Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
3360. Na ka treguar Omer b. Hafs b. Gijathi, këtij babi i vet, këtij A’meshi duke
thënë se i ka treguar Ibrahimi, i cili transmeton nga Alkameja, ky thotë se Abdullahu
r.a. ka thënë:
Kur u Shpall: "Janë mu ata që besojnë (në Njësinë e Allahut dhe nuk adhurojnë tjetër përveç Atij) dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me Dhulm (me të gabuarën), për të cilët ka siguri të plotë…" (En Aam: 82), ne thamë:
’O Resulullah, kush prej nesh nuk ka bërë dhulm (mizori)?’
’Nuk është ashtu siç thoni ju’ – tha ai. – ’Besimin e tyre nuk e përziejnë me mizori,
domethënë – nuk e përziejnë me politeizëm. A nuk e keni dëgjuar fjalën e Lukmanit kur i thotë birit të vet: "Vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim me Allahun është Dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më i madhi)." (Lukman: 13)."
3361. Na ka treguar Is’hak b. Ibrahim b. Nasri, këtij Usameja i cili ka transmetuar
nga Ebu Hajjani, ky prej Ebu Zura’as se Ebu Hurejreja r.a. ka thënë:
"Në Ditën e Kijametit Allahu do t’i tubojë të parët dhe të fundit (të gjithë njerëzit) në një vend, ashtu që do të mund t’u bëjë zë ai që i thërret, do të mund t’i sheh të gjithë dhe Dielli shumë afër do t’u afrohet…’ dhe vazhdoi të përmendë hadithin për Shefa’atin: ’Ata do të vijnë te Ibrahimi dhe do t’i thonë:
‘Ti je i Dërguar i Allahut dhe mik i Tij në tokë, na ndihmo (me shefa’at) te Zoti yt.’
Atij do t’i përkujtohen gënjeshtrat që ka bërë dhe do t’u thotë:
’Mjaft kam gajlet e mia! Shkoni te Musai’."
Këtë hadith e transmeton edhe Enesi prej Pejgamberit s.a.v.s.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (19 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3362. Më ka treguar Ahmed b. Seid b. Abdullahu, këtij Vehb b. Xheriri prej babait
të tij, ky nga Ejjubi, ky nga Abdullah b. Seid b. Xhubejri, ky nga babai i tij, ai nga
Ibën Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Allahu bëftë mëshirë (merhamet) në nënën e Ismailit! Po të mos kishte nxituar, Zemzemi do të rridhte nga burimi."
3363. Enesi thotë se Ibën Xhurejxhi ka thënë: "Kethir b. Kethiri më ka treguar: ‘Unë
dhe Uthman b. Sulejmani ishim ulur bashkë me Seid b. Xhubejrin, i cili tha: Ibën Abbasi
më ka treguar kështu por ka thënë:
‘Ibrahimi udhëtoi bashkë me Ismailin dhe nënën e tij. Ajo Ismailit i jepte gji dhe me veti
kishte një barrë’."
3364. Më ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Abdurrezaku, këtë e ka
lajmëruar Ma’meri që ka transmetuar nga Ejjub es-Sahtijani dhe Kethir b. Kethir b.
Mutalib b. Ebu Veda’a me atë që njëri nga këta dy transmeton më gjërësisht se
tjetri, ndërkaq të dy transmetojnë prej Seid b. Xhubejrit se Ibën Abbasi r.a. ka thënë:
"Gruaja e parë që ka përdorur shokë, ka qenë e ëma e Ismailit. Ajo përdori përparësen për të fshehur gjurmët nga Sara.
Më vonë Ibrahimi u nis bashkë me atë dhe djalin Ismailin, derisa ende i jepte gji. I la pranë Kabës, nën një dru të madh, mbi Zemzemin, në një vend më të lartë ku më vonë u ndërtua Kaba. Atëherë Mekka nuk ishte e banuar, e as që kishte ujë. Ai të dy i la në atë vend. Iu la një trastë me hurma dhe një calik me ujë. Ibrahimi u kthye prapa, ndërsa e ëma e Ismailit e përcillte duke i thënë:
’O Ibrahim, ku shkon. Na le neve në këtë vend ku nuk ka njeri të gjallë, bile kurrgjë tjetër?’
Këtë e përsëriti disa herë, por ai aspak nuk e përfilli atë. Atëherë ajo tha:
‘Kështu të ka urdhëruar Allahu?’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (20 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Po’ – u përgjigj ai.
‘Pra, Ai nuk do të na shkatërrojë’ – tha ajo dhe u kthye.
Ibrahimi vazhdoi të ecën derisa arriti te një kthesë, ashtu që ata nuk e shihnin. Atëherë u kthye kah Kaba, i çoi duart dhe filloi të lutet duke thënë: "O Zoti ynë! Kam vendosur disa nga pasardhësit e mi të banojnë në një luginë të pakultivuar (e të shkretë) pranë Shtëpisë Tënde të Shenjtë (Ka’ba në Mekë), me qëllim që ata, O Zoti ynë, të plotësojnë faljen e rregullt të detyruar (Ikametus-Salat). Mbushi pra zemrat e disa prej njerëzve me dashuri ndaj tyre dhe furnizoji ata me fruta që të mund të falënderojnë." (Ibrahim: 37).
