Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
e treta
3398. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Sufjani duke transmetuar nga
Amër b. Jahjai, ky nga babai i tij, ai nga Ebu Seidi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë:
"Njerëzit në Ditën e Kijametit do të jenë të zalisur. Unë do të jem i pari i cili do të vij në vete. Dotë shoh se si Musai mbahet për rrëzën e Arshit. Nuk do të di se a ka rënë në vete para meje ose mos vallë ajo është shpërblim për atë që i ra të fikët në Tur."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (38 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3399. Më ka treguar Abdullah b. Muhammed el-Xhu’fi, këtij Abdurrezaku, këtij i
ka lajmëruar Ma’meri nga Hammami, ky nga Ebu Hurejreja r.a. i cili ka deklaruar
se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Sikur të mos kishin qenë Israelitët, mishi nuk do të prishej, sikur të mos kishte qenë Hava, gruaja nuk do ta mashtronte burrin e vet."
3400. Na ka treguar Amër b. Muhammedi, këtij Ja’kub b. Ibrahimi se i ka treguar i
babai i tij që e ka transmetuar nga Salihu, ai nga Ibën Shihabi, të cilit i ka treguar
Ubejdullah b. Abdullahu nga Ibën Abbasi r.a., se ai dhe Hur b. Kajs el-Fezari kanë
polemizuar rreth shokut të Musait a.s. për të cilin Ibën Abbasi pohonte se ka qenë Hidri.
Në ndërkohë para tyre kaloi Ubejj b. Ka’bi. Ibën Abbasi e thirri dhe tha:
"Unë dhe shoku im polemizojmë rreth shokut të Musait a.s. me të cilin Musai deshti të gjejë mënyrën se si të takohet me të. A ke dëgjuar ti diçka rreth tij nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.s.?’
‘Po,’ – tha ai – kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s. duke thënë:
"Përderisa Musai ishte te disa nga të parët e israelitëve, i erdh një njeri dhe e pyeti:
’A e njeh dikë më të ditur se veten?’
’Jo’ – u përgjigj ai.
Atëherë Allahu i shpalli Musait: ’Po, ka. Ai është robi Ynë Hidri.’
Më pastaj Musai e kërkoi atë, me ç’rast peshku iu bë si shenjë dhe iu tha: ‘Kur do të humbasish peshkun, kthehu prapa, me siguri që atëherë do ta takosh!’ Ai nëpër det përcillte gjurmët e peshkut. Pak më vonë shërbëtori i tha Musait:
‘A të kujtohet kur u strehuam te shkëmbi? Unë atje e harrova peshkun, ndërkaq shejtani ma hoqi nga mendja që të mos më kujtohet.’
’Ajo është ajo çka kërkojmë’ – tha Musai.
Atëherë duke vëzhguar, u kthyen prapa dhe e gjetën Hidrin.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (39 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Kjo është ndodhia e Musait me Hidrin të cilën Allahu e ka përmendur në Librin e Vet’."
3401. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani, këtij Amër b. Dinari të cilin e ka informuar Seid b. Xhubejri i cili ka thënë: "I kam thënë Ibën Abbasit se Nevf el-Bikali pretendon se Musai, shoku i Hidrit, nuk është Musai israelit, por ai është krejtësisht një Musa tjetër, ai tha:
’Të ka gënjyer armiku i Allahut. Na ka treguar Ubejj b. Ka’bi nga Pejgamberi s.a.v.s. se Musai duke u mbajtur fjalim israelitëve, e kanë pyetur:
‘Cili njeri është më i dituri?’
‘Unë’ – është përgjigjur ai.
Allahu e qortoi atë, sepse diturinë nuk ia la Atij dhe i tha:
‘Përkundrazi, është një rob i Imi ku takohen dy detrat, ai është më i ditur se ti.’
‘Zoti im’ – tha – ‘kush do të më udhëzojë te ai?’
Ka mundësi që Sufjani të ketë transmetuar: ‘Zoti im, si të takohem me të?’
‘Do të marrësh peshkun,’ – tha Ai – vendose në strajcë dhe ku do ta humbasish, aty është ai’ – ka mundësi të ketë thënë – ‘Atje është ai.’
E mori peshkun, e vendosi në strajcë, pastaj ai me të riun Jush b. Nun u nisën. Kur arritën te një shkëmb, u mbështetën në të, ndërkaq Musai fjeti, e peshku doli, ra në det dhe vazhdoi rrugën e vet nëpër det. Allahu ia ndali ujin peshkut dhe ai u shndërrua në formë të qepës, - ai më tregoi kështu, diç të ngjashme me qepën. Ata vazhduan të udhëtojnë natën dhe ditën, e kur të nesërmen agoi, (Musai) i tha djaloshit: ‘Na jep mëngjesin! Me të vërtetë nga ky udhëtim u lodhëm.’
Musai nuk e hetoi lodhjen, gjersa nuk e kaloi vendin të cilin ia përcaktoi Allahu. Atëherë djaloshi i tha: ‘A të kujtohet kur u strehuam nën shkëmb? Unë e kam harruar peshkun, vetë shejtani ma ka hequr nga mendja që të mos më kujtohet. Ai rrëshqiti në det, sa çudi!’
Kështu ishte udhëtimi i peshkut, ata dy mbetën të habitur.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (40 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
Ai është ajo gka e kërkojmë’ - tha Musai.
