Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
3442. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtë e ka lajmëruar Shuajbi nga Zuhriu, të cilin e
ka lajmëruar Ebu Seleme b. Abdurrahmani nga Ebu Hurejra r.a. se e ka dëgjuar
Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Unë jam njeriu më i afërm te biri i Merjemes, Isai. Pejgamberët janë bij të shemrave.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (57 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
Mes meje dhe atij nuk ka patur pejgamber tjetër."
3443. Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij Fulejh b. Sulejmani, këtij Bilal b.
Aliu i cili transmeton nga Abdurrahman b. Ebi Amri, ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili
thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Unë jam njeriu më i afërm te Isai, biri i Merjemes, në dynja dhe në ahiret. Pejgamberët janë vëllezër nga shemrat, nënat i kanë të ndryshme, ndërkaq kanë një fe."
Ibrahim Ibën Tahmani transmeton nga Musa b. Ukbe, ky nga Safvan b. Sulejmani, ky nga Ata’ b. Jesari, ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë…
3444. Na ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Abdurrezaku, kurse këtij i ka
treguar Ma’mar b. Hemmami, ky transmeton nga Ebu Hurejra r.a., ky nga
Pejgamberi s.a.v.s. që ka thënë:
"Isai, i biri i Merjemes, ka parë një njeri duke vjedhur të cilit i ka thënë:
‘A ke vjedhur?’
‘Jo, assesi, për Allahun përveç të Cilit nuk ka zot tjetër’ – tha ai.
‘Besoj në Allahun, më kanë gënjyer sytë e mi’ – u përgjigj Isai."
3445. Na ka treguar El-Humejdi, këtij Sufjani, i cili thotë se e ka dëgjuar Zuhriun,
të cilin e ka lajmëruar Ubejdullah b. Abdullahu nga Ibën Abbasi r.a. e ky nga Ibën
Omeri r.a., i cili thotë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë në minber:
"Mos më lartësoni sikur që e lartësuan të krishterët birin e Merjemes. Unë jam vetëm rob i Tij, andaj thuani: ‘Rob dhe i Dërguar i Allahut’."
3446. Na ka treguar Muhammed b. Mukatili, këtij i ka thënë Abdullahu, këtij Salih
b. Hajj se një njeri nga Horosani i ka thënë Sha’biut: (Te ne është traditë që ai që e
lëshon të ëmën e fëmisë së vet, e pastaj përsëri martohet me të, është i barabartë me
atë që e kalëron deven), Sha’biu i tha:
"Më ka treguar Ebu Burdete, ky nga Musa El-Esh’ariu r.a. i cili thotë se Pejgamberi s.a.v.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (58 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
s. ka thënë:
‘Nëse njeriu e edukon robëreshën e vet me edukatë të mirë, pastaj e liron atë dhe martohet me të, ai njeri do të ketë dy sevape. Kush beson në pejgamberllëkun e Isait dhe në pejgamberllëkun tim, do të ketë dy sevape. Kur robi frikësohet dhe e respekton të zotin e vet, edhe ai do të ketë dy sevape’."
3447. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Sufjani i cili transmeton nga
Mugire b. Nu’mani, ky nga Seid b. Xhubejri, ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili thotë se
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Ju do të ringjalleni të dathur, lakuriq dhe të pa bërë sunet, pastaj lexoi: "…ashtu siç e filluam Ne krijimin e parë, Ne do ta përsërisim atë, një premtim që ia kemi detyruar Vetes. Padyshim që Ne do ta bëjmë (rikrijimin) e do ta përmbushim (detyrimin ndaj Vetes Tonë)." (El Enbija’: 104). I pari që do të jetë i veshur do të jetë Ibrahimi. Pastaj disa nga shokët e mi do të ndahen nga e majta dhe e djathta, atëherë unë do të them: ‘Po shokët e mi’!
Do të thuhet: ‘Ata janë prej atyre që kanë reneguar prej kohës kur ti je ndarë nga ata.’ Unë do të them ashtu siç tha robi i mirë, Isai, biri i Merjemes: "…unë isha dëshmitar për ata kur unë jetova dhe u mora me ta, por kur Ti më ngrite mua lart, Ti ishe Gjithëvëzhgues mbi ta dhe Ti je Gjithëdëshmues për çdo gjë. Në qoftë se Ti i ndëshkon ata, ata janë robët e Tu, dhe nëse Ti i fal, vërtet që Ti, Vetëm Ti je i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues." (El Maideh: 117, 118).
Muhammed b. Jusuf El-Firebriu thotë se është përmendur nga Ebu Abdullahu se Kabisa ka thënë: "Ata janë renegatët të cilët reneguan në kohën e Ebu Bekrit, kundër të cilëve luftoi ai."
3448. Na ka treguar Is’haku, këtij i ka treguar Jakup b. Ibrahimi, këtij i ati i tij i
cili transmeton nga Salihu, ky nga Ibën Shihabi se Sid b. Musejjebi ka dëgjuar nga
Ebu Hurejra r.a., i cili ka thënë se ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Për atë në duart e të Cilit është shpirti im, me siguri së shpejti në mesin tuaj do të vijë i biri i Merjemes si gjykatës i drejtë, do ta thejë kryqin, do ta vretë derrin, do të vendosë xhizjen pasuria do të shtohet aq shumë sa që nuk do të pranojë ndihmën. Një sexhde do të jetë më e vlefshme se tërë bota dhe gjithë ç’ka në të."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (59 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Ebu Hurejra pastaj tha: ‘Po deshët lexojeni: "Dhe të gjithë nga ithtarët e Librave të Parë (jehudi e të krishterë) duhet doemos të besojnë në të (Isain, birin e Merjemes vetëm si i Dërguar i Allahut dhe qenie njerëzore) para vdekjes së çdonjërit prej tyre (dhe nuk ka rrugë tjetër: ose të besojnë, ose të bëhen përfundimisht banorë të përhershëm të Zjarrit). Dhe Ditën e Kijametit ai (Isai) do të jetë dëshmues kundër tyre." (An Nisa’: 169).
3449. Na ka treguar Ibën Bukejri, këtij Lejthi që ka transmetuar nga Junusi, ky
nga Ibën Shihabi, ky nga Nafiu, rob i liruar nga Ebu Katade El-Ensariu, se Ebu
Hurejra r.a. transmeton se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Si e mendoni, kur biri i Merjemes do të zbret në mesin tuaj, e imami do të jetë prej jush?"
Këtë zingjir të transmetuesve e mbështesin edhe Ukajli dhe Evzaiu.
3450. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Ebu Avane, këtij Abdulmelik b. Umejri,
ky nga Rebi b. Hirashi i cili thotë se Ukbe b. Amri i ka thënë Hudhejfes:
"A nuk na thua diçka nga ajo çka ke dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s.?
