Na ka treguar Muhammed b. Alai, këtij Hammad b. Usame, ky nga Burejd b. Abdullahu, ky nga Ebu Burde, ky nga Ebu Musai, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili thotë:
"Udhëzimi (Kur’ani) dhe dituria me të cilat Allahu i Madhëruar më ka dërguar, janë si shiu i madh i cili bie në tokë. Toka pjellore e pranon dhe prodhon barin, e edhe shumë gjelbërime të tjera, kurse toka jopjellore e mban në vete ujin. (Prej kësaj toke) Allahu bën që njerëzit ta shfrytëzojnë atë: të pijnë, t’u japin kafshëve të pinë dhe të mbjellin; (shiu) bie, ndërkaq edhe nëpër vende të tjera: nëpër shkretëtira, të cilat nuk pranojnë e as që mbajnë ujë në vete dhe nuk prodhojnë kurrfarë bari (bereqeti).
Ky është shembull për atë që e ka njohur ligjin e Allahut dhe e shfrytëzon atë (Kur’anin) të cilin Allahu ma ka dërguar mua, prandaj, mëso dhe të tjerët mësoi. Është shembull poashtu, për atë, që për këtë nuk e ka qarë kokën fare, e as që e ka pranuar udhëzimin e Allahut me të cilin jam dërguar."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (41 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
80. Na ka treguar Imran b. Mejsere, këtij Abdu-l-Varithi, këtij Ebu Tejjahu, ky nga
Enesi i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Shenjat e Kijametit janë: çrrënjosja e diturisë, jetësimi i mosdijes, pirja e alkoolit dhe prostitucioni (zinaja)."
81. Na ka treguar Museddedi, këtij Jahjai, këtij Shu’be, këtij Katade, e këtij Enesi, i
cili ka thënë:
"Do t’ju tregoj një hadith, të cilin përveç meje, askush nuk do t’ua tregojë. E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
’Shenjat e Çastit (Kijametit) janë: çrrënjosja e diturisë, paraqitja e mosdijes, prostitucioni dhe shtimi i tepërt i grave dhe pakësimi i meshkujve, për aq, sa një burrë të jetë për pesëdhjetë gra’."
82. Na ka treguar Se’id b. Ufejri, këtij Lejthi, këtij Ukajli, këtij Ibën Shihabi, ky nga Hamza b. Abdullah b. Omeri se Ibën Omeri r.a. ka thënë:
"E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
’Derisa po flija, më kanë sjellur një gotë qumësht. Aq kam pirë sa që kam hetuar se më është shuar etja; sikur ajo (etja) më dilte nga thonjtë. Atë që më mbeti, ia dhash Omer b. Hattabit.’
‘O Resulullah, si e shpjegon ti këtë?’ – i thanë.
‘Me shkencë’ – tha Pejgamberi s.a.v.s."
83. Na ka treguar Ismaili, këtij Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Isa b. Talha b. Ubejdullahu, ky nga Abdullah b. Amr b. el-Asi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. gjatë Haxhxhit lamtumirës, ka mbetur në Mine për shkak të njerëzve të cilët i kanë parashtruar pyetje. Ndër të tjerë, një njeri iu afrua dhe e pyeti:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (42 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
"Meqë nuk kam ditur, jam rruar para se të ther (kurban)!?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
’Nuk ka gabim (gjynah), ther kurban tash.’
Pastaj iu afrua një njeri tjetër dhe e pyeti:
’Meqë nuk kam ditur, kam prerë (kurban) para se të hedhi guralecat (në Mine)!?’
(Pejgamberi s.a.v.s.) iu përgjigj:
’Nuk ka gabim (gjynah), hidh (tash).’
Pejgamberi s.a.v.s. nuk është pyetur për asgjë që është bërë më vonë, në vend që të bëhej më herët, e të mos jetë përgjigjur:
’Bëre tash, nuk ka dëm’."
84. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Vuhejbi, këtij Ejjubi, ky nga Ikrime, e ky nga Ibën Abbasi, i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. në Haxhxhin lamtumirës është pyetur nga dikush:
"Kam prerë kurban para se të hedh guralecat!?’
Ai pastaj sinjalizoi me dorë dhe tha:
‘Nuk ka dëm (gabim).’
Një tjetër pyeti:
‘Kam rruar kokën para se të pres kurban!?’
Pejgamberi s.a.v.s., përsëri sinjalizoi me dorë dhe tha:
’Nuk ka gabim (gjynah)’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (43 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
85. Na ka treguar Mekkijj b. Ibrahimi, ky nga Handhale b. Sufjani, ky nga Salimi, ky nga Ebu Hurejre r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Do të bie interesimi për dituri, do të paraqitet mosdija dhe ngatërresat. Edhe çrregullimi (herxhi) do të shumëfishohet.’
‘O Resulullah, çka është herxhi?’ – pyeti dikush.
‘Kështu’ – e lëvizi dorën, bile e përmbysi, sikur të kishte për qëllim therje (prerje)’."
86. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Vuhejbi, këtij Hishami, ky nga Fatimja, e kjo nga Esmaja, e cila tregon:
"Erdha tek Aisha, e cila ishte duke u falur dhe e pyeta:
’Ç’farë ngjet me këtë popull (nga çka frikësohet)?’
Ajo sinjalizoi me kokë kah qielli. Të gjithë qëndruan në namaz, ajo (Aisha) tha: ‘Subhanallah!’
‘A është kjo ndonjë shenjë?’ – e pyeta. Ajo më sinjalizoi me kokë ‘po’. Për këtë shkak edhe unë qëndrova (në namaz). Qëndrova derisa më ra të fikët. Fillova ta lag kokën me ujë.
(Pas namazit) Pejgamberi s.a.v.s. e falënderoi Allahun e Madhëruar dhe tha:
‘Nuk ka asgjë që nuk më është treguar dhe që nuk e kam parë duke qenë në këtë pozitë, bile (i kam parë) Xhennetin dhe Xhehenemin.
Më është shpallur (jam frymëzuar) se në varret tuaj do të sprovoheni sikurse, ose së shpejti – nuk e di se cilën shprehje e ka përdorur Esmaja, thotë transmetuesi – me provën e Dexhallit. Do të pyetet (ndonjëri në varr):
‘Çka di për atë njeri (d.m.th. për Pejgamberin s.a.v.s.)?’
Sa i përket besimtarit, përkatësisht atij që është i bindur në besim – nuk e di se cilën nga
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (44 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
këto dy shprehje i ka përdorur Esmaja, dyshon transmetuesi – do të përgjigjet: ‘Ai është Muhammedi, Pejgamber i Allahut, i cili na ka sjellur neve argumente dhe udhëzime të qarta. Ne i jemi përgjigjur thirrjes së tij dhe e ndjekim rrugën e tij. Ai është Muhammedi!’, do të thotë tri herë.
Atëherë do t’i thuhet atij: ‘Fli i qetë! E kemi ditur se me bindje të thellë e ke besuar atë.’
Dyfytyrëshi (munafiku) ndërkaq, ose ai i cili ka dyshuar në Shpallje – nuk e di se cilën shprehje e përdori Esmaja – do të shprehet kështu: ’Nuk di. Kam dëgjuar se njerëzit diçka flisnin për të (për Muhammedin), po edhe unë kam folur ashtu për të’."
87. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Gunderi, këtij Shu’be, e këtij Ebu Xhumre, i cili ka thënë:
"Kam qenë përkthyes në mes Ibën Abbasit dhe palës tjetër dhe vazhdoi:
Pejgamberit s.a.v.s. i erdhi delegacioni i fisit të Abdu-l-Kajsit, të cilit i tha:
‘Delegacion i cilit fis, ose i cilit popull jeni?’
Ata u përgjigjën: ‘I (fisit) Rebi’a.’
Pejgamberi s.a.v.s. tha: ‘Mirë se keni ardhur! Popull, ose delegacion i cili s’ka pse të turpërohet e as të pendohet!’