E ëma e Ismailit i jepte gji Ismailit dhe pinte ujë nga caliku, derisa e harxhoi. Më në fund kur e harxhoi ujin, u etshua mjaft, por u etshua edhe djali. E shikonte djalin i cili lëvizte – ose tha përpëlitej. Nga mundimi i djalit, ajo filloi të ngasë. E pa Safanë, kodrinën e cila ishte më afër saj. U ngjit në të , u kthye kah lugina, vallë mos do ta shohë ndokend, mirëpo nuk pa askend. Atëherë u lëshua nga Safaja. Kur arriti në luginë, e çoi mëngën e këmishës dhe filloi të ngasë sikur nget njeriu nga mundimi, deri në fund të luginës. Arriti deri te Merveja, u ngjit lartë dhe filloi të shikojë mos vallë do të shohë ndokend, mirëpo nuk pa askend. Kështu veproi shtatë herë.
Ibën Abbasi thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Ky është sa’ji i njerëzve në mes" (Safasë dhe Merves).
Kur u ngjit në Merve, dëgjoi një zë që tha: ‘Hesht’! E zhytur në mendime, përsëri dëgjoi zërin i cili tha: ‘Më mundësove të të dëgjoj, nëse mund të më ndihmosh, (më ndihmo)’. Menjëherë pa melekun në vendin ku tash është Zemzemi. Përpushte me këmbë ose me krah, deri sa doli uji.
Ajo filloi ta zë, duke treguar me dorë se si e ka mbushur calikun, kurse uji gufonte vazhdimisht. Ibën Abbasi thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ‘Allahu bëftë rahmet në nënën e Ismailit. Sikur ta kishte lënë Zemzemin të lirë’ – ose ka thënë: ‘sikur të mos e kishte zënë ujin – Zemzemi do të ishte ujë që do të rridhte.’
(Ibën Abbasi) thotë: ‘Mos u frikësoni prej shkatërrimit! Këtu do të jetë Bejtull-llahu, të cilin do ta ndërtojë ky djalosh me të atin e vet, ndërkaq Allahu nuk do t’i humbasë banorët e tij.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (21 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
Kur u ngrit mbi tokë, në formë të një kodrine, në të u lëshuan rrëketë dhe e dëmtuan në të majtë dhe në të djathtë. Kështu ishte për rreth tyre gjersa arritën një grup nga Xhurhumi, ose një familje e Xhurhumit, të cilët vinin nga drejtimi i Keda’as. U vendosën nën rrëzën e Mekkes, me çrast panë se si shpezët silleshin dhe thanë:
‘Këto shpezë me siguri sillen rreth ujit, e ne e njohim këtë luginë. Në këtë vend nuk ka ujë.’
Më në fund ata dërguan një apo dy njerëz. Ata rastësisht e gjetën ujin. U kthyen dhe informuan për ujin. U nisën për atje dhe – si thotë transmetuesi – e takuan të ëmën e Ismailit pranë ujit. Thanë:
‘A do të na lejosh të vendosemi këtu?’
‘Po’ – tha ajo – ‘por ju nuk do të keni të drejtë mbi ujin.’
‘Po’ – thanë ata.
Ibën Abbasi thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ‘Këta rastësisht takuan të ëmën e Ismailit, por edhe ajo deshti të shoqërohej.’
Ata u vendosën këtu dhe menjëherë dërguan që t’i sjellin edhe familjet e veta në këtë vend. Në Mekkë u shtuan familjet, në mesin e të cilave u rrit i biri dhe mësoi nga ata arabishten. Atyre iu pëlqeu dhe iu la përshtypje shumë të mira ky i ri. Pasi që arriti moshën e pubertetit, e martuan me një vajzë, ndërsa e ëma e Ismailit pas martesës së të birit ndërroi jetë. (Këtu nuk përmendet ardhja e Ibrahimit a.s. në Mekkë për ta bërë kurban Ismailin, mirëpo në disa hadithe tjera, përmendet se Ibrahimi a.s. e ka vizituar Haxheren për çdo muaj. I hypur në burak, në mëngjes herët arrinte në Mekkë, kurse në drekë kthehej në Sham).
Pasiqë u martua Ismaili, Ibrahimi erdhi që t’i vizitojë ata që i la në këtë vend. Mirëpo, Ismailin nuk e takoi. E pyeti gruan e tij se ku është Ismaili, kurse ajo iu përgjigj:
’Ka dalur për idare.’
Pastaj e pyeti për gjendjen dhe jetën e tyre. Ajo tha:
’Jemi në hall, jemi në mundime dhe ndihemi shumë keq’ – iu ankua ajo, kurse ai tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (22 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
’Kur të vijë burri, përcjellja selamin dhe thuaj që ta ndërrojë pragun e derës.’
Kur erdh Ismaili, sikur parandjeu diçka dhe pyeti:
’Mos ka qenë dikush?’
’Po’ – tha ajo – ’na erdhi një plak i këtillë dhe i këtillë dhe na pyeti për ty. I tregova se ku je. Më pyeti se si jetojmë; i tregova se jemi në mundime dhe shumë keq.’
’A të porositi diçka?’ – pyeti ai.
‘Po, më porositi që të të përcjell selamin dhe tha që ta ndërrosh pragun e derës.’
‘Ai ka qenë babai im, më ka urdhëruar që të ndahemi me ty, shko te të tutë!’ – i tha këto fjalë dhe e lëshoi. Pastaj përsëri nga ata u martua. Deshti Allahu, Ibrahimi dikur erdhi përsëri. E takoi Ismailin duke përgatitur shigjetat nën drurin e madh, afër Zemzemit. Hyri te gruaja e tij dhe e pyeti për Ismailin. Ajo tha:
’Ka dalë për idare.’
’Si jeni’ – pyeti për gjendjen dhe jetën e tyre.
’Ne jemi mirë dhe rehat’ – tha ajo dhe iu falënderua Allahut.
