Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
pjesa e para
Sahih ' ul 'Buhari
8
Shqip Me Emrin e Allahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit
KREU – 60. Pejgamberët
3326. Nga Abdullah b. Muhammedi, e ky nga Abdurrezaku duke e transmetuar nga Ma’meri, ai nga Hammami, e ky nga Ebu Hurejreja r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Allahu e krijoi Ademin dhe gjatësia e tij ishte gjashtëdhjetë arshin, e pastaj i tha: - ‘Shko dhe jepu selam atyre melekëve dhe dëgjo se si do të përshëndesin. Përshëndetja e tyre do të jetë përshëndetja yte dhe e pasardhësve tu.’ Ai u tha: - ’Es-selamu alejkum’, kurse ato u përgjigjën: ’Es-selamu alejke ue rahmetull-llah’, dhe kështu shtuan ‘eu rahmetull-llahi’. Secili që do të hyjë në Xhennet, do të hyjë në formën e Ademit, edhe pse njerëzit gjer më tash, pak nga pak janë pakësuar (zvogëluar)."

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3327. Nga Kutejbe b. Seidi, ky nga Xheriri, ky nga Umareja, ky nga Ebu Zur’a, ky
nga Ebu Hurejreja r.a. i cili thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Grupi i parë që do të hyjë në Xhennet, do të kenë formën e Hënës së natës së Bedrit, grupi që do të hyjë pas tyre, do të kenë shkëlqimin e yllit më të shndëritshëm në qiell. Ata nuk do të kryejnë as nevojën e vogël e as nevojën e madhen, nuk do të pështyjnë, as nuk do të kenë qyra. Krahët e tyre do të jenë prej ari, djersa e tyre do të ketë erë misku, mangajtë nga llojet e drunjëve eterik, gratë do të jenë hyritë. Do të kenë formëne një njeriu, formën e babait të tyre Ademit, të lartë do të jenë gjashtëdhjetë arshin."
3328. Nga Museddedi, e ky nga Jahja i cili transmeton nga Hisham b. Urve, ky nga
babai i tij, ky prej Zejnebes, bijës së Ebu Selemes, kjo nga Ummi Selemeja, se Ummi
Sulejmi ka thënë:
"O i Dërguari i Allahut, Allahu nuk turpërohet nga e vërteta. Nëse gruaja në ëndërr ejakulon, a është e detyruar të lahet?’
‘Po, nëse sheh lagështirë’ – tha ai. Ummi Selemeja duke buzëqeshur tha: ‘A mundet gruaja në ëndërr të ejakulojë’?
‘Ndryshe, fëmija si do t’i ngjante asaj?’- u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s."
3329. Tregon Muhammed b. Selami, këtij i ka treguar El-Fezari nga Humejdi, ky
nga Enesi r.a. i cili ka thënë:
"Abdullah b. Selami kish kuptuar për ardhjen e Pejgamberit s.a.v.s. në Medine. Erdhi tek Pejgamberi dhe i tha:
‘Do të pyes për tri gjëra të cilat nuk i di askush tjetër përveç Pejgamberit. – Cila është parashenja e parë e Ditës së Kijametit, cili është ushqimi i parë që do të hanë xhennetlinjtë dhe në bazë të çkafit fëmija do t’i përngjajë të atit e në bazë të çkafit dajallarëve?’
‘Xhibrili pak para më tregoi’- tha Pejgamberi s.a.v.s.
‘Ky është meleku i cili është armik i hebrenjëve’- tha Abdullahu.
‘Parashenjë e parë e Ditës së Kijametit’ – tha Pejgamberi s.a.v.s. – ‘do të jetë zjarri prej

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
të cilit njerëzit do të ikin nga lindja në perëndim. Ushqimi i parë i xhennetlinjëve do të jetë mëlqia e zezë e balenës. Ndërsa, kur mashkulli ka marrëdhënie seksuale me gruan, nëse sperma e tij e tejkalon spermën e gruas, fëmija do t’i ngjajë atij, e nëse në aktin seksual, sperma e gruas e tejkalon atë të burrit, atëherë fëmija do t’i ngjajë asaj.’
‘Dëshmoj se ti je i Dërguar i Allahut’- tha ai dhe vazhdoi: - ‘O i Dërguari i Allahut, hebrenjtë janë popull që shpifin. Nëse kuptojnë se unë e kam pranuar Islamin para se t’i pyetni për mua, do të shpifin diç kundër meje.
Më vonë erdhën hebrenjtë, ndërsa Abdullahu hyri në shtëpi, kurse Pejgamberi s.a.v.s. i pyeti:
‘Si e njihni ju Abdullah b. Selamin?’
’Ai është njeriu më i ditur mes nesh; është njeriu më i mirë në mesin tonë’- thanë ata. I Dërguari i Allahut pastaj tha:
‘Sikur Abdullahu ta pranojë Islamin, çfarë do të thoshit!?
