Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
pjesa e trete
Omeri i ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.:
"(Thuaju) le të mbulohen bashkëshortet tua!’
Pejgamberi s.a.v.s., megjithatë, nuk e bëri këtë menjëherë. Sevdija, e bija e Zemates, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. e cila ishte shtat-hedhur, kur doli një natë, Omeri i thirri:
‘Me të vëretë të kemi njohur, oj Sevde!’, duke shprehur dëshirë që të vijë Shpallja për mbulesë. Dhe, me të vërtetë, Allahu i Madhëruar, shpalli ajetin për mbulesë."
147. Na ka treguar Zekerijai, këtij Ebu Usame, këtij Hisham b. Urve, ky nga babai i vet, ky nga Aisha r.a., e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"U është lejuar në të vërtetë, të dilni për të kryer nevojat tuaja fiziologjike."
Hishami ka thënë: "D.m.th. në nevojtore."
148. Na ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij Enes b. Ijadi, Ubejdullah, ky nga Muhammed b. Jahja b. Habbani, ky nga Vasi’ b. Habbani, ky nga Abdullah b. Omeri, i cili ka thënë:
"Kam shkuar pas shtëpisë së Hafsës, për shkak të disa nevojave të mia. Aty e pashë Pejgamberin s.a.v.s. duke kryer nevojën, i kthyer me shpinë kah Kaba, kurse me fytyrë kah Sirija (Shami)."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (76 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
149. Na ka treguar Ja’kub b. Ibrahimi, këtij i ka treguar Jezid b. Haruni, ky nga Muhammed b. Jahka b. Habbani, ky nga xhaxhai i vet Vasi’ b. Habbani, e ky nga Abdullah b. Omeri, i cili ka thënë:
"Një ditë u ngjita pas shtëpisë sonë. E pashë Pejgamberin s.a.v.s. se si qëndronte pupas mbi dy qërpiq, i kthyer kah Bejtu-l-Mukaddesi (në Jerusalem)."
150. Na ka treguar Ebu Velid Hisham b. Abdu-l-Meliku, ky nga Shu’be, ky nga Ebu Muadhi, emri i të cilit është Ata’ b. Ebu Mejmune, e ky e ka dëgjuar Enes b. Malikun duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka dalur për të kryer nevojën, kurse unë dhe një djalosh i dërguam një enë të vogël me ujë, d.m.th. të pastrohet me të."
151. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Shu’be, ky nga Ebu Muadhi, e ky është, në të vërtetë, Ata’ b. Ebu Mejmune, e ka dëgjuar Enesin duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka dalur për nevojat e veta fiziologjike, kurse unë dhe një djalosh i yni, e përcjellëm me një enë me ujë."
152. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Muhammed b. Xha’feri, këtij
Shu’beja, ky nga Ata b. Ebu Mejmune, ky e ka dëgjuar Enes b. Malikun duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. hyri në nevojtore, kurse unë dhe një djalosh ia kemi mbajtur një shkop dhe një enë të vogël (prej lëkure) me ujë. Ai u pastrua me ujë."
Kështu e transmetojnë këtë hadith edhe Nadri dhe Shadhani nga Shu’be.
"Anatezun" është shkop më i shkurtër se shigjeta, me një hekur në fund.
153. Na ka treguar Muadh b. Fadale, këtij Hishami, e ky është Destevaiu, duke
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (77 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
transmetuar nga Jahja b. Ebu Kethiri, ky nga Abdullah b. Ebu Katade, ky nga babai i vet, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Kur dikush prej jush pi (diçka), le të mos fryejë në enë, e kur shkon në nevojtore, organin e tij gjenital të mos e kap me dorën e djathtë dhe të mos e pastrojë me dorën e djathtë."
154. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Evzaiu, këtij Jahja b. Ebu Kethiri,
ky nga Abdullah b. Ebu Katade, ky nga babai i vet, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili
ka thënë:
"Kur dikush prej jush përmjerret (e bën shurrën), le të mos e mbajë me dorën e djathtë organin e tij gjenital; le të mos e pastrojë me dorën e djathtë, si dhe le të mos fryejë në enë në të cilën pi."
155. Na ka treguar Ahmed b. Muhammed el-Mekkiu, këtij Amr b. Jahja b. Se’id b.
Amr el-Mekkiu, ky nga gjyshi i tij, e ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë:
"E kam përcjellur Pejgamberin s.a.v.s. kur shkoi për ta kryer nevojën. Nuk shikoi përreth (nuk i kushtoi kujdes), prandaj iu afrova. Më tha:
‘Shiko, gjeji disa gurë, me të cilët do ta evitoj papastërtinë, ose shih diçka të ngjashme me ta, por, mos më sjell eshtra e as bajga.’
Unë shkova dhe me skajin e këmishës sime i sjella gurët, i lashë pranë tij dhe u largova. Kur e kreu nevojën, u pastrua me ata gurë."
156. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Zuhejri, ky nga Ebu Is-haku, i cili ka thënë
se këtë hadith nuk ia ka transmetuar Ebu Ubejde, por Abdurrahman b. Esvedi, ky
nga babai i vet, i cili, me të vërtetë e ka dëgjuar Abdullahun, duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. shkoi për ta kryer nevojën e madhe, e mua më urdhëroi t’ia çoj tre gurë. Unë i gjeta vetëm dy, të tretën e kërkova, por nuk e gjeta, prandaj e mora një bajgë dhe ia solla. Ai i mori gurët, kurse bajgën e gjuajti dhe tha:
’Kjo është e papastër’!"
Ka thënë Ibrahim b. Jusufi, ky nga babai i tij, ky nga Ebu Is-haku; më ka treguar
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (78 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Abdurrahmani.
157. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij i ka treguar Sufjani nga Zejd b.
Eslemi, ky nga Ata’ b. Jesari, e ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka marrë abdest (duke i larë gjymtyrët e abdestit) nga një herë."
158. Na ka treguar Hysein b. Isai, këtij Junus b. Muhammedi, këtij Fulejh b.
Sulejmani, ky nga Abdullah b. Ebu Bekr b. Amr b. Hazmi, ky nga Abbad b. Temimi,
ky nga Abdullah b. Zejdi, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka marrë abdest (duke i larë pjesët e trupit të caktuara për abdest) nga dy herë."
159. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullah el-Uvjesiu, këtij Ibrahim b. Sa’di, ky nga
Ibni Shihabi, ky nga Ata’ b. Jezidi, ky nga Humrani, rob i liruar i Uthmanit, i cili ka
treguar se:
"Uthman b. Affani ka kërkuar një enë me ujë (për të marrur abdest); derdhi ujë tri herë në pëllëmbat e duarve dhe i lau (duart). Pastaj, e futi dorën e djathtë në enë (dhe pasi mori ujë nga ena) e shpërlau gojën dhe hundën. Pastaj e lau fytyrën tri herë dhe duart deri në bërryla nga tri herë. I dha mes-h kokës (e fshiu me dorë të lagët) dhe i lau këmbët tri herë deri në nyje. Pastaj tha se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
’Kush merr abdest ashtu sikurse unë dhe fal dy rekate namaz, duke u përqëndruar me tërë qenien në namaz, pa menduar fare për ndonjë interes personal, do t’i falen gabimet (e vogla) të cilat i ka bërë më parë’."
160. Ibrahimi transmeton nga Salih b. Kejsani dhe Ibni Shihabi, kanë thënë, kurse
Urve transmeton nga Humrani:
"Pasi Uthmani mori abdest, tha:
‘Dëgjoni! Do t’ju tregoj një hadith – e po të mos kishte ndonjë ajet, unë nuk do t’ua tregoja juve (hadithin). E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
’Çdonjërit, që në mënyrë të rregullt merr abdest dhe fal namazin, do t’i falen gabimet
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (79 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
(gjynahet) gjatë kohës në mes abdestit dhe namazit përkatës, derisa të falë atë namaz’."
Urve thotë: Ajeti që i dedikohet kësaj çështjeje, është:
"Sigurisht se ata që fshehin provat e qarta, dëshmitë dhe udhëzimet të cilat Ne i kemi dërguar…" (El Bekareh: 159).
161. Na ka treguar Abdani, këtë e kishte njoftuar Abdullahu, këtë Junusi, ky nga
Zuhriu, ky nga Ebu Idrisi, i cili e ka dëgjuar Ebu Hurejren kur transmetonte nga
Pejgamberi s.a.v.s.:
"Kur ndonjë nga ju merr abdest, le të ujin nga hunda, e kush e largon ndyrësinë (pas kryerjes së nevojës së madhe) me gurë, le t’i përdorë ata në numrin tek!"
162. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku, ky nga Ebu ez-
Zinadi, e ky nga A’rexhi, ky nga Ebu Hurejre se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kur ndokush nga ju merr abdest, le të thithë ujin në hundë dhe pastaj le ta nxjerrë jashtë, e kush e largon papastërtinë (pas kryerjes së nevojës) me guraleca, le të përdorë numrin tek. Nëse ndonjë nga ju zgjohet pas fjetjes, le të pastrojë dorën para se ta fusë në ujin e abdestit, sepse me të vërtetë, asnjë nga ju nuk di se ku e ka pasur dorën në gjumë."