’Kam dëgjuar’ – thotë ai – dhe shton: ’Kur do të paraqitet Dexhxhalli, me vete do të ketë ujë dhe zjarr. Atë që do të shohin njerëzit se është zjarr, ai do të jetë ujë i ftohtë, ndërkaq ai që njerëzve do t’iu duket si ujë, do të jetë zjarr i cili djeg. Ai që do ta përjetojë nga ju, le të shkojë te zjarri, sepse ai do të jetë ujë i ftohtë e i pijshëm’."
3451. Dhe e kam dëgjuar – tregon Hudhejfeja – duke thënë:
"Një njeriu që ka jetuar para jush, meleku vajti t’ia marrë shpirtin, dhe i është thënë:
’A ke punuar ndonjë punë të mirë?’
‘Nuk e di’ – u përgjigj ai.
’Mendohu’ – iu tha.
‘Nuk di asgjë’ – tha ai – ‘përveçse në këtë dynja kam tregtuar me njerëz, kam marrur para nga ata, të pasurin e kam pritur për paratë, ndërsa të varfërve ua kam ulur çmimin.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (60 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Andaj, Allahu e ka futur në Xhennet."
3452. Dhe e kam dëgjuar – thotë Hudhejfeja – duke thënë:
"Një njeri ka qenë para vdekjes dhe kur pa se është në fund të jetës, familjes së vet i sugjeroi:
’Kur të vdes unë, mblidhni shumë dru, pasi ta ketë djegur zjarri mishin tim, mblidhni eshtrat dhe bluani. Pastaj pritni ditën kur do të fryejë erë e fortë dhe pluhurin e eshtrave, shpërndajeni në det.’
Ata ia plotësuan dëshirën, por Allahu e formësoi përsëri dhe i tha:
‘Pse veprove kështu?’
‘Sepse frikësohesha nga Ti’ – tha ai, andaj Allahu ia fali."
"Edhe unë e kam dëgjuar këtë, ai ishte varrmihës." – tha Ukbe b. Amri.
3453, 3454. Na ka treguar Bishër b. Muhammedi, këtij i ka treguar Abdullahu,
këtij Ma’meri dhe Junusi nga Zuhriu, e ai ka dëgjuar nga Ubejdullahu, i cili thotë se
Aisha r.a. dhe Ibën Abbasi r.a. kanë thënë:
"Pejgamberit s.a.v.s. kur i erdh vdekja, filloi ta mbulojë fytyrën me një mbulesë me kutia. Kur e mundonte dhembja, e largonte nga fytyra. Duke qenë në atë gjendje, ai tha:
’Mallkimi i Allahut është mbi hebrenjtë dhe të krishterët sepse varret e të parëve të vet i kanë marrë për tempuj.’ – duke tërhequr kështu vërejtjen për atë që kanë punuar ata.
3455. Më ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Muhammed b. Xha’feri, këtij Shu’be nga Furat El-Kazzazi, i cili thotë se ka dëgjuar Hazimin që ka thënë:
"Me Ebu Hurejren kam jetuar pesë vjet, andaj e kam dëgjuar duke thënë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s., i cili ka thënë:
‘Israelitët i kanë munduar pejgamberët. Pasi vdiste njëri, dërgohej tjetri. Pas meje nuk do të ketë pejgamber, por do të ketë halif, do të ketë shumë.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (61 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Çka na urdhëron për këtë’ – pyetëm.
‘Mbani betimin e dhënë të parit, pastaj edhe të tjerëve’ – tha ai – ‘jepuni të drejtën, e ata do të përgjigjen para Allahut për emanetin e tyre, se a e kanë ruajtur’."
3456. Na ka treguar Seid b. Ebi Merjemi, këtij Ebu Gassani, i cili thotë se e ka
dëgjuar Zejd b. Eslemin, i cili transmeton nga Ata’ b. Jesari, ky nga Ebu Hurejra r.
a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Jam i sigurtë se do të ndiqni rrugët e të parëve, hap pas hapi, arshin pas arshini. Ata edhe nëse hyjnë në birën e zhapinit edhe ju do të hyni në të!
‘O Pejgamber i Allahut’ – e pyetëm për hebrenjtë dhe të krishterët?
‘Kush tjetër?!’ – tha ai.
3457. Na ka treguar Imran b. Mejseri, këtij Abdul-Varithi, këtij Halidi i cili
transmeton prej Ebu Kilabit se Enesi r.a. ka thënë:
(Sahabët) kanë përmendur zjarrin dhe zilen, pastaj përmendën hebrenjtë dhe të krishterët, andaj Bilalit iu urdhërua që ezanin ta këndojë në çifte, ndërkaq ikametin tek.
3458. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Sufjani, i cili transmeton nga
A’meshi, ky nga Ebud-Duda’i, ky nga Mesruku, ky nga Aisha r.a. – se ajo ka urrejtur
që falësi i namazit të vendojë dorën në brez duke thënë se kështu veprojnë hebrenjtë.
Shu’beja pajtohet me Sufjanin duke transmetuar hadithin nga A’meshi.
3459. Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Lejthi i cili transmeton nga Nafiu, ky
nga Ibën Omeri r.a. e ky thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Koha e jetës suaj në krahasim me jetën e popujve të mëparshëm do të jetë sa distanca ndërmjet kohës së namazit të ikindisë deri në kohën e perëndimit të diellit. Rasti juaj, si dhe rasti i hebrenjëve dhe të krishterëve, është sikur shembulli i njeriut i cili ka marrë argat duke iu thënë: ’Kush do të punojë deri në drekë për një kirat?’ – dhe hebrenjtë kanë punuar deri në drekë për një kirat, e pastaj ai tha: ’Kush do të punojë prej drekës deri në
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (62 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
kohën e ikindisë për një kirat?’ – të krishterët kanë punuar prej drekës deri në ikindi për një kirat, ai pastaj tha: ’Kush do të punojë prej ikindisë deri në perëndimin e diellit për dy kirat?’ – ju jeni ata të cilët punoni prej ikindisë deri në perëndimin e diellit për dy kirat, andaj keni dhuratën e dyfishtë.
Hebrenjtë dhe të krishterët u hidhëruan dhe thanë: ’Ne kemi punuar më shumë, më pak jemi paguar. Allahu do t’i pyesë: ’A kam pakuar diçka nga e drejta juaj?’
’Jo’ – do të thonë ata, e Ai pastaj do të thotë:
‘E tillë është Mëshira Ime, ia dhuroj kujt të dua’."
3460. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani i cili transmeton nga Amri, ky
prej Tavusit, ky nga Ibën Abbasi, i cili ka dëgjuar Omerin r.a. duke thënë:
"Allahu e vraftë filanin (i cili shiste verë). A nuk e di ai se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Allahu i ka mallkuar hebrenjtë; atyre iu ndalua përdorimi i yndyrës, përkundrazi ata e shkrinin pastaj e përdornin’."
