Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
pjesa e katert.
270. Na ka treguar Ebu Nu’mani, ky nga Ebu Avane, ky nga Ibrahim b.
Muhammed b. Munteshiri, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"E kam pyetur Aishen dhe ia kam përmendur thënien e Ibën Omerit: ’Nuk dua të jem me ihramin nga i cili vjen era e parfumit.’
Aisha, ndërkaq tha:
‘Unë e kam parfumosur Pejgamberin s.a.v.s. dhe ai i ka vizituar bashkëshortet e veta, e pastaj (pas larjes) e ka veshur ihramin."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (110 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
271. Na ka treguar Ademi, këtij i ka treguar Shu’be, këtij Hakemi, këtij Ibrahimi,
ky nga Esvedi, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Sikur e shoh shkëlqimin e parfumit në flokët e Pejgamberit s.a.v.s. kur ishte i veshur me ihram (kur ishte muhrim)."
272. Na ka treguar Abdani, këtij i ka treguar Abdullahu, këtij Hisham b. Urve, ky
nga babai i vet, kurse ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. lahej për shkak të marrëdhënieve seksuale, së pari i lante duart, pastaj i lante pjesët përkatëse të trupit sikurse për abdest, pastaj lahej dhe i pastronte me dorë flokët në mënyrë që të ishte i sigurtë se edhe lëkurën e ka lagur mirë, pastaj derdhte ujë në kokë tri herë, e pastaj i lante pjesët e tjera të trupit."
273. (Aisha r.a.) ka thënë (edhe këtë):
"Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë nga një enë dhe ujin e kemi marrur së bashku (nga ajo enë)."
274. Na ka treguar Jusuf b. Isai, këtij Fadil b. Musai, këtij A’meshi, këtij Salimi, ky
nga Kurejbi, rob i liruar i Ibën Abbasit, ky nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja, e
cila ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. kishte vënë ujë për vete, për tu larë për shkak të marrëdhënieve seksuale dhe me dorën e djathtë derdhi ujë në dorën e majtë dy ose tri herë, pastaj e lau organin gjenital dhe dorën e fërkoi për dheu apo për muri, dy apo tri herë; e shpërlau gojën dhe hundën (duke e nxjerrur ujin jashtë nga këto); e lau fytyrën dhe duart (deri në bërryla). Pastaj, derdhi ujë nëpër kokë; e lau tërë trupin, pastaj u largua anash dhe i lau këmbët. Unë ia solla, thotë Mejmunja, një leckë (peshkir), por ai nuk deshti ta përdorë dhe filloi të fshihet me dorën e vet."
275. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Uthman b. Omeri, këtij Junusi,
ky nga Zuhriu, ky nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Hurejre r.a., i cili ka thënë:
"U bë ikamet për namaz, xhemati ishte radhitur në safe dhe Pejgamberi s.a.v.s. doli (nga shtëpia e tij). Pasi qëndroi në vendin në të cilin falej zakonisht, i ra ndërmend se kishte qenë xhunub, prandaj na tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (111 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
’Qëndroni në vendet tuaja!’
Pastaj u kthye në shtëpi dhe u pastrua, doli, ndërsa nga koka i pikonte ende ujë, bëri tekbir dhe ne e falëm namazin me të."
Uthman b. Omeri, në senedin tjetër të të njëjtit hadith, transmeton nga Abdu-l-Alai, ky nga Ma’meri, ky nga Zuhriu, por edhe Evzaiu drejtëpërdrejtë nga Zuhriu.
276. Na ka treguar Abdani, këtij Ebu Hamzai, ky ka dëgjuar nga A’meshi, ky nga
Salimi, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi, e ky nga Mejmunja, e cila ka thënë:
"Ia kam përgatitur Pejgamberit s.a.v.s. për t’u larë (për shkak se ishte xhunub) dhe e kam mbuluar me një pëlhurë. Më së pari, Pejgamberi s.a.v.s. ka derdhur ujë në duart e tij dhe i ka larë. Pastaj, me dorën e djathtë ka lëshuar në të majtën, e ka larë organin gjenital, e ka lëshuar dorën në tokë dhe e ka fërkuar për dheu, pastaj e ka larë. Shtiu ujë në gojë dhe në hundë (pastaj e nxorri ujin nga këto), e lau fytyrën dhe duart deri në bërryla. Pas kësaj, derdhi ujë në tërë kokën dhe i lau pjesët e tjera të trupit. Pastaj, shkoi pak anash dhe i lau këmbët. Unë atëherë ia afrova leckën (peshkirin), ndërsa ai nuk e mori atë, por ia nisi ta shkundë (ta heq) ujin nga trupi me dorën e vet."
277. Na ka treguar Hal-lad b. Jahjai, këtij Ibrahim b. Nafiu, ky nga Hasan b.
Muslimi, ky nga Safija, vajza e Shejbes, e kjo nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur ndonjë nga ne kishte marrëdhënie seksuale, merrte ujë me dy duart dhe nga tri herë derdhte në kokë. Pastaj, me njërën dorë merrte për gjysmën e të djathtës dhe me të djathtën merrte për gjysmën e të majtës."
278. Na ka treguar Is-hak b. Nasri, këtij Abdurrezaku, ky nga Ma’meri, ky nga
Hammam b. Munebbihu, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka
thënë:
"Israelitët janë larë lakuriq, duke e shikuar njëri-tjetrin, kurse Musai është larë gjithnjë vetëm. Ata bisedonin në mes veti: ‘Për Zotin, Musai i largohet larjes me ne, vetëm për arsye se është i dëkuar (ka të meta fizike).’
Një ditë Musai kishte shkuar të lahet, kurse teshat i kishte lënë mbi një gur, i cili u zhduk
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (112 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
bashkë me teshat e tij. Atëherë ka dalur duke folur:
‘O gur, teshat e mia, teshat e mia!’
Në këtë gjendje e panë Musain israelitët dhe thanë:
’Për Zotin, Musai nuk ka diçka të mangët.’
Më pastaj i rrëmbeu teshat e tij dhe filloi t’i përplasë për guri."
279. Ebu Hurejre ka thënë edhe: "Musai, për Zotin, duke i përplasur ato (teshat) për
guri, ka marrë 6 apo 7 plagë nga ai gurë.’
Ebu Hurejre transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s. edhe këtë:
"Kur Ejjubi në një rast është larë lakuriq, te ai ka rënë një karkalec i artë. Ejjubi është kërrusur ta hedhë atë te teshat e veta, mirëpo Zoti i tij i thirri:
‘O Ejjub, a nuk të kam dhënë pasuri më të madhe se ai, të cilin ti tash po e sheh?’
‘Po, gjithsesi, për Lartmadhërinë Tënde. Unë pa dëshirën Tënde nuk mund të jem i pasur.’ – u përgjigj Ejjubi."
Këtë hadith e ka transmetuar Ibrahim b. Tahmani, ky nga Musa b. Ukbe, ky nga Safvani, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.a. i cili ka thënë:
"Derisa Ejjubi lahej lakuriq..."
280. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, duke transmetuar nga Maliku, ky nga
Ebu Nadri, rob i liruar i Omer b. Ubejdullahut, se Ebu Murre, rob i liruar i Ummu
Hanisë, vajzë e Ebu Talibit, e ka njoftuar këtë Ummu Hanija, duke thënë:
"Në vitin e çlirimit të Mekkes, kam shkuar te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e kam gjetur duke u larë, kurse Fatimja e mbuloi.
’Kush është?’ – pyeti.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (113 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
‘Unë, Ummu Hani.’ – u përgjigja.