163. Na ka treguar Musai, këtij Ebu Avane, ky nga Ebu Bishri, ky nga Jusuf b.
Maliku, ky nga Abdullah b. Amri, i cili tregon se:
"Pejgamberi s.a.v.s. me rastin e një udhëtimi që patëm, mbeti pas nesh. Na mbërrini para se të mbarojë koha e namazit të ikindisë. Ne morëm abdest, kurse këmbëve u dhamë mes¬h (i fshimë me dorë të lagët), prandaj, me një zë të lartë ai (Pejgamberi s.a.v.s.) bërtiti dy a tri herë:
‘Mjerë këmbët (që do të digjen) nga zjarri i Xhehenemit’!"
164. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtij i ka treguar Shu’ajbi, ky nga Zuhriu, ky nga
Ata’ b. Jezidi, ky nga Humrani, rob i liruar i Uthman b. Affanit, i cili e ka parë
Uthmanit duke marrur abdest dhe tregon:
"(Uthmani) kërkoi një enë me ujë; derdhi ujë nga ena në duar dhe i pastroi tri herë. Pastaj,
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (80 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
e futi dorën e djathtë në enë (mori një grusht ujë) dhe e lau gojën, thithi ujë në hundë dhe e nxorri jashtë, pastaj e lau fytyrën tri herë. I lau edhe duart deri në bërryla tri herë. Pastaj i dha mes-h (e fshiu me dorë të lagët) kokës dhe, në fund, i lau këmbët nga tri herë dhe tha:
‘Kështu e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke marrur abdest dhe e kam dëgjuar duke thënë:
’Kush merr abdest kështu siç marr unë dhe fal dy rekate namaz, duke përqëndruar vëmendjen vetëm në namaz, pa menduar tjetër gjë, Allahu do t’ia fal gabimet (e vogla) që i ka bërë më parë’."
165. Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, këtë e ka njoftuar Shu’be, ky nga
Muhammed b. Zijadi, i cili ka thënë se kur ishim duke marrur abdest nga një enë, kaloi
aty pranë Ebu Hurejra, i cili tha:
"Merrni abdest ashtu si duhet, sepse Ebu Kasimi (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë:
’Mjerë shputat (që do të digjen) nga zjarri i Xhehenemit’!"
166. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtë e ka lajmëruar Maliku, ky nga Se’id el-
Makburiu, ky nga Ubejd b. Xhurejxhi, i cili i ka thënë Abdullah b. Omerit:
"O Ebu Abdurrahman, të kam parë se ke bërë katër punë, që nuk kam parë t’i ketë bërë asnjë nga shokët e tu.’
’Cilat janë ato punë, o Ibni Xhurejxh’ – pyeti ai.
’Të kam parë se po i prek vetëm dy ruknet jemenase (skajet e Kabes me Gurin e Zi); të kam parë se mban mbathje të lëkurës së regjur (pa qime – meste); të kam parë se e përdor ngjyrën e verdhë, e pastaj, kur ke qenë në Mekke, të kam parë se nuk e ke lexuar telbijen, ndërsa njerëzit e lexonin kur e shihnin hënën e re,’ – tha (Ibni Xhurejxhi).
Abdullahu (ose Ebu Abdurrahmani) iu përgjigj:
’Sa i përket skajeve, unë nuk e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. të prekë ndonjë skaj (të Kabes), përveç këtyre dy skajeve të Jemenit; sa i përket mbathjes nga lëkura e regjur, e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. i cili ka veshur mbathje në të cilat nuk kishte qime, e këmbët përsëri i lante, prandaj edhe unë, shikoni, kam dëshirë të veshi aso lloj mbathjeje.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (81 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Sa i përket ngjyrës së verdhë, edhe për këtë e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. se e ka përdorur, prandaj edhe unë dëshiroj ta përdor. Ndërkaq, kur është fjala te telbija, këtë nuk e kam vënë re as te Pejgamberi s.a.v.s., derisa nuk e përgatiste karavanin’."
167. Na ka treguar Museddedi, këtij ia ka transmetuar Ismaili, ky e ka dëgjuar nga
Halidi, ky nga Hafsa b. Sirini, kjo nga Ummu Atijja, e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s., i
cili me rastin e larjes së vajzës së tij, tha:
"Filloni nga ana e djathtë e organeve të saj, ashtu siç lahet edhe gjatë abdestit."
168. Na ka treguar Hafs b. Omeri, këtij Shu’be, këtij Esh’ath b. Sulejmani, ky nga
babai i vet, ky nga Mes’udi, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. i jepte përparësi anës së djathtë, për mbathjen e këpucëve, për krehje dhe për pastrim të përgjithshëm."
169. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Is-hak b. Abdullah b.
Ebu Talhai, ky nga Enes b. Maliku, i cili ka thënë:
"E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. kur ka filluar koha e namazit të ikindisë. Njerëzit kërkonin ujë për abdest, por nuk gjetën. Atëherë, Pejgamberit s.a.v.s. i është sjellur pak ujë. Pejgamberi s.a.v.s. e futi dorën në atë enë (me pak ujë) dhe i urdhëroi njerëzit që prej saj të marrin abdest. E kam parë – vazhdon (Enes b. Maliku) – ujin se si buronte nën gishtërinjtë e tij gjatë kohës derisa mori abdest edhe më i fundit nga ata."
170. Na ka treguar Malik b. Ismaili, këtij i ka treguar Israili, këtij Asimi, e ky nga
Ibën Sirini, i cili ka thënë:
"I kam treguar Abides. Ne kemi disa qime të Pejgamberit s.a.v.s. të cilat i kemi marrur nga Enesi, ose nga familja e Enesit.’
Ai (Abidja) tha:
‘Po të kisha një qime të tij, ajo do të më ishte më e dashur se gjithë bota dhe gjithçka që është në të’!"
171. Na ka treguar Muhammed b. Abdurrahimi, këtij Se’id b. Sulejmani, këtij
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (82 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
Abbadi, këtij Ibën Avni, ky nga Ibën Sirini, e ky nga Enesi, i cili tregon se i pari që do të merrte ndonjë qime nga flokët e Pejgamberit s.a.v.s. kur ai do të rruhej, do të ishte Ebu Talhai.
172. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, duke transmetuar nga Maliku, ky nga
Zinadi, ky nga A’rexhi, e ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili ka thënë:
"Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.:
‘Nëse qeni ka pi (ujë etj.) nga ena e ndonjërit prej jush, le të pastrohet ajo shtatë herë’."
173. Na ka treguar Is-haku, këtij Abdu-s-Samedi, këtij Abdurrahman b. Abdullah
b. Dinari, i cili thotë se e ka dëgjuar babain e vet, ky nga Ebu Salihu, ky nga Ebu
Hurejre,e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Me të vërtetë një njeri e ka parë një qen, që nga etja e madhe e lëpinte tokën e lagur. Njeriu e mori mestin (këpucën) e tij dhe, pasi e mbushi me ujë (në një pus) i dha të pijë me të derisa ia shuajti etjen. Allahu xh.sh. e shpërbleu atë (njeriun) duke ia dhuruar Xhennetin."
174. Ahmed b. Shebibi ka thënë: Më ka treguar babai im, duke transmetuar nga
Junusi, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Hamza b. Abdullahu, ky nga babai i vet, i cili ka
thënë:
"Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., qentë kanë hyrë në xhaminë e tij, janë përmjerrë (e kanë bërë shurrën), kanë dalur, e (sahabët) nuk kanë stërpikur në xhami asgjë (nuk e kanë larë)."
175. Na ka treguar Hafs b. Omeri, këtij Shu’beja, këtij Ibni Ebu Seferi, ky nga
Sha’biu, ky nga Adijj b. Hatimi, i cili ka thënë: E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s., e
ai më është përgjigjur:
"Kur ta lëshosh qenin tënd të mësuar dhe ai vetëm e mbyt gjahun, ti haje atë (gjahun), e nëse e ka kafshuar (ia ka hequr ndonjë copë), ti mos e ha atë, sepse ai e ka mbajtur për vete atë (gjahun).’
Pastaj e pyeta:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (83 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
’E lëshova qenin tim, e së bashku me të e kam gjetur edhe një qen tjetër?’
(Pejgamberi s.a.v.s.) tha:
‘Mos e ha (atë gjah), sepse ti ke bërë Bismi-l-Lahi… vetëm kur e ke lëshuar qenin tënd, e jo edhe qenin tjetër’."
176. Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, këtij Ibni Ebu Dhi’bi, ky nga Se’id el-
Makburiu, ky nga Ebu Hurejre r.a. i cili ka thënë:
"Ka thënë Pejgamberi s.a.v.s.:
‘Njeriu është në namaz derisa është në xhami dhe e pret namazin e që nuk i është paraqitur "hadethi".’
‘Po çka është "hadethi" o Ebu Hurejre?’ – pyeti njëri.
‘Zë, d.m.th. frymë e lëshuar me zë (pordhë),’ – u përgjigj."
177. Na ka treguar Ebu Velidi, ky nga Ebu Ujejne, ky nga Zuhriu, ky nga Abbad b.
Temimi, ky nga xhaxhai i tij, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Ai që fal namazin, le të mos dalë nga namazi, derisa nuk dëgjon ndonjë zë, ose nuk heton erë të keqe!"