’Çka keni për të ngrënë?’ – pyeti ai.
’Mish’ – u përgjigj ajo.
’Çka keni për të pirë?’ – pyeti ai.
’Ujë’ – ishte përgjigja e saj.
’O Zoti im, jepu bereqet në mish dhe ujë’ – tha ai.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ’Ata atëherë nuk kanë pasur grurë, sikur të kishin, do të lutej t’u japë bereqet në të.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (23 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
’Banorët e Mekkës do të kenë mjaft’ – tha ai.
’Kur të vijë burri, përcjellja selamin dhe urdhëroje që ta përforcojë pragun e derës.’
Kur u kthye Ismaili, pyeti:
’Mos ka qenë dikush?’
’Po, ishte një plak i pashëm’ – tha ajo dhe e falënderoi. ’Më pyeti për ty. I tregova se ku je. Pastaj më pyeti se si jetojmë. I thash se jetojmë mirë.’
‘A të porositi diçka?’ – pyeti ai.
‘Po të bëri selam dhe të urdhëroi ta përforcosh pragun e derës.’
‘Ai është babai im’ – tha ai – ’e ti je pragu. Më ka urdhëruar që të të mbaj.’
Deshti Allahu, Ibrahimi dikur erdhi përsëri. E takoi Ismailin duke përgatitur shigjetat nën drurin e madh, afër Zemzemit. Kur e pa, u çua para tij dhe të dy morrën qëndrimin që merr i ati me të birin dhe i biri me të atin, pastaj ai tha:
’O Ismail, Allahu më ka urdhëruar diçka.’
’Vepro si të ka urdhëruar Zoti yt’ – i tha ai.
’Ti, a do të më ndihmosh?’ – pyeti (Ibrahimi).
‘Unë do të ndihmoj!’ – tha ai.
Allahu më ka urdhëruar që këtu të ndërtoj Kabën. Pastaj tregoi kah bregorja që ngrihej në atë vend.
Atëherë (thotë transmetuesi), i vunë themelet e Kabes. Ismaili ka bartur gurët, ndërkaq Ibrahimi ndërtonte. Kur ndërtesa lëshoi shtat, ai e solli këtë gurë dhe e vendoi. (Ibrahimi) qëndroi mbi të. Kështu ai ndërtonte e Ismaili i sjellte gurët. Të dy thonin:
"…Zoti ynë! Pranoje (këtë shërbim) prej nesh. Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (24 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
Gjithëdituri." (El Bekareh: 127).
Dhe ashtu ata ndërtuan, thotë (transmetuesi), duke u sjellur rreth Kabes dhe thonin:
"…Zoti ynë! Pranoje (këtë shërbim) prej nesh. Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri." (El Bekareh: 127)."
3365. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Ebu Amir Abdul-melik b. Amri se e ka lajmëruar Ibrahim b. Nafi’ prej Kethir b. Kethirit, ky prej Seid b. Xhubejrit, kurse ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Ndodhi çka ndodhi në mes Ibrahimit dhe familjes së tij, më në fund ai u nis me Ismailin dhe nënën e Ismailit. Kishin me vete një calik me ujë: e ëma e Ismailit pinte ujë nga caliku, ndërkaq qumështi mjaftonte për djalin e saj. Kur arritën në Mekke, e la nën një dru të madh, pastaj Ibrahimi u kthye te gruaja e tij (Sara). E ëma e Ismailit e përcolli derisa arritën në vendin Keda’ dhe atëherë thirri:
‘O Ibrahim, në dorë të kujt na le neve?’
‘Në dorë të Allahut’ – tha ai.
Jam e kënaqur me Allahun – tha ajo.
Pastaj ajo u kthye, thotë (transmetuesi), nisi të pijë ujë nag caliku. Ndërsa qumështi i mjaftonte djalit të saj. Por kur u harxhua uji, ajo tha: ‘Të shkoj e të shikoj, ndoshta do të shoh dikend’. Dhe ajo, thotë (transmetuesi), hypi në Safa dhe vështroi mos po e sheh ndokend, por askend nuk pa. U lëshua teposhtë luginës, ngarendi dhe arriti në Merve. Kështu vrapoi disa herë dhe pastaj tha: ‘Të shkoj të shoh se çka bën ai’, duke menduar në djalin. Shkoi dhe e pa djalin – Ismailin në atë gjendje, sikur gërhaste para vdekjes. Shpirti nuk i ndejti i qetë dhe ajo tha: ‘Të shkoj e të shoh, mund të shoh ndokend’. Shkoi dhe u ngjit në Safa, shikoi gjatë, por askend nuk hetoi. Kështu veproi shtatë herë (duke ngarendur ndërmjet Safas dhe Merves), e pastaj tha: ‘Të shkoj e të shoh se çka bën ai’. Dhe menjëherë dëgjoi një zë, e tha:
‘Më ndihmo, nëse ti mund të bësh ndonjë të mirë!’
U paraqit Xhibrili dhe, thotë (transmetuesi), kështu i ra tokës me këmbën e vet, e futi
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (25 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
këmbën e vet në tokë, uji buroi, thotë (transmetuesi). E ëma e Ismailit u befasua dhe filloi të gërmojë. (Ibën Abbasi) thotë se Ebul – Kasimi s.a.v.s. ka thënë: "Sikur ta kishte lënë, uji do të rridhte."
Thotë (Ibën Abbasi): Pastaj ajo filloi të pinte ujë, e qumështi i mjaftonte djalit të saj.