‘E ruajtë Allahu nga ajo’- thanë ata. Atëherë Abdullahu doli nga shtëpia dhe tha:
‘Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi është i Dërguar i Allahut!’
‘Ai është njeriu më i keq në mesin tonë’- thanë ata dhe e sulmuan Abdullahun."
3330. Tregon Bishër b. Muhammedi, këtij i ka treguar Abdullahu, këtij Ma’meri
nga Hemmami, këtij Ebu Hurejreja r.a. i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë:
"Sikur të mos ekzistonin israelitët, nuk do të prishej mishi dhe sikur të mos ishte Hava, gratë kurrë nuk do t’i kishin gënjyer burrat." (Ky mashtrim nuk ka të bëjë me tradhëtinë bashkëshortore, por me përkushtimet shpirtërore dhe morale).
3331. Nga Ebu Kurejbi dhe Musa b. Hizami e këta nga Husejn b. Aliu prej Zaidit,
ky transmeton prej Mejsere El-Eshxhaiut, ky nga Ebu Hazimi, ky nga Ebu
Hurejreja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
"Silluni mirë me gratë, sepse gruaja është e krijuar prej bririt, ndërsa briri më i shtrembët është në pjesën e epërme. Nëse mundohesh ta drejtosh, do ta thesh, nëse e le të tillë, do të mbetet i shtrembëruar, andaj pranoni rekomandimin tim për gratë."
3332. Nga Omer b. Hafsi, ky nga babai i tij, këtij A’meshi, këtij Zejd b. Vehabi se
Abdullahu ka thënë: "I Dërguari i Allahut, s.a.v.s. na ka treguar, e Pejgamberi fol të
vërtetën dhe i besojmë:
"Secili prej jush në mitrën e nënës qëndron katërdhjetë ditë në formë të pikës së spermës, pastaj po aq ditë qëndron në formë të kuagullimit, pastaj po aq ditë do të krijohet në formë të një cope të mishit. Pastaj Allahu ia çon melekun i cili i thotë katër fjalë: i shkruan veprimet e tij, kohëzgjatjen e jetës së tij, rizkun dhe se a do të jetë fatlum apo fatkeq në këtë botë. Në fund në të e frymëzon shpirtin. Ndërkaq, njeriu është i lirë të kryejë veprimet e xhehenemlinjëve, ashtu që në mes tij dhe xhehenemlinjëve largësia të jetë vetëm një arshin, por nëse libri ia kalon dhe ai kryen veprimet e xhennetlinjëve ashtu që në mes tij dhe Xhennetit ka largësi vetëm një arshin. Nëse libri e kalon dhe ai kryen veprime të xhehenemlinjëve, do të hyjë në Xhehenem."
3333. Tregon Ebu En-Nu’mani, këtij Hammad b. Zejdi, ky nga Ubejdullah b. Ebu
Bekre b. Enesi, ky nga Enes b. Maliku r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Allahu çdo mitreje ia ka besuar një melek, i cili lajmëron: ’Zoti im, kjo është sperma e farës së njeriut, tash ka marrë formën e kuagulluar, O Zot, tash është bërë një copë mishi’. Kur të vijë koha që t’i jep formën e plotë, do të pyesë: ’O Zoti im! Ta krijoj mashkull apo femër? O Zoti im, ta krijoj fatlum apo fatkeq, çfarë rizku të ketë dhe sa kohë të jetojë’? Tërë kjo i shkruhet derisa ai është në mitrën e nënës."
3334. Tregon Kajs b. Hafsi nga Halid b. El-Harithi, ky nga Shu’beja i cili
transmeton nga Ebu Imran El-Xhevniu, ky nga Enesi, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Xhehenemlinjve, të cilët ndëshkimin do ta kenë më të lehtë, Allahu do t’u thotë: ’Sikur të kishe atë çka ka bota, a do ta paguajshe veten me të?’ Ai do të përgjigjet: ’Po!’ Atëherë Allahu do të thotë: ‘Gjersa ti ishe në kurrizin e Ademit, Unë kërkova më pak se kjo; të mos Më përshkruash tjetër kend Mua, ti këtë e refuzove dhe e pranove politeizmin.’"
3335. Nga Omer b. Hafs b. Gijathi, ky nga babai i tij, ky nga El-A’meshi, të cilit ia

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
ka transmetuar Abdullah b. Murre, këtij Mesruku, këtij Abdullahu r.a. i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Askush nuk do të vritet me të padrejtë e për të të mos ketë pjesën e gjakut të birit të Ademit, sepse ai është i pari që vrasjen e bëri traditë."
3336. Thotë (Buhariu) se ia ka transmetuar Lejthi prej Jahja b. Seidit, ky nga
Amrete, ky nga Aishah r.a., e cila thotë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. se ka
thënë:
"Shpirtërat janë sikur ushtria e rekrutuar. Ata që njihen mes veti do të afrohen, ndërsa ata që nuk njihen do të shpërndahen."