Ata thanë: ‘Ne kemi ardhur nga një vend i largët. Në mes nesh dhe teje është fisi pabesimtar Mudar, prandaj, ne mund të vijmë vetëm në ndonjë muaj të shenjtë. Na urdhëro çka t’i njoftojmë ata pas nesh dhe çka do të na ndihmojë për të hyrë në Xhennet.’
(Pejgamberi s.a.v.s.) i urdhëroi për katër detyra, ndërsa ua ndaloi katër vese. I urdhëroi të besojnë Një të Vetmin Allah, duke i pyetur:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (45 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
‘A dini si shprehet besimi në Allahun?’
Ata u përgjigjën:
‘Këtë më së miri e di Allahu dhe Pejgamberi i Tij.’
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. u tha:
‘Me dëshminë se nuk ka zot tjetër përveç Një, Allahut dhe se Muhammedi, me të vërtetë është Pejgamber i Tij; me faljen e namazit; me dhënien e zekatit; me agjërimin e muajit të Ramazanit dhe me dhënien e një të pestës së pasurisë së zënë në luftë.’
Ua ndaloi: (lëngjet e prishura nga të ndenjurit) në kungullin e ujit, në testi në bardak të lyer me katran (rrëshirë).
Sipas Shu’bes, nganjëherë ka thënë ‘në koritë’ e nganjëherë ‘në fuçinë e katranosur.’
Në fund u tha:
‘Mbajeni në mend këtë dhe ua transmetoni atyre pas jush’."
88. Na ka treguar Muhammed b. Mukatil Ebu Hasani, këtij Abdullahu, këtij Omer b. Se’id b. Ebu Husejni, këtij Abdullah b. Mulejke, këtij Ukbe b. Harithi se ky ishte martuar me vajzën e Ebu Ihab b. Azizit. Për këtë arsye, te ky erdh një grua e cila i tha:
"Unë i kam dhënë gji Ukbes dhe asaj me të cilën është martuar.’
‘Nuk e di se më ke dhënë gji, e as që më ke lajmëruar për këtë.’ – i tha Ukbe.
Ai atëherë, ia mësyu udhëtimit. I hipi deves dhe u nis për në Medine te Pejgamberi s.a.v.s. E pyeti për rastin. Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
‘Si mund të ndodhë kjo (të martohesh me të), e flitet se e ke motër (nga gjiri)?!’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (46 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
Ukbe menjëherë u nda nga ajo. Edhe ajo u martua me një burrë tjetër."
89. Na ka treguar Ebu Jemani, këtij ia kishte transmetuar Shu’ajbi, këtij Zuhriu, e sipas një vargu tjetër të transmetuesve, Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë se Ibën Vehbi ka deklaruar se atij ia ka transmetuar Junusi, këtij Ibën Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Ebu Thevri, ky nga Abdullah b. Abbasi, e ky nga Omeri r. a. i cili ka thënë:
"Unë dhe fqiu im ensar (nga ensarët) kemi banuar në vendin Beni Umejje b. Zejd. Ky vend ishte në Avali të Medines (Avali ishte katund në Medine), prandaj zbritnim te Pejgamberi s.a.v.s. herë njëri e herë tjetri. Ai zbriste një ditë, e të dytën unë. Kur zbritja unë, atë ditë sillja lajme për Shpalljen e Allahut xh.sh. dhe për të tjerat. Edhe ai kur zbriste, e bënte të njëjtën. Një ditë, sipas radhës, shkoi shoku im ensar. (Kur u kthye) trokiti rreptë te dera ime, duke thënë:
’Ai (duke menduar në mua) a është këtu?’
Unë u frikova dhe dola para tij. Më tha:
‘Ka ndodhur një gjë e madhe! Hyra te Hafsa, e ajo qante!’
E pyeta:
’Ju ka lëshuar juve Pejgamberi s.a.v.s.?’
’Nuk e di’ – tha.
Pastaj hyra te Pejgamberi s.a.v.s. dhe, duke qëndruar në këmbë e pyeta:
’A i ke lëshuar gratë e tua.’
‘Jo’ – tha.
Pastaj thashë:
‘Allahu është më i madhi’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (47 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
90. Na ka treguar Muhammed b. Kethiri, këtij Sufjani, këtij Ibën Ebu Halidi, ky nga Kajs b. Ebu Hazimi, ky nga Ebu Mes’ud el-Ensariu, i cili ka thënë se një njeri i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.:
"O Resulullah, filani aq na zgjat namazin, sa që shpesh më vjen ta lë atë (namazin).’
Asnjëherë nuk e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. më të zemëruar në fjalimin e tij sa atë çast kur tha:
‘O ju njerëz! Ju me të vërtetë jeni shkapërderdhës (të xhematit). Kush e fal namazin para njerëzve (kush bëhet imam), le ta lehtësojë atë, sepse në mes tyre (xhematit) ka ndonjë të sëmurë, shëndetlig dhe nevojtar!"
91. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Ebu Amiri, këtij Sulejman b. Bilal el-Mediniu, ky nga Rebi’a b. Ebu Abdurrahmani, ky nga Jezidi, rob i liruar i el-Munbeithit, ky nga Jezid b. Halid Xhuhejniu se një njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a. v.s. për një gjë të gjetur. Pejgamberi s.a.v.s. i është përgjigjur atij:
"Mbaje në mend rrypin e saj ose kutinë e saj dhe strajcën e saj dhe shpalle atë (publikisht) një vit, pastaj shërbehu me të, e nëse vjen zotëriu i saj, ti jepja!’
‘E devja e humbur?’ – pyeti njeriu.
Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) aq u zemërua, sa që faqet iu skuqën, ose, si tha transmetuesi, fytyra iu skuq dhe tha:
’Çka ke ti me të! Ajo ka me vete lugun e vet të ujit (rezervoarin) dhe mbathjen e vet; vjen te uji dhe bren drunjtë, prandaj, lëre atë derisa ta gjejë zotëriu i saj!’
‘E, bagëtia e humbur?’ – pyeti përsëri njeriu.
’Ajo është e ytja, e shokut tënd ose e ujkut.’ – u përgjigj."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (48 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
92. Na ka treguar Muhammed b. el-Alai, këtij Ebu Usamja, këtij Burejdi, ky nga
Ebu Burde, ky nga Ebu Musai, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ishte pyetur për disa gjëra të papëlqyeshme dhe kur ato u shpeshtuan, ai u zemërua dhe tha:
’Më pyetni çka të doni?’
‘Cili është babai im?’ – e pyeti dikush.
’Babai yt është Hudhafja.’ – u përgjigj.
’Cili është babai im?’ – e pyeti një tjetër.
’Babai yt është Salimi, rob i liruar i Shejbës’ – tha.
Kur Omeri vërejti në fytyrën e tij zemërimin, tha:
‘O Resulullah, i drejtohemi Allahut të Madhërueshëm të na i fal gabimet’!"
93. Na ka treguar Ebu-l-Jemani këtij Shu’ajbi, këtij Zuhriu, ky nga Enes b. Maliku
se (një ditë) kur Pejgamberi s.a.v.s. kishte dalë para njerëzve, Abdullah b. Hudhafja,
ishte ngritur dhe e kishte pyteur:
"Cili është babai im?’
’Babai yt është Hudhafja,’ – i qe përgjigjur.
Pasi u shtuan pyetjet, tha:
’Më pyetni ende.’
Për këtë arsye, Omeri ra në gjunj dhe tha:
’Ne jemi të kënaqur që Allahu është Zot; Islami fe dhe, Muhammedi s.a.v.s. Pejgamber!’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (49 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. u qetësua.
94. Na ka treguar Abde, këtij Abdu-s-Samedi, këtij Abdullah b. Muthennai, këtij Thumame b. Abdullahu, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. se ai (Pejgamberi), kur do të përshndeste, përshendeste nga tri herë, kur do të fliste diçka, e përseriste nga tri herë.