Thotë (Ibën Abbasi): Më vonë në luginë arritën një grup njerëzish prej fisit Xhurhum dhe rastësisht vërejtën një shpend. Ata dërguan një njeri të shikojë. Kur pa ujin, u kthye te ata dhe u tregoi. Ata erdhën te ajo dhe i thanë: ’Oj e ëma e Ismailit, a do të na lejosh të rrimë me ty, ose të banojmë me ty?’
Në mesin e tyre u rrit djali i saj dhe u martua me një vajzë të tyre.
(Ibën Abbasi) thotë: Ibrahimit më vonë i ra ndër mend (që t’i vizitojë) dhe i tha gruas:
‘Unë do të shkoj t’i shoh ata që i lash atje’.
(Ibën Abbasi) thotë: Erdh dhe dha selam, pastaj pyeti:
‘Ku është Ismaili?’
‘Ka shkuar në gjueti’ – u përgjigj gruaja e tij, kurse ai e porositi:
‘Kur të kthehet i bën selam që ta ndërrojë pragun e derës së vet.’
Kur u kthye, pasi ajo i tregoi për vizitën, i tha: ‘Pragu je ti, shko te gjaku yt!’
(Ibën Abbasi) thotë: Më vonë Ibrahimi u kujtua që përsëri t’i vizitojë, andaj i tha gruas:
‘Unë do të shkoj t’i shoh ata që i lash atje.’
Erdhi dhe pyeti:
‘Ku është Ismaili?’
‘Ka shkuar në gjueti’ – tha gruaja e tij dhe vazhdoi: ‘A nuk uleni pak, diç të hani e të pini?’
‘Çka keni për të ngrënë e për të pirë?’ – pyeti ai, në çka ajo u përgjigj:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (26 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Ushqim e kemi mishin, pije e kemi ujin.’
’O Zoti im, jepu bereqet në ushqim e në pije.’
(Ibën Abbasi) thotë se Ebul – Kasimi s.a.v.s. ka thënë: "Ky bereqet është prej duasë së Ibrahimit."
(Ibën Abbasi më pastaj) thotë: Dikur Ibrahimit iu kujtua dhe i tha gruas së vet:
‘Unë do të shkoj t’i shoh ata që i kam lënë atje.’ Shkoi dhe e takoi Ismailin pas Zemzemit, duke përgatitur shigjeta. I tha:
’O Ismail, Zoti yt më ka urdhëruar ta ndërtojmë Tempullin.’
‘Dëgjoje Zotin tënd’ – tha Ismaili.
‘Ai më ka urdhëruar që ti të më ndihmosh për këtë.’
‘Po, do të ndihmoj’ – tha kështu ose ngjashëm me këto fjalë.
(Ibën Abbasi) thotë: Ata të dy filluan. Ibrahimi ndërtonte murin, kurse Ismaili ia afronte gurët. Ndërkaq të dy thonin: "…Zoti ynë! Pranoje (këtë shërbim) prej nesh. Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri." (El Bekareh: 127).
(Ibën Abbasi) vazhdon: Kur ndërtesa u ngrit, plaku nuk mundte t’i mbërrijë gurët, qëndroi mbi një gur te Mekami (Ibrahim), e Ismaili ia afronte gurët. Ndërkaq të dy thonin: "…Zoti ynë! Pranoje (këtë shërbim) prej nesh. Vërtet, Ti je Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri." (El Bekareh: 127).
3366. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Abdulvahidi, këtij A’meshi, këtij Ibrahimi Et-Tejmiu nga babai i tij i cili thotë se ka dëgjuar nga Eba Dherri r.a. i cili ka pyetur:
"O i Dërguar i Allahut, cila xhami është ndërtuar e para në tokë?’
‘El-Mesxhidul-Harami’ – u përgjigj ai.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (27 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘E pas asaj, cila?’ – ka pyetur Eba Dherri.
’El-Mesxhidul-Aksa’ – tha ai.
‘Sa kohë ka kaluar në mes këtyre dy tempujve’ – pyeta.
‘Katërdhjetë vjet’ – tha ai – ‘e pastaj kudo që të zen namazi, fale, sepse vlefta e tij është falja në kohë’."
3367. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, që e ka transmetuar nga Maliku, ky nga
Amër b. Ebu Amri, robit të liruar të Ebu Talibit, ky nga Enes b. Maliku r.a. se
Pejgamberit s.a.v.s. i është paraqitur Uhudi dhe ka thënë:
"Kjo është kodrina që na do neve dhe ne e duam atë! O Zoti im, Ibrahimi Mekken e bëri të shenjtë, ndërkaq unë e bëj të shenjtë atë që është në mes të gurishteve (Medinen)."
Këtë hadith e transmeton edhe Abdullah b. Zejdi prej Pejgamberit s.a.v.s.
3368. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtë e lajmëroi Maliku duke transmetuar
nga Ibën Shihabi, ky nga Salim b. Abdullahu se Ibën Ebu Bekrin e ka lajmëruar
Abdullah b. Omeri, ky duke transmetuar nga Aishah r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë:
"A nuk e di se populli yt, kur e rindërtuan Kaben, i kanë ngushtuar themelet në krahasim me themelet që i vendoi Ibrahimi?’
‘O i Dërguar i Allahut’ – thash – ‘atëherë pra, pse nuk e kthen në themelet e Ibrahimit?
‘Sikur populli yt të mos kishte qenë afër me mosbesimin (do ta bëja)."
Abdullah b. Omeri ka thënë: "Aisha këtë me të vërtetë e ka dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s. dhe mendoj se Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka lënë pa i puq dy skajet që janë te Hixhri, por fjala është pse nuk është ndërtuar në themelet e Ibrahimit."