178. Na ka treguar Kutejbe b. Se’idi, këtij i ka treguar Xheriri, këtij A’meshi, ky
nga Mundhir Ebu Ja’la eth-Thevriu, ky nga Muhammed b. Hanifijje, i cili ka thënë
se Aliu r.a., ka thënë:
"Unë jam njeri, i cili pas një nxitjeje, menjëherë dhe shpesh më paraqitet lëngu (mezia) në organin gjenital. Kisha turp që për të ta pyes Pejgamberin s.a.v.s., prandaj e kam shtyrë Mikdad b. Esvedin ta pyes Pejgamberin s.a.v.s. Ai është përgjigjur:
‘Në atë rast, duhet të përsëritet vetëm abdesti’."
Këtë hadith e transmeton edhe Shu’be nga A’meshi.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (84 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
179. Na ka treguar Sa’d b. Hafsi, këtij Shejbani, ky nga Jahjai, ky nga Ebu Seleme,
ky nga Ata b. Jesari, ky nga Zejd b. Halidi, i cili tregon se personalisht e ka pyetur
Uthman b. Affanin:
"Çka mendon ti, kur njeriu ka marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, e nuk ka polucion (nuk e derdh farën, spermën)?’
‘Organin e tij gjenital ta pastrojë dhe të merr vetëm abdest, siç merr për namaz. Kështu e kam dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s.’ – tha Uthmani.
Për këtë e kam pyetur pastaj edhe Aliun, Zubejrin, Talhanë dhe Ubejjin r.a. Edhe ata e thanë të njëjtën gjë."
180. Na ka treguar Is-hak b. Mensuri, këtij Nadri, këtij Shu’be, ky nga Hakemi, ky
nga Dhekvan b. Salihu, ky nga Ebu Se’id Hudriu, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e
ka dëgjuar një njeri pas një ensari, i cili ka ardhë, me kryet (flokët) ende të lagët (i
pikonte ujë).
"Pejgamberi s.a.v.s. i tha:
‘Ndoshta të kemi bërë të shpejtosh?’
‘Po,’ – iu përgjigj ai.
Me këtë rast Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Kur je në nguti ose je përmbajtur nga polucioni (derdhja e spermës pa kontakt), je i detyruar ta përsërisësh vetëm abdestin’."
Vehbi pajtohet me tekstin e Nadirit dhe tha se Shu’beja ia ka treguar të njëjtin hadith.
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: "Gunderi dhe Jahjai, duke transmetuar këtë hadith nga Shu’be, nuk e kanë përmendur dot shprehjen "vudu" d.m.th. "abdest".
Ibën Hazmi ka thënë: "Sipas rastit të sipërpërmendur, larjen e konsiderojnë të domosdoshme: Aisha, Ebu Bekri, Omeri, Abdullah b. Omeri, e më vonë mendimin e tyre
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (85 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
e kanë mbështetur edhe: Uthmani, Aliu, Ibni Mes’udi, Ibni Atai dhe shumë sahabë të tjerë. Këtë mendim e mbështesin edhe: Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu, Ahmedi, Nehahiu dhe Sufjan Thevriu."
181. Më ka treguar Muhammed b. Selami, këtij Jezid b. Haruni, ky nga Jahjai, ky
nga Musa b. Ukbe, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibni Abbasit, ky nga Usame b.
Zejdi, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. duke u kthyer nga Arafati u ndal tek një dhiare,
për ta kryer nevojën. Pastaj, unë, tregon Usame b. Zejdi, i qita ujë dhe ai mori abdest.
"O Resulullah, ado të falesh?’ – e pyeta.
‘Vendi për t’u falur është para teje.’ – u përgjigj."
182. Na ka treguar Amr b. Aliu, këtij Abdu-l-Vehhabi, ky ka dëgjuar nga Jahja b. Se’idi, këtë e ka lajmëruar Sa’d b. Ibrahimi, ky nga Nafi’ b. Xhubejr b. Mut’imi, ky nga Urve b. Mugire b. Shu’be, i cili transmeton nga Mugire b. Shu’be, i cili ka udhëtuar së bashku me Pejgamberin s.a.v.s. Gjatë udhëtimit, Pejgamberi s.a.v.s. është kthyer në një anë ta kryej nevojën. Mugirja, më pastaj i shtiu ujë për abdest. Ai mori abdest duke larë fytyrën dhe duart. Kokës i dha mes-h (e fshiu me dorë të lagët), e ashtu u dha mes-h edhe mesteve.
183. Na ka treguar Ismaili, këtij Maliku, ky nga Mahreme b. Sulejmani, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibni Abbasit, i cili tregon se Abdullah b. Abbasi e ka njoftuar atë se një natë ka buajtur tek Mejmunja, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s., e ajo ishte hallë e tij (e Abdullah b. Abbasit):
"U mbështeta përtej jastëkut, ndërsa Pejgamberi s.a.v.s. ra të flejë me bashkëshorten e vet, për së gjati. Kah mesi i natës, respektivisht, pak para, ose pas mesnatës, Pejgamberi s.a.v. s. u zgjua. Me dorën e tij e fërkoi fytyrën, për të larguar kotjen, e pastaj i lexoi dhjetë ajetet e fundit të sures Al Imran. Pastaj shkoi te ena me ujë që ishte e varur, me të mori abdest, duke i larë mirë pjesët e trupit (të abdestit) dhe u ngrit të falë namazin. U ngrita edhe unë – thotë Ibni Abbasi. Veprova ashtu si ai; shkova e qëndrova pranë tij. Atëherë, ai e vuri dorën e djathtë mbi kokën time dhe më kapi për veshin e djathtë, më rrotulloi në anën e djathtë të tij. Ai fali dy rekate namaz, përsëri edhe dy, përsëri edhe dy, prapë dy, pastaj edhe dy, përsëri edhe dy, pastaj numër tek. Pastaj u mbështet derisa erdhi muezini. (Kur erdh muezini), u ngrit dhe fali dy rekate të shkurtëra namaz, e pastaj shkoi (në xhami) për të falë namazin e sabahut."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (86 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
184. Na ka treguar Ismaili, ky nga Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga bashkëshortja e vet Fatimja (vajza e Mundhirit), kjo nga gjyshja e vet Esmaja, vajzë e Ebu Bekrit, e cila ka thënë:
"Erdha te Aisha, bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s., kur perëndoi dielli dhe njerëzit ishin ngritur të falin namaz. Edhe Aisha u ngrit të falet. Unë e pyeta:
’Çka është me këtë popull?’
Ajo më sinjalizoi kah qielli dhe tha:
‘Subhanallah!’
E pyeta:
‘Ndonjë shenjë?’
Ajo më sinjalizoi me krye "po". Atëherë edhe unë nisa të fal namazin, por filloi të më bie të fikët, prandaj fillova të derdh ujë në kokë.
Kur Pejgamberi s.a.v.s. e mbaroi namazin, e falënderoi Allahun dhe tha:
‘S’ka asgjë që më është treguar e të mos e kam parë, duke qenë në këtë pozitë, bile edhe Xhennetin dhe Xhehenemin. Më është shpallur se në varre do të jeni në sprovë, respektivisht afër sprovimit të Dexhallit.’
Nuk e di – thotë transmetuesi, cilën nga këto dy shprehje i ka përdorur Esmaja. Çdonjërit nga ju – thotë Esmaja – do t’i vijë dhe do ta pyesë: ‘Çka di ti për këtë njeri?’
Besimtari ose muslimani, nuk e di thotë transmetuesi, cilën nga këto dy shprehje i përdori Esmaja, do të thotë:
‘Ai është Muhammedi, Pejgamberi i Allahut, i cili na ka sjellur argumente të qarta dhe
udhëzime. Ne i jemi përgjigjur thirrjes së tij, e kemi besuar dhe jemi ithtarë të tij.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (87 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
‘Fli qetë! – do t’i thuhet atij – e ne, edhe më herët kemi qenë në dijeni se ti je musliman i
bindur.’
Dyfytyrëshi, megjithatë, respektivisht, i luhatshmi në besim, nuk e di, thotë transmetuesi se cilën nga këto dy shprehje i ka përdorur Esmaja, do të thotë:
‘Saktësisht nuk di asgjë, por kam dëgjuar që njerëzit flisnin diçka, prandaj edhe unë
thoja të njëjtën’."
185. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, këtij Amr b. Jahja el-Maziniu,
ky nga babai i vet, se një njeri e ka pyetur Abdullah b. Zejdin, e ky është gjyshi i
Amr b. Jahjait:
"A mund të më tregosh praktikisht si ka marrur abdest Pejgamberi s.a.v.s.?’
Abdullah b. Zejdi iu përgjigj "po", prandaj kërkoi një enë me ujë: derdhi ujë në duart e veta dhe i lau nga dy herë, pastaj e lau gojën dhe hundën nga tri herë, e lau fytyrën tri herë, i lau krahët deri në bërryla nga dy herë, pastaj, me duar të lagura e fshiu kokën (i dha mes¬h), duke e lagur edhe para edhe prapa, duke filluar nga pjesa e parme e kokës (prej ku fillojnë flokët) dhe i çoi deri te qafa, e pastaj i ktheu deri te vendi nga ia filloi dhe në fund i lau këmbët’."