281. Na ka treguar Abdani, këtij i ka treguar Abdullahu, këtij Sufjani, ky nga
A’meshi, ky nga Salim b. Ebu Xha’di, ky nga Kurejbi, ky nga Ibën Abbasi, e ky nga
Mejmunja, e cila ka thënë:
"E kam mbuluar Pejgamberin s.a.v.s. kur pastrohej nga xhunubllëku. Së pari i lau duart, pastaj me dorën e djathtë derdhi ujë në dorën e majtë, e lau organin gjenital dhe gjithçka që gjeti ndërmjet shalëve, e pastaj dorën e tij (të majtë) e fërkoi për muri ose për dheu; mori abdest sikur në namaz sikur për namaz, përveç larjes së këmbëve; pastaj i lau pjesët tjera të trupit, u tërhoq anash dhe i lau këmbët."
(Në senedin tjetër të hadithit) lidhur me çështjen e të mbuluarit, Sufjanin e ndjek Ebu Avane dhe Ibën Fudajli.
282. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij ia ka transmetuar Maliku, ky nga
Hisham b. Urve, ky nga babai i vet, ky nga Zejnebe b. Ebu Seleme, kjo nga Ummu
Selemja, nëna e besimtarëve, e cila ka thënë:
"Te Pejgamberi s.a.v.s. erdhi Ummu Sulejmi, bashkëshorte e Ebu Talhait dhe e pyeti:
’O Resulullah, Allahu nuk turpërohet nga paraqitja e së vërtetës, prandaj të pyes se a është e detyruar gruaja të lahet kur derdhet në ëndërr?’
’Po, kur sheh lëng.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
283. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Jahjai, këtij Humejdi, këtij Bekri, këtij
Ebu Rafiu, ky nga Ebu Hurejre, i cili ka thënë se më ka takuar Pejgamberi s.a.v.s. në
një rrugë të Medines, e unë duke qenë xhunub, u fsheha nga ai, - tha Ebu Hurejre. Pastaj
shkova, u pastrova dhe u ktheva. Pejgamberi s.a.v.s. më pyeti:
‘Ku ishe, o Ebu Hurejre?’
‘Isha xhunub dhe duke qenë i papastër, nuk e ndjeva veten të disponuar të të shoqëroj,’ – u përgjigja, tha Ebu Hurejra.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (114 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
‘Subhanallah! Muslimani në thelb nuk është i papastër.’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
284. Na ka treguar Abdu-l-A’la b. Hammadi, këtij Jezid b. Zurej’, këtij Sa’idi, ky nga Katade, se Enes b. Maliku u ka treguar atyre se Pejgamberi s.a.v.s. një natë i ka vizituar bashkëshortet e veta, e atëherë i kishte nëntë.
285. Na ka treguar Ajjashi, këtij i ka treguar Abdu-l-A’lai, këtij Humejdi, ky nga Bekri, ky nga Ebu Rafiu, e ky nga Ebu Hurejre, i cili ka thënë:
"Më ka takuar Pejgamberi s.a.v.s. si xhunub, më kapi për dore, e unë kam ecur me të derisa u ul, (pasi u ul) u tërhoqa, shkova në shtëpinë time, u pastrova dhe përsëri u ktheva. Ai akoma rrinte ulur.
’Ku ishe, Ebu Hurejre?’ – më pyeti.
Unë ia tregova rastin tim, e ai më tha:
‘Subhanallah! O Ebu Hirr, besimtari (muslimani) në esencë nuk është i papastër’."
286. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, duke transmetuar nga Hishami dhe Shejbani, ky
nga Jahjai, ky nga Ebu Seleme, i cili ka thënë:
"E kam pyetur Aishen:
’A ka rënë me fjetë Pejgamberi s.a.v.s. duke qenë xhunub?’
’Po, por ka marrur abdest,’ – u përgjigj."
287. Na ka treguar Kutejbe, këtij Lejthi, ky nga Nafiu, ky nga Ibën Omeri, se Omer
b. Hattabi e kishte pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"A mund të flejë xhunub ndonjë nga ne?’
‘Po, kur të merr abdest si xhunub, atëherë le të flejë.’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
288. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ubejdullah b. Ebu
Xha’feri, ky nga Muhammed b. Abdu-r-Rahmani, ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (115 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
cila ka thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. donte të flente si xhunub, e lante organin e tij gjenital dhe merrte abdest, ashtu sikurse merrte për namaz."
289. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Xhuvejriu, ky nga Nafiu, ky nga
Abdullahu, i cili ka thënë:
"Omeri ka kërkuar nga Pejgamberi s.a.v.s. shpjegim se a mundet që ndonjëri nga ne të bie xhunub të flejë?’
‘Po, pasi të merr abdest,’ – i është përgjigjur Pejgamberi s.a.v.s.
290. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Abdullah b. Dinari, ky
nga Abdullah b. Omeri, ky nga Omer b. Hattabi, i cili i ka treguar Pejgamberit s.a.v.
s. se ka polucion (është derdhur) gjatë natës.
Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë atij:
"Merr abdest, pastroje organin dhe fli!"
291. Na ka treguar Muadh b. Fedale, këtij Hishami dhe sipas senedit tjetër: na ka
treguar Ebu Nu’ajmi, duke transmetuar nga Hishami, ky nga Katade, ky nga
Hasani, ky nga Ebu Rafiu, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka
thënë:
"Kur (mashkulli) vendoset në mes të katër pjesëve (duarve dhe këmbëve) të gruas dhe përpiqet rreth saj (e vie deri tek puthitja e organit gjenital), e ka për detyrë të lahet."
Të njëjtin hadith e transmeton Amr b. Merzuku, ky nga Hishami, ky nga Shu’be; edhe Musa b. Ismaili thotë:
"Neve na ka treguar Ebani, këtij Katade, duke thënë se për të njëjtin rast e ka njoftuar Hasani."
292. Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij Abdu-l-Varithi, ky nga Husejni, ky nga
Jahjai, ky nga Ebu Seleme, ky nga Ata b. Jesari, ky nga Zejd b. Halid Xhuhejniu, i
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (116 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
cili e ka pyetur Uthman b. Affanin:
"Çka mendon kur njeriu ka marrëdhënie seksuale me gruan dhe nuk ejakulon?’
Uthmani në këtë u përgjigj:
‘Të merr abdest sikurse merr për namaz dhe ta lajë organin gjenital. Kështu e kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.’.
Për këtë çështje e kam pyetur edhe Ali b. Ebu Talibin, Zubejr b. Avvamin, Talha b. Ubejdullahun dhe Ubejj b. Ka’bin r.a. Edhe këta kështu kanë urdhëruar."
Jahjai ka thënë: më ka njoftuar Ebu Selemja, ky nga Urve b. Zubejri se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë të njëjtën gjë.
293. Na ka treguar Museddedi, këtij ia ka transmetuar Jahjai, ky nga Hisham b.
Urve, i cili ka thënë:
"Më ka njoftuar babai im, këtë e ka njoftuar, Ubejj b. Ka’bi, i cili e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
’O Resulullah, kur njeriu ka marrëdhënie seksuale me gruan, e nuk ejakulon, çka të bëjë?’
’Ta lajë atë pjesë (të organit) me të cilin e ka prekur bashkëshorten, pastaj të merr abdest dhe të falet,’ – ishte përgjigjur."
Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë:
"Të larët (e tërësishëm) është më i sigurtë. Ky është hadithi i fundit (i kësaj kaptine) të cilin e kemi dhënë vetëm për të treguar mendimet e ndryshme të sahabëve."
KREU – 6.
Hajzi – Menstruacioni
294. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Abdu-r-
Rahman b. Kasimi, këtij Kasimi, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (117 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
"Kemi dalë me qëllim që të bëjmë vetëm haxhxhin. Kur arritëm në Serif, mua më erdhën menstruacionet. Pejgamberi s.a.v.s. hyri te unë, e unë qaja.
’Çka ke, a të kanë ardhur menstruacionet?’ – më pyeti.
‘Po,’ – i thashë.
Pejgamberi s.a.v.s., atëherë tha:
‘Kjo është diçka që Allahu i Madhëruar ua ka përshkruar (dhënë) bijave të Ademit, prandaj bëje atë që e bën çdo haxhi, vetëm mos shko rreth e përqark Kabes (mos bën tavaf)!’