Jahja b. Ejubi ka thënë se për këtë i ka treguar edhe Jahja b. Seidi. (Këtë hadith Muslimi në Sahihun e tij e transmeton me zingjirin e plotë të transmetuesve. Në hadith mes tjerash thuhet: "Shpirtërat janë krijuar bashkërisht, pastaj janë shpërndarë nëpër trupat e tyre. Ai i cili e ka gjetur çiftin e vet, është kënaqur me të, kush nuk e ka gjetur, është larguar.")
3337. Nga Abdani, e ky nga Abdullahu, ky nga Junusi, ky nga Zuhriu, se Salimi ka
thënë se Ibn Omeri r.a. ka thënë:
"I Dërguari i Allahut, s.a.v.s. gjendej në mesin e xhematit, u çua dhe e falënderoi Allahun, më pastaj përmendi Dexhallin dhe tha: ‘Unë po ua tërhek vërejtjen ndaj tij! Të gjithë pejgamberët e parë popujve të vet ua kanë tërhequr vërejtjen nga Dexhalli. Edhe Nuhi popullit të vet ia tërhoqi vërejtjen, ndërsa unë, përsa i përket atij, do t’ju them atë që asnjë pejgamber nuk ia ka thënë popullit të vet: dijeni se ai është qorr, e Allahu nuk është qorr’."
3338. Tregon Ebu Nuajmi nga Shejbani i cili transmeton nga Jahja, ky nga Ebu
Seleme i cili ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a. se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. i cili
ka thënë:
"Doni t’ju them diç për Dexhallin e që asnjë pejgamber i mëparshëm popullit të vet për këtë nuk i ka thënë? Ai është qorr. Do t’ju sjell diç të ngjashme me Xhennetin dhe Xhehenemin. Kur do t’ju flasë për Xhennetin, dijeni se ka për qëllim Xhehenemin. Po ua tërhjek vërejtjen sikur që ia tërhoqi vërejtjen Nuhi popullit të vet."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (5 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
3339. Nga Musa b. Ismaili, ky nga Abdulvahid b. Zijadi, ky nga A’meshi, ky nga
Ebu Salihu, ky nga Ebu Seidi, i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Do të vijnë Nuhi me popullin e tij dhe Allahu xh.sh. do t’i thotë:
‘A e dorëzove (Shpalljen)?’
‘Po, Zoti im’- do të përgjigjet ai. Atëherë Allahu do të pyesë popullin:
‘A ua ka dorëzuar?’
‘Jo’- do të thonë ata,- ‘neve nuk na ka ardhur asnjë pejgamber!’
‘Kush do të dëshmojë?’- do t’i thotë Ai Nuhit.
‘Muhammedi a.s. dhe ithtarët e tij’- do të përgjigjet ai, dhe ne me të vërtetë do të dëshmojmë se ai e ka dorëzuar (Shpalljen)."
3340. Tregon Is’hak b. Nasër, këtij Muhammed b. Ubejdi, këtij Ebu Hajani duke
transmetuar nga Ebu Zur’a, ky nga Ebu Hurejreja r.a., i cili ka thënë:
"Ishim me Pejgamberin s.a.v.s. në një zijafet. Ia dhanë këmbën e parë, sepse atij kjo pjesë e mishit shumë i pëlqente dhe tha:
‘Në Ditën e Kijametit, unë do të jem i pari i njerëzisë, a e dini pse? Allahu do t’i tubojë të parët dhe të fundit në një vend. Do t’i sheh vetëm ai që sheh dhe do të dëgjojë thirrjen vetëm ai që dëgjon. Dielli do t’u afrohet shumë afër dhe disa do të thonë:
‘A nuk shihni se ku jeni dhe çka ju ka gjetur? A nuk përpiqeni të gjeni ndokënd që do t’ju ndihmojë te Zoti juaj?’
‘Babai juaj’ – do të thotë dikush. Do të shkojnë te ai dhe do t’i thonë:
’O Adem, ti je babi i tërë njerëzisë. Allahu të krijojë Vetë, të frymëzoi me një pjesë të
shpirtit të Tij, udhëroi melekët e ata të ranë në sexhde, të bëri që të banosh në Xhennet. A
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (6 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
nuk do të na ndihmosh te Zoti yt, a nuk na sheh se ku jemi dhe çka na ka gjetur!?’
’Zoti im është hidhëruar aq shumë, sa që asnjëherë nuk është hidhëruar deri në këtë shkallë. Më ndaloi të ha nga pema, e unë e theva urdhërin. Mjaft kam hallet e mia! Shkoni te dikush tjetër, shkoni te Nuhi’ – do të thotë ai.
Do të vijnë tek Nuhi dhe do t’i thonë:
‘O Nuh, ti je pejgamberi i parë në tokë. Allahu të emërtoi rob falënderues. A nuk na she
se ku jemi dhe çfarë hallesh kemi? A nuk do të na ndihmosh te Zoti yt?’