Më pastaj u kthyen duke shikuar gjurmët e veta, domethënë, u kthyen pas gjurmëve të veta. Kur arritën te shkëmbi, panë një njeri të mbështjellur me rroba. Musai i dha selam, ai ia ktheu dhe tha:
‘Prej nga në tokën tënde selam?’
‘Unë jam Musai’ - tha ai.
Musa israeliti?’ - pyeti, kurse ai u përgjigj:
Po, erdha të më mësosh diturinë që ke mësuar ti.’
’O Musa,’ - tha ai, ‘unë kam një lloj të diturisë Hyjnore e të cilën Allahu ma ka mësuar, të cilën ti nuk e di, e ti ke një lloj të diturisë Hyjnore me të cilën Allahu të ka mësuar, e që unë nuk e di.’
A mund të të përcjelli?’ - pyeti Musai.
‘Ti me siguri nuk do të mundesh të durosh,’ - tha ai - ffpo si mund të durosh dig që nuk di... - deri te Fjalët e të Lartmadhërishmit: "...shumë i madh".
Pastaj ata vazhduan rrugën dhe shkuan rreth bregdetit. Pranë tyre kaloi një anije, i lutën që t’i merrnin edhe ata. Pasi hypën në anije, erdh një bilbil, ra në qosh të anijes dhe nga ana e detit biroi dy bira.
‘O Musa’ - i tha Hidri - dituria ime dhe dituria yte, në krahasim me diturinë e Allahut, është aq e vogël sa që është vrima që e bëri bilbili në krahasim me tërë detin.’
Ai për njëherë mori sopatën dhe e nxori një dërrasë. Musai i tha:
'Qka bëre kështu? Njerëzit falas na morën, e ti e shpove anijen që të mbysish udhëtarët! Me të vërtetë që bëre gjynah të madh!’
A nuk të thash’ - tha ai - se ti nuk do të mund të durosh me mua?’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (41 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Mos ma merr për të madhe sepse harrova’ – tha – dhe mos më rëndo në punën time!’
Kjo ishte harresa e parë e Musait.
Kur e lëshuan detin, hasën në një djalosh i cili lozte me fëmijë. Hidri e kapi për koke dhe ia shkuli, kështu – Sufjani me gishtat e vet tregoi sikur diçka këputte.
Musai tha: ‘Pse e vrave njeriun e pafajshëm, i cili askënd nuk e ka vrarë? Me të vërtetë bëre diçka shumë të keqe!’
‘A të thash, se ti nuk mund të durosh me mua!?’
‘Nëse edhe pas kësaj të pyes diçka’ – tha – ‘atëherë mos u shoqëro me mua. Të kërkoj falje.’
Dhe të dy vazhduan. Kur arritën te një qytet, i lutën banorët e tij që t’i ushqejnë, mirëpo ata refuzuan që t’i gostisin. Në qytet arritën te një mur, i cili gati ishte duke rënë.’ Sufjani me dorë tregonte sikur diçka fshinte lartë. Nuk dëgjuam Sufjanin të përmend mbiemrin ‘i shtrembëruar’, në përjashtim vetëm një herë.
‘Shkuam te ata njerëz’ – tha ai (Musai) – ‘ata nuk na dhanë të hamë, as që na gostitën, e ti u drejtove kah muri i tyre (që ta ndërtosh), e për këtë kishe mundur të marrësh shpërblim.’
‘Tash ndahemi ne të dy’ – tha ai. ‘Do të shpjegoj pse nuk ke mundur të durosh.’
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Do të na vinte mirë sikur Musai të kishte duruar, sepse Allahu do të na kishte treguar për rastin e të dyve."
Ibën Abbasi lexoi: "Sa për anijen, ajo u takonte njerëzve të varfër që punonin në det, kështu që unë desha ta bëj me difekt për punë, pasi kishin një mbret pas tyre i cili grabiste çdo anije me forcë. Sa për djalin, prindërit e tij ishin besimtarë dhe ne patëm frikë se mos ai do t’u shkaktonte atyre dhimbje duke ngritur krye dhe duke mos besuar." (El Kehf: 79, 80).
Pastaj Sufjani tha: ‘Këtë nga ai e kam dëgjuar dy herë dhe prej tij e kam mbajtur mend.’
Sufjanit iu tha: ‘Ti këtë e ke mbajtur mend para se ta kesh dëgjuar nga Amri, ose e ke mbajtur mend prej dikujt tjetër?’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (42 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Prej kujt do ta mbaja në mend?’ – tha ai. ‘Përveç meje, a e ka përmendur kush këtë nga Amri’?"
3402. Na ka treguar Muhammed b. Seid el-Esbehani, këtë e ka informuar Ibnul-
Mubareku nga Ma’meri, ky transmeton nga Hammam b. Munebbihu e ky nga Ebu
Hurejreja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Hidri është quajtur me këtë emër sepse është ulur në tokë të bardhë e cila menjëherë ka filluar të gjelbërohet prej tij."
El-Hameviu thotë se ia ka transmetuar Muhammed b. Jusuf b. Metar El-Firebrijj nga Ali b. Hashremi, ky nga Sufjani i cili e transmeton hadithin në tërësi.
3403. Na ka treguar Is’hak b. Nasri, këtij Abdurrezaku që e ka transmetuar nga
Ma’meri, ky nga Hammam b. Munebbihu i cili ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a. i cili
thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s. të ketë thënë:
"Israelitëve u është thënë: ’Në derë hyni të përulur dhe thoni: - Kërkojmë faljen e gjynaheve.
Ata këtë e ndryshuan dhe hynë duke u zhagitur dhe pastaj thanë: - Kokërra në kallinj’."