95. Na ka treguar Abde b. Abdullahu, këtij Abdu-s-Samedi, këtij Abdullah b. Muthennai, ky nga Thumame b. Abdullahu, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v. s., se ai (Pejgamberi s.a.v.s.), kur diçka fliste, e përsëriste tri herë, që të kuptohej më mirë, e kur dilte para masës, përshëndeste tri herë.
96. Na ka treguar Museddedi, këtij Ebu Avane, këtij Ebu Bishiri, ky nga Ebu Jusuf b. Mahiku, ky nga Abdullah b. Amri, i cili ka thënë:
"Në një udhëtim që e bëmë së bashku, Pejgamberi s.a.v.s. mbeti prapa. Na mbërrini kah mbarimi kohës së namazit të ikindisë. Ne kishim marrë abdest dhe u bënim mes-h këmbëve (i lanim me shumë pak ujë), e ai (Pejgamberi s.a.v.s.) me një zë të lartë bërtiti dy herë:
’Mjerë për thembrat (që do të digjen) nga zjarri i Xhehenemi’."
97. Na ka njoftuar Muhammed b. Selami, këtij Muharibiu, këtij Salih b. Hajjami, këtij Amir esh-Sha’biu, ky nga Ebu Burde, duke transmetuar nga babai i vet, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Tri lloje të njerëzve do të kenë nga dy shpërblime: ithtari i Librave të mëparshme, i cili i ka besuar Pejgamberit të tij dhe e beson edhe Muhammedin s.a.v.s.; robi (shërbëtori) i cili e kryen detyrën e tij ndaj Allahut xh.sh. dhe ndaj zotëriut të tij dhe; njeriu i cili ka pasur
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (50 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
shërbëtore (robëreshë) të cilën e ka rritur dhe e ka mësuar mirë dhe kështu, e ka përmirësuar edukimin e saj arsimor, pastaj e ka liruar dhe e ka martuar. Këta do të kenë nga dy shpërblime."
Pastaj amir esh-Sha’biu ka thënë:
"Ta kemi dhënë këtë sqarim, pa asnjë kompenzim. Për njohuritë, bile më të vogla, shkohet madje deri në Medine."
98. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, ky nga Shu’be, ky nga Ejjubi ky nga Atai, ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Isha i pranishëm te Pejgamberi s.a.v.s., ose vetë Atai ka thënë:
‘Mbështetem në Ibni Abbasin se Pejgamberi s.a.v.s., duke menduar se gratë nuk do të mund të dëgjojnë, ndonëse me të ishte Bilali, doli para tyre, e mbajti ligjëratën dhe tha që të japin lëmoshë (sadaka). (Këto fjalë patën ndikim të madh) prandaj, një grua ia hodhi qaforen dhe unazën, e Bilali, i mbledhi në skajin e teshës së vet’."
Hadithin e sipërshënuar Ismaili e ka transmetuar nga Ejjubi, ky nga Atai, ky nga Ibën Abbasi, i cili ka thënë:
"Kam qenë prezent tek Pejgamberi s.a.v.s."
99. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sulejmani, këtij Amr b. Ebu Amri, ky nga Se’id b. Ebu Se’id el-Makburiu, e ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili tregon:
"Është thënë:
‘O Resulullah, cili do të jetë në Ditën e Kijametit më së shumti nën mbrojtjen tënde?’
Pejgamberi s.a.v.s. tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (51 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
‘O Ebu Hurejre, e kam ditur se para teje, asnjë nuk do të më pyes për këtë geshtje, sepse kam vënë re dëshirën tënde të zjarrtë për hadithe. Në Ditën e Kijametit, mbrojtja ime (shefaati) do të jetë për atë i cili nga zemra, sinqerisht ose nga shpirti ka thënë:
‘Nuk ka zot përveg Allahut’."
100. Na ka treguar Ismail b. Uvejsi, këtij Maliku, këtij Hisham b. Urve, ky nga babai i vet, e ky nga Abdullah b. Amr b. el-Asi, i cili ka deklaruar se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Allahu nuk do ta zhdukë shkencën me heqjen e saj nga përdorimi, por, sigurisht që shkencën (diturinë) do ta heqë me zhdukjen e dijetarëve. Dhe kur nuk do të ketë dijetarë, njerëzit do t’i zgjedhin për kryetarë të paditurit. Populli do t’i pyes, e ata do të japin shpjegime (fetva) pa ndonjë dituri. Kështu, ata edhe vetë do të bien në katastrofë, e edhe të tjerët do t’i largojnë nga udha e drejtë."
Firebriu ka thënë:
"Na ka treguar Kutejbe, i cili ka treguar ashtu siç ia ka transmetuar atij Xheriri nga Hishami."
101. Na ka treguar Ademi, këtij i ka treguar Shu’be, këtij Ibën Asbahaniu, ky e ka dëgjuar nga Ebu Salih Dhekvani, ky nga Ebu Se’id el-Hudriu, i cili ka thënë:
"Gratë i kanë thënë Pejgamberit s.a.v.s.:
‘Mashkujt na e kanë bërë të pamundur pjesëmarrjen (për shkak të kallaballëkut) në ligjëratat tuaja, prandaj, caktoje një ditë vetëm për ne.’
Ai, pastaj caktoi një ditë vetëm për ato. Ua mësoi dhe ua caktoi urdhërat dhe në mes tjerash u tha:
‘Çdo grua nga ju e cila i çon në ahiret tre fëmijë të vet (përpara saj), do t’i ketë (ata) një
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (52 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
mbrojtje ndaj zjarrit të Xhehenemit.’ ‘E dy?’ - tha njëra. ’Edhe dy,’ - u përgjigj ai."
102. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Gunderi, këtij Shu’be, ky nga Abdurrahman b. Asbehaniu, ky nga Dhekvani, ky nga Ebu Se’id el-Hudriu, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. (njëlloj sikurse u tha në hadithin e mësipërm) dhe nga Abdurrahman b. el- Asbahaniu, i cili ka thënë:
"E kam dëgjuar Ebu Hazmin, e ky Ebu Hurejren, duke thënë:
’...tre fëmijë që nuk e kanë arritur moshën madhore’."
103. Na ka treguar Se’id b. Ebu Merjem, këtij i ka treguar Nafi’ b. Omeri, ky nga Ibni Ebu Mulejke, se Aisha, bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s., kur dëgjonte diçka që nuk e kuptonte si duhet, kthehej në atë çështje derisa e kuptonte mirë. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Atij që i kërkohet llogaria e hollësishme (në Ditën e Gjykimit), ai është i dënuar.’
Ndërsa unë, thotë Aisha, i kam thënë: ’A nuk thotë Allahu i Madhëruar (në Kur’an):
" Ai me të vërtetë që do të ketë llogari të lehtë." (El Inshikak: 8)
Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) u përgjigj, tha Aisha:
’Ajo në të vërtetë, është të shprehurit (e besimtarit për një llogari sipërfaqësore), por ai, të cilit llogaria do t’i shqyrtohet në mënyrë të hollësishme, do të shkatërrohet’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (53 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
104. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Lejthi, këtij Se’idi, ky nga Ebu Shurejhu, i cili i ka thënë Amr b. Se’idit, kur i dërgonte aradhat kah Mekka:
"O komandant, më lejo të paraqes fjalimin të cilin e ka mbajtur Pejgamberi s.a.v.s. ditën e nesërme, pas çlirimit të Mekkes, të cilin e kam dëgjuar personalisht, e kam përjetuar dhe e kam shikuar me sytë e mi. Pasi e falënderoi Allahun e Madhëruar, tha:
’Allahu i Madhëruar është Ai i Cili e ka bërë Mekken të shenjtë; atë nuk e kanë bërë të shenjtë njerëzit. Për këtë arsye, asnjërit që beson në Allahun dhe në botën e ardhshme (ahiret) nuk i lejohet që në të të derdhë gjak dhe të presë dru. Nëse ndonjë e lejon këtë vetëm për atë se Pejgamberi s.a.v.s. ka luftuar në të, thuani atij: - ’Allahu ia ka lejuar atë vetëm Pejgamberit s.a.v.s., e juve jo.’ Mua ma ka lejuar në të, vetëm një pjesë (çast) të ditës, kurse sot e ka kthyer statusin e paprekshmërisë së saj, e ka kthyer shenjtërinë e saj, ashtu siç ishte edhe dje. Ata që janë të pranishëm, le t’ua transmetojnë këtë atyre që nuk janë të pranishëm’!"