‘Zoti im sot është aq i hidhëruar sa që asnjëherë nuk është hidhëruar e asnjëherë nuk
do të hidhërohet’ – do të thotë ai. ‘Mjaft kam hallet dhe dertet e mia. Shkoni te Pejgamberi s.a.v.s.’
Ata do të vijnë tek unë, do të bie në sexhde nën Arsh, me ç’rast do të thuhet:
’O Muhammed, ngrite kokën dhe ndërhyj, ndërhyrja yte është e pranuar, kërko se do të jepet çka të duash’!"
Muhammed b. Ubejdi thotë: "Pjesën tjetër të hadithit nuk e kam mbajtur mend." (Ky hadith është më i gjatë, siç shihet në transmetimet tjera. Nuhi a.s. njerëzit do t’i udhëzojë te Ibrahimi a.s., ai te Musai a.s., i cili do t’i udhëzojë te Isa a.s.; ky do t’i udhëzojë te Muhammedi a.s. Përndryshe, në këtë hadith bëhet fjalë për shefa’atin e veçantë në krahasim me shefa’atet tjera që do të jepen në Botën tjetër).
3341. Tregon Nasër b. Ali b. Nasër, këtij i ka treguar Ebu Ahmedi nga Sufjani, ky prej Ebu Is’hakut, ky prej Esved b. Jezidit, ky nga Abdullahu r.a. se Pejgamberi s.a. v.s. ka lexuar:
"Fe hel min muddekir", siç lexohet zakonisht. (këto fjalë gjenden në ajetin: "Dhe vërtet që Ne e kemi bërë këtë si tregues; atëherë a ka ndonjë që të përkujtojë (e të marrë këshillë)? (El Kamer: 15). Ky ajet bën pjesë në grupin e ajeteve ku flitet për Nuhin a.s. dhe shkatërrimin e popullit të tij.).
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (7 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
3342. Tregon Ahmed b. Salihu, këtij Anbese, këtij Junusi i cili transmeton nga Ibën Shihabi, se Enesi ka thënë: "Ebu Dherri r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Derisa akoma isha në Mekke, u hap tavani i shtëpisë sime. Më erdh Xhibrili, më hapi gjoksin, pastaj e lau me ujë të Zemzemit. Solli një enë të artë të mbushur me urtësi dhe besim, i futi në gjoksin tim dhe e mbylli. Më mori për dore dhe u ngritëm në qiell. Kur arriti te qielli i botës, Xhibrili rojtarit të qiellit i tha:
‘Hape!’
‘Kush është?’ – pyeti (rojtari).
‘Xhibrili’ – u përgjigj ai.
‘A është dikush tjetër me ty?’ – pyeti ai.
‘Me mua është Muhammedi’ – tha (Xhibrili).
‘A i është dërguar pejgamberllëku?’ – pyeti ai.
‘Po, hape’ – tha (Xhibrili).
Kur kaluam qiellin (më të afërt), aty pamë një njeri që në anën e djathtë dhe të majtë
të tij ishin tubuar njerëzit; kur shikonte kah e djathta - qeshej, kur shikonte kah e majta – qante.
‘Mirë se erdhe, Pejgamber i mirë dhe djalë i mirë!’ – tha ai.
Thash: ‘kush është ky?’
‘Ky është Ademi’ – tha ai –‘ ky që është në anën e djathtë, kurse në anën e majtë janë
pasardhësit e djemve të tij. Ata që janë në anën e djathtë janë xhennetlinjtë, e ata që janë në anën e majtë janë xhehenemlinjtë. Kur shikon në anën e djathtë – qeshet, e kur shikon
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (8 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
në anën e majtë – qanë.’
Pastaj Xhibrili udhëtoi me mua derisa arritëm deri tek qielli i dytë. Rojtarit të tij i tha: -‘Hape!’ Rojtari i qiellit i tha si herën e parë dhe e hapi."
Enesi thotë se Eba Dherri ka përmendur se Pejgamberi s.a.v.s. në qiej ka takuar Idrisin, Musain, Isain dhe Ibrahimin, por nuk më ka precizuar se kë ku e ka parë, përveç se përmendi se Ademin e ka parë në qiellin më të afërm, kurse Ibrahimin në qiellin e gjashtë. Enesi më pastaj thotë: "Xhibrili kur ka kaluar pranë Idrisit, Idrisi i ka thënë:
‘Mirë se erdhe pejgamber i mirë dhe vëllau i mirë!’
‘Kush është ky?’ – pyeta.
‘Ai është Idrisi’ – u përgjigj (Xhibrili).
Pastaj kalova pranë Musait, i cili tha:
‘Mirë se erdhe pejgamber i mirë dhe vëllau i mirë!’
‘Kush është ky?’ – pyeta.
‘Ky është Musai’ – u përgjigj (Xhibrili).