Këtë hadith e transmeton edhe Xhabiri dhe Ebu Hurejra r.a. nga Pejgamberi s.a.v.s.
3461. Na ka treguar Ebu Asim ed-Dahhak b. Mahledi, këtij ia ka transmetuar
Evzaiu, këtij Hasan b. Atijje prej Ebu Kebshit, ky nga Abdullah b. Amri, se
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Transmetoni prej meje bile vetëm një ajet. Rrëfeni (atë që e dëgjoni për) israelitët, ajo nuk është gjynah. Kush gënjen në emër timin me qëllim, vetes ia përgatit vendin në Xhehenem."
3462. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullahu i cili thotë se ia ka transmetuar
Ibrahim b. Sa’di prej Salihut, ky nga Ibën Shihabi, i cili ka deklaruar se Ebu Seleme
b. Abdurrahmani ka thënë se Ebu Hurejra r.a. ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s.
ka thënë:
"Hebrenjtë dhe të krishterët nuk i ngjyrosin flokët, ju veproni ndryshe."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (63 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3463. Më ka treguar Muhammedi, të cilit i ka treguar Haxhxhaxhi, këtij Xheriri, se
Hasani ka thënë:
"Na ka treguar Xhubdub b. Abdullahu në këtë xhami (Basra), ne nuk kemi harruar e as që frikësohemi se Xhubdubi ka gënjyer në emër të Pejgamberit s.a.v.s., ndërkaq ai ka transmetuar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Në mesin e atyre që jetuan para jush, ka pasur një njeri i cili ka pasur një plagë, u dëshpërua, mori thikën dhe e preu dorën, i rrjedhi tërë gjaku, vdiq. Allahu xh.sh. ka thënë: ‘Robi Im pasi më tejkaloi me veprimin e vet, ia bëra haram Xhennetin’."
3464. Më ka treguar Ahmed b. Is’haku, këtij Amër b. Asimi, këtij Hammami, këtij
Is’hak b. Abdullahu, të cilit ia ka transmetuar Abdurrahman b. Amre, ky nga Ebu
Hurejra r.a., i cili thotë se ka dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s….
Dhe më ka treguar Muhammedi, këtij Abdullah b. Rexha’, këtij Hammami nga Is’hak b. Abdullahu, i cili thotë se i ka treguar Abdurrahman b. Amre, të cilit i ka treguar Ebu Hurejra r.a. i cili ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Allahu xh.sh. deshti që tre njerëz nga Beni Israelitët t’i sprovojë: zgjebanin, të verbërin dhe tullacin, andaj ua dërgoi melekun. Meleku erdh te zgjebani dhe i tha:
’Çka do të dëshiroje më shumë?’
‘Ngjyrë të bukur dhe lëkurë të bukur. Njerëzit ndaj meje sillen me urrejtje’ – tha ai. Meleku trupin e tij e kaloi me dorë, me ç’rast ai mori ngjyrë dhe lëkurë të bukur.
‘Çfarë pasurie dëshiron më tepër?’ – e pyeti meleku. Ai u përgjigj:
‘Devenë’ – ose ka thënë lopët, - për këtë nuk është i sigurtë (Is’hak b. Abdullahu) se zgjebani dhe tullaci kanë thënë: i pari – deve, kurse i dyti – lopë.
Atij iu dha deveja e cila ishte në muajin e dhjetë për të lindur. Meleku i tha:
‘Të uroj bereqet prej saj!’
Meleku pastaj shkoi te tullaci dhe i tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (64 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
‘Çka do të dëshiroje më shumë?’
‘Flokë të bukur’ – u përgjigj ai – ‘dhe të më hiqet kjo e keqe. Njerëzit ndaj meje sillen me urrejtje.’
Meleku e preku me dorë dhe atij menjëherë iu hoq tullacia, e i erdhën flokët.
‘Çfarë pasurie dëshiron më shumë?’ – pyeti meleku, ndërsa ai u përgjigj:
‘Lopë!’
I dha një lopë të mbarësuar dhe i tha:
‘Të uroj bereqet prej saj!’
Pastaj erdh te i verbëri dhe i tha:
‘Çka do të dëshiroje më shumë?’
‘Allahu të ma kthejë të pamurit, t’i shoh njerëzit’ – u përgjigj i verbëri.
Thotë (transmetuesi): ‘Ai i lëmoi sytë e tij dhe Allahu ia ktheu të pamurit e tij.’
‘Çfarë dëshiron më shumë prej pasurisë?’ – e pyeti.
‘Delet’ – u përgjigj ai. I dha një dele të mbarësuar.
Të treve iu shumuan dhe ata tashmë kishin nga një tufë devesh, një tufë lopësh dhe një tufë delesh.
Dikur më vonë (meleku), në formë të zgjebanit i shkoi zgjebanit të dikurshëm dhe i tha: ‘Unë jam një njeri fukara. Nuk kam para të vazhdij rrugën. Ndihmë tjetër nuk kam përveç ndihmës së Allahut dhe ndihmës tënde. Të lutem, në Emër të Atij që të ka falë ngjyrë të bukur, lëkurë të bukur dhe pasuri, të më japësh një deve që të mund të vazhdoj rrugën time.’
’Kam shumë obligime’ – u përgjigj ai. Meleku i tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (65 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Më duket se të njoh unë ty. A nuk ishe zgjeban, njerëzit të urrenin, i she fukara, e Allahu të fali (këtë pasuri)?!’
‘Këtë e kam trashëguar nga të parët e mi’ – tha ai.
’Nëse ke gënjyer, Allahu mund të të kthejë ashtu siç ke qenë më parë’ – i tha.
Pastaj shkoi te tullaci në formën e tij dhe i tha përafërsisht ashtu siç i tha zgjebanit. Ai iu përgjigj mu ashtu siç iu përgjigj zgjebani. Meleku i tha: ’Nëse ke gënjyer, Allahu do të kthejë ashtu siç ke qenë më parë!’
Pastaj vajti te i verbëri në formë të tij dhe i tha:
‘Unë jam njeri fukara. Udhëtar, të cilit nuk i ka mbetur kurrgjë që të mund të vazhdojë udhëtimin. Sot nuk kam ndihmës tjetër përveç Allahut dhe ty. Të lutem, në Emër të Atij që të kthej të pamurit, të më japësh një dele që të mund të vazhdoj udhëtimin.’
‘Kam qenë i verbër’ – u përgjigj ai – ‘Allahu ma kthej të pamurit. Ishim fukara e më pasuroi Allahu. Merr çka të dëshirosh! Për Allahun, nuk të ndaloj, merr çka të duash në Emër të Allahut!’
‘Mbaje pasurinë tënde’ – ‘i tha (meleku) – ju u vëtë vetëm në sprovë. Allahu është i kënaqur me ty, i hidhëruar në dy shokët e tu’."