3404. Më ka treguar Is’hak b. Ibrahimi, këtij Revh b. Ubade, këtij Avfi që ka
transmetuar prej Hasanit, Muhammedit dhe Hall-llasit, këta nga Ebu Hurejreja r.a.,
i cili ka deklaruar se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë:
"Musai ka qenë shumë i turpshëm dhe është mbuluar shumë, aq sa lëkura nuk i shihej sepse shumë turpërohej. Disa israelitë e shqetësonin duke i thënë: ‘Ky mbulohet vetëm se ka ndonjë të metë në lëkurë: ka zhugën, është i dundur ose ka ndonjë sëmundje tjetër.’ Por Allahu deshti që ta shlirojë Musain nga ajo që ata thonin.
Një ditë ai ishte vetëm, teshat i la mbi një gurë dhe filloi të lahet. Pasi u la, u nis kah teshat, mirëpo guri bashkë me tesha kishte humbur. Musai mori shkopin dhe filloi të kërkojë gurin duke thënë: ‘Teshat e mia, o gur! Teshat e mia, o gur!’ Kështu vazhdoi deri sa arriti te një grup i parisë së israelitëve. Ata e panë lakuriq, panë diç shumë të bukur që ka krijuar Allahu. Kështu e shliroi atë nga ajo çka flitnin ata.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (43 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Guri u ndal, e ai mori teshat, i veshi dhe me shkopin e vet filloi ta rrahë gurin. Për Allahun, duke e rrahur gurin, ai mori tre, katër apo pesë kallo prej gurit. Ky është kuptimi i fjalëve të Allahut xh.sh.: "O ju që keni besuar! Mos u bëni si ata që e fyen Musain, por Allahu e pastroi atë nga (shpifja) që i ngjitën dhe ai ishte i nderuar tek Allahu." (El Ahzab: 69)."
3405. Na ka treguar Ebu Velidi, këtij Shu’be që ka transmetuar nga A’meshi, i cili
thotë se e ka dëgjuar Ebu Vailin e ai Abdullahun r.a. duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. përfundoi me ndarjen e plaçkës së luftës. Një njeri tha: "Me këtë ndarje nuk deshtëm të arrijmë kënaqësinë e Allahut!"
Unë erdha te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e informova për këtë. Ai aq u hidhërua, sa që hidhërimin e pashë në fytyrën e tij, pastaj tha: "Allahu bëftë rahmet mbi Musain. Atë e kanë shqetësuar më shumë se kjo, por ka duruar (ka bërë sabër)."
3406. Na ka treguar Jahja b. Bukejr, këtij Lejthi që ka transmetuar nga Junusi, ky
nga Ibën Shihabi, ky nga Ebi Seleme b. Abdurrahmani se Xhabir b. Abdullahu r.a.
ka thënë:
"Në një rast me Pejgamberin s.a.v.s., mblidhnim bereqetin e erakut, ndërkaq Pejgamberi s. a.v.s. tha:
’Mblidhni të zezat, sepse janë më të mira.’
’Vallë, i ke ruajtur delet?’ – thanë.
‘A ka pasur ndonjë prej pejgamberëve që nuk i ka ruajtur ato?’ – tha ai."
3407. Na ka treguar Jahja b. Musa, këtij Abdurrezaku, këtë e ka lajmëruar
Ma’meri nga Ibën Tavusi, ky nga babai i tij, ky nga Ebi Hurejreja r.a. i cili ka thënë:
"Meleku i vdekjes i është dërguar Musait a.s. Kur i erdhi, Musai i ra. Ai u kthye te Zoti i vet dhe i tha:
‘Më ke dërguar tek njeriu i cili nuk e do vdekjen.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (44 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Kthehu tek ai’ – tha Ai – ‘thuaj që dorën e vet ta vë mbi shpinën e mëzatit, ndërkaq për çdo qime që do ta mbulojë me dorën e vet, do t’i shtohet një vit.’
‘Si urdhëroni o Zot’ – tha (Musai) – ‘pastaj çka?’
‘Pastaj vdekja’ – u përgjigj Ai.
‘Atëherë le të ndodhë tash’ – tha (Musai) dhe e luti Allahun që të afrohet te toka e bekuar, që ta gjuajë një gur (prej çka edhe do të ndërrojë jetë).
Ebu Hurejreja r.a. thotë se Pejgamberi s.a.v.s. pastaj ka thënë: ‘Sikur të isha unë atje, do t’ua tregoja varrin e tij, është rreth rrugës, në rrëzë të një bregoreje të kuqe prej rëre’."
(Abdurrezaku) thotë: "Edhe Ma’meri na ka treguar prej Hemmamit se i ka treguar Ebu Hurejreja r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s. ngjashëm me këtë."
3408. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtë e ka lajmëruar Shuajbi nga Zuhriu, i cili
thotë se e ka lajmëruar Ebu Seleme b. Abdurrahamani dhe Seid b. Musejjebi, se Ebu
Hurejreja r.a. ka thënë:
"Një musliman dhe një hebre grindeshin mes veti. Muslimani u betua duke thënë kështu: ’Për Atë që e ka zgjedhur Muhammedin s.a.v.s. mbi botërat.’ Atëherë edhe hebreu tha: ’Për Atë që Musain e zgjodhi mbi tërë botërat.’