Pastaj kalova pranë Isait, i cili tha:
‘Mirë se erdhe pejgamber i mirë dhe vëllau i mirë!’
‘Kush është ky?’ – pyeta.
‘Ky është Isai’ – tha (Xhibrili).
Pastaj kalova pranë Ibrahimit, i cili tha:
‘Mirë se erdhe pejgamber i mirë dhe vëllau i mirë!’
‘Kush është ky?’ – pyeta.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (9 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Ky është Ibrahimi’ – u përgjigj (Xhibrili)."
(Ibën Shihabi) thotë se e ka lajmëruar Ibën Hazmi se Ibën Abasi dhe Ebu Hajj El
Ensari ka thënë se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Pastaj udhëtova lartë derisa arrita në një rrafsh ku dëgjova krikëllimin e lapsit."
Ibën Hazmi dhe Enes b. Maliku thonë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Allahu më detyroi të fal pesëdhjetë namaze. U ktheva përsëri dhe kur u takova me Musain, më tha:
‘Me çka u detyruan pasardhësit e tu?’
‘U detyruan që të falin pesëdhjetë namaze’ – u përgjigja.
‘Kthehu te Zoti yt’ – tha ai –‘ sepse pasardhësit e tu këtë nuk do të mund ta kryejnë.’
U ktheva, e luta Zotin dhe e pakësoi përgjysmë.
U ktheva përsëri te Musai dhe i tregova për pakësimin. Ai përsëri tha:
’Kthehu te Zoti yt!’
(Transmetuesi ka përmendur lutjen e dytë te Allahu sikur herën e parë). Ai përsëri e pakësoi
përgjysmë. Përsëri u ktheva te Musai, i tregova, ai përsëri tha:
’Kthehu përsëri te Zoti yt, sepse pasardhësit e tu nuk do të mund ta kryejnë atë!’
U ktheva përsëri te Zoti im dhe e luta, atëherë Ai tha:
‘Pesë namazet do të konsiderohen për pesëdhjetë. Tek Unë fjala nuk ndërrohet!’
U ktheva përsëri te Musai i cili më tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (10 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
‘Kthehu edhe njëherë te Zoti yt!’
‘Më vjen turp prej Zotit tim (që ta lus që ende ta pakësojë)’ - i thashë unë.
Më pastaj vazhduam bashkë me Xhibrilin deri sa arritëm në Sidretul – munteha të cilin
e kishin mbuluar ngjyra të ndryshme, aq të shumllojshme ishin, sa që unë nuk di se sa lloje ishin. Pas kësaj më futën (në Xhennet), ku pash kube me gurë të çmueshëm, kurse toka ishte nga misku."
3343. Tregon Muhammed b. Ar’rare, këtij Shu’beja i cili transmeton nga Hakemi,
ky nga Muxhahidi, ky nga Ibën Abasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Unë jam ndihmuar me erën e lindjes, ndërkaq populli Ad është shkatërruar me erën e perëndimit."
3344. (Buhariu) Thotë se Ibën Kethiri përcjell nga Sufjani, ky nga babai i tij, ky nga
Ibën Ebi Nu’mani, ky nga Ebu Seidi r.a., i cili ka thënë:
"Aliu r.a. i dërgoi Pejgamberit s.a.v.s. pak ar. Ai ua ndau katër vetëve: Akre b. Habis el-Handhelijit, El-Muxhashi’ijit. El-Ujejne b. Bedër el-Fez-zarijjit dhe Zejd et-Taijit, pastaj edhe disa nga Beni Nebhani si Alkame b. Ulathete el-Amirijit, njëri nga Beni kilabët. Kurjshitët dhe Ensarijtë për këtë ndarje u hidhëruan dhe thanë:
‘Ai u ndan të parëve të Nexhdit ndërsa neve na ka lënë pas dore!’
‘Me këtë dëshiroj që t’i përvetësoj’ – tha Pejgamberi s.a.v.s.
Atëherë u paraqit një njeri me sy të ndezur, me sy të mëdhenj, ballëmadh, me mjekër të
kërleshur e të shkurtër dhe të nënqethur, e tha:
‘O Muhammed, frikësoju Zotit!’
‘Kush i përulet Allahut’ – tha –‘nëse unë gaboj! Shih, Ai ma ka besuar tërë njerëzinë në
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (11 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Tokë, e ti nuk ke besim në mua!?’
Një tjetër, mendoj se ky ishte Halid b. Velidi, kërkoi që ta vret, por Resulullahu ia ndaloi, e kur ai shkoi, tha:
’Nga pasardhësit e këtij, do të ketë të atillë që do të lexojnë Kur’an, e ky nuk do të
mund të ndalojë laringat e tyre. Ata do të dalin prej feje sikur shigjeta kur e vret gjahun. Do të vrasë muslimanë, do t’i lërë të lirë idhujtarët. Nëse e mbërrij unë, me siguri do t’i vras, mu ashtu siç është shkatërruar populli Ad." (Ky hadith nuk është regjistruar në numrin rendor të zakonshëm, sepse Buhariu thotë se nuk e ka dëgjuar nga Ibën Kethiri, andaj senedi, në shikim të parë, ka ndërprerje, por pjesën e parë të hadithit ai e transmeton në tefsirin e sures Beraetun ku thotë: "Na ka treguar Muhammed b. Kethiri," që do të thotë se senedi është i njohur.)