3465. Na ka treguar Ismail b. Halili, këtij i ka treguar Ali b. Mushir, i cili transmeton nga Ubejdullah b. Omeri, ky prej Nafiut, ky nga Ibën Omeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Tre vetë nga ata të cilët kanë jetuar para jush, duke udhëtuar i zuri shiu. U strehuan në një shpellë. Shpella u mbyll. Njëri prej tyre u tha të tjerëve: ‘O ju, për Allahun, askush nuk mund t’ju ndihmojë përveq sinqeritetit, andaj secili prej jush le të bëjë duanë në emër të sinqeritetit të vet që ka bërë ndonjëherë.’
Njëri prej tyre tha: ‘Allahu im. Ti e di se unë kam pasur një shërbëtor i cili punonte për një ferek oriz. U largua dhe e la orizin që i takonte. Unë atë oriz e mbjella për gjatë disa viteve. Fitova aq sa bleva disa lopë. Dikur erdhi dhe më kërkoi mëditjen e vet, ndërkaq unë iu përgjigja: ‘Merri këto lopë sepse këto janë nga ai fereku, dhe ai i mori. Ti e di se
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (66 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
unë këtë e bëra nga frika ndaj Teje, andaj na çel derën (e shpellës)!’ Shkëmbi lëvizi pak.
Tjetri tha: ‘Allahu im, Ti e di se unë kam pasur prindërit e mi të mbetur. Për çdo natë u sillsha qumësht të deleve. Një natë u vonova dhe kur arrita, ata kishin fjetur, kurse gruaja dhe fëmijët e mi qanin nga uria. Nuk i ushqeja fëmijët para se të ushqeheshin prindërit. Mirëpo, më vinte keq t’i zgjoja nga gjumi, njëherit më vinte keq që t’i lë pa ushqim e të dobësohen. Kështu prita deri sa agoi. Ti e di se këtë e kam bërë nga frika ndaj Teje, andaj na e çel derën!’ Shkëmbi lëvizi aq sa mundej të shihej qielli.
Tjetri pastaj tha: ’Allahu im, Ti e di se unë kam pasur një hallë, të cilën e kam dashur më shumë se tërë botën. E nxitja të bëjë gjynah, e ajo refuzonte derisa t’i jepja njëqind dinar. Unë i mblodha ato dhe ia dhash. Ajo atëherë m’u nënshtrua. Kur i hyra në mes të këmbëve më tha:
‘Frikësohu nga Allahu! Mos ma hap unazën, vetëm se në mënyrë të rregullt siç bëhet në kunorë!
Unë mënjëherë u ngrita, ndërkaq njëqind dinar ia lash. Ti e di se këtë e bëra nga frika ndaj Teje, andaj na çel derën!’ Allahu atëherë i shpëtoi nga kjo dhe ata dolën’."
3466. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Shuajbi, këtij Ebuz-Zinadi, i cili transmeton nga Abdurrahmani, ky ka dëgjuar nga Ebu Hurejra r.a. e ky ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Një grua i ka dhënë gji birit të vet. Aty pari kaloi një kalorës. Ajo, duke i dhënë gji djalit, tha:
‘Allahu im, mos ma merr djalin përderisa të bëhet si ky.’
’Allahu im, mos më bën si ai’ – tha (fëmija) dhe iu kthye gjirit. Pastaj sollën një grua të cilën e hiqnin dhe loznin me të, e ëma e djalit tha:
’Allahu im, mos ma bën fëmijën si kjo!’
’Allahu im, më bën sikur kjo’ – tha fëmija dhe pastaj vazhdoi:
’Për sa i përket kalorësit, ai është pabesimtar; përsa i përket gruas, për atë thonë: ‘Ti bën
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (67 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
zina’, ajo u përgjigjej: ‘Mua më mjafton Allahu’, dhe thonë: ‘Ti vjedh’, ajo u përgjigjej: ‘Mua më mjafton Allahu’!"
3467. Na ka treguar Seid b. Telid, këtij Ibën Vehbi i cili thotë se i ka treguar Xherir
b. Hazimi nga Ejjubi, ky nga Muhammed b. Sirini, ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili
thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Një qen ka kaluar rreth një pusi, shumë i lodhur nga etja. E ka parë një lavire israelite, e nxori këpucën dhe i dha ujë, për këtë shkak edhe iu falën gjynahet."
3468. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme nga Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky nga
Humejd b. Abdurrahmani, i cili ka dëgjuar Muavi b. Ebu Sufjanin, i cili në vitin kur
e bëri haxhxhin, mori një tufë flokësh të cilën e kishte një rojtar dhe nga minberi i
Resulullahut, tha:
"O banorë të Medinës, ku i keni dijetarët? Unë e kam dëgjuar Resulullahun s.a.v.s. se këtë e ka ndaluar dhe thoshte: ’Beni israelitët u shkatërruan kur gratë e tyre filluan ta bëjnë këtë’."
3469. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullahu, këtij Ibrahim b. Sa’di nga i ati i tij, ky
nga Ebu Selemeja, ky nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Në ymmetet para jush ka pasur njerëz të talentuar me frymëzim, e nëse të tillë ka në ymmetin tim, atëherë ai është Omer b. Hattabi."
3470. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Muhammed b. Ebu Adijj nga
Shu’beja, ky nga Katadeja, ky nga Ebu Siddik En-Naxhiu, ky nga Ebu Seidi r.a. ky
nga Pejgamberi s.a.v.s. i cili ka thënë:
"Në mesin e Beni Israelitëve ka pasur një njeri i cili ka vrarë nëntëdhjetenëntë njrëz. Pastaj filloi të pyes (se a mundet të pendohet). Erdhi te një murg dhe e pyeti: ‘A ka vend për pendim?’
’Jo’, iu përgjigj. Ky e vrau edhe murgun. Vazhdoi të pyes, një njeri i tha: ’Shko në filan dhe filanin fshat.’
Në rrugë vdiq, mirëpo gjoksin e vet e ktheu nga fshati. Meleku i rahmetit dhe meleku i
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (68 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
azabit filluan të kundërshtohen. Dhe Allahu e frymëzoi (melekun e rahmetit) të afrohet, ndërkaq (meleku i azabit) të largohet. U tha: ‘Mateni kah është më afër.’
Ishte më afër (të rahmetit) dhe ia fali."
3471. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani, këtij Ebuz-Zinadi, ky nga
A’rexhi, ky nga Ebu Selemeja, ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka deklaruar se
Pejgamberi s.a.v.s. ka falur namazin e sabahut, pastaj është drejtuar kah xhemati
dhe u ka thënë:
"Një njeri e tërhiqte një lopë, dikur e kalëroi dhe i ra. Atëherë ajo foli:
‘Ne nuk jemi të krijuara për këtë, por jemi të krijuara që të lëvrojmë.’
‘Lavdi i qoftë Allahut’ – thanë njerëzit – ‘lopa të flet!?’