Pejgamberi s.a.v.s. ka prerë lopën si kurban për bashkëshorteve të veta, tha Aisha."
295. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga
babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Unë ia kam krehur flokët Pejgamberit s.a.v.s., duke qenë me menstruacione."
296. Na ka treguar Ibrahim b. Musai, këtij Hisham b. Jusufi, ky nga Ibën
Xhurejxhi, ky nga Hishami, ky nga Urve, të cilin e kanë pyetur:
"A mund të më shërbejë gruaja me menstruacione, respektivisht a mund të më afrohet, duke qenë ajo xhunub?’
Urve është përgjigjur:
‘Kjo është për mua e lehtë. Personat e këtillë mund të na shërbejnë edhe këtu dhe, për këtë nuk ka anjë të keqe. Aisha më ka treguar se, duke qenë me menstruacione, ia ka krehur flokët Pejgamberit s.a.v.s. kur ai ka qenë në i’tikaf në xhaminë e tij. Ai ia ka afruar kokën asaj, kur ka qenë në dhomën e saj, e ajo ndonëse ka qenë me menstruacione, e ka krehur’."
297. Na ka treguar Ebu Nu’ajm el-Fadl b. Dukejni, i cili e ka dëgjuar Zuhejrin,
duke transmetuar nga Mensur b. Safija, të cilit i ka treguar nëna e tij, se Aisha ka
thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (118 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
"Pejgamberi s.a.v.s. mbështetej në gjoksin tim dhe lexonte Kur’an, ndonëse unë isha me menstruacione."
298. Na ka treguar Mekijj b. Ibrahimi, këtij Hishami, ky nga Jahja b. Ebu Kethiri,
ky nga Ebu Selemja, ky nga Zejnebja, vajzë e Ummu Selemes, kjo nga Ummu
Selemja (nëna e vet), e cila ka thënë:
"Rrija shtrirë pranë Pejgamberit s.a.v.s. Unë kisha veshur fustanin e qëndisur me gurë të çmueshëm. Më erdhën menstruacionet dhe pa e bërë të madhe, u tërhoqa anash dhe e vesha fustanin për menstruacione.
’A ke gjakderdhje – menstruacione,’ – pyeti.
‘Po’ – i thashë.
Pastaj më thirri dhe rashë me të, duke u mbuluar me mbulojën prej kadifeje."
299. Na ka treguar Kabise, këtij Sufjani, këtij Mensuri, ky nga Esvedi, e ky nga
Aisha, e cila ka thënë:
"Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë së bashku nga një enë dhe kemi qenë të dy xhunub (të papastër)."
300. "Ai më urdhëroi, prandaj u mbulova me teshën e poshtme dhe, pastaj, ndonëse unë isha me menstruacione, ai filloi të më prekë."
301. "E, kur ishte në i’tikaf, ma ka afruar kokën, ndërsa unë ia kam larë, ndonëse isha me menstruacione."
302. Na ka treguar Ismail b. Halili, këtij Ali b. Mus-hiri, këtij Ebu Is-hak Shejbaniu, ky nga Abdu-r-Rahman b. Esvedi, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Kur ndonjëra nga ne ishte me menstruacione, e Pejgamberi s.a.v.s. dëshironte të bie në kontakt me të, e ka urdhëruar atë që në valën e gjakderdhjes (menstruacioneve) të mbulohet, e atëherë do ta prekte. Mirëpo, cili prej jush është në gjendje ta mbizotërojë epshin e tij, siç e ka mbizotëruar Pejgamberi s.a.v.s.?’ – tha Aisha."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (119 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
303. Na ka treguar Ebu Nu’mani, këtij Abdu-l-Vahidi, këtij Shejbaniu, ky nga
Abdullah b. Sheddadi, i cili thotë se e ka dëgjuar Mejmunen duke thënë:
"Kur Pejgamberi s.a.v.s. donte të ledhatohej me ndonjërën nga bashkëshortet e veta, po të ishte ajo me menstruacione, e urdhëronte të mbulohej me pjesën e poshtme të veshjes së saj."
Hadithin e sipërshënuar e ka transmetuar edhe Sufjani nga Shejbaniu.
304. Na ka treguar Se’id b. Ebu Mejremi, këtij i ka treguar Muhammed b. Xha’feri,
këtij Zejdi, ky është Ebu Eslemi, ky nga Ijad b. Abdullahu, ky nga Ebu Se’id el-
Hudriu, i cili ka thënë:
"Dual Pejgamberi s.a.v.s. në vendin ku zakonisht e falte namazin në Ditën e Kurban-Bajramit, apo Fitër-Bajramit. Kaloi pranë disa grave të cilat i pyeti:
‘O ju gra, a keni dhënë sadaka? Më ka rënë të vërej se shumica nga ju janë në xhehennem.’
‘Përse, O Resulullah?’ – pyetën ato.
Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Shpesh mallkoni dhe ndaj bashkëshortëve tuaj nuk jeni mirënjohëse. Unë nuk kam parë asnjë më mendjelehtë dhe me besim më të mangët, e që ia merr mendjen edhe njeriut më të vendosur.’
‘Çka mungon në besimin tonë dhe në mendjen tonë, o Resulullah?’ – pyetën ato.
‘A nuk është dëshmia e gruas sa gjysma e dëshmisë së burrit?’ – u përgjigj (Pejgamberi s. a.v.s.).
‘Po’ – thanë ato.
‘Pra, ajo rrjedh nga mangësia e mendjes suaj,’ – tha.
‘E, a nuk është gruaja me menstruacione ajo që nuk falet dhe nuk agjëron?’ – tha
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (120 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
(Pejgamberi s.a.v.s.).
‘Po,’ – thanë.
‘Kjo është pra, mangësia e besimit.’ – tha."
305. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij Abdu-l-Aziz b. Ebu Seleme, ky nga Abdu-r-
Rahman b. Kasimi, ky nga Kasim b. Muhammedi, ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Kemi dalur me Pejgamberin s.a.v.s. të bëjmë haxhin. Kur arritëm në Seif, mua më erdhën menstruacionet. Pejgamberi s.a.v.s. hyri te unë dhe më gjeti duke qarë.
’Pse po qan?’ – më pyeti.
‘Për Zotin, do të dëshiroja të mos jem në haxh këtë vit,’ – i thashë.
‘Ndoshta ke gjakderdhje sikur pas lindjes (duke menduar në menstruacione)?’ – më pyeti dhe vazhdoi të thotë:
‘Ai është diçka që Allahu i Madhëruar ua ka përshkruar (dhënë) bijave të Ademit. Vepro ashtu siç veprojnë haxhinjtë tjerë, vetëm mos bëj tavaf rreth Kabes, derisa të pastrohesh’!"
306. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hisham b. Urve, ky nga
babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Fatime b. Ebu Hubejshi e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
‘O Resulullah, nuk mund të pastrohem! A ta lë namazin?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
‘Ai është vetëm gjak i (plasjes së) kapilarëve, e nuk janë menstruacione. Kur të të paraqiten ty menstruacionet, lëre namazin, e kur të kalojë afati i tyre, pastroje gjakun (laju) dhe falu’!"
307. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, ky nga Hishami, ky nga Fatime
b. Mundhiri, kjo nga Esma b. Ebu Bekri, e cila ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (121 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
"Një grua e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s. me këto fjalë:
‘Çka mendon, o Resulullah, kur në teshat e ndonjërës nga ne bie gjaku i menstruacioneve, si të veprojë?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
‘Kur teshat tuaja stërpiken nga gjaku i menstruacioneve, le të pastrohen duke i fërkuar derisa të evitohet njolla, pastaj le të lahen me ujë dhe me to të falet namazi’!"
308. Na ka treguar Asbegu, këtij Ibën Vehbi, këtij Amr b. Harithi, ky nga Abdu-r-
Rahman b. Kasimi, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Kur ndonjë nga ne ka menstruacione, ajo para së gjithash e pastron gjakun duke e fërkuar teshën e saj, e lan atë pjesë, i lan edhe pjesët tjera që janë me gjak dhe me të mund të falë namazin."