Më pastaj muslimani e ngriti dorën dhe i ra hebreut. Hebreu vajti te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e lajmëroi për ndodhinë me muslimanin, ndërkaq Pejgamberi s.a.v.s. tha: ’Mos më konsideroni për më të mirë se Musai. Në Ditën e Kijametit njerëzit do të bien pa mend nga frika. Unë do të jem i pari që do të kthjellohem, ndërsa Musai vazhdimisht do të mbështetet për Arsh. Nuk e di a ka qenë edhe ai nga ata që do t’ju bie të fikët e të kthjellohet para meje, apo ndoshta do të jetë prej atyre që Allahu e ka veçuar nga kjo’."
3409. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullahu, këtij Ibrahim b. Sa’di që ka
transmetuar nga Ibën Shihabi, ky nga Humejd b. Abdurrahmani, se Ebu Hurejreja r.
a. ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Ademi dhe Musai polemizuan mes veti e Musai tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (45 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
’Ti Adem, je ai që gabimi yt të nxori nga Xhenneti.’
’Ti Musa’ – u përgjigj ai – ’je ai që Allahu të zgjodhi me pejgamberllëk dhe me të Folurit e Vet – dhe më qorton për atë që Ai e pat përcaktuar para se të më krijonte.’
Kështu Ademi ngadhnjeu në polemikë me Musain – tha i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dy herë."
3410. Na ka treguar Museddedi, këtij Husejn b. Numejri duke transmetuar nga
Husejn b. Abdurrahmani, ky nga Seid b. Xhubejri, ky nga Ibën Abbasi r.a. i cili ka
deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. një ditë ka dalur dhe ka thënë:
"Më janë paraqitur popujt dhe pash një grup të madh i cili e mbulonte horizontin. Mu tha: ‘Ky është Musai me popullin e vet.’
3411. Na ka treguar Jahja b. Xha’feri, këtij Veki’ duke transmetuar nga Shu’be, ky
nga Amër b. Murre, ky nga Murre el-Hemdaniu, ky nga Ebu Musa r.a., i cili ka
thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Shumë njerëz e kanë marrur gradën e plotë, ndëkaq nga gratë, gradën e plotë e kanë arritur vetëm Asija, gruaja e Faraonit dhe Merjemeja, e bija e Imranit. Dallimi i Aishes në krahasim me gratë tjera, është sikur përsheshi në krahasim me ushqimet tjera."
3412. Na ka treguar Museddedi, këtij Jahja duke transmetuar nga Sufjani i cili
thotë se i ka treguar A’meshi. Dhe na ka treguar Ebu Nuajmi, këtij Sufjani nga
A’meshi, ky nga Ebu Vaili, ky nga Abdullahu r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Askush prej jush të mos thotë: ‘Unë jam më i mirë se Junusi’!"
Museddedi këtij hadithi i ka shtuar: "Junus Ibën Metta."
3413. Na ka treguar Hafs b. Omeri, këtij Shu’beje prej Katades, ky prej Ebul-Alije,
ky nga Ibën Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Asnjë njeri nuk duhet të thotë: ‘Unë jam më i mirë se Junus b. Metta – kështu ai ia përshkruante babait të vet.’ (domethënë, ka përmendur emrin e babës së vet)."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (46 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3414. Na ka treguar Jahja b. Bukejr prej Lejthit, ky nga Abdulaziz b. Ebu Seleme,
ky nga Abdullah b. Fadli, ky nga A’rexhi, e ky nga Ebu Hurejreja r.a. i cili ka thënë:
"Një ditë një hebre ekspozonte mallin e vet. Për kundërvlerë iu ofrua diçka që nuk e kënaqte dhe ai tha:
’Jo, për Atë që e zgjodhi Musain mbi të gjithë njerëzit!’
Një ensarij e dëgjoi, i ra me shuplakë dhe tha:
‘Ti thua: Për Atë që Musain e zgjodhi mbi të gjithë njerëzit, ndërkaq Pejgamberi s.a.v.s. është në mesin tonë!’
Ai vajti tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: ‘O Ebul-Kasim, unë kam mbrojtjen dhe premtimin! Si mundet ai njeri të më bie me shuplakë?’
‘Pse i ra shuplakë?’ – e pyeti Resulullahu dhe ai i tregoi. Pejgamberi s.a.v.s. aq shumë u hidhërua, sa që hidhërimi i shihej në fytyrë, pastaj tha: ‘Mos bëni dallim në mes pejgamberëve të Allahut. Kur do të fryhet në Sur, gjithçka ka në qiej e në tokë do të bien si në të fikët, me përjashtim të atij që Allahu do të dojë të mos i bie të fikët. Pastaj përsëri do të fryhet në Sur, e unë do të ringjallem i pari, ndërkaq Musai, atëbotë do të mbahet për Arsh. Nuk di, kjo do të ndodhë kështu sepse atij i ra të fikët atë ditë në Tur, apo do të jetë ringjallur para meje’."
3415. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: "Unë nuk them për askend se është më i mirë se Junus b. Metta."
3416. Na ka treguar Ebul-Velidi, këtij Shu’be nga Seid b. Ibrahimi, i cili ka dëgjuar Hunejd b. Abdurrahmanin që transmeton nga Ebu Hurejreja r.a., ky nga Pejgamberi s.a.v.s. se ka thënë:
"Askush nuk duhet të thotë: ‘Unë jam më i mirë se Junus b. Metta’."
3417. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Abdurrezaku, këtij i ka treguar
Ma’meri prej Hemmamit, ky transmeton nga Ebu Hurejreja r.a. i cili thotë se
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (47 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
"Davudit i ishte lehtësuar Kur’ani (leximi). Sikur ai të urdhëronte që të shalohen kafshët, ai më parë do të arrinte të lexojë Librin, se sa të shalonin kafshët. Dhe ai nuk është ushqyer me kurrgjë përveç se prej fitimit të duarve të veta."