186. Na ka treguar Musai, këtij Vuhejbi, ky nga Amri, e ky nga babai i vet, i cili ka
treguar:
"Kam qenë tek Amr b. Ebu Hasani kur Abdullah b. Zejdi e pyeti për abdestin e Pejgamberit s.a.v.s. (Për këtë arsye) ai kërkoi një enë me ujë dhe para tyre mori abdest, ashtu siç kishte marrë Pejgamberi s.a.v.s.: në dorën e vet derdhi nga ena ujë dhe e lau tri herë, përsëri e futi dorën në enë (dhe pasi mori ujë në pëllëmbë) e lau gojën dhe hundën nga tri herë, duke e nxjerrur ujin jashtë, pastaj, përsëri e futi dorën në enë dhe e lau fytyrën tri herë, pastaj krahët i lau deri në bërryla nga dy herë. Përsëri e futi dorën në enë dhe, me dirën e lagur, e fshiu kokën (i dha mes-h kokës) para dhe prapa një herë dhe në fund i lau këmbët deri në nyje."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (88 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
187. Na ka treguar Ademi, këtij Shu’be, këtij Hakemi, i cili ka dëgjuar nga Ebu
Xhuhejfi, duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. erdh te ne. I është sjellur ujë për abdest. Ai aty mori abdest, kurse njerëzit shpejtuan të marrin abdest me ujin e mbetur nga abdesti i tij dhe të stërpiken me të. Pejgamberi s.a.v.s. e fali drekën dy rekate, pastaj ikindinë dy rekate, ndërsa para tij (e nguli) shkopin e tij (sutren)."
188. Ebu Musai ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka kërkuar një enë me ujë, nga ajo i pastroi duart dhe fytyrën dhe nxori ujin nga goja, e pastaj i tha Ebu Musait dhe Bilalit:
‘Pini këtë ujë, derdhni në fytyrat tuaja dhe te gishtërinjtë tuaj’!"
189. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Ja’kub b. Ibrahim b. Sa’di,
këtij babai i vet, këtij Salihu, ky nga Ibni Shihabi, i cili ka thënë:
"Më ka njoftuar Mahmud b. Rebiu, duke thënë se ai është që Pejgamberi s.a.v.s. e ka stërpikur me ujë në fytyrë nga pusi i tyre kur ai ishte fëmijë.
Urve transmeton nga Misveri dhe nga të tjerët dhe çdonjëri nga ata e vërteton deklaratën e vet:
‘Kur Pejgamberi s.a.v.s. ka marrë abdest (në Hudejbi), sahabët gati janë grindur për ujin e mbetur të abdestit të tij’."
190. Na ka treguar Abdurrahman b. Junusi, këtij Hatim b. Ismaili, ky nga Xha’di, i
cili ka thënë:
"E kam dëgjuar Sa’id b. Jezidin duke thënë: Kemi shkuar me tezen tek Pejgamberi s.a.v.s. Ajo e pyeti:
‘O Resulullah, djali i motrës sime është shëndetlig.’
Ai (Pejgamberi s.a.v.s.) më përkëdheli në kokë dhe u lut për mua. Pastaj mori abdest. Unë
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (89 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
piva ujin e mbetur nga abdesti i tij. Qëndrova pas tij dhe pashë në mes shpatullave të tij vulën e pejgamberisë, sikurse veza e thëllënzës."
191. Na ka treguar Museddedi, këtij Halid b. Abdullahu, këtij Amr b. Jahjai, ky nga
babai i vet, e ky nga Abdullah b. Zejdi, i cili derdhi ujë nga ena në duart e tij dhe i lau.
Pastaj e lau, gjegjësisht, e shpërlau gojën dhe hundën me një grusht ujë. Këtë e bëri tri
herë. Pastaj i lau duart dhe krahët deri në bërryla dy herë, pastaj e fshiu kokën me dorë të
lagur (i dha mes-h) para dhe prapa. Pastaj i lau këmbët deri në nyje dhe tha:
"Ja, ky është abdesti i Pejgamberit s.a.v.s."
192. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij i ka treguar Vuhejbi, këtij ia ka
transmetuar Amr b. Jahjai, ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"Kam qenë aty kur Amr b. Ebu Hasani e pyeti Abdullah b. Zejdin për abdestin e Pejgamberit s.a.v.s. Ai kërkoi një enë me ujë dhe para tyre mori abdest: derdhi pak ujë në duart e tij dhe i lau ato tri herë. Pastaj, e futi dorën në enë (dhe pasi e muarr një grusht ujë) e shpërlau gojën dhe hundën dhe e nxori ujin përsëri nga ato (goja dhe hunda), e kështu veproi tri herë. Përsëri e futi dorën në enë (mori një grusht ujë) dhe e lau fytyrën tri herë, prapë mori ujë nga ena dhe i lau krahët deri në bërryla nga dy herë. Pastaj e futi dorën e tij në enë (dhe pasi e lagu), ashtu me dorë të lagur e fshiu kokën (i dha mes-h) para dhe prapa. Në fund e futi dorën përsëri në enë (mori ujë) dhe i lau këmbët."
Na ka treguar edhe Musai, këtij Vuhejbi, i cili ka thënë: "…i dha mes-h kokës vetëm një herë…"
193. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku duke transmetuar
nga Nafiu, e ky nga Abdullah b. Omeri, i cili ka thënë:
"Burrat dhe gratë (bashkëshortet), në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. kanë marrur abdest së bashku (nga një enë)."
194. Na ka treguar Ebu-l-Velidi, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Muhammed b.
Munkediri, i cili e ka dëgjuar Xhabirin duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. erdhi të më vizitojë kur unë isha shumë i sëmurë, bile isha pa vetëdije. Ai mori abdest dhe më stërpiku me ujin e mbetur të abdestit të tij. Atëherë, m’u kthye
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (90 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
vetëdija dhe e pyeta:
‘O Resulullah, kujt i takon pasuria? Mua do të më trashëgojë vetëm fruti i largët.’
Pastaj është shpallur ajeti për të drejtën e trashëgimisë."
195. Na ka treguar Abdullah b. Muniri, këtij Abdullah b. Bekri, ky nga Humejdi, e
ky nga Enesi, i cili ka thënë:
"Filloi koha e namazit dhe kush ishte afër shtëpisë së vet, u ngrit dhe shkoi në shtëpi, ndërsa të tjerët mbetën aty. Pejgamberit s.a.v.s. ia sollën një enë guri me ujë. Ena ishte aq e vogël sa që mezi e shtiu dorën në të. Megjithatë, të gjithë të pranishmit morën abdest nga ajo.
‘E sa ishit?’ – pyetëm, tha Humejdi.
‘Më shumë se tetëdhjetë,’ – u përgjigj Enesi."
196. Na ka treguar Muhammed b. el-Alai, këtij Ebu Usame, ky nga Burejdi, ky nga Ebu Burejdi, ky nga Ebu Musai, i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka kërkuar një shtambë me ujë, në të cilën i lau duart, fytyrën dhe në të stërpiku (e hodhi ujin).
197. Na ka treguar Ahmed b. Junusi, këtij Abdulaziz b. Ebu Seleme, këtij Amr b. Jahjai nga babai i vet, e ky nga Abdullah b. Zejdi, i cili ka thënë:
"Erdh tek ne Pejgamberi s.a.v.s. e ne i nxorëm ujë në një enë prej bronzi. Ai mori abdest; e lau fytyrën tri herë, duart dhe krahët (deri në bërryla) nga dy herë, kokën e fshiu me dorë të lagur (i dha mes-h), duke e bërë atë para dhe prapa, kurse këmbët i lau."
198. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtij i ka thënë Shu’be, ky nga Zuhriu, i cili ka
thënë se e ka lajmëruar Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe se Aisha ka thënë:
"Kur Pejgamberin s.a.v.s. e ka rënduar sëmundja dhe i është keqësuar shëndeti, kërkoi leje nga bashkëshortet e tij që të dergjë në dhomën time. Ato e lejuan dhe Pejgamberi s.a.v.s. doli duke e tërhequr këmbën rrëshqitasi dhe duke u mbështetur në dy njerëz: në Ibën Abbasin dhe në një mashkull tjetër.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (91 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
Ubejdullahu e pyeti:
’A e di kush ishte ai tjetri?’
’Jo’ – i thashë.
‘Ai ishte Aliu’ – u përgjigj ai.
Aisha tregoi se kur Pejgamberi s.a.v.s. hyri në dhomën e saj, edhe sëmundja iu keqësua. Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Më lagni nga shtatë kacekë (shakuj, calike) të vegjël, gjalmat e të cilëve akoma nuk janë zgjidhur, që njerëzve të mund t’u jap udhëzim.’
Atëherë e ulën në koritën e Hafses, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. dhe filluam ta lagim nga ata kacekë të vegjël, derisa filloi të na thotë mjaft. Pastaj doli para njerëzve (dhe mbajti fjalim)."
199. Na ka treguar Halid b. Mahledi, këtij i ka treguar Sulejmani, ky nga Amr b.
Jahjai, ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"Xhaxhai im rregullisht merrte abdest, prandaj Abdullah b. Zejdit i tha:
’Më trego si e ke parë Pejgamberin s.a.v.s. duke marrur abdest.’