309. Na ka treguar Is-haku, këtij Halid b. Abdullahu, ky nga Halidi, ky nga Ikrime,
e ky nga Aisha, e cila tregon se kur Pejgamberi s.a.v.s. shkonte të qëndrojë në i’tikaf, e
merrte me vete një nga bashkëshortet e veta, ndonëse ishte me gjakderdhje të çrregulluara.
Ajo e hetonte gjakderdhjen e çrregulluar dhe për këtë shkak, nganjëherë vënte një tas (si
legen) nën të.
(Ikrime) thotë se, në të vërtetë, Aisha ka parë lëng të verdhë, por ka treguar se gjoja e ka pasur një (bashkëshorte) tjetër."
310. Na ka treguar Kutejbe, këtij Jezid b. Zurej’u, ky nga Halidi, ky nga Ikrime, e
ky nga Aisha, e cila ka treguar:
"Së bashku me Pejgamberin s.a.v.s. ka qëndruar në i’tikaf edhe një nga bashkëshortet e tij, e cila, ndonëse ka pasur gjak dhe lëng të verdhë (të gjakderdhjes së jashtëzakonshme), e nën të legenin, ka falur namazin."
311. Na ka treguar Museddedi, këtij Mu’temiri, ky nga Halidi, ky nga Ikrime, ky
nga Aisha, e cila ka thënë se disa nga nënat e besimtarëve (mendon në bashkëshortet e
Pejgamberit s.a.v.s.) kanë qëndruar në i’tikaf edhe me gjakderdhje të jashtëzakonshme.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (122 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
312. Na ka treguar Ebu Nu’ajmi, këtij i ka treguar Ibrahim b. Nafiu, ky nga Ibën
Ebu Nexhihu, ky nga Muxhahidi, e ky nga Aisha, e cila ka thënë:
"Çdonjëra nga ne ka pasur vetëm nga një teshë, të cilën e veshte edhe gjatë kohës së menstruacioneve dhe, nëse në atë teshë binte çfarëdo lloj gjaku, e lagte me pështymën e saj dhe e fërkonte me thonjtë e vet."
313. Na ka treguar Abdullah b. Abdu-l-Vehhabi, këtij Hammad b. Zejdi, ky nga
Ejjubi, ky nga Hafsa, ndërsa Ebu Abdullahu ka thënë: ose Hisham b. Hassani nga
Hafsa, kjo nga Ummu Atija, e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s., e cila është shprehur me
këto fjalë:
"Për ne ishte e ndaluar të vajtonim të vdekurin më tepër se tri ditë, përveç burrit, të cilin e vajtojmë katër muaj e dhjetë ditë. (Në kohën e pikëllimit) të mos pispillosemi, të mos parfumosemi dhe të mos veshim tesha të ngjyrosura, përveç asb-it (lloj pëlhure nga Jemeni). Kur ndonjëra nga ne lahej për shkak të menstruacioneve, ishte e lejueshme për ne të paktën të parfumosemi me një lloj parfumi të quajtur Kusti-azfar. Përcjellja e xhenazes për ne ishte e ndaluar."
Hadithin e sipërpërmendur e ka transmetuar edhe Hisham b. Hasani, ky nga Hafsa, kjo nga Ummu Atija, e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s.
314. Na ka treguar Jahjai, këtij Ibni Ujejne, këtij Mensur b. Safija, ky nga nëna e
vet, kjo nga Aisha, e cila tregon se një grua e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për larjen
nga menstruacionet. Prandaj, ai i tregoi se si duhet të pastrohet, duke i thënë:
"Merre një leckë të bërë me parfum dhe pastrohu mirë me të!’
‘Si të pastrohem me të?’ – pyeti ajo.
‘Pastrohu me të,’ – i tha.
‘E si?’ – tha përsëri ajo.
’Subhanallah!’ – bërtiti ai, - ’fërkohu me të!’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (123 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Atëherë e tërhoqa nga vetja dhe i thashë (thotë Aisha). ‘Çoje nëpër gjurmën e gjakut (duke e fërkuar)’!"
315. Na ka treguar Muslimi, këtij i ka treguar Vuhejbi, këtij Mensuri, ky nga nëna e
vet, e kjo nga Aisha, se një grua ensare e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"Sitë lahem pas menstruacioneve?’
’Merre një pëlhurë të bërë me parfum dhe pastrohu,’ – duke i thënë tri herë.
Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u turpërua, prandaj u kthye anash, e unë – tha Aisha, e tëhhoqa kah vetja dhe ia shpjegova atë që dëshironte (t’ia shpjegojë) Pejgamberi s.a.v.s."
316. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij i ka treguar Ibrahimi, ky nga Ibni Shihabi,
ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka treguar:
"E kam veshur ihramin me Pejgamberin s.a.v.s. në Haxhxhin Lamtumirës (Haxhxhetu-l-Veda). Kam pasur ndërmend ta bëj haxhxhin dhe kam qenë njëra nga ato që e kanë shfrytëzuar Umren dhe që nuk kanë përgatitur (siguruar) kurban.
(Aisha) ka menduar se i ka menstruacionet dhe nuk është pastruar derisa hyri nata e Arafatit. Tha:
’O Resulullah, kjo është nata e Arafatit, e unë e kam bërë vetëm umren?’
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
’(Që të pastrohesh) shpërndaji flokët nëpër kokën tënde, krihu dhe përmbaju (hiq dorë) nga umreja!’
Unë e bëra këtë dhe kur e kreva haxhxhin, e urdhëroi Abdu-r-Rahmanin në prag të natës së hasbetit-guralecave (në el-Muhassab – vend në mes Mekkes dhe Mines, ku hidhen gurët), e më mundësoi të hyj në umre nga Ten’imi, në vend të umres sime të mëparshme të cilën e kisha filluar."
317. Na ka treguar Ubejd b. Ismaili, këtij ia ka transmetuar Ebu Usame, ky nga
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (124 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
Hishami, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Kur e pamë hënën e re të muajit dhu-l-hixhxhe, dolëm me Pejgamberin s.a.v.s. (për të bërë haxhxhin), e ai tha:
’Kush dëshiron të paraqitet për të bërë umren, le të vendosë për të, sepse unë, po të mos e kisha gjetur kurbanin, do të kisha vendosur ta bëj umren.’
Atëherë, disa nga shokët e Pejgamberit s.a.v.s. vendosën për umren, e disa për haxhxhin. Unë isha nga ata që u paraqitën për umren. Dita e Arafatit më gjeti me menstruacione, prandaj iu ankova Pejgamberit s.a.v.s., e ai më tha:
’Lëre umren, derdhi flokët nëpër kokë, krihu dhe vendos (përcaktohu) për haxhxh!’
Ashtu edhe kam vepruar. E, kur ishte nata e hasbetit – gurëve (në el-Mahassab – vend në mes të Mekkes dhe Mines), e dërgoi me mua vëllain tim, Abdu-r-Rahmanin. Kam dalur me të tek Ten’imi dhe atje, përsëri u përcaktova për umre, - në vend të umres sime të mëparshme."
Hishami ka thënë: "Në raste të këtilla, nuk duhet prerë as kurban, as agjërim, e bile asfarë sadake."
318. Na ka treguar Museddedi, këtij i ka treguar Hammadi, ky nga Ubejdullah b.
Ebu Bekr, ky nga Enes b. Maliku, e ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Allahu i Madhëruar çdo mitre ia ka besuar një melek, i cili thotë:
‘O Zot, ky është embrioni i farës së njeriut;’ – pastaj: ‘O Zot, ky është gjaku i ngjizur;’ – pastaj: ‘O Zot, kjo është pjesa e mishit;’ e kur dëshiron t’ia jep formën e tij përfundimtare, meleku e pyet: ‘A është mashkull apo femër; i pafatshëm apo me fat; si është risku dhe fati i tij i jetës?’