‘Unë besoj në këtë’ – tha (Pejgamberi s.a.v.s.) – ‘unë, Ebu Bekri dhe Omeri.’
Këta dy nuk ishin prezentë (thotë transmetuesi).
Përderisa një njeri ishte te tufa e dhenve, i ra ujku dhe i mori një dele. Ky e kërkoi atë dhe kur gati e shpëtoi, ujku tha: ‘Kush do ta mbrojë atë në Ditën e egërsirave, atë ditë kur nuk do të ketë bari tjetër përveç meje?’
‘Lavdi i qoftë Allahut’ – thanë njerëzit – ujku flet!?’
‘Këtë e besoj unë, Ebu Bekri dhe Omeri (tha Pejgamberi s.a.v.s.)’."
Ata dy nuk ishin aty.
Dhe na ka treguar Aliu, këtij Sufjani nga Mis’ari, ky nga Sa’d b. Ibrahimi, ky nga Ebu Selemeja, ky nga Ebu Hurejra r.a., ky nga Pejgamberi s.a.v.s. ngjashëm me këtë.
3472. Na ka treguar Is’hak b. Nasri, këtij ia ka transmetuar Abdurrezaku duke
transmetuar nga Ma’meri, ky nga Hemmami, ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili ka
deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (69 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
"Një njeri ka blerë një pronë prej dikujt. Blerësi në pronën e blerë gjeti një shtëmbë me ar. Blerësi i tha shitësit:
‘Merre arin tënd sepse prej teje bleva vetëm tokën, e arin jo!’
‘Unë ta shita tokën dhe çka ka në të’ – i tha shitësi. Më në fund iu drejtuan një njeriu që të gjykojë në mes tyre. Njeriu që duhej t’i gjykojë, i pyeti:
‘A keni ju dy fëmijë?’
‘Unë kam një djalë’ – tha njëri prej tyre.
‘Unë kam një vajzë’ – tha tjetri. (Ndërmjetësuesi atëherë) tha:
‘Martoni djalin me vajzën, arin harxhoni për ata dy dhe një pjesë jepni për sadaka’."
3473. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullahu i cili thotë se i ka treguar Maliku, ky e
transmeton nga Muhammed b. Munkediri dhe Ebun-Nadri, rob i liruar i Omer b.
Ubejdullahut, këta dy nga Amir b. Sa’d b. Ebu Vekasi i cili e ka dëgjuar të atin duke
e pyetur Usame b. Zejdin:
"Çka ke dëgjuar nga Resulullahu s.a.v.s. në lidhje me murtajën?
‘Kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.’ – u përgjigj Usameja – ‘duke thënë’:
"Murtaja është dënim për një grup të Beni Israelitëve, ose për ata që kanë qenë para jush. Kur të dëgjoni se ajo gjendet në ndonjë anë, mos hyni në atë vend. Nëse paraqitet në vendin tuaj, atëherë mos e lëshoni vendin."
Ebu Nadri ka thënë: "Ikja nga murtaja, mos t’ju detyrojë ta lëshoni vendin."
3474. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Davud b. Abdul-Furat, këtij Abdullah b.
Burejde, i cili transmeton nga Jahja b. Ja’meri, ky nga Aisha r.a., gruaja e
Pejgamberit s.a.v.s., e cila ka thënë:
"E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për murtajën. Ai më tha se ajo është dënim të cilën Allahu ia çon kujt të dojë, ndërkaq për besimtarin ajo është rahmet. Kur të paraqitet
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (70 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
murtaja, secili që mbetet në vendin e vet, duke duruar me shpresë në dhurata, duke e ditur se nuk mund t’i ndodhë kurrgjë përveç se atë që e ka caktuar Allahu, do të ketë shpërblimin sikur të shehidit."
3475. Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Lejthi i cili transmeton nga Ibën Shihabi,
ky nga Urve, ky nga Aisha r.a. se kurejshitët i ka dëshpëruar rasti i një gruaje nga
fisi Mahzumij, e cila kishte vjedhur. Thanë:
"Në lidhje me këtë, kush do të bisedojë me Pejgamberin s.a.v.s.?
‘Kush guxon tjetër përveç Usame b. Zejdit, të dashurit të Pejgamberit s.a.v.s.’ – konstatuan ata. Usameja ia paraqiti rastin, kurse Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjigj:
‘A do të ndërmjetësosh në lidhje me rregullin e Allahut!’
Atëherë u ngrit dhe mbajti fjalimin:
‘Ata që kanë qenë para jush, i ka shkatërruar ajo që kur vidhte ndonjë njeri me autoritet, e lironin (nga dënimi). Ndërkaq nëse vidhte ndonjë i dobët, e dënonin. Për Allahun, nëse vjedh Fatimeja, e bija e Muhammedit, me siguri do t’ia prisja dorën’!"
3476. Na ka treguar Ademi, këtij Shu’be, këtij Abdulmelik b. Mejseri i cili thotë se
ka dëgjuar En-Nez-zal b. Sebrete El-Hilalin, i cili transmeton se Ibën Mes’udi ka
thënë:
"Kam dëgjuar një njeri i cili e lexonte një ajet të cilin Pejgamberi s.a.v.s. e lexonte ndryshe. Njeriun e sjella te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e informova për këtë, pastaj pash se si u mrrol në fytyrë.
‘Të dy jeni të mirë’ - tha ai – ‘dhe mos u ndani sepse ata të cilët kanë jetuar para jush janë
kundërshtuar dhe janë shkatërruar’."
3477. Na ka treguar Umer b. Hafsi, këtij i ati i tij, këtij A’meshi i cili thotë se ia ka
trensmatur Shekiku se Abdullahu ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (71 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
Sikur e shoh Pejgamberin s.a.v.s. kur rrëfente për një pejgamber të cilin populli i vet e kanë rrahur dhe e kanë gjakosur. Ai duke fshirë gjakun ka thënë: "O Zoti im, fale popullin tim sepse ata nuk dinë".
3478. Na ka treguar Ebul-Velidi, këtij Ebu Avane, i cili transmeton nga Katadeja,
ky nga Ukbe b. Abdul-Gafiri, ky nga Ebu Seidi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Një njeriut i cili ka jetuar para jush, Allahu i dha shumë pasuri.
Kur i erdh vdekja, djemëve të vet u tha:
‘Çfarë babai kam qenë?’
’Baba i mirë’ - u përgjigjën ata, ai pastaj tha:
‘Mirë, por unë asnjëherë nuk kam bërë diç të mirë. Prandaj kur të vdes, më digjini, pastaj më thërmoni dhe më në fund më derdhni në erë të fuqishme!’
Ata ashtu vepruan, mirëpo Allahu xh.sh. ia bashkoi pjesët dhe e pyeti:
‘Çka të shtyni të veprosh kështu?’
‘Frika ndaj Teje’ - u përgjigj ai. Allahu e pranoi në Rahmetin e vet.