Atëherë ai kërkoi një enë me ujë – një qyp. Derdhi (nga ena) ujë në duart e veta dhe i lau tri herë. Pastaj e futi dorën në enë dhe me nga një (grusht – pëllëmbë) ujë e shpërlau gojën dhe hundën tri herë. Përsëri e futi dorën në enë (mori ujë) dhe i lau duart deri në bërryla, nga dy herë. Pastaj, e futi dorën (përsëri në enë) dhe ashtu me dorë të lagët e fshiu kokën (i dha mes-h), duke e çuar dorën para e prapa kokës. Në fund i lau edhe këmbët dhe tha:
‘Kështu e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke marrur abdest’."
200. Na ka treguar Museddedi, këtij Hammadi, këtij Thabiti, e ky nga Enesi, i cili
tregon se Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi një enë me ujë. Ia sollën një kavanoz të gjerë, në të
cilin kishte pak ujë. Ai i futi gishtërinjtë në të. Enesi thotë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (92 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
"Kam vënë re se si rridhte uji përmes gishtërinjëve të tij. Kam llogaritur se kishte aty shtatëdhjetë-tetëdhjetë njerëz, të cilët merrnin abdest nga ajo enë."
201. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij i ka treguar Mis’ari, ky nga Ibën Xhebri, i
cili e ka dëgjuar Enesin duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. pastrohej ose lahej me një "sa" ujë, kurse merrte abdest me një "mudd" ujë."
202. Na ka treguar Esbeg b. Ferexh el-Misriu, duke transmetuar nga Ibën Vehbi,
këtij Amri, këtij Ebu Nadri, ky nga Ebu Seleme b. Abdurrahmani, ky nga Abdullah
b. Omeri, ky nga Sa’d b. Ebu Vekkasi, i cili tregon Pejgamberi s.a.v.s. i ka fshirë mestet
me dorë të lagur (u ka bërë mes-h). Abdullah b. Omeri e ka pyetur Omerin lidhur me
këtë. Ai është përgjigjur:
"Po, sepse, kur Sa’di të transmeton diçka nga Pejgamberi s.a.v.s., atëherë, për atë çështje mos pyet tjetër."
Edhe Musa b. Ukbe ka thënë:
"Më ka njoftuar Ebu Nadri, këtë Ebu Seleme, se rastin e sipërshënuar ia ka treguar Sa’di, duke thënë se Omeri, gjithashtu, ia ka treguar Abdullahut."
203. Na ka treguar Amr b. Halid el-Haraniu, këtij ia ka transmetuar Lejthi, këtij Jahja b. Se’idi, këtij Sa’d b. Ibrahimi, ky nga Nafi’ b. Xhubejri, ky nga Urve b. Mugire, e ky nga babai i vet, Mugire b. Shu’be r.a., i cili transmeton se Pejgamberi s.a. v.s. ka dalur për të kryer nevojën, kurse Mugirja e ka përcjellur duke mbajtur një enë të vogël prej lëkure me ujë. Kur Pejgamberi s.a.v.s. e kreu nevojën, Mugirja i qiti ujë dhe ai mori abdest. Mestet ndërkaq, i fshiu me dorë të lagur (iu dha mes-h).
204. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Shejbani, ky nga Ebu Seleme, ky nga Xha’fer b. Amr b. Umejje ed-Damriu, e këtë e ka njoftuar babai i vet se Pejgamberi s.a.v.s. i ka fshirë mestet (mbathjen) me dorë të lagur.
Hadithin e sipërshënuar e transmeton edhe Harb b. Sheddadi dhe Ebani, e ky nga Jahjai.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (93 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
205. Na ka treguar Abdani, këtij Abdullahu, këtij Evzaiu, ky nga Jahjai, ky nga Ebu
Seleme, ky nga Xha’fer b. Amri, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. kur i jepte mes-h sarrëkut dhe mesteve të veta."
Ma’meri pajtohet me Evzaiun, duke e transmetuar këtë rast nga Jahjai, ky nga Ebu Seleme, e ky nga Amri, i cili thotë:
"E kam parë Pejgamberin s.a.v.s...."
206. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Zekerijai, ky nga Amri, ky nga Urve b.
Mugire, ky nga babai i vet, i cili ka treguar:
"Kam qenë me Pejgamberin s.a.v.s. në një ekspeditë. Desha që t’ia heq mestet, por ai më tha:
‘Lëri, sepse i kam veshur me këmbë të pastra (me abdest)!’ Dhe vetëm i përshkoi me duar të lagura (u dha mes-h)."
207. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Zejd b. Eslemi, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Abdullah b. Abbasi, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka ngrënë mish nga shpatulla e deles dhe pastaj ka falur namazin, por nuk e përsëriti abdestin.
208. Na ka treguar Jahja b. Bukejri , këtij i ka treguar Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibën Shihabi, i cili tregon se e ka njoftuar Xhafer b. Amr b. Umejje, të cilin e ka njoftuar babai i vet se Pejgamberin s.a.v.s., kur ishte duke prerë mishin e shpatullës së deles, e thirrën për namaz. E hodhi thikën dhe fali namazin, kurse abdestin nuk e përsëriti.
209. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku, këtij Jahja b. Se’idi, ky nga Bushejr b. Jesari, rob i liruar i Beni Harithes, ky nga Suvejd b. Nu’mani, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. dhe ai, gjatë përgatitjes së aksionit luftarak për në Hajber, kanë dalë dhe kur kanë arritur në Sahba’, në anën e poshtme të Hajberit, Pejgamberi s.a.v.s. e fali namazin e ikindisë. Pastaj, kërkoi ushqim dhe nga ushqimi që e kërkoi, i sollën vetëm miell të pjekur. Pastaj, ai urdhëroi që ai (mielli) të laget me ujë. Hëngri Pejgamberi s.a.v.s., por edhe ne. Mandej u ngrit ta falë akshamin, duke e larë gojën ai, por edhe ne. U falëm, kurse abdestin nuk e përsëritëm.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (94 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
210. Na ka treguar Esbegu, këtij Ibën Vehbi, ky nga Amr b. Bukejri, ky nga Kurjebi, e ky nga Mejmunja, e cila tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka ngrënë te ajo mish nga shpatulla dhe pastaj ka falur namazin, por nuk e ka përsëritur abdestin.
211. Na ka treguar Jahja b. Bukejri dhe Kutejbe, këtyre Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe, ky nga Ibën Abbasi, i cili ka thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka pirë qumësht, pastaj e ka shpërlarë gojën dhe ka thënë:
"Qumështi përmban në vete yndyrë."
Në senedin tjetër të hadithit, Ukajli nga Junusi dhe Salih b. Kejsani, duke transmetuar nga Zuhriu.
212. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hishami, ky nga babai i
vet, e ky nga Aisha r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kur ndokush nga ju kotet duke e falur namazin, le të bie të flejë derisa t’i kalojë kotja (plogështia), sepse çdonjëri prej jush, nëse falet duke u kotur, nuk e di, ndoshta duke kërkuar falje, e urren dhe e mallkon veten."
213. Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij i ka treguar Abdu-l-Varithi, këtij Ejjubi, ky
nga Ebu Kilabe, ky nga Enesi, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Nëse dikush nga ju kotet në namaz, le të flejë, derisa të jetë në gjendje të kuptojë se çka po lexon."
214. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij i ka thënë Sufjani, ky nga Amr b.
Amiri, ky nga Enesi, e sipas senedit tjetër, na ka treguar Museddedi, këtij Jahjai,
këtij Sufjani, këtij Amr b. Amiri, ky nga Enesi, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. merrte abdest për çdo namaz.’
‘E si keni vepruar ju?’ – e pyeta.
’Për ne ishte i mjaftueshëm abdesti i mëparshëm, derisa nuk kishte ndonjë element të prishjes së tij’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (95 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
215. Na ka treguar Halid b. Mahledi, këtij Sulejmani, këtij Jahja b. Se’idi, këtij
Bushejr b. Jesari, ky nga Suvejd b. Nu’mani, i cili ka thënë:
"Në vitin e çlirimit të Hajberit, kemi dalur me Pejgamberin s.a.v.s. dhe kur gjendeshim në Sahba, Pejgamberi s.a.v.s. e fali namazin e ikindisë së bashku me ne dhe pasi u fal, kërkoi ushqim. Isollën vetëm qull (kaçamak). Hëngrëm dhe pimë, e pastaj Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit të falë namazin e akshamit. E shpërlau gojën dhe na e fali namazin, ndërkaq abdestin nuk e përsëriti."
216. Na ka treguar Uthmani, këtij Xheriri, ky nga Mensuri, ky nga Muxhahidi, ky
nga Ibën Abbasi, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka kaluar pranë një muri nga muret e Medines, apo të Mekkes dhe ka dëgjuar zërin e dy personave të cilët vuanin në varret e tyre.
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Janë në mundime, jo për shkak të ndonjë shkeljeje të rëndë’ – dhe vazhdoi: ‘njëri prej tyre nuk është ruajtur nga shurra e tij, e tjetri ka folur gënjeshtra (ka bërë shpifje).’
Pastaj kërkoinjë degë të hurmës, e theu në dy pjesë dhe, në çdo varr e vuri nga një pjesë. Ne e pyetëm:
’O Resulullah, pse veprove ashtu?’
Ai u përgjigj:
‘Ndoshta ato do t’ua lehtësojnë (mundimet) derisa të thahen’."