E gjithë kjo i shkruhet, përderisa është në barkun e nënës."
319. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Ukajli, ky nga Ibni Shihabi,
ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (125 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
"Kemi dalur me Pejgamberin s.a.v.s. në vitin e Haxhxhit Lamtumirës. Disa kishin ndërmend të bëjnë umren, e disa haxhxhin. Kur erdhëm në Mekke, Pejgamberi s.a.v.s. tha:
’Kush e ka veshur ihramin për umren dhe nuk ka gjetur (nuk ka siguruar) kurban, le ta heqë atë, e kush e ka veshur ihramin me qëllim që ta bëjë umren dhe ka gjetur (siguruar) kurban, le të mos e zhveshë atë derisa ta ther kurbanin. Megjithatë, kush ka menduar ta bëjë haxhxhin, le ta bëjë atë të plotë!’
Mua, - thotë Aisha, - gjatë udhëtimit më erdhën menstruacionet dhe kam qenë me menstruacione deri në ditën e Arafatit. Prandaj kam menduar ta bëj vetëm umren. Mirëpo, Pejgamberi s.a.v.s. më urdhëroi t’i derdh flokët nëpër kokë, të krihem dhe të vendos për ta bërë haxhxhin, e ta lë umren. Kështu veprova dhe e bëra haxhxhin. Pastaj, ai (Pejgamberi s.a.v.s.) e dërgoi me mua Abdu-r-Rahman b. Ebu Bekrin dhe më urdhëroi ta filloj umren nga Ten’imi, në vend të umres së mëparshme."
320. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Sufjani, këtij Hishami, ky nga
babai i vet, e ky nga Aisha, e cila tregon se Fatime b. Ebu Hubejshi ka pasur
gjakderdhje të jashtëzakonshme, prandaj e pyeti Pejgamberin s.a.v.s.:
"Ai është gjaku i arterieve, e jo i menstruacioneve. Kur të të paraqiten ty menstruacionet, lëre faljen e namazit, e kur të ndërpriten, lahu (pastrohu) dhe falu!" – iu përgjigj Pejgamberi s.a.v.s.
321. Na ka treguar Musa b. Ismaili dhe tha se i ka treguar Hemmami, këtij Katade,
këtij Muadhi, i cili tregon se një grua e ka pyetur Aishen r.a.:
"A t’i plotësojmë namazet e lëshuar kur të pastrohemi?’
‘A je ti harurije (degë e harixhive)?’ – e ka pyetur (Aisha).
’Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. kemi pasur menstruacione dhe ai për këtë nuk na ka urdhëruar,’ – ose Aisha ka thënë, thotë transmetuesi: "...edhe ne atë nuk e kemi bërë."
322. Na ka treguar Sa’d b. Hafsi, këtij Shejbani, këtë e ka njoftuar Jahjai, ky nga
Ebu Seleme, ky nga Zejnebe b. Ebu Seleme, e cila tregon se Ummu Selemja i ka
thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (126 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
"Më kanë ardhur menstruacionet. Kam qenë e veshur me fustanin prej kadifeje dhe isha pranë Pejgamberit s.a.v.s. U tërhoqa disi dhe shkova e u vesha me tesha që janë të përshtatshme për menstruacione. Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. më pyeti:
’A të kanë ardhur menstruacionet?’
‘Po,’ – i thashë.
Atëherë, duke qenë edhe me fustanin prej kadifeje më thirri dhe më mori pranë vetes."
Më ka treguar Ummu Selemja, thotë Zejnebja, se Pejgamberi s.a.v.s. i është afruar asaj (e ka ledhatuar) edhe duke qenë si agjërues.
Pastaj, ka thënë edhe: "Unë dhe Pejgamberi s.a.v.s. jemi larë për shkak të xhunubllëkut, nga një enë."
323. Na ka treguar Muadh b. Fadale, këtij Hishami, ky nga Jahjai, ky nga Ebu
Selemja, ky nga Zejnebe b. Ebu Seleme, e kjo nga Ummu Selemja, e cila ka thënë:
"Derisa rrija shtrirë pranë Pejgamberit s.a.v.s. dhe e veshur me fustan prej kadifeje, më erdhën menstruacionet. Pa u hetuar, u tërhoqa dhe i mora teshat që i kisha për menstruacione.
‘A të erdhën menstruacionet?’ – më pyeti Pejgamberi s.a.v.s.
‘Po,’ – iu përgjigja.
Ai, pastaj më thirri pranë vetes. Rashë me të duke qenë e veshur me fustanin prej kadifeje."
324. Na ka treguar Muhammedi, e ky është Ibni Selami, këtij Abdu-l-Vehhabi, ky
nga Ejjubi, ky nga Hafsa, e cila ka thënë:
"Ua kemi ndaluar vajzave tona të dalin në festën e Bajrameve. Pastaj erdh një grua e cila qëndroi tek shtëpia e Benu Halefit. Kjo na tregoi për motrën e vet. Burri i motrës së saj kishte marr pjesë në dymbëdhjetë lufta së bashku me Pejgamberin s.a.v.s., kurse motra ime në gjashtë. E cila ka treguar:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (127 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
’I kemi shëruar të plagosurit, e nganjëherë, agonte duke qëndruar mbi të sëmurët.’
Edhe motra ime e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
’A është e penguar të dalë ndonjëherë nga ne, nëse nuk e ka të veshur gëzofin e femrave (xhilbabin – këmishë e gjerë dhe e gjatë)?’
’Le të vishet shoqja e saj me gëzofin (xhilbabin), le të merr pjesë në veprat e mira dhe le t’i përgjigjet thirrjes së muslimanëve.’ – u përgjigj.
Kur erdhi Ummu Atija, e pyeta:
’A e ke dëgjuar ti Pejgamberin s.a.v.s.?’
’Po, për nder të babait, - tha Ummu Atija, e ajo gjinjë betohej në babain, kur përmendej emri i Pejgamberit s.a.v.s. Kam dëgjuar kur ka thënë:
’Do të dalin vajzat e moshuara dhe ato të tërhequra, përkatësisht vajzat e moshuara e të tërhequra (të rezervuara). Le të marrin pjesë në punët e dobishme dhe në festën e muslimanëve edhe gratë me menstruacione, vetëm se gratë me menstruacione do të largohen nga vendet ku falet namazi.’
’A vërtetë edhe gratë me menstruacione?’ – e pyeta, thotë Hafsa.
‘A nuk ka qenë e tillë në Arafat, pastaj në Muzdelife dhe në lutjet (për shi)!?’ – tha (Ummu Atija)."
325. Na ka treguar Ahmed b. Ebu Rexhai, këtij i ka treguar Ebu Usame, këtij Hisham b. Urve, këtij babai i vet, ky nga Aisha, e cila ka thënë se Fatime b. Ebu Hubejshi e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.:
"Kam menstruacione të jashtëzakonshme (të çrregulluara) dhe kurrsesi nuk mund të pastrohem. A ta lë namazin?’
‘Jo, ajo është gjakderdhje e arterieve’ – tha ai – ‘ti lëre namazin aq ditë (brenda muajit) sa të kanë zgjatur zakonisht menstruacionet e mëparshme, e atëherë, lahu dhe fale namazin’!"
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (128 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
326. Na ka treguar Kutejbe b. Se’idi, këtij i ka treguar Ismaili, këtij Ejjubi, ky nga
Muhammedi, e ky nga Ummu Atija, e cila ka thënë:
"Lëngun e zverdhur dhe lëngun e bardhë nuk i kemi numëruar në asgjë."
327. Na ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij i ka treguar Ma’ni, këtij ia ka
transmetuar Ibni Ebu Dhi’bi, ky nga Ibni Shihabi, ky nga Urve, ky nga Amreja, e
kjo nga Aisha, bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s., e cila tregon se Ummu Habibja ka
pasur gjakderdhje të çrregulluara shtatë vjet. Për këtë arsye e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.