3345. Tregon Halid b. Jezidi, këtij Israili duke transmetuar nga Ebu Is’haku, ky
nga Esvedi, i cili thotë se e ka dëgjuar Abdullahun duke thënë:
"Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s. duke lexuar: ‘Fe hel min muddekir’ –‘ Atëherë a ka ndonjë që të përkujtojë (e të marrë këshillë)?"
3346. Tregon Jahja b. Bukejri, këtij i ka treguar Lejthi, i cili transmeton nga Ukajli,
ky nga Urve b. Zubejri se i ka treguar Zejnebeja, bija e Xhahshit r.a. se Pejgamberi s.
a.v.s. ka hyrë te ajo i frikësuar dhe ka thënë:
"Kuk ka zot tjetër përveç Allahut! Mjerë për arabët se çfarë sherri iu është afruar. Sot është hapur një pjesë e tendës së Je’xhuxhit dhe Me’xhuxhit, kështu’ – duke bërë një rreth me gishtin e madh dhe gishtin tregues.
‘O i Dërguar i Allahut’ - Zejnebeja bija e Xhahshit ka pyetur –‘ vallë do të shkatërrohemi
edhe pse nëmesin tonë ka njerëz të mirë?’
‘Po’, - tha ai, -‘ kur do t’ju mundin të këqiat."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (12 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3347. Na ka treguar Muslim b. Ibrahimi, këtij Vuhejbi, këtij Ibën Tavusi i cili
transmeton prej babait të tij, ky prej Ebu Hurejres r.a., ky nga Pejgamberi s.a.v.s. se
ka thënë:
"Allahu ka hapur një pjesë të tendës së Je’xhuxh Me’xhuxhit kështu" dhe ka shkruar me dorë numrin nëntëdhjetë.
3348. Më ka treguar Is’hak b. Nasri, këtij Usameja, i cili transmeton prej A’meshit,
të cilit i ka treguar Ebu Salihu prej Ebu Seid el-Hudriut r.a., ky prej Pejgamberit s.a.
v.s. i cili thotë se Allahu i Lartëmadhëruar do të thotë:
"O Adem!’
‘Urdhëro o Zot, jam në shërbimin Tënd, e tërë mirësia është në duar Tua’ – do thotë
(Ademi).
‘Nxirri ata që janë për në Xhehenem’ – do të thotë Ai.
‘Sa janë ata që janë për në Xhehenem’ – do të pyet (Ademi).
‘Prej çdo njëmijëshit, nëndqind e nëntëdhjet e nëndë’ – do të thotë Ai.
Atëherë fëmija do të thinjet, secila grua me barrë do ta hedh fëmijën, ti do shohish
njerëzit të dehur, por ata nuk do të jenë të dehur, porse ndëshkimi i Allahut do të jetë shumë i rëndë.
‘O Resulullah’, - thanë (sahabet) –‘ kush do të jetë ai njëri nga ne?’
‘Gëzohuni’ – tha ai –‘ njëri nga ju është i barabartë me njëmijë prej Je’xhuxhëve dhe
Me’xhuxhëve’, - dhe vazhdoi më tej: - ‘Për Atë që në Duart e Tij është shpirti im, shpresoj se ju do të përfaqësoni një të katërtën e njerëzve në Xhennet.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (13 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
Për këtë ne morëm tekbir, e ai tha:
‘Shpresoj se do të jeni një e treta e banorëve të Xhennetit.’ Përsëri morëm tekbir, e ai tha:
‘Shpresoj se ju do të jeni gjysma e banorëve të Xhennetit.’
Ne përsëri morëm tekbir, e ai tha:
‘Ju, në krahasim me njerëzit e tjerë, do të jeni si qimeja e zezë në lëkurën e demit të
bardhë, ose qimeja e bardhë në lëkurën e demit të zi’."
3349. Na ka treguar Muhammed b. Kethiri, këtij i ka treguar Sufjani, këtij Mugire
b. Nu’mani, këtij i ka treguar Seid b. Xhubejri prej Ibën Abbasit r.a. ky nga
Pejgamberi s.a.v.s. se ka thënë:
"Ju do të ringjalleni të dathur, zhveshur dhe të pa bërë sunnet, pastaj lexoi: "…ashtu siç e filluam Ne krijimin e parë, Ne do ta përsërisim atë, një premtim që ia kemi detyruar Vetes. Padyshim që Ne do ta bëjmë (rikrijimin) e do ta përmbushim (detyrimin ndaj Vetes Tonë)." (El Enbija’: 104).