Dikush e ka pyetur Ebu Shurejhun: "E, si është përgjigjur Amri?’
’Unë atë e di më mirë se ti, o Ebu Shurejh, por ajo (Mekka) nuk i bën strehim atij që varet, as atij që ka ikur që në të të fshehet për shkak të derdhjes së gjakut të huaj, e as atij që ka ikur për shkak se ka shkaktuar çrregullime, vjedhje (dhe gjëra tjera të ndyta).’ – qe përgjigjur Amri."
105. Na ka treguar Abdullah b. Abdu-l-Vehhabi, këtij Hammadi, ky nga Ejjubi, ky nga Muhammedi, ky nga Ibën Ebu Bekre, ky nga babai i vet, Ebu Bekre, i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "...edhe gjaku juaj, edhe pasuria juaj," e unë mendoj, thotë Muhammedi, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "...edhe nderi juaj është i shenjtë, siç është e shenjtë kjo dita juaj në këtë muajin tuaj. Pra, çdonjëri që është i pranishëm le t’ia tregojë atij që nuk është i pranishëm!"
Muhammedi (transmetuesi i hadithit) ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. e ka thënë të vërtetën. Ai ashtu, dy herë është shprehur:
‘Ja, a u kam njoftuar mirë’?"
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (54 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
106. Na ka treguar Ali b. Xha’di, këtij i ka treguar Shu’be, këtij Mensuri, i cili ka dëgjuar nga Rib’ijj b. Hirashi, ky nga Aliu, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Mos më bëni shpifje! Ai që më bën shpifje mua, padyshim që do të futet në Xhehenem!"
107. Na ka treguar Ebu Velidi, këtij ia ka transmetuar Shu’beja, ky nga Xhami’ b. Sheddadi, ky nga Amir b. Abdullah b. ez-Zubejri, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"I kam thënë Zubejrit:
‘Nuk dëgjoj që ti të transmetosh hadithe nga Pejgamberi s.a.v.s., siç transmeton filani e filani!’
Sa më përket mua, unë nuk jam ndarë nga Pejgamberi s.a.v.s., por e kam dëgjuar duke thënë:
‘Kush bën shpifje ndaj meje, do të hyjë në Xhehenem’!"
108. Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij Abdu-l-Vahithi, ky nga Abdu-l-Azizi, ky nga Enesi, i cili është shprehur me këto fjalë:
"Më pengon të transmetoj shumë hadithe, meqë Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Kush bën shpifje për mua me dashje, le t’ia gjejë vendin vetes në Xhehenem’!"
109. Na ka treguar Mekkijj b. Ibrahimi, ky nga Jezid b. Ebu Ubejdi, ky nga Selemja, i cili ka thënë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. kur thoshte:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (55 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
"Kush ma mvesh mua atë që unë nuk e kam thënë, le të përgatitet për në Xhehenem!"
110. Na ka treguar Musa, ky nga Ebu Avane, ky nga Ebu Hasini, ky nga Ebu
Salihu, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Vëni (mbani) emrin tim, por mos e vëni ofiqin tim! Kush më sheh në ëndërr, ai padyshim më ka parë, sepse shejtani nuk mund të paraqitet në formën time. E, kush më bën shpifje me dashje, le ta gjejë vendin e vet në Xhehenem!"
111. Na ka treguar Muhammed b. Selami, këtij Vekiu, këtij Sufjani, këtij Mutarrifi,
ky nga Sha’biu, e ky nga Ebu Xhuhajfe, i cili ka thënë se e ka pyetur Aliun r.a.:
"A ka ndonjë libër të veçantë te ju?’
’Jo, përveç Librit të Allahut, ose mendjemprehtësisë së muslimanëve, ose që është në këtë fletë.’ – u përgjigj.
’E çka ka në atë fletë?’ – e pyeta, thotë (Ebu Xhuhajfja).
’Rregullat për dëmshpërblimin, për lirimin e robërve dhe (në të qëndron se) nuk vritet muslimani për mosbesimtarin (kafirin).’ – u përgjigj (Aliu)."
112. Na ka treguar Ebu Nu’ajm el-Fadl b. Dukejni, këtij i ka treguar Shejbani, këtij Jahjai, ky nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Hurejre, i cili tregon:
"Fisi Huza’ (në vitin e çlirimit të Mekkes) e ka vrarë një njeri nga fisi Benu Lejth, për shkak të hakmarrjes që fisi Lejth më parë e kishte vrarë. Kur për këtë ngjarje është njoftuar Pejgamberi s.a.v.s., i hipi deves së tij dhe udhëtoi për atje. Pastaj, mbajti fjalimin:
‘Allahu e ka ndaluar vrasjen në Mekke, ose grupin (tufën) e elefantëve, - dyshon Ebu Abdullahu se cilën nga këto dy shprehje ai i ka përdorur, - ndërsa e ka autorizuar Pejgamberin s.a.v.s. dhe besimtarët të marrin pushtetin në duart e tyre, duke i këshilluar: - Dijeni se kjo nuk ka qenë e lejuar për asnjë para meje dhe nuk do të jetë e lejuar për
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (56 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
asnjë pas meje! Ajo ishte e lejuar në një çast të ditës! Dijeni, Mekka në këtë çastin tim (kur jam duke ju folur) është e shenjtë dhe e paprekshme; gjembat nuk shkulen dhe drunjtë nuk prehen, kurse gjënë e humbur në të, e merr vetëm ai i cili shprehet publikisht dhe e kërkon! Atij që i është vrarë dikush, ka të drejtë të zgjedhë dy kushte: ose që vrasësi t’i paguajë dëmshpërblimin (të vrarit), ose të largohet nga aty.’
Atëherë, (Pejgamberit s.a.v.s.) iu afrua një njeri nga Jemeni dhe i tha:
’O Resulullah, shkruama këtë!’
Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi, duke thënë:
‘Shkruajani filanit!’
Ndërkaq, një nga kurejshitët iu afrua (Pejgamberit s.a.v.s.) dhe i tha:
‘Përveç kallamit, o Resulullah, sepse ne atë e shfrytëzojmë atë për të mbuluar shtëpitë dhe varret tona?’
Pejgamberi s.a.v.s. tha:
’Përveç kallamit! Përveç kallamit!’
Pastaj i është thënë Ebu Abdullahut:
‘Çka i është dhënë me shkrim atij (jemenasit)?’
‘I është dhënë me shkrim fjalimi (me këtë plotësim).’ – u përgjigj."
113. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Amri, këtij Vehb b. Munebbihu, ky nga vëllau i vet, i cili ka thënë se e ka dëgjuar Ebu Hurejren duke thënë:
"Asnjë nga sahabet e Pejgamberit s.a.v.s. nuk ka pasur (nuk ka tubuar) më shumë hadithe
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (57 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
se unë, përveç Abdullah b. Amrit, sepse ai i ka shkruar, ndërsa unë nuk i kam shkruar."
(Në senedin tjetër: Vehb b. Munebbihu këtë hadith e transmeton nga Ma’meri, ky nga Hemmami, e ky nga Ebu Hurejra r.a.).
114. Na ka treguar Jahja b. Sulejmani, këtij Ibën Vehbi, këtij Junusi, këtij Ibën Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullahu, e ky nga Ibën Abbasi i cili tregon:
"Kur Pejgamberit s.a.v.s. i është keqësuar sëmundja, ka thënë:
‘Ma sillni letrën të shkruaj për ju librin, pas të cilit nuk do të hutoheni (nuk do të humbni rrugën e drejtë)!’