217. Na ka treguar Ja’kub b. Ibrahimi, këtij i ka thënë Ismail b. Ibrahimi, këtij
Revh b. Kasimi, këtij Ata b. Ebu Mejmune, ky nga Enes b. Maliku, i cili ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. doli për nevojat e tij fiziologjike, unë ia solla ujin, e ai u pastrua me të."
218. Na ka treguar Muhammed b. Muthennai, këtij i ka thënë Muhammed b.
Hazimi, këtij A’meshi, ky nga Muxhahidi, ky nga Tavusi, e ky nga Ibën Abbasi, i cili
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (96 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. kaloi pranë dy varreve dhe tha:
‘Ata të dy, me të vëretë janë në mundime, por nuk vuajnë për shkak të ndonjë shkeljeje të rëndë; njëri prej tyre nuk është ruajtur nga shurra e vet, e sa i përket tjetrit, ai ka bartur fjalë (ka bërë shpifje duke gënjyer).’
Pastaj, mori një degë të njomë, e theu në dy pjesë dhe në dy varret nguli nga një prej tyre. E pyetëm:
‘O Resulullah, pse veprove kështu?’
Ai u përgjigj:
‘Ndoshta deri sa të thahen ato, do t’u zbutet (lehtësohet) mundimi’."
Ibën Muthenai dhe Vekiu tregojnë se e kanë dëgjuar A’meshin duke thënë: E kam dëgjuar Muxhahidin duke transmetuar të njëjtin tekst.
219. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Hemmami, këtij Is-haku, këtij Enesi, se
Pejgamberi s.a.v.s. një ditë e pa një beduin duke e bërë shurrën në xhami. Me këtë rast tha:
"Lëreni atë!’ – dhe kur mbaroi së pshurruri, Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi ujë dhe e derdhi në vendin që ishte me shurrë."
220. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtij Shu’ajbi, ky nga Zuhriu, ky nga Ubejdullah
b. Abdullah b. Utbe b. Mes’udi, i cili e ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a. duke thënë:
"Një njeri u ngrit dhe u pshurr në xhami. Njerëzit u vërsulën kah ai, kurse Pejgamberi s.a.v. s. u tha:
‘Lëreni, por në shurrën e tij hidhni ujë të pastër ose një kovë ujë. Jeni të dërguar vetëm t’i lehtësoni, e jo t’i vështirësoni punët."
221. Na katreguar Abdani, këtë e ka njoftuar Abdullahu, këtë Jahja b. Se’idi, i cili
ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (97 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
"E kam dëgjuar Enes b. Malikun që transmetonte nga Pejgamberi s.a.v.s. ..."
221a. Na ka treguar edhe Halidi, këtij Sulejmani, ky nga Jahja b. Se’idi, i cili ka thënë se e ka dëgjuar Enes b. Malikun duke thënë:
"Erdhi një person dhe u pshurr në një skaj të xhamisë. Njerëzit filluan ta ndjekin atë, por Pejgamberi s.a.v.s. këtë ua ndaloi. Kur e kreu nevojën ai, Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi që në atë vend me shurrë, të derdhet një kovë me ujë."
222. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku, këtij Hisham b.
Urve, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, nëna e besimtarëve, e cila ka thënë:
"E sollën një fëmijë te Pejgamberi s.a.v.s. Ai u pshurr në tesha (të Pejgamberit s.a.v.s.), e Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi vetëm ujë dhe e pastroi atë pjesë që ishte me shurrë."
223. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtë e ka lajmëruar Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe, ky nga Ummu Kajs b. Mihsani, se kjo ia solli Pejgamberit s.a.v.s. fëmijën e saj të vogël (foshnjën) që ende nuk kishte filluar të hajë ushqim (gjellë). Pejgamberi s.a.v.s. e mori atë në krah, por ai iu pshurr në tesha. Atëherë, Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi ujë dhe e derdhi në atë pjesë të teshave, por nuk e lau.
224. Na ka treguar Ademi, këtij Shu’be, këtij A’meshi, ky nga Ebu Vaili, e ky nga Hudhejfe r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. iu afrua një grumbulli të bërllogut, u pshurr duke qëndruar në këmbë, e pastaj kërkoi ujë. Unë i solla ujë dhe ai mori abdest."
225. Na ka treguar Uthman b. Ebu Shejbe, këtij i ka treguar Xheriri, këtij Mensuri,
ky nga Ebu Vaili, e ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka treguar:
"Sikur po e shoh veten dhe Pejgamberin s.a.v.s. kur ishim duke ecur. Ai iu afrua një grumbulli të një bërllogu pas gardhit. Aty qëndroi dhe e kreu nevojën e vogël, ashtu siç do të vepronte çdonjëri prej jush. Unë u largova nga ai, e ai më sinjalizoi të afrohem. Unë erdha dhe qëndrova pas tij derisa e kreu nevojën e vogël."
226. Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij ia ka transmetuar Shu’be, ky nga
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (98 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
Mensuri, ky nga Ebu Vaili, i cili ka thënë:
"Ebu Musa el-Esh’ariu ka qenë shumë i ashpër ndaj shurrës dhe thoshte se Israelitët, kur u binte shurrë në teshat e tyre, e prenin atë pjesë të teshës ku kishte rënë shurra.
Hudhejfeja ka thënë:
’Ku të ishte fati që Musa Esh’ariu t’i përmbahej kësaj! Pejgamberi s.a.v.s. erdh pranë një grumbulli të mbeturinave dhe e kreu nevojën e vogël duke qëndruar në këmbë’."
227. Na ka treguar Muhammed b. Muthennai, këtij i ka treguar Jahjai, ky nga
Hishami, ky nga Fatimja, e kjo nga Esmaja, e cila ka treguar:
Erdhi tek Pejgamberi s.a.v.s. një grua dhe e pyeti:
’Ç’mendon, kur ndonjë nga ne ka gjurmë gjaku të menstruacioneve në tesha, si të veprojë?’
’Ta largojë atë njollë, pastaj ta lajë me ujë, e pastaj të falet me të.’ – iu përgjigj."
228. Na ka treguar Muhammedi, këtij Ebu Muavija, këtij Hisham b. Urve, ky nga
babai i vet, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. Fatime b. Ebu Hubejshi dhe e pyeti:
‘O Resulullah, unë jam grua me gjakderdhje të shpeshta të menstruacioneve dhe nuk mund të pastrohem, prandaj, a ta lë namazin?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj asaj:
‘Jo, ai është gjak i kapilarëve e nuk është menstruacion. Kur do të paraqitet ty menstruacioni, lëre namazin, e kur të ndërpritet, pastroje gjakun nga trupi yt dhe atëherë falu!’
Babai im (thotë Hisham b. Urve) ka thënë: "Merr abdest për çdo namaz, kur të fillojë koha e tij."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (99 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
229. Na ka treguar Abdani, këtij i ka treguar Abdullahu, këtij Amr b. Mejmun el-
Xhezeriu, ky nga Sulejman b. Jesari, e ky nga Aisha r.a. e cila ka thënë:
"Unë i kam larë gjurmët e papastërtisë (së spermës) nga teshat e Pejgamberit s.a.v.s. dhe, edhe pse tesha dukej e lagur nga uji, ai shkoi të falë namazin."
230. Na ka treguar Kutejbe, këtij Jezidi, ky nga Amri, ky nga Sulejmani, i cili ka
thënë:
"E kam dëgjuar Aishen..." e sipas një senedi tjetër: na ka treguar Museddedi, këtij Amr b. Mejmuni, ky nga Sulejman b. Jesari, i cili ka thënë:
"E kam pyetur Aishen për spermën që bie në tesha, e ajo më është përgjigjur:
‘Unë e kam larë (atë pjesë) të teshës së Pejgamberit s.a.v.s. në të cilën ka rënë sperma. Ai e ka falur namazin, edhe pse tesha ishte ende e lagur nga uji’."
231. Na ka treguar Musai, këtij i ka treguar Abdu-l-Vahidi, këtij Amr b. Mejmuni, i
cili ka thënë: E kam pyetur Sulejman b. Jesarin për teshën në të cilën bie sperma. Ai
i transmetoi fjalët e Aishes:
"E kam larë papastërtinë e spermës nga teshat e Pejgamberit s.a.v.s., e ai doli ta falë namazin, ndërsa në teshat e tij gjendej ende gjurma e ujit."
232. Na ka treguar Amr b. Halidi, këtij i ka treguar Zuhejri, ky ka dëgjuar nga Amr b. Mejmun b. Mihrani, këtij ia ka transmetuar Sulejman b. Jesari, e ky nga Aisha r.a., se ajo e ka larë spermën nga teshat e Pejgamberit s.a.v.s. dhe se ai e ka parë gjurmën e ujit në tesha, përkatësisht gjurmën e të larit.
233. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Hammad b. Zejdi, ky nga Ejjubi, ky nga Kilabe, e ky nga Enesi, i cili ka treguar:
"Erdhën në Medine disa njerëz nga fisi Ukle ose Urejne (për të jetuar), por e përbuzën Medinen (për shkak se u sëmurën). Pejgamberi s.a.v.s. (me qëllim që të shërohen) i urdhëroi që të shkojnë te vatha e deveve qumështore (ishte pronë shoqërore e muslimanëve) dhe të pijnë shurrën dhe qumështin e tyre. Ata shkuan atje dhe kur u shëruan, e vranë çobanin e deveve të Pejgamberit s.a.v.s.. ndërsa kafshët i vunë përpara
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (100 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
(për t’i grabitur). Lajmi për këtë arriti që herët në mëngjes, prandaj Pejgamberi s.a.v.s. i lëshoi njerëzit pas tyre që t’i ndjekin. Kur zbardhi dita, i sollën ata. Atëherë, ai urdhëroi që t’u priten duart dhe këmbët, sytë t’u digjen dhe ata të nxirren nën rrezet e nxehta të diellit. Kërkonin ujë, por nuk iu është dhënë."