Ismaili thotë: "Abdullahu është i biri i Muhammedit, të birit të Eba Bekrit."
3369. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtë e ka lajmëruar Malik b. Enesi duke
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (28 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
transmetuar nga Abdullah b. Ebu Bekër b. Sulejm ez-Zurekij, ky nga Ebu Humejd es-Saidi r.a. se sahabët kanë pyetur:
"O i Dërguar i Allahut, si të biem salavat mbi ty?’
‘Thuani: - I Dërguari i Allahut, s.a.v.s.’ – tha. ‘Thuani: - O Allah, bën mëshirë mbi Muhammedin, gratë e tij dhe mbi pasardhësit e tij, siç ke bërë mëshirë mbi familjen e Ibrahimit. Dhe bekoje Muhammedin, gratë e tij dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit. Me të vërtetë që Ti je i Falënderuar dhe i Lavdëruar’."
3370. Na ka treguar Kajs b. Hafsi dhe Musa b. Ismaili dhe thonë se iu ka treguar
Abdulvahib b. Zijadi, këtij Ebu Kurre Muslim b. Salim el-Hemedani se i ka treguar
Abdullah b. Isa, i cili ka dëgjuar se Abdurrahman b. Ebi Lejli ka thënë:
"Më ka takuar Ka’b b. Uxhre dhe më ka pyetur:
’A dëshiron të të dhuroj dhuratën për të cilën kam dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s.?’
’Si jo, ma dhuro’ – i thashë unë. Ai pastaj tha:
‘E kemi pyetur të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s.: ’O i Dërguar i Allahut, si bihet salavat mbi ty dhe familjen tënde? Kurse Allahu na ka mësuar se si të të përshëndesim.’ Ai tha: ‘Thuaj: ‘O Zot, mëshiroje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, siç e ke mëshiruar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Me të vërtetë Ti je i Falënderuar dhe i Lavdëruar! O Zot, bekoje Muhammedin dhe familjen e Muhammedit, siç e ke bekuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit. Me të vërtetë Ti je i Falënderuar dhe i Lavdëruar’."
3371. Na ka treguar Uthman b. Ebu Shejbe, këtij Xheriri, i cili transmeton nga
Mensuri, ky nga Minhali, ky nga Seid b. Xhubejri, e ky nga Ibën Abbasi r.a. i cili ka
thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka pasur traditë të kërkojë mbrojtje për Hasanin dhe Husejnin duke thënë: ‘Babai juaj ka kërkuar mbrojtje për Ismailin dhe Is’hakun: Kërkoji mbrojtje me Fjalët e
Allahut, të më mbrojë nga të gjitha helmet e shejtanit dhe nga çdo sy i keq’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (29 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3372. Na ka treguar Ahmed b. Salihu, këtij Ibën Vehbi, i cili thotë se e ka lajmëruar
Junusi prej Ibën Shihabit, ky prej Ebu Selame b. Abdurrahmanit dhe Seid b.
Musejjebit, këta të dy nga Ebu Hurejreja r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë:
"Ne kemi më shumë të drejtë se Ibrahimi kur tha: "Kujto edhe Ibrahimin kur ai tha: "Zoti im! Më shfaq mua se si Ti i ngjall të vdekurit." Allahu iu përgjigj: "A nuk beson?" Ibrahimi i tha: "Po, besoj, por dua të më qetësohet zemra…" (El Bekareh: 260).
Allahu e mëshiroftë Lutin. Ai është mbështetur në shtyllë të fortë!
Sikur të mbetesha në burg aq sa mbeti Jusufi, do t’i përgjigjesha thirrësit."
3373. Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Hatimi duke transmetuar nga Jezid b.
Ebu Ubejde, ky nga Selem b. Ekv’a r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. kaloi pranë një grupi të fisit Esleme. Ata garojshin në gjuajtjen e shigjetës. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s. u tha:
‘Gjuani pasardhës të Ismailit, i ati juaj ka qenë shenjëtar, e edhe unë do të dal nga njëri grup i juaji.’
Një grup, thotë (Selemeja) hoqi dorë nga gjuajtja. Pejgamberi s.a.v.s. u tha:
‘Çka keni, pse nuk gjuani?’
’O i Dërguar i Allahut’ – thanë ata – ’si të gjuajmë në ta, e ti je nga ana e tyre.’
’Gjuani’ – tha ai – ’unë jam me të gjithë’."
3374. Na ka treguar Is’hak b. Ibrahimi se ka dëgjuar nga Mu’temiri, i cili
transmeton nga Ubejdullahu, ky prej Seid b. Ebu Seid el-Makburit, ky prej Ebu
Hurejres r.a. se Pejgamberin s.a.v.s. e kanë pyetur:
"Kush është njeriu më fisnik?’
‘Njeriu më fisnik është ai që është më i devotshëm.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (30 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘O i Dërguar i Allahut, nuk të pyetëm për këtë’ – thanë ata.
‘Po, njeriu më fisnik është Jusufi, Pejgamber i Allahut, djalë i Pejgamberit të Allahut, nip i Pejgamberit të Allahut, stërnip i mikut të Allahut’ – tha ai, por ata përsëri thanë:
‘Nuk të pyesim për këtë.’
‘Atëherë më pyetni për prejardhjen fisnore të arabëve’ – tha ai.
‘Po’ – thanë ata. Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj:
‘Ata që kanë qenë më të mirë në kohën e injorancës, më të mirë do të jenë edhe në Islam, nëse bëhen të dijshëm’."