Omeri atëherë ka thënë:
‘Pejgamberin s.a.v.s. e ka kapluar sëmundja. E kemi Shpalljen e Allahut dhe ajo është e mjaftueshme.’
Sahabet nuk kishin të njëjtin mendim. Shushuritja (për këtë çështje) u shtua, prandaj Pejgamberi s.a.v.s. u ka thënë:
’Shkoni nga unë! Kjo grindje nuk është e nevojshme te unë!’
Ibën Abbasi doli duke thënë:
‘Me të vërtetë dëm i madh, bile dëm i përgjithshëm që iu bë e pamundur Pejgamberit s.a.v. s. për ta shkruar librin e tij.’
115. Na ka treguar Sadeka, këtij i ka treguar Ibni Ujejne, ky nga Ma’meri, ky nga Zuhriu, ky nga Hindja, kjo nga Ummu Seleme dhe Amri, këta nga Jahja b. Se’idi, ky nga Zuhriu, ky nga Hindja, kjo poashtu nga Ummi Seleme, e cila ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. është zgjuar një natë dhe ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (58 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
‘Subhanallah! Sa ngatërresa dhe grregullime kanë ngjarë sonte, sa thesare janë hapur! Zgjojini gratë e dhomave tjera! Shumë (gra) të veshura me stoli në këtë botë, do të jenë të zhveshura në botën tjetër’!"
116. Na ka treguar Se’id b. Ufejri, këtij i ka treguar Lejthi, këtij Abdurrahman b.
Halidi, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Salimi dhe nga Ebu Bekr b. Sulejman b. Ebu
Hathme, ky nga Abdullah b. Omeri, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. kah fundi i jetës së vet, na e fali namazin e jacisë. Kur dha selam, u ngrit dhe tha:
’A e vërejtët këtë natë tuajën? Me të vërtetë, prej tash, e deri në shekullin e ardhshëm, nuk do të jetë asnjë nga ata që tash janë në sipërfaqe të tokës’."
117. Na ka treguar Ademi, ky nga Shu’be, ky nga Hakemi, ky e ka dëgjuar nga
Se’id b. Xhubejri, e ky nga Ibën Abbasi i cili ka thënë:
"Kam kaluar natën në dhomën e tezes sime, Mejmunes, vajzës së Harithit, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. Atë natë tek ajo ishte edhe Pejgamberi s.a.v.s.. Pejgamberi s.a.v.s. e fali namazin e jacisë (në xhami), erdh në shtëpi, i fali edhe katër rekate, e pastaj ra të flejë. Më vonë u zgjua dhe tha: ‘A ka fjetur djaloshi?’, ose përdori shprehje të ngjashme. Pastaj u ngrit dhe fali namaz. U ngrita edhe unë. Unë qëndrova në anën e tij të majtë, por ai më vendosi në anën e djathtë. I fali pesë rekate, pastaj fali edhe dy dhe ra të flejë, sepse e kam dëgjuar krikëllimën e tij. Pastaj (pasi u zgjua) shkoi në xhami për të falur namazin e sabahut."
118. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullahu, këtij i ka treguar Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky nga A’rexhi, e ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili tregon se populli thoshte:
"Ebu Hurejre është më i frytshmi (transmetues) i haditheve.’
‘E, unë nuk do të kisha thënë asnjë hadith, po të mos ishin këto dy ajete në Librin e Allahut (në Kur’an).’ Pastaj i citoi:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (59 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
"Sigurisht se ata që fshehin provat e qarta, dëshmitë dhe udhëzimet të cilat Ne i kemi dërguar... " (El Bekareh: 159).
Deri te fjala,
"...dhe Unë padyshim jam Ai i Cili e pranon pendimin (e robëve të Mi), Mëshirëploti." (EL Bekareh: 160).
119. Na ka treguar Ahmed b. Ebu Bekr Ebu Mus’abi, këtij Muhammed b. Ibrahim b. Dinari, ky nga Ibën Ebu Dhi’bi, ky nga Se’id el-Makburiu, e ky nga Ebu Hurejra r. a., i cili i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.:
"O Resulullah, unë me të vërtetë prej teje dëgjoj shumë hadithe, të cilët përsëri i harroj!’
‘Shtroje gunën tënde,’ – tha ai.
Unë e shrova gunën, kurse ai (Pejgamberi s.a.v.s.) rrëmbeu diçka me duart e tij, e hodhi mbi të dhe tha: ‘Mbështillu me të!’, tregon Ebu Hurejre.
U mbështjella dhe pas kësaj asgjë nuk harrova.
Na ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, ky ka dëgjuar nga Ibni Ebu Fudejku të njëjtën gjë, ose ka thënë: ‘…rrëmbeu diçka me duart e tij dhe e hodhi në gunë…’"
120. Na ka treguar Ismaili, këtij i ka treguar vëllai i tij, këtij Ibni Ebu Dhi’bi, ky
nga Se’id Makburiu, e ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili ka thënë:
"Kam mbajtur në mend nga Pejgamberi s.a.v.s. dy lloje të diturive: Njërën prej tyre ua kam treguar. Sa i përket tjetrës, po t’ua kisha treguar atë, do të më pritej ky laring (fyt)."
121. Na ka treguar Haxhxhaxhi, këtij i ka treguar Shu’be, këtij ia ka transmetuar
Ali b. Mudriku, ky nga Ebu Zur’a, ky nga Xheriri, se Pejgamberi s.a.v.s. në
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (60 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Haxhxhin Lamtumirës (Haxhxhetu-1-Veda’) i ka urdhëruar atij, duke i thënë:
"Qetësoi njerëzit dhe le të dëgjojnë!’ (pasi u qetësua masa) tha:
‘Mos u ktheni në pabesimtarë pas meje, e t’i bini njëri tjetrit në qafë’."
122. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Amri, këtë e ka njoftuar Se’id b. Xhubejri, i cili ka thënë:
"I kam thënë Ibni Abbasit se Nevf el-Bikaliu konsideron se Musai, nuk është Musai i Beni Israilëve, por është një Musa tjetër? Ka gënjyer armiku i Allahut, - tha Ibni Abbasi. Neve na ka treguar Ubejj b. Ka’bi nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
Pejgamberit Musa, duke u mbajtur fjalim Beni Israilëve, i është shtruar pyetja: ‘Kush është më i dituri?’ Ai u përgjigj: ‘Unë jam më i dituri.’
Allahu i Madhëruar e qortoi (për këtë) se atë njohuri nuk ia la atij, prandaj i shpalli:
‘Është një rob nga robërit e Mi aty ku bashkohen dy detet, ai është më i ditur se ti.’
‘O Zot, si të takohem me të?’ – tha Musai.
I është thënë:
‘Mbaje një peshk në torbë dhe kur ta humbësh atë, aty është ai.’
(Musai a.s.) u nis për rrugë. Me të u nis edhe djaloshi i tij (bashkëudhëtari) Jusha b. Nuni. Ky e mbante peshkun në torbë derisa arritën te shkëmbi (vendi ku bashkohen dy detet). U mbështetën për shkëmbi dhe i zuri gjumi. Peshku pa u dëgjuar doli nga torba dhe vazhdoi rrugën kah deti duke hapur rrugë. Kjo për Musain dhe bashkëudhëtarin e tij ishte mrekulli. Vazhduan të udhëtojnë edhe atë pjesë të ditës e të natës që u kishte mbetur. Kur zbardhi drita, Musai i tha djaloshit (përcjellësit) të vet:
’Na jep atë sillën (ushqimin) tonë, sepse jemi lodhur nga ky udhëtim i yni.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (61 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Musai (a.s.), megjithatë, nuk e hetoi lodhjen, derisa e kaloi vendin që i ishte thënë. Atëherë i tha përcjellësi:
’Shiko! Kur zbritëm te ai shkëmbi, unë e harrova peshkun.’