Ebu Kilabe ka thënë: "Ata janë njerëz që kanë vjedhur, kanë vrarë, janë kthyer në mosbesim, pasi kanë besuar dhe kanë luftuar kundër Allahut dhe Pejgamberit të Tij."
234. Na ka treguar Ademi, këtij i ka treguar Shu’be, këtij Ebu Tejjah Jezid b.
Humejdi, e ky nga Enesi r.a., i cili ka thënë:
"Para se të ndërtohej xhamia e tij, Pejgamberi s.a.v.s. falej në vathën e kafshëve."
235. Na ka treguar Ismaili, këtij ia ka transmetuar Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky
nga Ubejdullah b. Abdullahu, ky nga Ibën Abbasi, ky nga Mejmunja, e cila tregon se
Pejgamberi s.a.v.s. qe pyetur një herë, lidhur me miun që ka rënë në yndyrë.
(Pejgamberi s.a.v.s.) ka thënë:
"Hidheni atë (miun) dhe atë që është rreth tij, të gjitha ato i hidhni, e atëherë hani yndyrën që ka mbetur."
236. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, i cili ka thënë se i ka treguar Ma’ni, këtij
Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe b. Mes’udi, ky
nga Ibën Abbasi, ky nga Mejmunja, e cila tregon se kur është pyetur Pejgamberi s.a.
v.s. lidhur me miun që bie në yndyrë, është përgjigjur:
"Nxirreni atë dhe atë që është rreth tij, të gjitha ato i hidhni!"
Ma’ni ka thënë: "Këtë hadith na ka treguar Maliku, duke e përsëritur shpeshherë, e duke e transmetuar gjithnjë nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja."
237. Na ka treguar Ahmed b. Muhammedi, këtë e ka njoftuar Abdullahu, këtë
Ma’meri, ky nga Hammam b. Munebbihu, ky nga Ebu Hurejre r.a., e ky nga
Pejgamberi s.a.v.s. që ka thënë:
"Çdo plagë që e merr njeriu në rrugë të Allahut, në Ditën e Gjykimit, ajo (plaga) do ta ketë formën ashtu siç ka qenë kur është shpuar, gjaku që ka rrjedhur do ta ketë ngjyrën e
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (101 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
gjakut të zakonshëm, kurse era e tij, sikur era e parfumit."
238. Na ka treguar Ebu-l-Jemani, këtij Shu’ajbi, këtij Ebu-z-Zinadi se Abdu-r-
Rahman b. Hurmuz el-A’rexhi ka treguar se e ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a., e ky
Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Ne jemi të fundit (në këtë botë), kurse të parët në botën tjetër."
239. I njëjti varg i transmetuesve (transmeton edhe këtë hadith):
"Askush nga ju, në asnjë rast të mos pshurret në ujin e qetë që nuk rrjedh, e pastaj me të të lahet!"
240. Na ka treguar Abdani, këtij i ka treguar babai i vet, ky nga Ebu Is-haku, ky
nga Amr b. Mejmuni, e ky nga Abdullahu, i cili ka thënë:
"Derisa Pejgamberi s.a.v.s. ishte në sexhde…, e sipas një senedi tjetër: më ka treguar Ahmed b. Uthmani, këtij Shurejh b. Mesleme, këtij Ibrahim b. Jusufi, ky nga babai i vet, ky nga Ebu Is-haku, ky nga Amr b. Mejmuni, ky nga Abdullah b. Mes’udi, i cili ka treguar se Pejgamberi s.a.v.s. derisa falej pranë Kabes, Ebu Xhehli me shoqërinë e tij rrinin ulur aty. Në atë moment njëri nga ata u tha të tjerëve:
‘Cili nga ju do ta sjellë lëkurën e deves së therur të filan filanit dhe t’ia hedhë në shpinë Muhammedit kur ai të bie në sexhde?’
Më shpirtligu nga ata vrapoi me të shpejtë, e solli dhe priti derisa Pejgamberi s.a.v.s. ra në sexhde. Në atë çast ia hodhi në shpinë, në mes dy shpatullave.
Unë atë e vërejta, tha Abdullah b. Mes’udi, por nuk kisha mundësi të bëj gjë, bile të kisha të drejtë mbrojtjeje. Filluan ata të zgërdhihen dhe të hidhen pupas kah njëri-tjetri. Pejgamberi s.a.v.s. qëndroi në sexhde dhe nuk e ngriti kokën derisa i erdhi Fatimja dhe ia hoqi nga shpina. Atëherë, ai e ngriti kokën dhe tha tri herë:
‘O Zot, zhduki kurejshitët pabesimtarë!’
Ky mallkim i brengosi rëndë ata, thotë Abdullahu, sepse e kanë ditur se çdo lutje në këtë qytet, tek Allahu xh.sh. është e pranueshme.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (102 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
Pastaj, (Pejgamberi s.a.v.s.) i emëroi me emër:
‘O Zot, zhduke Ebu Xhehlin, zhduke Utbe b. Rebian, Shejb b. Rebian, Velid b. Utben, Umejje b. Halefin, Ukbe b. Ebu Muajtin.’ E numëroi edhe të shtatin, por nuk e kanë mbajtur në mend, - tha (Abdullahu).
Betohem në atë (Allahun) në duart e të Cilit është jeta ime (tha Abdullah b. Mes’udi), i kam parë ata të cilët Pejgamberi s.a.v.s. i ka numëruar, të hedhur në Kalibe, d.m.th. në gropën (fushën) e thatë të Bedrit."
241. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Sufjani, këtij Humejdi, këtij Enesi, i
cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka pështyer në teshën (fasuletën) e tij."
Këtë hadith, në variant të zgjeruar e jep Ibni Ebu Merjemi, ky nga Jahja b. Ejjubi, ky nga Enesi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
242. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani, këtij Zuhriu, ky nga Ebu Seleme,
ky nga Aisha r.a., e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Çdo pije që deh, është haram."
243. Na ka treguar Muhammedi, këtij Sufjan b. Ujejne, ky nga Ebu Hazimi, ky nga
Sehl b. Sa’d es-Sa’diu, i cili ka qenë prezent kur njerëzit e pyetën:
"Me çka i është shëruar varra Pejgamberit s.a.v.s.?’
‘Nuk ka asnjë që e di më mirë se unë,’ – tha Sehli – Aliu i solli ujë me mburojën e vet, e Fatimja ia lau gjakun nga fytyra. Pastaj u muar një shtroje (si hasër), e dogjën dhe me hirin e saj iu mbush varra (plaga)’."
244. Na ka treguar Ebu-n-Nu’mani, këtij i ka treguar Hammad b. Zejdi, ky nga
Gajlan b. Xheriri, ky nga Ebu Burde, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"Erdha te Pejgamberi s.a.v.s. E gjeta atë duke i pastruar dhëmbët vetë me misvak dhe duke
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (103 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
e pasur misvakun ende në gojë, bënte "ua, ua", sikur do të villte."
245. Na ka treguar Uthmani, këtij Xheriri, ky nga Mensuri, ky nga Ebu Vaili, e ky
nga Hudhejfe, i cili ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. ngrihej natën, i lante dhëmbët me misvak."
246. Ka thënë Affani: Na ka treguar Sahr b. Xhuvejrije, ky nga Nafiu, duke
transmetuar nga Ibën Omeri se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kam ëndërruar se i laja dhëmbët me misvak. Më erdhën dy persona; njëri më i vjetër se tjetri. Unë ia afrova misvakun më të riut. Atë moment më është thënë:
‘Jepja më të vjetrit!’ Edhe unë ashtu veprova, ia dhash më të vjetrit."
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë:
"Tekstin e këtij hadithi e ka shkurtuar Nu’mani, duke transmetuar nga Ibni Mubareku, ai nga Usameja, ky nga Nafiu, e ai nga Ibën Omeri."
247. Na ka treguar Muhammed b. Mukatili, këtij i ka treguar Abdullahu, ky nga
Sufjani, ky nga Mensuri, ky nga Sa’d b. Ubejde, ky nga Bera’ b. Azibi, i cili tregon se
Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë:
"Kur dëshiron të shkosh në shtratin tënd, merr abdest, ashtu sikurse merr për namaz, pastaj bjer në anën (krahun) e djathtë dhe thuaj:
‘Allah! Ty të nënshtrohem dhe çdo punë timen Ty ta besoj. I frikësohem dënimit Tënd dhe Ty të bindem. Strehimi dhe shpëtimi është prej Teje dhe vetëm tek Ti. O Zot, e besoj Librin Tënd të cilin e ke shpallur dhe Pejgamberin të cilin e ke dërguar.’
Nëse vdes atë natë, ke vdekur musliman. Çkado që të flasësh (tjetër), përpiqu që në fund ta mbarosh me fjalët e sipërpërmendura!