Këtë hadith e transmeton Musa b. Ukbe nga Safvani, ky nga Ata’ b. Jesari, ky nga Ebu Hurejreja r.a., ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
3418. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi që e ka transmetuar nga Ukajli, ky nga Ibën Shihabi, të cilit i kanë treguar Seid b. Musejjebi dhe Ebu Seleme b. Abdurrahmani, se Abdullah b. Amri ka deklaruar se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka dëgjuar se unë kam thënë:
"Për Allahun, do të agjëroj ditën, e natën sa të jem gjallë do ta kaloj në namaz’, ndërkaq i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. më tha:
’Ti je ai që ka thënë: - për Allahun, do të agjëroj ditën, e natën sa të jem gjallë do ta kaloj në namaz?’
’Ashtu kam thënë’ – vërtetova unë.
’Ti këtë nuk do të mundesh ta bësh’ – tha ai. ‘Agjëro, por nganjëherë ndërpreje agjërimin, fal namaz, por edhe flej. Për çdo muaj agjëro nga tre ditë, sepse secila punë e mirë shpërblehet dhjetëfish, kjo do të vjen sikur të agjërosh tërë kohën.’
‘O i Dërguar i Allahut,’ – thash – ‘unë me të vërtetë mundem edhe më tepër se kjo!’
‘Një ditë agjëro, dy ditë – jo,’ – tha Resulullahu a.s.
‘Unë mundem më shumë se kjo’ – thash përsëri.
‘Një ditë agjëro e një ditë jo – tha ai. ‘Ky është agjërimi i Davudit dhe ky është agjërimi më i vlefshëm.
‘O Resulullah, unë mundem edhe më shumë se kjo’ – thash.
‘Nuk ka më mirë se kjo’ – u përgjigj ai."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (48 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3419. Na ka treguar Hal-lad b. Jahja, këtij Mis’ari, këtij Habib b. Ebu Thabit i cili
transmeton nga Ebul Abbasi se Abdullah b. Amër b. As ka thënë:
"I Dërguari i Allahut më ka thënë:
‘Mendon ti se unë nuk e di se ti natën e kalon në namaz e ditën agjëron?’
’Po,’ – u përgjigja unë. Kurse ai më tha:
’Nëse vepron kështu, sytë do të bien, shpirti do të lodhet. Prej secilit muaj agjëro tre ditë, sepse ky agjërim është sikur të agjërosh tërë kohën – jetën.’
‘Mendoj se kam fuqi’ – thash unë.
’Atëherë agjëro sikur Davudi a.s. Ai një ditë agjëronte e një ditë jo, mirëpo nuk luhatej kur takohej me armikun’ – tha Resulullahu a.s."
3420. Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Sufjani, nga Amër b. Dinari, ky nga
Amër b. Evs eth-Thekafiu, i cili ka dëgjuar Abdullah b. Amrin se e ka dëgjuar të
Dërguarin e Allahut, s.a.v.s., duke thënë:
"Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Davudit. Ai një ditë agjëronte, ndërkaq ditën tjetër jo. Namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Davudit. Ai flente gjysmën e natës, një të tretën falej, ndërkaq një të tretën përsëri flente."
3421. Na ka treguar Muhammedi, këtij i ka treguar Sehl b. Jusufi, ky thotë se e ka
dëgjuar Avamin, ky nga Muxhahidi, i cili thotë se e ka pyetur Ibën Abbasin:
"A duhet të bëj sexhde në suren Sad?’
Atëherë, Ibën Abbasi lexoi: "…dhe nga pasardhësit e tij Daudin, Sulejmanin…" gjersa arriti te Fjalët: "…kështu që ndiqni udhëzimin e tyre…" (En Aam: 84, 90) – pastaj tha: ‘Pejgamberi i juaj, s.a.v.s. është prej atyre që i është urdhëruar që t’i pasojë ata’."
3422. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Vuhejbi, këtij Ejjubi, i cili transmeton
nga Ikrimeja, se Ibën Abbasi r.a. ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (49 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
"Sexhdeja në suren Sad nuk është e detyruar, por unë e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. duke bërë sexhde, kur lexonte në këtë sure."
3423. Më ka treguar Muhammed b. Bishari, këtij Muhammed b. Xha’feri, këtij
Shu’beja i cili transmeton nga Muhammed b. Zijadi, ky nga Ebu Hurejreja r.a., ky
nga Pejgamberi s.a.v.s.:
"Mbrëmë rastësisht mu paraqit shejtani (ifriti prej xhindëve) dhe ma ndërpreu namazin. Mirëpo, Allahu më bëri më të fortë se ai. E mora dhe desha ta lidhi për një shtyllë të xhamisë, me qëllim që të gjithë ta shihni, por m’u kujtua duaja e vëllaut tim Sulejmanit:
"Zoti im! Më fal mua dhe më dhuro mua mbretërim të atillë që të mos i shkojë (e të mos ketë) asnjë pas meje!" (Sad: 35) – andaj me nënçmim e refuzova."
3424. Na ka treguar Halid b. Mahledi, i cili transmeton nga A’rexhi, ky nga Ebu
Hurejreja, se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka thënë:
"Sulejmani, i biri i Davudit, njëherë ka thënë:
‘Sonte me siguri do t’i vizitojë shtatëdhjetë gratë e mia, secila prej tyre do të bëjë nijet të lind nga një kalorës, të cilët do të luftojnë në rrugën e Allahut.’