Kurse Musai i tha:
’Zaten, ai është vendi të cilin e gjurmojmë (e kërkojmë)’, prandaj, u kthyen nëpër gjurmët e veta (nga kishin ardhur) duke i treguar njëri-tjetrit.’
Kur arritën te ai shkëmb, aty e panë një njeri të mbuluar me tesha, ose siç thotë transmetuesi, ishte mbuluar me teshat e tij. Musai i dha selam, kurse Hidri i tha:
‘Prej nga në vendin tënd selami?’
‘Unë jam Musai,’ – i tha.
‘Musai i Beni Israilëve?’ – e pyeti (Hidri).
‘Po’ – u përgjigj Musai.
Pastaj Musai (a.s.) i tha:
‘A mund të të përcjell që të më mësosh mua një pjesë të diturisë së mrekullueshme që t’u ka dhënë ty?’
(Hidri) iu përgjigj:
‘Ti nuk mund të durosh (në shoqëri) me mua. Unë kam dituri të tillë që ma ka dhuruar Allahu i Madhëruar nga dituria e Tij, ti nuk e di atë, kurse ti ke dituri të tillë të cilën Allahu ta ka dhuruar, e që unë nuk e di.’
(Musai) i tha:
‘Do të më gjesh të durueshëm, në dashtë Allahu, e ty nuk do të kundërshtoj asgjë.’
Pastaj, meqë nuk e kishin anijen e tyre, e vazhduan udhëtimin duke ecur bregut të detit. Pranë tyre kaloi një anije pranë tyre. Filluan të bisedojnë me pronarët e anijes, për t’u
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (62 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
bërë shërbim këtyre. Hidrin e njihnin, prandaj i bënë shërbim falas. (Duke udhëtuar me anije) erdh një shpend, u lëshua në buzë të anijes dhe me sqepin e tij i shpoi një ose dy vrima.
Hidri tha:
‘O Musa, dituria ime dhe e ytja, në krahasim me diturinë e Allahut është e vogël, sa vrima e këtij shpendi ndaj detit.’
Pastaj, Hidri shkoi dhe u mbështet në një dërrasë të anijes dhe filloi ta zbirojë atë.
Musai i tha:
‘Njerëzit na bënë shërbim pa të holla (falas) e ti po e prish anijen e tyre dhe dëshiron t’i mbysësh udhëtarët e saj!’
Hidri: ‘A nuk të thash se ti nuk do të mundesh të durosh me mua?’
Musai: ‘Mos më qorto për atë që kam harruar.’ Kjo ishte harresa e parë e Musait (a.s.).
Pastaj vazhduan udhëtimin. Kur e takuan një fëmijë që luante me fëmijët tjerë, Hidri e rrëmbeu për koke dhe me dorën e tij ia hoqi kokën. Prandaj, Musai i tha:
‘Pse e mbyte njeriun e pafajshëm që nuk ka mbytur asnjë!?’
Hidri përsëri tha: ‘A nuk të thash unë se ti nuk mund të durosh (në shoqëri) me mua?’
Ibni Ujejne ka thënë se ky është sinjalizimi i theksuar.
E vazhduan përsëri udhëtimin. Arritën te një lagje, nga banorët e së cilës kërkuan ushqim. Banorët e asaj lagjeje nuk deshën t’ju ndihmonin. Në atë fshat, vërejtën një mur i cili ishte duke u rrëzuar. Hidri e drejtoi atë.
Kur Musai i tha:
‘Po të doje, për këtë (vepër) do të merrje ndonjë shpërblim!’ Hidri iu përgjigj:
‘Kjo është ndarja në mes meje dhe teje.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (63 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Pejgamberi s.a.v.s. (pasi e tregoi tregimin deri këtu) tha:
’Allahu e mëshiroftë Musain. Me të vërtetë do të ishim të kënaqur sikur të duronte Musai deri sa të na tregohej neve (nga Allahu) tregimi për këta të dy’."
123. Na ka treguar Uthmani, këtij i ka treguar Xheriri, këtij Mensuri, ky nga Ebu Vaili, ky nga Ebu Musai, i cili tregon se te Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhur një njeri dhe e ka pyetur:
"O Resulullah, ç’është lufta në Emër të Allahut? Disa nga ne luftojnë nga zemërimi e disa nga mendjemadhësia?’
Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) e ngriti kokën kah ai. E ngriti kokën kah ai, thotë (transmetuesi) vetëm për shkak se bashkëbiseduesi (pyetësi) qëndronte në këmbë, e u përgjigj:
’Kush lufton që Fjala e Allahut të Madhëruar të mbizotërojë, ai është në rrugën e Allahut të Madhëruar’."
124. Na ka treguar Nu’ajmi, këtij Abdulaziz b. Ebu Seleme, ky nga Zuhriu, ky nga Isa b. Talhai, e ky nga Abdullah b. Amri, i cili ka thënë se e ka parë Pejgamberin s.a. v.s. me rastin e hedhjes së guralecave. Një njeri e pyeti:
"O Resulullah, kam prerë kurban para se të hedhi guralecat?’
‘Nuk ka dëm (gjynah), hidhi tash,’ – u përgjigj (Pejgamberi s.a.v.s.).
Tjetri e pyeti:
’O Resulullah, jam rruar para se të pres kurban?’
‘Nuk ka dëm, preje tash!’ – u përgjigj.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (64 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Nuk është pyetur për asgjë që është bërë më herët, apo që është shtyer më vonë, e që (Pejgamberi s.a.v.s.) të mos jetë përgjigjur:
‘Nuk ka dëm, bëje tash’!"
125. Na ka treguar Kajs b. Hafsi, këtij i ka treguar Abdulvahidi, këtij A’mesh Sulejmani, ky nga Ibrahimi, ky nga Alkame, e ky nga Abdullahu i cili ka thënë:
"(Një ditë) ecnim me Pejgamberin s.a.v.s. nëpër djerrinat (vende jopjellore) e Medines. Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) mbahej në shkopin që e kishte me vete. Kaloi pranë një grupi të jahudive (hebrenjve). Ata (jahuditë) i thanë njëri-tjetrit:
‘Pyetni për shpirtin!’
Njëri nga ata tha:
‘Mos e pyetni! Do t’iu përgjigjet në atë mënyrë që juve nuk do t’ju pëlqejë!’
Disa thanë:
‘Megjithatë, do ta pyesim!"
Atëherë, u ngrit njëri nga mesi i tyre dhe tha:
‘O Ebu-l-Kasim! Çka është shpirti?’
Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) heshti, e unë thashë (në vete): ‘Po frymëzohet (i vjen Shpallja)’ dhe u ndala.
Kur Shpallja iu ndal, tha:
"Dhe të pyesin ty (O Muhammed) për Ruhun (Shpirtin). Thuaj: "Ruhu (Shpirti) është prej atyre gjërave, dija për të cilat është vetëm tek Allahu, ndërsa nga Dija (juve o njerëz) ju është dhënë vetëm fare pak." (El Isra: 85).
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (65 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
126. Na ka treguar Ubejdullah b. Musai nga Israili, ky nga Ebu Is-haku, ky nga el-Esvedi, i cili ka thënë:
"Ibën Zubejri më ka thënë:
‘Aishja të ka treguar ty shumë fshehtësi, e çka të ka treguar për Kaben?’
‘Më ka thënë,’ – u përgjigjia: - Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Aishe, ky populli yt, të mos ishte i ri dhe i freskët në kujtesë, - e Ibni Zubejri ka thënë, në mosbesim, - unë Kaben do ta zgjeroja dhe do t’i kisha vënë dy dyer: njëra nëpër të cilën do të hynin njerëzit dhe tjetra nëpër të cilën do të dilnin.’
Atë më vonë e bëri Ibën Zubejri."