3375. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Shuajbi, këtij Ebuz-Zenadi prej
A’rexhit, ky transmeton prej Ebu Hurejres r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Allahu e mëshiroftë Lutin, ai me të vërtetë është mbështetur në të Fuqishmin."
3376. Na ka treguar Mahmudi, këtij Ebu Ahmedi, këtij Sufjani, i cili transmeton
nga Ebu Is’haku, ky prej El-Esvedit, ky se Abdullahu r.a. ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka lexuar: "…a ka ndonjë që të përkujtojë (e të marrë këshillë)?" (El Kamer: 40).
3377. Na ka treguar El-Humejdi, këtij Sufjani, këtij Hisham b. Urve, ky prej babait
të tij, ai nga Abdullah b. Zem’a, i cili ka thënë: "Kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. kur
përmendi atë i cili preu devenë dhe tha:
‘Pranoi ta pret devenë një njeri i fortë dhe i vendosur, si Ebu Zem’a’." (Këtu bëhet fjalë për Salihun a.s. dhe devenë që e therri Kudar b. Salifi, i cili në popullin e tij kishte autoritet dhe fuqi, ashtu siç kishte autoritet dhe fuqi në popullin e vet Esved b. Abdulmutalib Ebu Zem’i).
3378. Na ka treguar Muhammed b. Miskin Ebul – Hasan, këtij Jahja b. Hasan b.
Hajjan Ebu Zekerijja, këtij Sulejmani nga Abdullah b. Dinari, ky transmeton nga
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (31 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
Ibën Omeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s., me rastin e ekspeditës në Tebuk, është ndalur në Hixhër, jep urdhër të mos pinë dhe të mos shërbehen me ujë nga pusi i tyre, por ata thanë:
"Ne tashmë e kemi zënë brumin dhe kemi marrë ujë.’
Ai dha urdhërin që ta gjuajnë brumin dhe ta derdhin ujin."
Transmetohet nga Sebre b. Ma’bedi dhe Ebu Shumusi se Pejgamberi s.a.v.s., ka urdhëruar që ta gjuajnë ushqimin. Ebu Dherri transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kush e ka zënë brumin me ujë të tyre?"
3379. Na ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij i ka treguar Enes b. Ijadi, ky prej Ubejdullahut, ky prej Nafiut, këtij i ka treguar Abdullah b. Omeri r.a. se ca njerëz bashkë me Pejgamberin s.a.v.s. janë vendosur në tokën e quajtur Themud, në Hixhër. Ata kishin marrur ujë nga pusi dhe kishin zënë brumin, por Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi që brumin e zënë t’ua japin deveve dhe ta derdhin ujin, ndërkaq të shërbehen me ujin e pusit prej nga vinte deveja. Të njëjtin version të hadithit e transmeton Usameja nga Nafiu.
3380. Na ka treguar Muhammedi, këtë e ka lajmëruar Abdullahu duke transmetuar prej Ma’merit, ky prej Zuhriut, i cili thotë se e ka lajmëruar Salim b. Abdullahu prej babait të tij, r.a., se kur Pejgamberi s.a.v.s. kaloi pranë Hixhrit, tha:
"Mos hyni në shtëpitë e atyre që kanë bërë përdhunime, vetëm duke qarë, që të mos ju ndodh edhe juve ajo që u ndodhi atyre."
Ai pastaj u mbulua me gunën e tij dhe nuk zbriti nga deveja.
3381. Më ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Vehbi, ndërkaq këtij babai i tij
se ka dëgjuar Junusin duke transmetuar nga Zuhriu, ky nga Salimi, ky nga Ibën
Omeri r.a. se i Dërguari i Allahut ka thënë:
"Mos hyni në shtëpitë e atyre që vetveten e kanë përdhunuar, vetëm se duke qarë, që të mos u ndodh edhe juve ajo që u ndodhi atyre."
3382. Na ka treguar Is’hak b. Mensuri, këtë e ka lajmëruar Abdussamedi, këtij i ka
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (32 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
treguar Abdurrahman b. Abdullahu prej babait të tij, ky transmeton prej Ibën Omerit r.a., ky prej Pejgamberit s.a.v.s. se ka thënë:
"Fisnik, bir i fisnikut, nip i fisnikut, stërnip i fisnikut është Jusufi, bir i Jakubit, nip i Is’hakut, stërnip i Ibrahimit – Allahu bëftë rahmet (e mëshiroftë)."
3383. Më ka treguar Ubejd b. Ismaili prej Ebi Usames, ky prej Ubejdullahut, i cili
ka thënë se e ka lajmëruar Seid b. Ebu Seidi prej Ebu Hurejres r.a. se e kanë pyetur
Pejgamberin s.a.v.s.:
"Kush është njeriu më fisnik?’
‘Ai që Allahut i bën më shumë ibadet’ – tha ai.
‘Nuk pyesim për këtë’ – thanë ata, e ai tha:
‘Njeriu më fisnik është Jusufi, i Dërguari i Allahut, bir i Pejgamberit të Allahut, nip i Pejgamberit të Allahut, stërnip i Mikut të Allahut.’
‘Nuk pyesim për këtë’ – thanë ata.
‘Atëherë, më pyetni për fiset arabe’ – dhe tha: ‘Ata që kanë qenë të mirë në injorancë, janë të mirë edhe në Islam, nëse bëhen të ditur’."
Më ka treguar Muhammed b. Selami, këtij Ebdeja prej Abdullahut, ky prej Seidit, ky prej Ebu Hurejres r.a. e ky nga Pejgamberi s.a.v.s. e ka transmetuar këtë hadith.