Pejgamberi s.a.v.s. i ka rekomanduar që të lahet, e pastaj i ka thënë:
"Ai është gjak i kapilarëve."
Për këtë arsye, ajo është larë për çdo kohë të namazit.
(Praktika e Ummu Habibes është anuluar me thëniet plotësuese të mëvonshme të Muhammedit a.s., sipas të cilave gratë e tilla kanë marrur vetëm abdest për çdo kohë të namazit).
328. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij ia ka transmetuar Maliku, ky nga
Abdullah b. Ebu Bekr b. Muhammed b. Amr b. Hazmi, ky nga babai i vet, ky nga
Amr b. Abdu-r-Rahmani, ky nga Aisha, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s., e cila i
ka thënë Pejgamberit s.a.v.s.:
"O Resulullah, Safije b. Hujejit i kanë ardhur menstruacionet. Ndoshta ajo do të na
vonojë?’
‘A nuk ka qarkulluar me ju rreth Kabes?’ – e pyeti Pejgamberi s.a.v.s.
‘Po’ – u përgjigjën ato.
‘Atëherë dil!’ – tha ai.
329. Na ka treguar Mual-la b. Esedi, këtij Vuhejbi, këtij Abdullah b. Tavusi, ky nga
babai i vet, e ky nga Ibni Abbasi, i cili ka thënë:
"Gruas së cilës i kanë ardhur menstruacionet, i është bërë e lejueshme të udhëtojë (të shkojë nëse e ka bërë tavafin)."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (129 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
330. Ibni Omeri në rastin e parë ka thënë:
"Ajo të mos udhëtojë (të mos shkojë), e pastaj e kam dëgjuar duke thënë: ’le të shkojë’, sepse këtë ua ka lejuar Pejgamberi s.a.v.s."
331. Na ka treguar Ahmed b. Junusi, këtij Zuhriu, këtij Hisham b. Urve, ky nga
Aisha, e kjo nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Kur të të fillojnë ty menstruacionet, lëre namazin, e kur të të ndërpriten, lahu, pastrohu dhe fale namazin."
332. Na ka treguar Ahmed b. Ebu Surejxhi, këtij Shebabe, këtij Shu’be, ky nga
Husejn el-Mual-limi, ky nga Ibni Burejde, ky nga Sumre b. Xhundubi, i cili ka
treguar se një grua ka vdekur për shkak të barkut (gjakderdhjes në lindje).
Pejgamberi s.a.v.s. e fali namazin e xhenazes së saj, duke qëndruar në drejtim të mesit të trupit të saj.
333. Na ka treguar el-Hasan b. Mudriku, këtij Jahja b. Hammadi, këtij Ebu Avane,
emri i të cilit është el-Veddah, nga libri i tij ka thënë: Na ka treguar Sulejman
Shejbaniu, këtij Abdullah b. Sheddadi, duke thënë:
"E kam dëgjuar tezen time Mejmunen, bashkëshorte e Pejgamberit s.a.v.s. se ajo, duke qenë me menstruacione, nuk e ka falur namazin, por megjithatë, ka qëndruar afër vendit ku Pejgamberi s.a.v.s. ka bërë sexhde.
’Ai e ka filluar namazin në shallin e tij dhe, kur ra në sexhde, më ka prekur një pjesë e teshës së tij,’ – tha Mejmunja."
KREU – 7.
Tejemmumi
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (130 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
334. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku, këtij Abdu-r-Rahman b.
Kasimi, ky nga babai i vet, ky nga Aisha, bashkëshortja e Pejgamberit s.a.v.s., e cila
ka thënë:
"Kam qenë me Pejgamberin s.a.v.s. në njërën nga ekspeditat e tij. Derisa ishim në Bejda ose në Dhatu-l-Xhejsh, më ishte këputur gjerdani (qaforja). Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit dhe shkoi ta kërkojë atë. Me të shkuan edhe ca të tjerë. Meqë nuk kishim marrur ujë me vete, njerëzit erdhën dhe u ankuan te Ebu Bekr es-Siddiku, duke i thënë:
‘Ja, shih çka bën Aisha! E ngriti Pejgamberin s.a.v.s., por edhe njerëzit e tjerë, e këtu nuk ka ujë, e as që kanë marrur me vete.’
Dhe, derisa Pejgamberi s.a.v.s. ende e mbante kokën në kofshën time dhe flente, erdh Ebu Bekri dhe tha:
’E ke ndaluar (penguar) Pejgamberin s.a.v.s. dhe njerëzit tjerë, e këtu nuk ka ujë, e as që kanë marrur me vete.’
Ebu Bekri më qortoi, duke thënë gjithçka që Allahu deshti të më thotë dhe filloi, - thotë Aisha, - të më shtyjë me dorën e tij për krahu që, vetëm pozita e Pejgamberit s.a.v.s. në kofshën time, më pengoi të mos lëviz nga vendi.
Agoi dita dhe Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit. Meqë nuk kishte ujë, Allahu xh.sh. shpalli ajetin për tejemmumin dhe ata morën tejemmum. Usejd b. Hujdari atëherë tha:
‘Oj familja e Ebu Bekrit, tejemmumi nuk është dhurata e parë e juaja!’
Më vonë, - tha Aisha, - e ngritëm devën me të cilën unë udhëtoja dhe, nën të e gjetëm gjerdanin tim."
335. Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij Hushejmi, e sipas senedit tjetër: më
ka treguar Se’id b. Nadri, këtij Hushejmi, këtij Sejjari, ky nga Jezid b. Suhejb el-
Fakiri, këtij Xhabir b. Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Më janë dhënë mua pesë dhurata të cilat nuk i janë dhënë askujt para meje: fuqia për ta frikësuar armikun nga një distancë të një ecjeje njëmujore; gjithë toka më është bërë vend për të bërë lutje (mesxhid) dhe pastrim, prandaj, cilindo nga ithtarët e mi që e zë ndonjë
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (131 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
namaz, le ta falë namazin aty (në tokë të pastër); më është bërë e lejueshme (hallall) pasuria e luftës, që nuk ka qenë e lejueshme për asnjë para meje; më është dhuruar mbrojtja (shefaati) në Ditën e Gjykimit; çdo pejgamber ka qenë i dërguar vetëm për popullin e vet, kurse unë për gjithë njerëzimin."
336. Na ka treguar Zekerija b. Jahjai, këtij Abdullah b. Numejri, këtij Hisham b.
Urve, ky nga babai i vet, e ky nga Aisha, e cila tregon se ia ka marrë hua gjerdanin
Esmasë dhe ia ka humbur. Prandaj, Pejgamberi s.a.v.s. e dërgoi një njeri që ta kërkojë dhe
e gjeti. Atëherë, erdhi edhe kohae faljes së namazit. Meqë nuk kishin ujë, u falën pa
abdest. Më pastaj, iu ankuan për këtë Pejgamberit s.a.v.s., prandaj Allahu i Madhëruar
shpalli ajetin për tejemmum.
Më vonë Usjed b. Hudajri i ka thënë Aishes:
"Allahu të ka shpërblyer me mirësi! Për Zotin, Allahu asnjëherë nuk të ka dhënë ndonjë gjë të pakëndëshme (të papëlqyeshme), e që në këtë nuk të ka dhënë edhe ty edhe muslimanëve ndonjë të mirë."
337. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky nga Xha’fer b. Rebi’a, ky nga
A’rexhi, i cili tregon se e ka dëgjuar Umejrin, robin e liruar të Ibni Abbasit, duke
thënë:
"Jemi nisur me Abdullah b. Jesarin, rob i liruar i Mejmunes, bashkëshortes së Pejgamberit s.a.v.s. dhe kemi hyrë te Ebu Xhuhejm b. Harith b. Simme Ensariu. Pastaj, Ebu Xhuhejmi tregon:
‘Pejgamberi s.a.v.s. ka shkuar në drejtim të Bi’ri Xhemelit dhe në udhëtim e sipër, atë (Pejgamberin s.a.v.s.) e ka takuar një njeri dhe e ka përshëndetur (i ka dhënë selam). Pejgamberi s.a.v.s. nuk ia ktheu selamin menjëherë, por u kthye në drejtim të një muri, i fërkoi duart (për muri) dhe e fshiu fytyrën dhe duart (u dha mes-h), e pastaj ia ktheu selamin’."