127. Na ka treguar Ubejdullah b. Musai, ky nga Ma’ruf b. Hurrebuthi, ky nga Tufejli, e ky nga Aliu r.a. i cili ka thënë:
"Tregoni popullit atë që e kupton! A dëshironi të përgënjeshtrohet Allahu dhe Pejgamberi i Tij?’
128. Na ka treguar Is-hak b. Ibrahimi, këtij Muadh b. Hishami, këtij babai i vet, ky nga Katade, ky nga Enes b. Maliku, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ishte ulur në shalë, kurse Muadhi pas tij, të cilit i ka thënë:
"O Muadh b. Xhebel!’
‘Urdhëroni, o Resulullah, jam i lumtur që po ju shërbej juve,’ – iu përgjigj Muadhi.
‘O Muadh!’ – tha përsëri.
‘Urdhëroni, o Resulullah, jam i kënaqur që po ju shërbej juve,’ – iu përgjigj.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (66 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Duke e përsëritur dialogun tri herë, tha (Pejgamberi s.a.v.s.):
‘Ai i cili nga thellësia e shpirtit dëshmon se – Nuk ka zot përveç Një Allahu dhe se Muhammedi është Pejgamber i Tij, – Allahu do ta ruajë nga zjarri i Xhehenemit.’
‘O Resulullah, a ta lajmëroj popullin për këtë, që të gëzohet?’ – pyeti Muadhi.
Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Atëherë do të mbështetet vetëm në këtë’.
Duke pasur frikë se do të bie në gabim për shkak të fshehjes së diturisë, këtë hadith Muadhi e paraqiti mu para vdekjes së tij."
129. Na ka treguar Museddedi, këtij i ka treguar Mu’temiri, ky ka dëgjuar nga
babai i vet, ky nga Enesi, i cili ka thënë:
"Më është përmendur se Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë Muadhit:
‘Ai që e takon Allahun (në Ditën e Gjykimit), e që nuk i ka bërë shok Atij, do të hyjë në Xhennet.’
Mu’adhi e kishte pyetur (Pejgamberin s.a.v.s.):
’A ta gëzoj popullin?’
‘Jo, kam frikë se mos po mbështeten vetëm në këtë,’ – i qe përgjigjur (Pejgamberi s.a.v.s.)."
130. Na ka treguar Muhammed b. Selami, këtij i ka treguar Ebu Muaviu, këtij
Hishami, këtij babai i vet, ky nga Zejnebja, vajza e Ummi Selemes, kjo nga Ummi
Selemja, e cila ka treguar se ka ardhur tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe e ka pyetur:
"O Resulullah, Allahu nuk turpërohet nga e vërteta, prandaj, a është e detyruar gruaja të
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (67 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
lahet kur ëndërron (marrëdhënie intime)?’
‘Vetëm kur sheh lëng’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
Ummu Selemja pastaj u mbulua në fytyrë dhe tha:
‘E, a mund të përjetojë gruaja ejakulimin?’
‘Po, oj e turpshme,’ – tha ai.
’Po si ngjan fëmija i saj’?"
131. Na ka treguar Ismaili, këtij i ka treguar Maliku, ky nga Abdullah b. Dinari, ky nga Abdullah b. Omeri, i cili ka thënë:
"Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.:
‘Është një pemë në mesin e pemëve, gjethet e së cilës nuk bien. Ajo është e ngjashme me muslimanin. Më thuani cila është ajo?’
Njerëzit menduan në ndonjë pemë të shkretëtirës, e unë, tha Abdullahu, mendova se është hurma, por u turpërova të them.
Atëherë sahabët thanë:
‘O Resulullah, na thuaj cila është ajo?!’
‘Ajo pemë është hurma,’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
Abdullahu pastaj tha:
‘I kam treguar babait tim se e kam pasur ndërmend ta them këtë.’
E, ai tha:
’Ta kishe thënë, do të të doja ty më shumë se kjo dhe kjo’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (68 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
132. Na ka treguar Museddedi, këtij ia ka transmetuar Abdullah b. Davudi, ky nga A’meshi, ky nga Mundhir eth-Thevriu, ky nga Muhammed b. Hanefiu, e ky prej Aliut r.a., i cili ka thënë:
"Jam nga ata njerëz që kam pasur mezi (lëng), prandaj e urdhërova Mikdadin që për këtë ta pyes Pejgamberin s.a.v.s. Ai e pyeti, kurse Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
‘Në atë rast duhet të mirret vetëm abdest’."
133. Më ka treguar Kutejbe b. Se’idi, këtij i ka treguar Lejth b. Sa’di, këtij Nafiu, rob i liruar i Abdullah b. Omer b. Hattabit, ky nga Abdullah b. Omeri, i cili tregon se një njeri u ngrit në xhami dhe pyeti:
"O Resulullah, prej ku po na urdhëron që haptas ta shprehim telbijen?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
‘Medinasit do ta shprehin nga Dhu-l-Hulejfe, sirianët nga el-Xhuhfe, kurse ata të Nexhdit, nga Karni.’
Disa sahabë mendojnë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Jemenasit do ta shprehin (telbijen) nga Jelemlemi.’
‘Unë këtë nuk e kam kuptuar nga Pejgamberi s.a.v.s.’ – tha Omeri."
134. Na ka treguar Ademi, ky nga Ibën Ebu Dhi’bi, ky nga Nafiu, ky nga Ibën Omeri r.a., e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., por edhe nga Zuhriu, sipas senedit tjetër, ky nga Salimi, ky nga Ibën Omeri r.a. e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. se një njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (69 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
"Çka mund të vesh haxhiu kur është me ihram?’
Pejgamberi s.a.v.s. i është përgjigjur:
‘Mos vish këmishë, sarrëk, pantallona, kapuç, e as tesha të ngjyrosura me vers (dyell) ose safran, pra, le të vishen meste dhe të prehen që të arrijnë deri në nyjen e këmbëve’."
KREU – 4.
Abdesti
135. Na ka treguar Is’hak b. Ibrahim el-Hanzaliu, këtë e ka njoftuar Abdurrezaku, këtë Ma’meri, këtë Hammam b. Munebbihu, e ky e ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a., i
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (70 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Nuk i pranohet namazi atij që ka bërë "hadeth", derisa nuk merr abdest.’
’E, çka është "hadethi" o Ebu Hurejre?’ – pyeti njëri nga Hadrameuti.
’Të lëshuarit e frymës pa zë (të fendurit) dhe me zë (të pordhurit),’ – u përgjigj ai."
136. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Halidi, ky nga Se’id b. Ebu Hilali, ky nga Nu’ajm el-Muxhmiri, i cili ka thënë:
"Dolëm me Ebu Hurejren për të shikuar pas xhamisë. Ai aty mori abdest dhe tha:
‘E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
’Në Ditën e Gjykimit, pa dyshim që trashëgimtarët e mi do të thirren (në llogari) sipas shkëlqimit të gjurmëve të abdestit të cilat kanë mbetur në gjymtyrët (e abdestit). Për këtë arsye, kush ka mundësi prej jush që ta zgjasë edhe më shumë shkëlqimin e tij (në ballë, në duar dhe në këmbë), le ta bëjë atë’."
137. Na ka treguar Aliu, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Zuhriu, këtij Se’id b. Musejjebi, ky nga Abbad b. Temimi, ky nga xhaxhai i vet, i cili ka treguar se u ankua te Pejgamberi s.a.v.s. një njeri i cili kishte dyshuar (në vete) se diçka ka hetuar gjatë faljes së namazit, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Le të mos e ndërpresë, ose le të mos largohet (nga namazi) derisa të dëgjojë zë ose të hetojë erë."
138. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Amri, këtë e ka njoftuar Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi r.a. i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. është kotur derisa ka fryrë (me gojë), pastaj është falur, e nganjëherë ka thënë
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (71 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
(transmetuesi): "ka fjetur derisa ka fryrë (me gojë), e pastaj është ngritur dhe ka falur namaz."