‘Si të dojë Allahu – inshaellahu – i tha shoku i tij.
Mirëpo ai këtë nuk e tha dhe asnjëra prej grave nuk lindi fëmijë, me përjashtim të njërës, fëmijës të së cilës i mungonte gjysma e trupit. Sikur të kishte thënë ashtu, ata do të luftonin në rrugën e Allahut" – tha pastaj Pejgamberi s.a.v.s.
Shuajbi dhe Ibën Zinadi ka thënë: "Nëntëdhjetë (gra), kjo është e sigurtë.
3425. Na ka treguar Omer b. Hafs, këtij babai i tij, këtij A’meshi, këtij Ibrahim et-
Tejmiu, ky transmeton nga babai i tij, e ky nga Ebu Dherri r.a. i cili thotë se ka
thënë:
"O i Dërguar i Allahut, cili mesxhid është ngritur i pari?’
‘El-Mesxhidul-Haram’ – u përgjigj ai.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (50 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
‘Cili pas tij?’ – thotë se e ka pyetur.
‘Pastaj El Mesxhidul-Aksa’ – tha ai.
‘Sa është largësia në mes tyre?’ – pyeta.
‘Katërdhjetë’ – u përgjigj ai dhe pastaj vazhdoi: ‘Kudo të të zë namazi, fale, e tërë toka është mesxhid’."
3426. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtë e ka informuar Shuajbi, këtë Ebuz-Zinadi,
këtij i ka treguar Abdurrahmani, i cili e ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a. se thotë se e
ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Shembulli im në krahasim me njerëzit, është sikur shembulli i njeriut i cili ka ndezur zjarrin. Fluturat dhe këto shtazë filluan të kërcejnë në zjarr."
3427. Dhe tha:
"Ishin dy gra, të cilat kishin nga një fëmijë. Erdh ujku dhe e mori njërin fëmijë nga ata dy. Njëra tjetrës i thotë: ‘E mori fëmijën tënd.’ Ato dyja kërkuan nga Davudi që t’ju gjykojë. Ai fëmijën ia dha gruas që ishte më plakë. Ato dolën para Sulejmanit, birit të Davudit të cilit ia treguan vendimin. Ai tha: ‘Më jepni thikën që ta ndaj në dysh e t’ua jap juve.’
‘Mos vepro ashtu, Allahu të mëshiroftë!’ tha më e reja, - ‘ai është fëmija i saj.’
Pastaj ia dha të resë’."
Ebu Hurejreja ka thënë: "Për Allahun, nuk kam dëgjuar për sik-kin (fjalën thikë), përveç atëherë. Para këtij rasti përdornim fjalën – mudje." (Buhariu këtu përmes një senedi përmend dy hadithe, sepse transmetuesi ka dëgjuar të dy hadithet, andaj edhe i ka transmetuar bashkërisht.)
3428. Na ka treguar Ebul-Velidi, këtij Shu’beja duke transmetuar nga A’meshi, ky
nga Ibrahimi, ky nga alkameja, ky nga Abdullahu, i cili ka thënë:
"Kur u shpall: "Janë mu ata që besojnë (në Njësinë e Allahut dhe nuk adhurojnë tjetër përveç Atij) dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me Dhulm (me të gabuarën), për të cilët
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (51 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
ka siguri të plotë…" (En Aam: 82), sahabët e pyetën Pejgamberin s.a.v.s.:
’Cili prej nesh nuk ka bërë gjynah?’ Andaj u shpall: "Vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim me Allahun është Dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më i madhi)." (Lukman: 13)."
3429. Më ka treguar Is’haku, këtij i ka treguar Isa b. Junusi, këtij A’meshi i cili
transmeton prej Ibrahimit, ky nga Alkameja, ky thotë se Abdullahu r.a. ka thënë:
"Kur u shpall: "Janë mu ata që besojnë (në Njësinë e Allahut dhe nuk adhurojnë tjetër
përveç Atij) dhe nuk e përziejnë besimin e tyre me Dhulm (me të gabuarën), për të cilët
ka siguri të plotë…" (En Aam: 82), muslimanëve iu ra rëndë, andaj thanë:
‘O i Dërguar i Allahut, cili prej nesh nuk ka bërë gjynah?’
‘Nuk është fjala për gjynah’ – tha ai – ‘por mendohet për politeizmin. A nuk keni dëgjuar se çka i tha Llukmani birit të vet kur e këshilloi:
"O biri im! Mos bashko të tjerë në adhurim me Allahun. Vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim me Allahun është Dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më i madhi)."
3430. Na ka treguar Hutbe b. Halidi, këtij Hemmam b. Jahja, këtij Katadeja i cili
transmeton nga Enes b. Maliku, ky nga Malik b. Sa’saa, se i Dërguari i Allahut, s.a.v.
s. ka treguar për natën e mi’raxhit:
"…Pastaj udhëtoi lartë deri sa arriti në qiellin e dytë dhe kërkoi që të hapet.
‘Kush është’ – iu tha.
‘Xhibrili’ – u përgjigj ai.
‘Kush është me ty?’ – iu tha.
‘Muammedi’ – tha ai.
‘A i është dhënë pegamberllëku?’ – u pyet.
‘Po’ – u përgjigj (Xhibrili).
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (52 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Dhe kur arrita në qiellin e dytë, kur pashë Jahjain dhe Isain, ndërkaq këta dy janë bijë motre dhe të mbesës.