Unë, - tha Berai, - e përsërita tekstin para Pejgamberit s.a.v.s. dhe kur arrita te fjalët: "O Zot, besoj në Librin Tënd të cilin e ke shpallur", thashë dhe: "të Dërguarin Tënd (duke e përdorur fjalën - resul)", ai tha: "Jo ashtu, por edhe Pejgamberin (duke e përdorur fjalën –
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (104 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
nebijj) Tënd, të cilin e ke dërguar..."
KREU – 5. Gusli – larja
248. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku, ky nga Hishami,
ky nga babai i vet, ky nga Aisha, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s., e cila ka
treguar:
"Pejgamberi s.a.v.s. sa herë që lahej për ta larguar papastërtinë nga xhunubllëku (polucioni), fillonte dhe i lante duart, pastaj merrte abdest, ashtu siç merrte për namaz. Pastaj, i fuste gishtërinjtë në ujë dhe i përshkonte nëpër rrënjët e flokëve të veta, pastaj derdhte tri grushta ujë nëpër kokë, e në fund derdhte ujë në gjithë trupin."
249. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Sufjani, ky nga A’meshi, ky nga
Salim b. Ebu-l-Xha’di, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi, ky nga Mejmunja,
bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s., e cila ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. merrte abdest para larjes së tërësishme (guslit), ashtu sikurse merrte për namaz, përveç (larjes) së këmbëve. E lante organin e tij gjenital dhe gjithçka që gjente në mes shalëve që duhej të lahej, pastaj lëshonte (derdhte) ujë nëpër trup, e pastaj largohej anash dhe i lante këmbët. Kjo ishte larja e Pejgamberit s.a.v.s. pas xhunubllëkut (polucionit)."
250. Na ka treguar Adem b. Ebu Ijasi, këtij Ibën Ebu Dhi’bi, ky nga Zuhriu, ky nga
Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë nga një enë që quhej "ferek"."
251. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Abdu-s-Samedi, këtij Shu’be, ky
nga Ebu Bekr b. Hafsi, i cili e ka dëgjuar Ebu Selemen, duke thënë:
"Unë dhe vëllai i Aishes kemi hyrë te Aisha. Vëllai i saj e pyeti atë (Aishen) për lërjen e
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (105 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
Pejgamberit s.a.v.s. (pas xhunubllëkut). Atëherë, ajo kërkoi një enë të ngjashme me "sa’"-in, u la dhe derdhi ujë mbi kokën e saj, e në mes nesh dhe asaj kishte perde."
Ebu Abdullahu ka thënë:
"Jezid b. Haruni dhe Xhudiu e kanë transmetuar hadithin e sipërpërmendur nga Shu’be me fjalët: "…sa madhësia e "sa’"-it…"
252. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Jahja b. Ademi, këtij Zuhejri, ky
nga Is-haku, i cili tregon se Ebu Xha’feri ka thënë se ka qenë te Xhabir b. Abdullahu
ai dhe babai i tij, kurse te ai kishin qenë edhe disa njerëz të tjerë të cilët e pyetën për
larjen e tërësishme (guslin):
"Mjaft e ke një "sa’" me ujë’ – u përgjigj Xhabiri.
‘Për mua nuk është mjaft’ – tha një njeri tjetër.
Xhabiri iu përgjigj:
‘Ka qenë e mjaftueshme edhe për atë që ka pasur flokë më të shpeshta dhe ka qenë më i plotë se ti, bile na është bërë imam me një veshje (teshë si fustan)."
253. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Ibnu Ujejne, këtij Amri, ky nga Xhabir b.
Zejdi, ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka dëgjuar se Pejgamberi s.a.v.s. dhe Mejmunja
(bashkëshorte e tij) janë larë nga një enë.
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë:
‘Zejd b. Haruni, Behzi dhe Xhudiu, hadithin e sipërshënuar e kanë transmetuar nga Shu’be:
‘…ena e madhësisë së "sa’"-it…"
254. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Zuhejri, ky nga Ebu Is-haku, ky nga
Sulejman b. Suredi, këtij Xha’fer b. Mut’imi, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka
thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (106 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
"Sa më përket mua, unë mbi kokën time hedhi tri herë ujë, duke e treguar këtë edhe praktikisht me duart e veta."
255. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Gunderi, ky nga Shu’be, ky nga
Mihvel b. Rashidi, ky nga Muhammed b. Aliu, ky nga Xhabir b. Abdullahu, i cili ka
thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. derdhte mbi kokën e tij nga tre grushta (ujë)."
256. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, ky nga Ma’mer b. Jahja b. Sami, këtij Xha’feri, e
këtij Xhabiri, i cili ka thënë:
"Më erdh djali i xhaxhait tënd, - duke menduar në Hasan b. Muhammed b. Hanefijjen, i cili pyeti se si bëhet pastrimi nga xhunubllëku (polucioni)?’
‘Pejgamberi s.a.v.s. merrte tre grushta ujë dhe i derdhte mbi kokë, e pastaj derdhte ujë në tërë trupin e tij,’ – iu përgjigja (tha Xhabiri).
Atëherë, Hasani më tha:
‘Unë jam njeri me flokë të gjata!’
‘Pejgamberi s.a.v.s. kishte flokë më të gjata se ti,’ – i thashë."
257. Na ka treguar Musai, këtij i ka treguar Abdu-l-Vahidi, ky nga A’meshi, ky nga
Salim b. Ebu Xha’di, ky nga Kurejbi, e ky nga Ibën Abbasi, i cili ka thënë se
Mejmunja ka treguar:
"Ia përgatita ujin Pejgamberit s.a.v.s. për t’u larë. Së pari i lau duart dy apo tri herë, pastaj derdhi ujë në dorën e majtë dhe e lau organin e tij gjenital dhe e fërkoi dorën për toke, pastaj e shpërlau gojën dhe hundën, pastaj e lau fytyrën dhe duart deri në bërryla dhe derdhi ujë në tërë trupin. Në fund u largua pak anash dhe i lau këmbët."
258. Na ka treguar Muhammed b. Muthennai, këtij Ebu Asimi, ky nga Hanzale, ky
nga Kasimi, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. deshti të pastrohej (lahej) nga xhunubllëku (polucioni), kërkoi një
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (107 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
enë të njëjtë si kova. E mori atë me dorën e vet dhe filloi të lahet nga gjysma e djathtë e kokës, pastaj nga ana e majtë, e pastaj me dy duart derdhi ujë në kokë."
259. Na ka treguar Omer b. Hafs b. Gijathi, këtij babai i vet, këtij A’meshi, ky nga
Salimi, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Na ka treguar Mejmunja duke thënë:
‘I kam derdhë (shtënë) ujë Pejgamberit s.a.v.s. gjatë larjes (nga xhunubllëku): së pari me dorën e djathtë derdhi ujë në të majtën dhe i lau që të dyja, pastaj e lau organin e tij gjenital, e vuri dorën në tokë dhe e fërkoi në dhe, pastaj e lau. Pastaj, e lau gojën dhe hundën (dhe e nxori ujin prej tyre), pastaj e lau fytyrën, e pastaj derdhi ujë në kokë. Pas kësaj, u largua anash dhe i lau këmbët. Pasi u pastrua, i sollën një leckë (peshkir), por ai me të nuk u fshi’."
260. Na ka treguar Humejdiu, këtij Sufjani, këtij A’meshi, ky nga Salim b. Ebu
Xha’di, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja, e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. është pastruar nga xhunubllëku ashtu që së pari e ka larë organin e tij gjenital me dorë, pastaj dorën e ka fërkuar për muri (ose për toke) dhe e ka larë, pastaj ka marrur abdest, ashtu sikurse ka marrur për namaz, kurse këmbët i lante pasi e lante tërë trupin."
261. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, këtij Eflehu, ky nga Kasimi, e ky nga
Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë nga një enë në të cilën i përzienim duart tona."
262. Na ka treguar Museddedi, këtij Hammadi, ky nga Hishami, ky nga babai i vet,
e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. lahej për shkak të marrëdhënieve seksuale, më së pari e lante dorën e tij."
263. Na ka treguar Ebu-l-Validi, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Ebu Bekr b.
Hafsi, ky nga Urve, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (108 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
"Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë nga një enë, pasi kemi pasur marrëdhënie intime."
Në mënyrë të ngjashme me Shu’ben ka transmetuar edhe Abdu-r-Rahman b. Kasimi, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha r.a.
264. Na ka treguar Ebu-l-Velidi, këtij i ka treguar Shu’be, ky nga Abdullah b.
Abdullah b. Xhebri, i cili ka thënë: E kam dëgjuar Enes b. Malikun duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. dhe një grua nga bashkëshortet e tij, janë larë nga një enë."
Muslim b. Ibrahimi dhe Vehb b. Xheriri, duke transmetuar të njëjtin hadith nga Shu’be, e kanë plotësuar: "…për shkak të marrëdhënies seksuale."
265. Na ka treguar Muhammed b. Mahbubi, këtij i ka treguar Abdu-l-Vahidi, këtij
A’meshi, ky nga Salim b. Ebu Xha’di, ky nga Kurejbi, rob i liruar i Ibën Abbasit, ky
nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja, e cila ka thënë:
"I përgatita ujë Pejgamberit s.a.v.s. për t’u larë me të. Ai së pari derdhi ujë në duart e tij, të cilat i lau dy apo tri herë, pastaj me të dja