Këtë deklaratë na e ka treguar Ebu Sufjani herë pas here, duke transmetuar nga Amri, ky nga Kurejbi, e ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Kam buajtur një natë te halla, Mejmunja dhe, Pejgamberi s.a.v.s., pasi fjeti një pjesë të natës, u zgjua dhe u ngrit. Pastaj, nga një calik të lëkurës që ishte varur, mori abdest të lehtë (me nga një të larë të gjymtyrëve të abdestit) – Amri e ka bërë të lehtë marrjen e abdestit dhe e ka zvogëluar larjen e gjymtyrëve (të abdestit) – dhe u ngrit të falë namazin. Edhe unë mora abdest siç mori ai. Pastaj, erdha dhe qëndrova nga ana e majtë e tij, por ai më nxori dhe më vendosi në anën e djathtë të tij. (Sufjani shpeshherë e përdor termin "shimal" që ka kuptimin, ndër të tjera edhe "ana e majtë", në vend të "jesar", që do të thotë "ana e majtë".). Pastaj fali atë që Allahu e deshti. Pasi u fal, ra me fjetë; e zuri gjumi derisa edhe fillojë të fryejë (me gojë). Pastaj, erdhi lajmëtari (muezini) dhe e njoftoi për namazin. U ngrit me të të falet. Pejgamberi s.a.v.s. u fal, por tash nuk mori abdest (d.m.th. nuk e përsëriti abdestin).’
I thamë Amrit, thotë Sufjani se njerëzit thonë:
‘Me të vërtetë, syri i Pejgamberit s.a.v.s. fle, kurse zemra e tij nuk fle.’
E, Amri tha se e ka dëgjuar Ubejd b. Omerin duke thënë:
’Ëndërrat e pejgamberëve janë Shpallje – frymëzim (Vajh).’
Pastaj citoi ajetin e Kur’anit:
"...Kam parë në ëndërr që po të prisja ty (duke të bërë kurban për Allahun)..." (Es Saffat: 102).
139. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, duke transmetuar nga Maliku, ky nga Musa b. Ukbe, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibën Abbasit, e ky nga Usame b. Zejdi, të cilin e ka dëgjuar duke thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (72 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
"Pejgamberi s.a.v.s. u kthye nga Arafati. Kur arriti te rruga (malore), zbriti nga devja dhe bëri nevojën e vogël (prishi abdestin), e pastaj mori abdest të plotë. E pyeta:
’O Resulullah, namaz do të falësh?’
Ai m’u përgjigj:
‘Namazi është para teje’, dhe hipi në deve.
Kur arriti në Muzdelife, zbriti nga devja dhe mori abdest. Mori abdest të plotë dhe, pasi u bë ikamet për namaz, ai (Pejgamberi s.a.v.s.) e fali namazin e akshamit. Pastaj, çdonjëri e la deven e vet para para vendqëndrimit të tyre për të zbritur. Pasi u bë ikamet për namazin e jacisë, Pejgamberi s.a.v.s. u fal. Ndërmjet këtyre dy namazeve (të akshamit dhe të jacisë) nuk fali asgjë."
140. Na ka treguar Muhammed b. Abdurrahimi, i cili thotë se e ka dëgjuar nga Ebu Seleme el-Huza’i Mensur b. Seleme, ky nga Ibni Bilali d.m.th. Sulejmani, ky nga Zejd b. Eslemi, ky nga Ata’ b. Jesari, e ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili mori abdest kështu:
"E lau fytyrën, pastaj, mori një grusht ujë dhe e shpërlau me të gojën dhe thithi në hundë, pastaj mori një grusht ujë (me njërën dorë) dhe e bashkoi me dorën tjetër dhe e lau (me të dyja) fytyrën, pastaj mori një grusht ujë dhe e lau me të dorën e djathtë, pastaj mori një grusht ujë dhe e lau me të dorën e majtë (deri në bërryl), pastaj me dorë të lagët e përshkoi kokën (i dha mes-h), pastaj mori një grusht ujë e derdhi mbi këmbën e djathtë dhe e lau atë, pastaj mori një grusht tjetër me ujë dhe e lau me të këmbën, d.m.th. të majtën, e pastaj tha:
‘Kështu e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke marrë abdest’."
141. Na ka thënë Ali b. Abdullahu, këtij ia ka transmetuar Xheriri, ky nga Mensuri, ky nga Salim b. Ebu Xha’di, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (73 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
"Kur dikush prej jush i afrohet bashkëshortes (për marrëdhënie intime), të thotë:
‘Bismilahi - O Zoti im, na ruaj neve nga shejtani dhe largoje shejtanin nga ajo që na ke dhënë.’
Kështu pra, është caktuar të fitohet fëmija, e (shejtani) nuk do të mundet t’i bëjë dëm atij’."
142. Na ka treguar Ademi, këtij i ka treguar Shu’beja, këtij Abdulaziz b. Suhejbi, i cili ka thënë:
"E kam dëgjuar Enesin duke thënë se kur Pejgamberi s.a.v.s. do të hynte në nevojtore, thoshte:
‘O Zot, prej Teje kërkoj mbrojtje nga gjithë ajo që është e dëmshme dhe e keqe.’
Ibni Ar’are pajtohet me Ademin në tekstin e hadithit, të cilin ai e transmeton nga Shu’be, kurse Gunderi, duke transmetuar nga Shu’beja, thotë (variantin): "…kur do të vinte në nevojtore…"
Musai duke transmetuar nga Hammadi, ka thënë (variantin): "…kur do të hynte…", kurse Se’id b. Zejdi ka thënë se hadithin e sipërpërmendur ia kishte transmetuar Abdulazizi me fjalët: "…kur donte që të hyjë…"
143. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij i ka treguar Hashim b. Kasimi, këtij ia ka transmetuar Verkai, këtij Ubejdullah b. Ebu Jezidi, e ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. njëherë kishte hyrë në nevojtore, kurse unë i vura ujë (para derës). Pastaj, ai ka pyetur për këtë veprim. Kur është njoftuar, ka thënë:
"O Zot, udhëzoje në fenë e vërtetë!"
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (74 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
144. Na ka treguar Ademi, këtij Ibni Ebu Dhi’bi, këtij Zuhriu, këtij Ata’ b. Jezid el-Lejthiu, ky nga Ebu Ejjub el-Ensariu, i cili ka thënë:
"Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.:
’Kur dikush nga ju e kryen nevojën e madhe, të mos kthehet me fytyrë ose me shpinë në drejtim të Kibles. Kthehuni kah lindja ose kah perëndimi'7'"
145. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, këtij Jahja b. Se’idi, ky nga Muhammed b. Jahja b. Habbani, ky nga xhaxhai i vet Vasi’ b. Habbani, e ky nga Abdullah b. Omeri, i cili i ka dëgjuar njerëzit duke thënë:
"Kur të ulesh të kryesh nevojën, mos u kthe në drejtim të Kibles, e as në drejtim të Bejtu-l-Mukaddesit (në Jerusalem)!"
Abdullah b. Omeri tregon:
"Një ditë kam dalur dhe kam qëndruar pas shtëpisë. E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke qëndruar pupas në dy qerpiqa, për të kryer nevojën, i kthyer kah Bejtu-l-Mukaddesi.
(Ibën Omeri) i tha:
‘Ndoshta ti je një nga ata që falen në kofsha (duke qëndruar ulur)?’
‘Për Zotin nuk e di,’ – iu përgjigja.
Maliku ka thënë:
’D.m.th., ai fal (namazin) dhe nuk ngritet nga toka, bën sexhde, duke qëndruar ngjitur (me bark) për toke’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (75 of 139)23.12.2003 12:20:40
Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
146. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij i ka treguar Lejthi, këtij Ukajli, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë se bashkëshortet e Pejgamberit s.a.v.s. për nevoja fiziologjike dilnin natën deri në lagjen e quajtur Menasi’ (është quajtur kështu sepse në të ka pasur nevojtore publike), i cili është vend i hapët.