Muadhi ka thënë se Shu’beja ka transmetuar nga Katadeja, i cili ka dëgjuar Ukbe b. Abdul – Gafirin, ky ka dëgjuar Ebu Seid El-Hudriun, i cili transmeton nga Pejgamberi s.a.v.s.
3479. Na ka treguar Museddedi, këtij Ebu Avane, i cili transmeton nga Abdulmelik
b. Umejri, ky nga Rib’ijj b. Hirashi, i cili ka deklaruar se Ukbe i ka thënë Hudhejfes:
"A nuk na tregon se çka ke dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s.", ndërkaq ky ka thënë: "E kam dëgjuar duke thënë:
‘Një njeriut i erdh vdekja. Pasi e pa që është në fundin e jetës, e porositi familjen e vet: Kur të vdes, mblidhni shumë dru, ndizni zjarr dhe pasi të digjet mishi im deri në eshtra, merrni ato dhe thërmoni, pastaj derdhni në det sa është i nxehtë ose në ditën kur do të ketë
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (72 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
erë.’
Pastaj Allahu e bashkoi dhe e pyeti: ‘Pse e bëre këtë?’
’Nga frika Yte’ – u përgjigj ai. Atëherë (Allahu xh.sh.) ia fali.’
‘Edhe unë e kam dëgjuar duke e thënë këtë’ – deklaroi Ukbe."
Na ka treguar Musa, këtij Ebu Avane, këtij Abdulmeliku, i cili ka thënë: "...në ditën me erë" (Në vend të: "...në ditën e ngrohtë).
3480. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullahu, këtij Ibrahim b. Sa’di i cili
transmeton nga Ibën Shihabi, ky nga Ubejdullah b. Abdullah b. Utbe, ky nga Ebu
Hurejra r.a., se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Një njeri ua jepte njerëzve mallin me kredi dhe i thoshte djalit të vet:
‘Kur të vjen fukaraja, ulja çmimin. Ndoshta Allahu do të na zvogëlojë dënimin.’
Kur u takua me Allahun, - thotë (transmetuesi), - ia zvogëloi me të vërtetë."
3481. Më ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Hishami, këtij ia ka transmetua
Ma’meri i cili transmeton nga Zuhriu, ky nga Humejd b. Abdurrahmani, ky nga Ebu
Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Një njeri ka gabuar shumë. Kur i erdh vdekja, djemve të vet iu tha:
’Kur të vdes unë, më digjni, pastaj më thërmoni, pastaj më shpërndani në erë. Për Allahun, nëse Zoti im e cakton ashtu, me siguri do të më dënojë ashtu siç nuk ka dënuar asnjë tjetër.’
Kur vdiq, me trupin e tij u veprua ashtu. Allahu e urdhëroi tokën: ’Mblidhe atë çka ka mbetur prej tij’ – dhe ajo ashtu veproi, e ai menjëherë u ngrit. Ai i tha: ’Çka të nxiti në këtë?’
‘Zoti im’ – u përgjigj ai – ‘frika ndaj Teje’. Ai ia fali."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (73 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
(Transmetuesi) tjetër thotë: "Frika ndaj Teje, o Zoti im."
3482. Më ka treguar Abdullah b. Muhammed b. Esma, këtij Xhuvejr b. Esma duke
transmetuar nga Nafiu, ky nga Abdullah b. Omeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë:
"Një grua është dënuar sepse macen e mbylli një kohë të gjatë sa për pak të ngordhte, prandaj hyri në Xhehenem. Kur e mbylli, nuk i jepte ushqim, as ujë dhe as që e lente të lirë të ushqehet me insekte."
3483. Na ka treguar Ahmed b. Junusi nga Zuhejri, të cilit ia ka transmetuar
Mensuri nga Reb’ijj b. Hishami, ky nga Ebu Mes’ud Ukbeja, të cilët kanë deklaruar
se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Me të vërtetë njerëzit nga fjalët e pejgamberëve kanë mbajtur: ‘Nëse nuk turpërohesh, vepro si të duash’."
3484. Na ka treguar Ademi, këtij Shu’beja nga Mensuri, i cili thotë se eka dëgjuar
Reb’ijj b. Hirashin se si tregon nga Ebu Mes’udi se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Atë që njerëzit e kanë mbajtur nga fjalët e pejgamberëve është: ’Nëse nuk turpërohesh, puno si të duash’."
3485. Na ka treguar Bishër b. Muhammedi, këtij i ka përcjellë Ubejdullahu, këtij
Junusi, i cili transmeton prej Zuhriut të cilit i ka treguar Salimi se Ibën Omeri r.a.
ka pohuar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Një njeri gunën e vet e ka bartë me kryelartësi, andaj humbi. Ai do të humbë sa të jetë gjallë deri në Ditën e Gjykimit."
Abdurrahman b. Halidi pajtohet (me Junusin për këtë transmetim) të Zuhriut.
3486. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Vuhejbi i cili thotë se ia ka transmetuar
Ibën Tavusi prej babait të vet, ky nga Ebu Hurejra r.a. e ky thotë se Pejgamberi s.a.v.
s. ka thënë:
"Ne jemi të fundit, por në Ditën e Gjykimit do të jemi të parët. Edhe pse secili popull e ka
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (74 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
pranuar shpalljen para nesh, e ne e kemi pranuar pas tyre. Pastaj, kjo është dita rreth së cilës ata janë përçarë. Hebrenjtë (e festojnë) ditën e nesërme (të shtunën), të krishterët të pasnesërmen (të dielën)."
3487. "Për çdo javë ka një ditë në të cilën secili musliman duhet të lajë kokën dhe trupin."
3488. Na ka treguar Ademi, këtij Shu’beja, këtij Amër b. Murre i cili ka dëgjuar Seid b. Musejjebin, i cili thotë se Muavi b. Ebu Sufjani, kur erdhi në Medine për herë të fundit, mbajti fjalimin, e hoqi lëmshin e flokëve dhe tha:
"Kam menduar se askush nuk e bën këtë përveç hebrenjëve. Pejgamberi s.a.v.s. këtë e quajti mashtrim." (do të thotë gërshetimi i flokëve të huaja).
Gunderi pajtohet (me Ademin që e transmeton këtë hadith) nga Shu’beja.
KREU – 61. Gjenealogjia
3489. Na ka treguar Halid b. Jezid El-Kahili, këtij Ebu Bekri i cili transmeton nga
Ebu Hasini, ky nga Seid b. Xhubejri, ky nga Ibën Abbasi r.a. se (rreth ajetit): "…dhe
ju bëmë ju në kombe e fise…" (El Huxhurat: 13), ka thënë:
"Kombet janë fise të mëdha, kurse fiset janë degë të kombeve."