3384. Na ka treguar Bedel b. Muhabberi, ky nga Shube, ky nga Sa’d b.
Abdurrahimi, i cili thotë se e ka dëgjuar Urve b. Zubejrin, duke transmetuar nga
Aishah r.a. se asaj Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë:
"Urdhëroje Ebu Bekrin ta falë xhematin.’
’Ai është njeri i dhëmbshëm,’ – tha ajo. – ‘Kur do të qëndrojë në vendin tënd, do të mallëngjehet.’
Ai përsëriti urdhërin, por edhe ajo e përsëriti mendimin e vet.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (33 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Shu’beja thotë: ‘Pas urdhërit të tretë ose të katërtit, ai tha:
‘Ju jeni mu si gratë që kanë qenë me Jusufin. Urdhërojeni Ebu Bekrin’!"
3385. Na ka treguar Er-Rebi’ b. Jahja el-Basri, këtij Zaidi prej Abdulmelik b.
Umejrit, ky prej Ebu Burde b. Ebu Musa, ky prej babait të tij i cili ka deklaruar:
"Pejgamberi s.a.v.s. u sëmua dhe tha:
’Urdhërojeni Ebu Bekrin ta falë xhematin.’
’Ebu Bekri është njeri i prekshëm’ – tha Aishah.
Ai përsëri tha të njëjtën, edhe ajo përsëriti të njëjtën, pastaj ai tha:
‘Urdhërojeni! Ju jeni si gratë që kanë qenë me Jusufin’."
Kështu Ebu Bekri ka qenë imam gjatë jetës së Pejgamberit s.a.v.s.
Husejni duke transmetuar këtë hadith nga Zaidi, ka thënë: "Njeri i prekshëm."
3386. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij Shuajbi, këtij Ebu Zinadi nga A’rexhi, ky nga Ebu
Hurejreja r.a. i cili thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"O Zot, shpëtoje Ajjash b. Ebi Rebiun! O Zot, shpëtoje Seleme b. Hishamin! O Zot, shpëtoje Velid b. Velidin! O Zot, shpëtoji besimtarët e pafuqishëm! O Zot, shtoje shtypjen mbi Mudarin! O Zot, jepi vite të etjes, sikur vitet e Jusufit!"
3387. Na ka treguar Abdullah b. Muhammed b. Esma’, i vëllai i Xhuvejriut, këtij
Xhuvejri b. Esma’ prej Malikut, ky prej Zuhriut, ky prej Seid b. Musejjebit dhe Ebu
Ubejdeja, të cilët kanë treguar nga Ebu Hurejreja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Allahu bëftë rahmet (mëshirë) mbi Lutin. Ai është mbështetur te i Forti. Të kisha qëndruar në burg sa qëndroi Jusufi, pastaj sikur të më vinte një dai (thirrës në fe), do t’i përgjigjesha."
3388. Na ka treguar Muhammed b. Selami, këtij Ibën Fudejli, këtij Husejni prej Sufjanit,
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (34 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
ky nga Mesruku i cili ka thënë:
"E kam pyetur Ummi Rumanin, kjo është e ëma e Aishes, se çka është folur rreth saj, e ajo tha:
‘Ishim ulur me Aishen, hyri një prej ensareve dhe tha:
‘Allahu e ndëshkoftë filanin dhe filanin.’
’Pse?’ – e pyeta.
’Ai me shpifje e ka transmetuar rrëfimin’ – tha ajo.
’Çfarë rrëfimi?’ – pyeti Aishja, e ajo i tregoi.
‘A e ka dëgjuar këtë Ebu Bekri dhe Pejgamberi s.a.v.s.?’ – pyeti ajo.
‘Po’ – tha ajo, ndërsa Aishes i ra të fikët. Pastaj erdh Pejgamberi s.a.v.s. dhe e pyeti se çka ka? Unë u përgjigja: ‘I ra të fikët nga rrëfimi që po flitet për atë’, e ajo u ul dhe tha:
‘Për Allahun, nëse betohem, nuk do të më besoni, nëse arsyetohem, nuk do të pranoni arsyetimin tim. Rasti im është sikur rasti i Ja’kubit me bijtë e tij. Unë kërkoj ndihmë nga Allahu kundër kësaj që ju thoni.’
Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. shkoi. Allahu më vonë shpalli atë që shpalli dhe Ai e lajmëroi atë, e ajo tha:
’Falënderimi i takon Allahut, e askend tjetër nuk e falënderoj’."3389. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, i cili transmeton prej Ukejlit, ky prej Ibën Shihabit, i cili thotë se e ka lajmëruar Urven se ky e ka pyetur Aishen r.a., bashkëshorten e Pejgamberit s.a.v.s.: "Çka mendon rreth Fjalëve të të Lartëmadhërishmit:
" Deri kur të Dërguarit humbnin çdo shpresë për popullin e tyre dhe mendonin se ishin të mohuar..." (Jusuf: 110); ose mos vallë gabimisht janë informuar?’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (35 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
’Përkundrazi,’ – tha ajo – ’populli i vet i shpallnin rrenacakë.’
‘Për Allahun’ – thashë – ‘ata kanë qenë të bindur se populli i vet i shpallin rrenacakë, nuk kanë dyshuar në këtë!’
‘O Urve,’ – tha ajo – ‘ata kanë qenë të bindur për këtë!’
‘Atëherë kjo mund të thotë: gabimisht të informuar.’ Ajo tha:
‘Na ruaj o Zot, pejgamberët nuk kanë menduar ashtu për Zotin e tyre.’