338. Na ka treguar Ademi, këtij Shu’be, këtij Hakemi, ky nga Dherri, ky nga Se’id
b. Abdu-r-Rahman b. Ebzai, e ky nga babai i vet, i cili ka thënë:
"Erdhi një njeri te Omer b. Hattabi dhe tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (132 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
’Unë jam bërë xhunub dhe nuk kam gjetur ujë (për t’u larë)!’
Atëherë Ammar b. Jasiri i tha Omer b. Hattabit:
‘A nuk të kujtohet kur ne, unë dhe ti, kemi qenë në një ekspeditë ushtarake, e ti nuk e fale namazin, ndërsa unë jam fërkuar për toke dhe e fala namazin. Më vonë, këtë ia kam thënë Pejgamberit s.a.v.s., e ai më tha:
‘Ka qenë e mjaftueshme (të veprosh) vetëm kështu: i lëshoi Pejgamberi s.a.v.s. shuplakat për dheu, fryu në to dhe pastaj, me to e fërkoi fytyrën dhe duart e tij’."
339. Na ka treguar Haxhxhaxhi, këtij Shu’be, këtij Hakemi, ky nga Dherri, ky nga
Se’id b. Abdu-r-Rahman b. Ebzai, ky nga babai i vet, këtij i ka treguar Ammari, se
Shu’beja i ka lëshuar duart në tokë, pastaj i ka afruar ato tek goja, e pastaj me duar e ka
fshirë fytyrën dhe duart (deri në bërryla).
Nadri ka thënë se e ka njoftuar këtë Shu’be, këtij Hakemi, këtë Dherri, ky nga Ibni Abdu-r-Rahman b. Ebzaiu. Hakemi, ndërkaq, ka treguar se e ka dëgjuar drejtëpërdrejtë nga Ibni Abdu-r-Rahmani, ky nga babai i vet, i cili ka thënë se Ammari i ka treguar këtij.
340. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Shu’be, ky nga Hakemi, ky nga Dherri,
ky nga Ibni Abdu-r-Rahman b. Ebzai, ky nga babai i vet, i cili ka qenë i pranishëm te
Omeri, kur Ammari i ka thënë (Omerit):
"Kemi qenë në të njëjtën njësi dhe jemi bërë xhunub…’ dhe i tha edhe ‘…ka fryrë në to (shuplaka)’."
341. Na ka treguar Muhammed b. Kethiri, këtij Shu’be, këtij Hakemi, ky nga
Dherri, ky nga Ibni Abdu-r-Rahman b. Ebzai, e ky nga Abdu-r-Rahmani, i cili i ka
thënë Omerit:
"Jam fërkuar (jam shkrryrë) në tokë, e pastaj kam shkuar te Pejgamberi s.a.v.s. (pasi i kam treguar se si kam vepruar) Ai më tha:
‘Ka qenë e mjaftueshme të fërkohet vetëm fytyra dhe duart (deri në bërryla)’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (133 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
342. Na ka treguar Muslimi, duke transmetuar nga Shu’be, ky nga Hakemi, ky nga
Dherri, ky nga Ibni Abdu-r-Rahmani, ky nga Abdu-r-Rahmani, i cili ka thënë:
"Kam qenë i pranishëm te Omeri, kur Ammari i tha (Omerit) duke i sjellur si shembull hadithin e sipërshënuar."
343. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Gunderi, këtë e ka njoftuar
Shu’be, ky nga Hakemi, ky nga Dherri, ky nga Ibni Abdu-r-Rahman b. Ebzai, ky
nga babai i vet, i cili tregon se Ammari ka thënë:
"Dhe pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. i lëshoi duart për toke dhe e fërkoi fytyrën dhe duart e veta."
344. Na ka treguar Museddedi, këtij Jahja b. Se’idi, këtij Avfi, këtij Ebu Rexhai, ky
nga Imrani, i cili ka thënë:
"Kam qenë me Pejgamberin s.a.v.s. në një ekspeditë ushtarake. (Në kthim e sipër) kemi udhëtuar natën dhe kah fundi i natës ramë për të fjetur. Kemi ëndërruar, e nuk ka pasur ëndërr më të këmdëshme se ajo, sepse nuk ka mundur të na zgjojë asgjë, përveç diellit të fortë. I pari që u ngrit ishte filani, pastaj filani, pastaj filani. Ebu Rexhai të gjithë këta i numëroi me emra, por Avfi, (thotë transmetuesi), i kishte harruar. I katërti që u ngrit ishte Omer b. Hattabi. Ndërkaq, Pejgamberi s.a.v.s. flente. Atë nuk e zgjonim derisa zgjohej vetë, sepse nuk e dinim se çka i paraqitej atij gjatë të fjeturit – thonin sahabët.
Pasi që Omeri u zgjua dhe i pa njerëzit se çka po bëjnë, e ka qenë njeri i fuqishëm, bëri tekbir dhe këtë e bëri me zë të lartë dhe të fortë. E bëri me zë të lartë, saqë Pejgamberi s.a. v.s. u zgjua nga zëri i tij. Kur u zgjua, ata u ankuan te ai për atë që u kishte ngjarë.
‘Nuk ka dëm, respektivisht, nuk prish punë,’ – tha Pejgamberi s.a.v.s. – ‘Nisuni!’
U nis, udhëtoi, por jo shumë, e pastaj u ul dhe kërkoi ujë për të marrur abdest. Pasi mori abdest dhe u bë ikamet për namaz, ai me njerëzit e tjerë që ishin të pranishëm, e fali namazin. Pasi e fali namazin, u kthye prapa dhe, kur e vërejti një njeri i cili nuk u fal me të, iu drejtua:
‘Çka të pengoi ty të mos falesh me ne?’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (134 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
‘Jam bërë xhunub (në ëndërr), e ujë nuk ka,’ – iu përgjigj.
‘Shërbehu me sipërfaqen e pastër të tokës, ajo është e mjaftueshme,’ – i tha (Pejgamberi s. a.v.s.).
Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. vazhdoi të udhëtojë, por njerëzit u ankuan nga etja. Ai u ul, e thirri filanin, emrin e të cilit Ebu Rexhai e ka përmendur, por Avfi e kishte harruar (thotë transmetuesi). E thirri edhe Aliun dhe u tha:
‘Shkoni dhe hulumtoni për ujë!’
Ata shkuan dhe u ndeshën në një grua e cila në dy barakaliqe, respektivisht në
dy calikë që i
kishte në deve, kishte ujë.
‘Ku është uji?’ – e pyetën (këta të dy).
‘Dje, pikërisht në këtë kohë, unë i kam mbushur me ujë, ndërsa shokët tanë mbetën pas.’ – u tha ajo.
Kur i thanë ata: ‘Shko nisu!’, ajo i pyeti: ‘E ku?!’
‘Te Pejgamberi s.a.v.s.,’ – i thanë.
‘A te ai që i thonë sabejas (i Sabejit)?’ – pyeti ajo.
‘Mu ai është, për të cilin ti mendon.’ – i thanë.
Atëherë ajo u nis dhe kështu e sollën te Pejgamberi s.a.v.s. Ia treguan rastin Pejgamberit dhe kërkuan nga ajo, - thotë transmetuesi, - që të zbresë nga devja.
Pejgamberi s.a.v.s. kërkoi një enë dhe e vendosi në vendin e hapur të calikut, respektivisht aty ku caliku e derdh ujin; i shtrëngoi vendet e tjera të hapura, e lëshoi pipin e calikut dhe e thirri popullin me zë të lartë:
‘Mbushni dhe pini!’