3490. Na ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Jahja b. Seidi, i cili transmeton
nga Ubejdullahu dhe thotë se ia ka transmetuar Seid b. Ebu Seidi prej babait të vet,
ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili thotë se njëherë është thënë:
"O Pejgamber i Allahut, cili njeri është më fisniku?’
‘Ai i cili është më i devotshëm’ – u përgjigj ai.
‘Nuk të pyesim për këtë’ – thanë ata.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (75 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Jusufi – pejgamber i Allahut’ – tha ai’."
3491. Na ka treguar Kajs b. Hafsi, këtij Abdulvahidi, këtij Kulejb b. Vaili i cili thotë
se i ka rrëfyer baresha e Pejgamberit s.a.v.s. Zejnebeja, e bija e Ebu Selemes dhe ai
thotë se asaj i ka thënë:
"Çka mendon, a ka qenë Pejgamberi s.a.v.s. nga Mudari?’
’Prej cilit fis do të ishte nëse nuk është prej Mudarit, nga pasardhësit e Nadër b. Kinanes’ – u përgjigj ajo."
3492. Na ka treguar Musa, këtij Abdulvahidi, këtij Kulejbi, i cili ka deklaruar se i
ka treguar baresha e Pejgamberit s.a.v.s. dhe pretendon se ajo ka qenë Zejnebeja, e
cila ka thënë:
"Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s. ka ndaluar vënien e lëngut të kungullit në kënatë ose koritë prej rrëshire.
Atëherë i thashë: ’Më thuaj, a ka qenë Pejgamberi s.a.v.s. nga Mudari?’
’Prej cilit do të kishte qenë nëse jo prej Mudarit, nga bijtë e Nadër b. Kitames’ – tha ajo."
3493. 3494. Na ka treguar Is’hak b. Ibrahimi, këtij i ka treguar Xheriri nga
Umrete, ky nga Ebu Zur’a, ky nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Shihni, njerëzit janë sikur mineralet. Ata që kanë qenë më të mirë në kohën e injorancës (xhahiletit), më të mirë janë edhe në Islam, nëse bëhen të ditur. Njeriu më i mirë në këtë drejtim është ai i cili e ka urrejtur (pozitën) dhe do të shihni se njeriu më i keq është dyfytyrëshi, njërit i vjen me njërën, e tjetrit i shkon me tjetrën fytyrë."
3495. Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Mugire nga Ebuz-Zinadi, ky nga A’rexhi, ky nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Njerëzit i pasojnë Kurejshitët në këtë drejtim. Muslimanët janë pasardhës të muslimanëve (kurejshitë), kurse pabesimtarët janë pasardhës të pabesimtarëve (kurejshitë)."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (76 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3496. "Edhe njerëzit janë sikur mineralet. Ata që kanë qenë më të mirë në xhahilet, më të mirë janë edhe në Islam, nëse bëhen të ditur. Shihni se më i miri nga njerëzit është ai që e urrente më së shumti këtë punë derisa nuk e kishte pranuar."
3497. Na ka treguar Museddedi, këtij Jahja, i cili transmeton nga Shu’beja të cilit i ka treguar Abdulmeliku nga Ibën Abbasi r.a., i cili, kur Seid b. Xhubejri (në lidhje me ajetin): "...përveç dashurisë ndaj farefisit", tha se ata janë të afërmit e Muhammedit s.a.v.s., ka thënë:
"Nuk ka pasur asnjë degë nga kurejshitët e Pejgamberi s.a.v.s. të mos ketë pasur të afërm të vet, andaj iu shpall: "Të mbani lidhjet me të afërmit që janë në mes meje dhe mes jush."
3498. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani i cili transmeton nga Ismaili, ky
nga Kajsi, ky nga Ebu Mes’udi i cili thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Së andejmi do të vijnë turbullirat, nga drejtimi i lindjes. Zemra e vrazhdë dhe e ashpër është te blegtorët, pronarë të deveve, të cilët dëgjojnë zhurmën kur i përcjellin devet dhe lopët, e ata janë nga fisi Rebi’ dhe Mudar."
3499. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Shuajbi nga Zuhriu, i cili ka
thënë se i ka treguar Ebu Seleme b. Abdurrahmani prej Ebu Hurejres r.a., i cili e ka
dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Mburrja dhe mendjemadhësia janë tek blegtorët, pronarë të deveve; butësia është tek pronarët e deleve; imani është i jemenasve, e edhe urtësia është tek jemenasit."
Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: ‘Jemen quhet, sepse gjendet në anën e djathtë të Kabës (jemin d.m.th. e djathtë), kurse Shamim është në anën e majtë të Kabës. Mesh’emeh është ana e majtë. Dora e majtë quhet shu’ma, kurse për anën e majtë thuhet esh’em.’
3500. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Zuhriu, i cili transmeton se
Muhammed b. Xhubejr b. Mu’tim e kishte traditë të flasë se ka arritur deri tek
Muaviu. Gjersa ai ishte tek ai me një delegacion të kurejshitëve, Abdullah b. Amër b.
El-Asi ka thënë se do të vijë një sundimtar nga Kahtani. Muaviu i zemëruar u ngrit
(të flasë). Falënderoi Allahun ashtu siç i ka hije, pastaj tha:
"Kam dëgjuar se dikush prej jush flet gjëra që nuk janë në Librin e Allahut, e as që
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (77 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
transmetohen nga Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s. Ata janë injorantët, andaj kini kujdes nga dëshirat të cilat njerëzit i shpiejnë në huti, sepse e kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
‘Kjo punë (udhëheqja) do t’ju takojë kurejshitëve dhe askush nuk do t’i kundërshtojë, e as Allahu nuk do t’i përmbysë, përderisa ata i përmbahen fesë’."
3501. Na ka treguar Ebul-Velidi, këtij Asim b. Muhammedi duke thënë se e ka
dëgjuar babain e vet (duke transmetuar) nga Ibën Omeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s.
ka thënë:
"Kjo çështje (udhëheqja) do t’u takojë kurejshitëve derisa nga ata të mbeten bile dy vetë."
3502. Na ka treguar Jahja b. Bukejr, këtij Lejthi i cili transmeton nga Ukajli, ky
nga Ibën Shihabi, ky nga Ibnul-Musejjebi, se Xhubejr b. Mu’timi ka thënë:
"Vajtëm (tek Pejgamberi s.a.v.s.) unë dhe Uthman b. Affani, e ai tha:
’O Pejgamber i Allahut, iu ke dhuruar pasardhësve të Muttalibit, e neve na ke lënë pas dore, edhe pse ne jemi si ata ndaj teje dhe në të njëjtën gradë.’
’Vetëm se pasardhësit e Hashimitëve dhe të Muttalibëve janë një tërësi’ – tha Pejgamberi s.a.v.s’."