‘Për sa i përket ajetit’ – tha ajo – ‘ata janë ata që kanë besuar në pejgamberët dhe në Zotin e tyre dhe i kanë përmbajtur, por sprovat ndaj tyre kanë zgjatur, - iu është vonuar ndihma derisa nuk e humbën shpresën, në krahasim me popullin e vet të cilët i detyronin të rrejnë dhe memzi pritnin të iknin e t’i përgënjeshtronin,- e më në fund u vinte ndihma e Allahut’."
3390. Më ka lajmëruar Abde, këtij Abdussamedi prej Abdurrahmanit, ky prej
babait të tij, ky nga Ibën Omeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Fisnik, bir i fisnikut, nip i fisnikut, stërnip i fisnikut është Jusufi, bir i Ja’kubit, nip i Is’hakut, stërnip i Ibrahimit – Allahu qoftë i kënaqur me ata."
3391. Na ka treguar Abdullah b. Muhammed el-Xhufi, këtij i ka treguar
Abdurrezaku, këtij Ma’meri nga Hemmami, ky nga Ebu Hurejreja r.a. e ky nga
Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Në një rast kur Ejjubi lahej i zhveshur, trupin e tij e mbuluan disa karkaleca të artë. Ai filloi t’i gjuajë në teshat e veta, ndërkaq Zoti i tij e thirri: ‘O Ejjub, a nuk të kam dhënë më shumë pasuri nga kjo që e sheh?’
‘Po, Zoti im,’ – tha ai – ’por unë pa bekimin Tënd, nuk mund të bëhem i pasur’."
3392. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Lejthi i cili thotë se ia ka transmetuar
Ukajli nga Ibën Shihabi, i cili ka dëgjuar Urven duke thënë se Aishja r.a. ka thënë:
"Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. u kthye te Hatixheja, e zemra ende i rrihte. Ajo e solli te Vereka b. Neufeli.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (36 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Ky ishte një njeri i cili kishte pranuar krishterimin dhe i kishte lexuar ungjijtë në gjuhën arabe.
’Çka ke parë?’ – pyeti Vereka. Ai i tregoi, e Vereka tha:
‘Ai është Xhibrili, të cilin Allahu ia pat dërguar Musait. Nëse jam gjallë, do të ndihmoj sa të mundem’."
3393. Na ka treguar Hutbe b. Halidi, këtij Hemmami, këtij Katadeja i cili
transmeton nga Enes b. Maliku, ky nga Malik b. Sa’sa, se Pejgamberi s.a.v.s. ka
treguar për natën kur ka udhëtuar për Mi’raxh:
"Kur arritëm në qiellin e pestë, kur ja, Haruni.
’Ky është Haruni’ – më tha ai – ’jepi selam.’
Unë i dhash selam, ai ma ktheu dhe pastaj tha:
’Mirë se erdhe, vëllau i mirë dhe pejgamber i mirë’."
Këtë version të transmetimit e përmbajnë edhe Thabiti dhe Ubbad b. Ali nga Enesi, ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
3394. Na ka treguar Ibrahim b. Musai, këtij i ka treguar Hisham b. Jusufi, këtij
Ma’meri nga Zuhriu, ky nga Seid b. Musejjebi, ky nga Ebu Hurejreja r.a. i cili ka
deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Natën kur vajta në Mi’raxh e pash Musain. Ai është njeri i thatë, me flokë të lëshuara, sikur të jetë njëri nga fisi Shenue. E pashë Isain. Ai ishte njeri i rritur mesatarisht, me lëkurë të kuqe, sikur posa të kishte dalur nga banja. Nga pasardhësit e Ibrahimit unë më së shumti i përngjaj. Pastaj më sollën dy enë. Në njërën kishte qumësht e në tjetrën verë.
‘Pi nga cila të duash’ – tha ai.
Unë mora qumështin me ç’rast m’u tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (37 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘More rrugën e drejtë. Sikur të kishe marrë verën, pasardhësit e tu do të ishin shkatërruar’."
3395. Më ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Gunderi, këtij Shu’beja duke
transmetuar nga Katadeja, i cili ka thënë se ka dëgjuar nga Ebul-Aliu duke thënë:
"Më ka treguar djali i axhës së Pejgamberit tuaj, domethënë Ibën Abbasi, ky prej Pejgamberit s.a.v.s. i cili ka thënë:
‘Asnjë njeri nuk mund të thotë se është më i mirë se Junus b. Metta’ – dhe e përshkroi me të atin." (këtu bëhet fjalë për pejgamberin Junus a.s.).
3396. Pejgamberi s.a.v.s. përmendi udhëtimin e natës (isranë) dhe tha: "Musai ishte
ngjyrë gështenjë, i lartë, sikur njerëzit e fisit Shenue." Dhe tha: "Isai ishte kaçurrel dhe me
shtat mesatar."
Gjithashtu ka përmendur Malikun, rojtarin e Xhehenemit dhe ka përmendur Dexhxhallin.
3397. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani, këtij Ejjub es-Sahtijani duke
transmetuar nga Ibën Seid b. Xhubejri, ky nga babai i tij, ky nga Ibën Abbasi r.a. se
Pejgamberi s.a.v.s. kur erdhi në Medinë, hebrenjtë agjëronin një ditë, ditën e Ashurasë.
Ata thanë:
"Kjo është ditë e madhe. Është ditë kur Allahu e shpëtoi Musain dhe e fundosi familjen e Faraonit, andaj Musai agjëroi në shenjë të falënderimit ndaj Allahut.’
’Te Musai, unë jam më i afërt se ata’ – tha (Resulullahu a.s.) dhe agjëroi atë ditë dhe parapëlqeu që të agjërojnë edhe të tjerët’."