Piu dhe u ngop kush deshi. I fundit, të cilit i është dhënë ena me ujë, ishte ai i cili qe bërë
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (135 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
xhunub. Edhe këtij i tha Pejgamberi s.a.v.s.: ‘Shko dhe laju!’
Gruaja qëndroi dhe pa se çka u bë me ujin e saj:
‘Për Zotin, gjithë ujin e nxorrën nga caliku!’ – sikur tha në vete.
Neve na u duk se tash ishin të mbushura më shumë se sa që ishin më parë. Pejgamberi s.a. v.s. tha:
‘Mblidhni për të gjithçka!’
Atëherë, për të ata mbledhën hurma, miell, bile edhe kaçamak; ia mbështjellën në pëlhurë dhe ia ngarkuan në deve, përpara saj. Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. i tha:
‘Ta dish, ne nuk e pakësuam aspak ujin tënd, por Allahu është Ai i Cili na ngopi me ujë.’
Ajo pastaj, shkoi te familja e vet, e meqë u vonua, e pyetën:
’Oj grua, pse u vonove aq shumë?’
’Gjë e çuditshme,’ – u përgjigj ajo – ’Më takuan dy persona dhe më dërguan te ai, për të cilin flitet se është sabejas, i cili e bëri këtë dhe këtë. Për Zotin, ai, ose është fallxhori më i madh në mes të këtij dhe këtij,’ – duke treguar me dy gishtat e vet, me gishtin tregues dhe të mesmin, duke i ngritur ata kah qielli dhe duke pasur për qëllim me këtë qiellin dhe tokën, - ’ose është me të vërtetë Pejgamber i Allahut.’
Më vonë muslimanët u ndeshën në idhujtarët, por jo në lagjen nga e cila ishte ajo. Një ditë ajo i tha popullit të vet:
‘Ajo që unë mendoj, është se këta njerëz u kanë lënë juve të qetë me qëllim, prandaj, a doni ta pranoni Islamin?’
Ata e dëgjuan dhe e pranuan Islamin."
345. Na ka treguar Bishr b. Halidi, këtij Muhammed Gunderi, ky nga Shu’be, ky nga Sulejmani, ky nga Ebu Vaili, i cili tregon se Ebu Musai e ka pyetur Abdullah b. Mes’udin:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (136 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
"Kur (xhunubi) nuk gjen ujë, a nuk do të falë namazin?’, e ai u përgjigj:
’Po t’ua lejoja atyre këtë, do ta shfrytëzonte ndonjëri prej tyre edhe po të hetonte sado pak të ftohtë.’
Kështu e ka transmetuar Ebu Musai, duke pasur për qëllim me këtë që xhunubi mund të merr tejemmum dhe ta falë namazin.
Ebu Musai ka thënë:
’E kam pyetur Abdullahun, e prej nga fjala e Ammarit të cilën ia ka drejtuar Omerit?’
’Unë nuk kam vërejtur se Omeri ka qenë i kënaqur me fjalën e Ammarit (e jo që nuk e ka lejuar tejemmumin).’ – u përgjigj Abdullahu."
346. Na ka treguar Omer b. Hafsi, ky nga babai i vet, ky nga A’meshi, ky nga Shekik b. Seleme, i cili ka treguar:
"Kam qenë te Abdullahu dhe te Ebu Musai. Atij i tha Ebu Musai:
‘Çka mendon o Ebu Abdu-r-Rahman, kur njeriu bëhet xhunub dhe nuk gjen ujë për t’u larë, çfarë të bëjë?’
‘Nuk do të falë namazin derisa të gjejë ujë (dhe me të të lahet),’ – u përgjigj Abdullahu.
‘E si të shpjegohet thënia e Ammarit, të cilit Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë: "Të mjafton (të fërkosh vetëm fytyrën dhe duart)",’ – kishte vërejtur Ebu Musai.
‘A nuk e kuptove që Omeri nuk ishte i kënaqur me këtë!?’ – tha Abdullahu.
‘Ta lëmë tash thënien e Ammarit!’ – tha Ebu Musai – ‘por si vepron ti me ajetin e Kur’anit që flet për tejemmumin?’
Abdullahu nuk diti si të përgjigjet dhe tha:
‘Po t’ua lejonim atyre këtë, ndonjëri prej tyre, sado pak që të ishte ftohtë, do të merrte tejemmum, e do ta lente ujin.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (137 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih´ul´Buhari - Pjesa e Parë
Unë (thotë A’meshi) i kam thënë Shekikut:
‘Abdullahu e ka përbuzur (tejemmumin), vetëm për shkak se mund të keqpërdoret!?’
‘Po’ – u përgjigj ai."
347. Na ka treguar Muhammedi, këtij Ebu Muaviu, ky nga A’meshi, ky nga Shekiku, i cili ka thënë:
"Kemi ndenjur me Abdullahun dhe me Ebu Musa Eshariun. Ebu Musai tha:
‘Nëse një njeri bëhet xhunub dhe nuk gjen ujë gjatë një muaji, a të merr tejemmum dhe të falë namazin dhe, si do të veproni me ajetin në suren Maideh?’
"…dhe nuk gjeni ujë, atëherë merrni Tejemum me dhe të pastër…" (El Maideh: 6).
Abdullahu u përgjigj:
‘Po t’u lejohet kjo, ndoshta do të marrin tejemmum edhe kur uji do të jetë sado pak i ftohtë.’
‘Ju po e përbuzni tejemmumin vetëm nëse xhunubi e shrytëzon për këtë qëllim?’ – i thashë.
‘Po’ – u përgjigj ai.
Pastaj, Ebu Musai pyeti:
‘A nuk e ke dëgjuar thënien e Ammarit që ia drejtoi Omerit: ‘Pejgamberi më ka dërguar për një punë e unë u bëra xhunub (për shkak të ejakulimit), e ujë nuk kam mundur të gjej, prandaj jam fërkuar për toke, ashtu sikurse shkrryhet kafsha. Këtë ia tregova Pejgamberit s. a.v.s., e ai më tha:
‘Mjafton të veprosh kështu’ – dhe i lëshoi pëllëmbët (shuplakat) e duarve në tokë një herë, i shkundi dhe me dorën e majtë e fërkoi të prapmen e dorës së djathtë (deri në bërryl), respektivisht, të prapmen e të majtës me të djathtën, e pastaj me këto e fërkoi fytyrën e vet.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (138 of 139)23.12.2003 12:20:40

Sahih'ul'Buhari - Pjesa e Parë
Abdullahu e qortoi (e kundërshtoi):
’A nuk ke vërejtur se Omeri nuk ishte i kënaqur me thënien e Ammarit?’
Ja’la shtoi, duke transmetuar nga A’meshi, e ky nga Shekiku:
"Kam qenë me Abdullahun dhe me Ebu Musain. Ebu Musai ka thënë:
‘A nuk i ke dëgjuar fjalët e Ammarit, drejtuar Omerit:
‘Pejgamberi s.a.v.s. na dërgoi mua dhe ty (për një punë). Unë u bëra xhunub dhe u fërkova (u shtriva) në sipërfaqen e tokës. Pastaj erdhëm te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e njoftuam (për këtë rast), e ai tha:
‘Ishte e mjaftueshme vetëm kaq,’ – dhe i lëshoi shuplakat në tokë, e fërkoi (i dha mes-h) fytyrën dhe duart (deri në bërryla) nga një herë."
348. Na ka treguar Abdani, këtij Abdullahu, këtij Avfi, ky nga Ebu Rexhai, ky nga Imran b. Husejn el-Huzaiu, i cili tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e vërejti një njeri që nuk e fali namazin me të tjerët, prandaj e pyeti:
"Përse nuk u fale me të tjerët?’
Ai u përgjigj:
‘Jam bërë xhunub, e ujë nuk ka.’
Pejgamberi s.a.v.s. i tha:
‘Të mjafton ta shfrytëzosh sipërfaqen e tokës (për pastrim)’."


file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_1.htm (139 of 139)23.12.2003 12:20:40
fund ky material eshte huazuar nga www.kurandhesunet.net