‘Këta janë Jahjai dhe Isai, jepu selam’ – më tha.
Dhash selam, edhe ata ma kthyen, pastaj thanë:
‘Mirë se erdhe, vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë’."
3431. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Shuajbi që ka transmetuar nga
Zuhriu, i cili thotë se e ka lajmëruar Seid b. Musejjebi, i cili thotë se Ebu Hurejreja r.
a. thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, s.a.v.s. ku thotë:
"Nuk ka asnjë njeri e në kohën e lindjes të mos e prek shejtani. Në këtë botë secili ka ardhur duke qarë nga prekja e shejtanit, në përjashtim të Merjemes dhe birit të saj."
Ebu Hurejreja pastaj lexoi: "…dhe kërkoj mbështetjen Tënde për të dhe për pasardhësit e saj nga shejtani i mallkuar."
3432. Më ka treguar Ahmed b. Ebi Rexha’i, këtij Nadri, ky transmeton nga
Hishami, i cili thotë se i ka treguar babai i tij i cili thotë se e ka dëgjuar Abdullah b.
Xhaferin se e ka dëgjuar Aliu r.a., i cili ka deklaruar se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.
v.s. duke thënë:
"Grua më e vlefshme ka qenë Merjemeja (për ummetet e mëparshme), bija e Imranit, ndërkaq grua më e vlefshme (për ummetin tim) është Hatixheja."
3433. Na ka treguar Ademi, këtij Shu’beja, i cili transmeton nga Amër b. Musa El-
Esh’ariu r.a. i cili thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Vlera e Aishes në krahasim me gratë tjera, është sikur përsheshi (përsheshi tek arabët është ushqim i cili u afrohet musafirëve të rrallë dhe përgatitet nga buka, lëngu i mishit të zier e copa të mishit) në krahasim me ushqimet tjera. Shumë njerëz e kanë arritur gradën e plotë. Ndërkaq prej grave, gradën e plotë e kanë arritur vetëm Merjemeja, bija e Imranit dhe Asija, gruaja e Faraonit."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (53 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3434. Ibën Vehbi tregon se i ka treguar Junus b. Shihabi, këtij i ka treguar Seid b.
Musejjebi nga Ebu Hurejreja, i cili thotë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke
thënë:
"Gratë më të mira të Kurejshitëve janë ato që i kalërojnë devet, janë të mëshirshme ndaj fëmijëve dhe më tepër e ruajnë pasurinë e burrit."
Pastaj Ebu Hurejreja tha: "E Merjemeja, e bija e Imranit, asnjëherë nuk e ka shaluar deven."
Për këtë hadith, me Junusin pajtohen edhe djali i axhës së Zuhriut dhe Is’hak El-Kelbiu, të cilët e transmetojnë prej Zuhriut.
3435. Na ka treguar Sadek b. Fadli, këtij Velidi nga Evzaiu i cili ka deklaruar se i
ka treguar Umejr b. Hani’ i cili thotë se i ka treguar Xhunade b. Ebi Umejje prej
Ubades r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kush dëshmon se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, i Vetmi që nuk ka shok dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij, se Isai është rob dhe i Dërguar i Tij dhe se është Fjala e Tij që ia dërgoi Merjemes dhe i frymëzoi jetën dhe se Xhenneti dhe Xhehenemi janë të vërtetë, Allahu do ta futë në Xhennet sipas veprave që ka kryer."
Velidi ka thënë: "Më ka treguar Ibën Xhabiri prej Umejrit, ky nga Xhunadeja dhe ka shtuar: ‘në cilën derë të dojë prej tetë dyerve të Xhennetit’."
3436. Na ka treguar Muslim b. Ibrahimi, këtij Xherir b. Hazmi, i cili transmeton
nga Muhammed b. Sirini, ky nga Ebu Hurejreja r.a., ky nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili
ka thënë:
"Që në djep kanë folur vetëm tre veta: Isai, ndërsa nga mesi i israelitëve ka qenë një njeri të cilin e thirrnin Xhurejxh. Gjersa ai falej i erdhi e ëma dhe e thirri. Mendonte, a t’i përgjigjet apo të vazhdojë me namazin? Atëherë ajo tha: ‘O Zoti im, mos e vdis përderisa nuk i shikon laviret në fytyrë!’
Xhurejxhi ishte në shtëpinë e vet. Në ndërkohë një grua ia ekspozoi trupin e vet dhe filluan bisedën, mirëpo ai e refuzoi këtë. Ajo pastaj shkoi te një bari dhe iu dorëzua atij. Më vonë i lindi një djal dhe atëherë deklaroi: ’Fëmija është i Xhurejxhit.’ Njerëzit vajtën tek
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (54 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
shtëpia e tij, ia thyen derën, e nxorën jashtë dhe filluan ta fyejnë. Ai mori abdest dhe fali namaz. Pastaj iu afrua fëmijës dhe e pyeti:
’Kush është i ati yt?’
‘Bariu’ – u përgjigj ai.
‘Do ta ndërtojmë banesën prej ari’ – i thanë njerëzit atëherë.
‘Jo’ – tha ai – ‘do të ma ndërtoni vetëm prej dheut.’
Një grua israelite i jepte gji të birit. Pranë saj rastësisht kaloi një kalorës i bukur. Ajo tha: ‘O Zoti im, bëje birin tim që t’i përngjajë këtij kalorësi’. Djali e lëshoi gjirin, u kthye kah kalorësi dhe tha: ‘O Zoti im, mos më bën si ky’, pastaj përsëri vazhdoi të pinte.