I pari që do të vishet në Ditën e Gjykimit do të jetë Ibrahimi. Disa nga njerëzit e mi do të mënjanohen në të majtë, atëherë unë do të them:
’Shokët e mi! Shokët e mi!’
’Ata kanë lëshuar Islamin (janë renegatë) prej kur ti u ndave nga ata’ – do të thuhet,
ndërkaq unë do të them ashtu siç tha robi i mirë (Isa a.s.): "…unë isha dëshmitar për ata kur unë jetova dhe u mora me ta…" (El Maideh)."
3350. Na ka treguar Ismail b. Abdullahu e këtij i ka treguar i vëllai i tij
Abdulhamidi, i cili transmeton nga Ibën Ebu Dhi’bi, ky nga Seid b. El-Mukbiri, ky
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (14 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
nga Ebu Hurejreja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Në Ditën e Gjykimit, Ibrahimi do të takohet me të atin e tij Azerin. Në fytyrë të Azerit do të shihet zymtia dhe pluhuri dhe Ibrahimi do t’i thotë:
’A të kam thënë që të mos bësh gjynah (që t’i përulesh Allahut)?’
‘Ja, sot i jam përulur’ – do të përgjigjet i ati.
‘O Zoti im’, - do të thotë Ibrahimi – ‘më ke premtuar se në Ditën e Gjykimit nuk do të më
turpërosh, sot kur preokupimi është më i madh se sa preokupimi me të atin tim?’
‘Pabesimtarëve ua kam ndaluar Xhennetin’ – do të përgjigjet Allahu i Lartëmadhëruar.
Më pastaj do të thuhet: ‘O Ibrahim, çka ke nën këmbë?’
Ai do të shikojë nën këmbë dhe do të habitet kur të sheh një hienë mashkull leshatuke, të cilën pastaj do ta kapin për këmbësh dhe do ta hudhin në zjarr."
3351. Na ka treguar Jahja b. Sulejmani, këtij i ka treguar Ibën Vehbi, të cilin e ka
lajmëruar Amiri se i ka treguar Bukejri nga Kurejbi, robit të liruar të Ibën Abbasit
se Ibën Abbasi r.a. ka thënë:
"I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka hyrë në Kabe në të cilën gjeti fotografinë e Ibrahimit dhe të Merjemes dhe tha:
"Çka kanë këta! Këta kanë dëgjuar se melekët nuk hyjnë në shtëpinë ku ka fotografi!
Kjo është fotografia e Ibrahimit, ky nuk ka dashur të dijë për veten përmes fallit."
3352. Na ka treguar Ibrahim b. Musa, këtij i ka treguar Hishami, ky prej Ma’merit,
ky prej Ejjubit, ky prej Ikrimes, ky prej Ibën Abbasit r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. kur i
pa fotografitë në Kabë, urdhëroi që të hiqen, atëherë i fshinë. Ai pa fotografinë e
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (15 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Ibrahimit a.s. dhe Ismailit a.s. në duart e të cilëve kishte shigjeta (të fallit) dhe tha:
"I vraftë Allahu! Për Allahun, këta asnjëherë nuk e kanë kërkuar fatin e vet përmes fallit."
3353. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Jahja b. Seidi, këtij Ubejdullahu se i ka
treguar Seid b. Ebu Seidi prej babait të tij, ky nga Ebu Hurejreja r.a. se ka thënë:
"O Resulullah, cili njeri është më fisniku?
‘Ai që është më i devotshëm’ – u përgjigj ai. E ata i thanë:
‘Nuk pyetëm për këtë.’
‘Po, Jusufi i Dërguari i Allahut, biri i të Dërguarit të Allahut (Ja’kubit), nipi i të
Dërguarit të Allahut (Is’hakut), stërnip i mikut të Allahut (Ibrahimit)’ – tha ai, e ata përsëri thanë:
‘Nuk pyetëm për këtë.’
‘Atëherë pyetni për fiset arabëve. Ata kanë qenë të mirë në kohën e injorancës, janë
të mirë edhe në Islam, nëse bëhen të dijshëm’ – tha ai."
Ebu Usameja dhe Mu’temiri këtë hadith e transmetojnë prej Abdullahut, ky prej Seidit, ky prej Ebu Hurejres r.a., kurse ky prej të Dërguarit të Allahut, s.a.v.s.
3354. Na ka treguar Muemmeli, këtij Ismaili, këtij Avfi, këtij Ebu Rexhai, këtij
Semure, se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Mbrëmë (në ëndërr) më erdhën dy melekë, shkuam te një njeri i madh, aq i madh ishte sa që gati nuk ia pash kokën. Ai ishte Ibrahimi a.s."