Ebu Hurejreja r.a. thotë se sikur e shoh Pejgamberin s.a.v.s. si e thith gishtin e vet. Pastaj sollën një robëreshë, ndërkaq e ëma e djalit tha: ‘O Zoti im, mos e bëj djalin tim si kjo!’ Ai e lëshoi gjirin dhe tha: ‘O Zoti im, më bën sikur kjo!’
‘Pse?’ – e pyeti e ëma, ndërkaq ai u përgjigj:
‘Kalorësi është një nga gjakpirësit, kurse për robëreshën thonë se ka vjedhur dhe ka bërë zina, kurse ajo nuk ka bërë kurrgjë’."
3437. Na ka treguar Ibrahim b. Musa, këtë e ka informuar Hishami nga Ma’meri... Dhe më ka treguar Mahmudi, këtij Abdurrezaku, këtë e ka lajmëruar Ma’meri i cili transmeton nga Zuhriu, i cili ka deklaruar se e ka lajmëruar Seid b. Musejjebi nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Natën e Israsë e takova Musain.’ Ai pastaj e përshkoi atë duke thënë: ’Ai është njeri’ – mendoi se ka thënë – ’i thatë, flokët e lëshuara sikur të jetë nga njerëzit e Shenues. Dhe e kam takuar Isain’ – tha Pejgamberi s.a.v.s. dhe e përshkoi duke thënë: ’Ai është njeri i rritur mesatarisht, me trup të bardhë, sikur ka dalur nga banja, do të thotë nga hamami. Dhe e kam parë Ibrahimin. Unë i përngjajë më shumë nga të gjithë pasardhësit e tij. Dhe më sollën’ – thotë Pejgamberi s.a.v.s. – ’dy enë. Njëra ishte e mbushur me qumësht, kurse tjetra me verë.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (55 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
’Merre cilën të duash nga ato’ – m’u tha, unë e mora enën me qumësht dhe e piva, pastaj m’u tha:
’U drejtove në rrugë të drejtë, - ose: e zgjodhe rrugën e drejtë; - sikur ta kishe marrë verën, do të shkatërroheshin edhe pasardhësit e tu’."
3438. Na ka treguar Muhammed b. Kethiri, këtij i ka lajmëruar Israili, këtij
Uthman b. Mugire i cili transmeton nga Muxhahidi, ky nga Ibën Omeri r.a. se
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"E kam parë Isain, Musain dhe Ibrahimin. Për sa i përket Isait, ai ka trup të bardhë, kaçurrel, krahëror të zhvilluar. Për sa i përket Musait, ai ka ngjyrë gështenje, i lartë, flokë të drejta sikur të jetë nga fisi ez-Zutt."
3439. Na ka treguar Ibrahim b. El-Mundhiri, këtij Ebu Damre, këtij Musai i cili
transmeton nga Nafiu se Abdullahu ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka përmendur se kur do të paraqitet El-Mesihud-dexhxhall dhe ka thënë: ‘Allahu nuk është qorr. Me të vërtetë El-Mesihud-dexhxhall është qorr në syrin e djathtë, që
ka pamjen sikur kokrra e rrushit të shkelur’."
3440. "Në ëndërr e pashë te Kaba. Ishte një njeri ngjyrë gështenje. Me atë bukuri që
mund të ketë vetëm njeriu ngjyrë gështenje: një tufë flokësh të përdredhura që i binin mbi
krahëror, flokët e krehura, kurse nga koka i pikonin pika uji. Duart i kishte hedhur mbi
supet e dy burrave dhe e bënte tavaf Kabën.
’Kush është ky?’ – pyeta. Ata m’u përgjigjën:
’Ky është Mesihu, biri i Merjemes.’
Pastaj mbas tij pashë njeriun kaçurrel, qorr në syrin e djathtë, më shumë i përngjante Ibën Kattanit nga të gjithë që kam parë. I kishte venduar duart mbi kraharorin e një njeriu dhe e bënin tavaf Kabën.
’Kush është ky?’ – pyeta. Ata m’u përgjigjën:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (56 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘El-Mesihud-dexhxhall’."
Ubejdullahu pajtohet me transmetimin e këtij hadithi (me Musa b. Ukben) nga Nafiu.
3441. Na ka treguar Ahmed b. Muhammed El-Mekkiu se e ka dëgjuar Ibrahim b.
Sa’din të cilit i ka treguar Zuhriu që transmeton nga Salimi, ky nga i ati i tij i cili ka
thënë:
"Jo, për Allahun, Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka thënë për Isain se ka trup të bardhë, por ka thënë:
‘Duke fjetur ëndërrova se e bëra tavaf Kabën, kur rastësisht një njeri ngjyrë gështenje, me flokë të drejta, i mbështetur në dy njerëz, nga koka i rrjedhte ujë – ose: i rrjedhte ujë nga koka.
‘Kus është ky?’ – pyeta. Ata më thanë:
‘I biri i Merjemes.’
Vazhdova tavafin, kur rastësisht pash një njeri me trup të bardhë, i madh me flokë kaçurrela, qorr në syrin e djathtë që ka pamjen sikur kokrra e rrushit të shkelur.
‘Kush është ky?’ – pyeta. Ata m’u përgjigjën:
‘Ky është Dexhxhalli.’
Më shumë i përngjan Ibën Kattani.
Zuhriu thotë: ‘Ai është një njeri nga fisi Huza’a, ka vdekur në kohën e xhahiletit (para Islamit)’."