3355. Më ka treguar Bejjan b. Amri, këtij Nadri, këtij i ka treguar Ibën Avni nga
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (16 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
Muxhahidi i cili ka e dëgjuar Ibën Abbasin r.a. se kur ia kanë përmendur Dexhxhallin, në mes të dy syve të të cilit do të shkruaj kafir ose K F R, thotë:
Këtë nuk e kam dëgjuar nga Resulullahu, por ai ka thënë:
"Për sa i përket Ibrahimit, ai i përngjan shokut tuaj. Kurse Musai ka ngjyrë gështenje.
Ademin më bëhet sikur e shoh duke u lëshuar në një fushë i hypur në deve të
kuqe." (Muhammedi a.s. më shumë i përngjante Ibrahimit a.s. andaj ka thënë: "Për sa i
përket Ibrahimit, shikoni në shokun tuaj.")
3356. Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Mugire b. Abdurrahaman El-Kureshi i
cili transmeton nga Ebi ez-Zenadi, ky nga A’rexhi, ky nga Ebu Hurejreja r.a., i cili
ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Ibrahimi a.s. është bërë sunnet kur ka pasur tetëdhjetë vjet, edhe atë me teskë."
Këtë hadith e transmeton edhe Muhammed b. Amri nga Ebu Selemeja.
3357. Na ka treguar Seid b. Telid er-Rujani, këtij Ibën Vehbi se i ka treguar Xherir
b. Hazimi nga Ejjubi, ky nga Muhammedi e ky nga Ebu Hurejreja r.a., i cili
deklaron se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Ibrahimi ka gënjyer vetëm tri herë."
3358. Na ka treguar Muhammed b. Mahbubi, ky nga Hammad b. Zejdi, ky nga
Ejjubi, ky nga Muhammedi, ky nga Ebu Hurejreja r.a. i cili ka thënë:
"Ibrahimi a.s. ka gënjyer vetëm tri herë edhe atë: dy herë për hir të Allahut – deklarata e tij se "Me të vërtetë që jam i molepsur me murtajë (ai e bëri këtë për të qëndruar në tempullin
e tyre të idhujve për t’i shkatërruar ata e të mos shkonte me ta në festën e tyre pagane)" dhe "Jo, por ky i madhi i tyre e ka bërë atë…". Dhe hera e tretë kur ai ishte me Sarën (vazhdoi Ebu Hurejreja) një tirani i është thënë se: "Këtu banon një njeri me një grua shumë të bukur". Ai dërgoi një njeri te ai dhe e pyeti atë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (17 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
’Kush është ajo?’
‘Motra ime’ – tha ai, pastaj erdh tek Sara dhe i tha:
‘Sara! Në tokë nuk ka besimtarë të drejtë përveç meje dhe teje. Ky më pyeti për ty. I thash se të kam motër. Ti mos më nxjerr në rrenë.’
Tirani më vonë shkoi te ajo. Kur u përpoq që ta zë për dore, u shtang. Atëherë bërtiti:
’Lute Allahun për mua, ndërkaq që unë më asgjë nuk do të bëj!’
Ajo e luti Allahun dhe atë e lëshoi të shtanguarit. U përpoq që për herë të dytë ta zë për dore, mirëpo përsëri u shtang, bile edhe më fort. Përsëri tha:
’Lute Allahun për mua, e unë më kurrgjë nuk do të bëj!’
Ajo përsëri e luti Allahun dhe atë e lëshoi të shtanguarit. Atëherë thirri një nga rojtarët e vet dhe tha: ’Ju nuk më keni sjellë te ndonjë qenie njerëzore, por më keni sjellë te shejtani’. Më në fund Sarës ia dha Haxheren për shërbëtore. Ajo erdh te Ibrahimi i cili falte namaz. Duke i treguar me dorë, e pyeti:
‘Çka ke?’
‘Allahu pabesimtarin dhe tiranin e mposhti me armë të Veten dhe Haxheren ma dha për shërbëtore’ – tha ajo.
Ebu Hurejreja tha: - ‘Ajo është nëna juaj, o bijtë e ujit të qiellit’."
(Në hadith përmendet se Ibrahimi a.s. ka mashtruar vetëm tri herë, por për të tri rastet në pyetje janë aluzionet, e jo mashtrimet e vërteta. Kështu pretendimi: "...jam i molepsur…", domethënë: - do të sëmurem. Tjetra: "…Jo, por ky i madhi i tyre e ka bërë atë…", domethënë: - Nëse ata mund të flasin, atëherë atë e ka bërë më i madhi i tyre. Kur për Sarën tha se është motra e tij, ka menduar në motrën nga feja. Ai tha se Sarën e ka motër, sepse ky mizor kishte traditë t’i sulmojë gratë e huaja.)
3359. Na ka treguar Ubejdullah b. Musa, ose Ibën Selami prej tij, këtë e ka lajmëruar Ibën Xhurejxhi prej Abdullah b. Xhubejrit, ky nga Seid b. Musejjebit, ky
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (18 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
prej Ummi Sherikut r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhëruar të vritet zhapini – dhe ka thënë:
"Ai ka fry në Ibrahimin a.s."