3503. Lejthi ka deklaruar se ia ka transmetuar Ebul-Esved Muhammedi, i cili
transmeton nga Urve b. Zubejri, i cili ka thënë:
"Abdullah b. Zubejri me disa njerëz nga Benu Zuhre vajtën te Aisha, e ajo ishte shumë e butë ndaj tyre, për shkak të lidhjeve që kishin me Pejgamberin s.a.v.s."
3504. Na ka treguar Ebu Nuajmi, këtij Sufjani i cili transmeton nga Sa’di, kurse
Ja’kub b. Ibrahimi thotë se ia ka transmetuar i ati i tij nga i ati i vet, i cili deklaron se
i ka treguar Abdurrahman b. Hurmuz El-A’rexhi që e ka transmetuar nga Ebu
Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kurejshitët, Ensarijtë, Xhuhejnitë, Muzejnët, Eslemët, Esxhe’ët dhe Gifarët janë mbrojtësit e mi. Ata nuk kanë mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe Pejgamberit të Tij."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (78 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3505. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Lejthi i cili thotë se ia ka transmetuar
Ebul-Esvedi, se Urve b. Zubejri ka thënë:
"Abdullah b. Zubejri për Aishen ka qenë njeriu më i dashur pas Pejgamberit s.a.v.s. dhe Ebu Bekrit dhe ai i ka bërë shumë të mira. Mirëpo, ajo nuk i mbante dhuratat e Abdullahut që ia dërgonte, por i ndante, andaj Ibën Zubejri ka thënë: ‘Atë duhet ta vëndojmë nën përkujdesje.’
Ajo atëherë tha: ‘Vallë, unë të vëndohem nën përkujdesje!? Betohem se atij nuk do t’i flas më!’
Më vonë, ai i luti disa nga kurejshitët, e sidomos dajën e Pejgamberit s.a.v.s., që të ndërhyjë tek ajo, por ajo refuzoi. Atëherë Zuhritët, dajët e Pejgamberit s.a.v.s. në mesin e të cilëve ishte Abdurrahman b. Esved b. Abdu Jeguthi dhe Misver b. Mahreme, thanë:
‘Pasi të marrim leje për të hyrë tek ajo, të hyjmë pas perdes.’
Ai ashtu veproi (kur ajo me ndërmjetësimin e tyre ia fali); i dërgoi dhjetë robër të cilët ajo i lëshoi në liri. Pastaj vazdoi t’i lëshojë në liri robërit deri sa u mbushën katërdhjetë, atëherë tha: ‘Do të dëshiroja, pasi që u betova, të përcaktoj detyrën të cilën do ta kryeja’."
3506. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullah, këtij Ibrahim b. Sa’di i cili transmeton
nga Ibën Shihabi, ky nga Enesi, se Uthmani ka thirrur Zejd b. Thabitin, Abdullah b.
Zubejrin, Seid b. Asin dhe Abdurrahman b. Harith b. Hishamin, të cilët i kishin
shkruar faqet e Mus’hafit, ndërkaq Uthmani u tha tre kurejshitëve:
"Kur nuk do të pajtoheni në mendime me Zejd b. Thabitin në lidhje me diçka nga Kur’ani, atë shkruani në gjuhën e Kurejshitëve, sepse Kur’ani është shpallur në gjuhën e tyre."
Ata ashtu edhe vepruan.
3507. Na ka treguar Museddedi, këtij Jahjai i cili transmeton nga Jezid b. Ubejde,
të cilit Selemeja i ka thënë:
"Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s shkoi te një grup i Eslemes (fis) të cilët në një shesh garonin në gjuajtjen e shtizës, dhe iu tha disave:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (79 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Gjuani, o bij të Ismailit, babai i juaj ka qenë gjuajtës (shënjestar). Edhe unë do të jem në anën e njërit grup!’
Ata nguruan të gjuajnë, e ai tha:
‘Çka keni?’
‘Si do të gjuajmë, kur ti je me atë grup’ – u përgjigjën ata.
‘Gjuani’ – tha ai – ‘unë jam me të gjithë’."
3508. Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij Abdulvarithi i cili transmeton nga Husejni,
ky nga Abdullah b. Burejde, i cili thotë se i ka treguar Jahja b. Ja’meri të cilit i ka
treguar Ebul-Esved ed-Dili nga Ebu Dherri r.a. i cili ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s.
duke thënë:
"Ai i cili me vetëdije e thirrë babë atë njeri i cili nuk është babai i tij, ka mohuar (dhuntinë e Allahut). Kush potencon se rrjedh nga një popull e ai nuk është i atij populli, e përgatit vendin për në Xhehenem."
3509. Na ka treguar Ali b. Ajjashi, këtij Harizi, i cili thotë se i ka treguar
Abdulvahid b. Abdullah En-Nasri, dhe thotë se ka e dëgjuar Vasli b. El-Eksa’a duke
thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Njëra nga gënjeshtrat më të mëdha është kur dikush ia përshkruan prejardhjen e vet atij që nuk e ka baba, ose tregon se kinse ka parë diçka në ëndërr, ose i përshkruan atë që nuk e ka thënë Pejgamberi s.a.v.s."
3510. Na ka treguar Museddedi, këtij Hammadi, i cili transmeton nga Ebu Xhemre,
i cili thotë se e ka dëgjuar Ibën Abbasin r.a. se ka thënë:
"Të dërguarit e Abdulkajsit erdhën te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i thanë:
‘O i Dërguar i Allahut, ne jemi nga Rebia. Neve me ty na ndante fisi pabesimtar Mudar dhe ne nuk mund të vijmë përveç se në muajt e shenjtë. Sikur të na urdhëroje diç që do ta pranonim nga ti, e të cilën do t’ua transmetonim atyre që nuk janë këtu?’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (80 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
‘Ju urdhëroj katër sende’ - tha ai - ‘dhe ju ndaloj hatër sende. Ju urdhëroj të besoni në Allahun Një, (do të thotë) të dëshmoni se nuk ka zot tjetër përveg Allahut, të falni namazin, të jepni zekatin dhe të jepni të pestën e plagkës, ndërkaq ju ndaloj (lëngun edhe sikur të jetë) në kungullin e lëngët, kanatë, apo në koritën nga rrëshira’."
3511. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Shuajbi i cili transmeton nga
Zuhriu, ky nga Salimi, se Abdullah b. Omeri r.a. ka deklaruar se e ka dëgjuar
Pejgamberin e Allahut, s.a.v.s. se si nga minberi ka thënë:
"Ngatërresat do të vijnë nga andej - duke treguar lindjen - prej nga do të paraqitet briri i shejtanit."
3512. Na ka treguar Ebu Nuajmi, këtij Sufjani i cili transmeton nga Sa’di, ky nga
Abdurrahman b. Hurmuzi, ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka deklaruar se
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kurejshitët, Ensarijtë, Xhuhejnitë, Muzejinët, Eslemët, Gifarët dhe Eshxhe’at janë mbrojtësit e mi. Ata nuk kanë mbrojtës tjetër, përveg Allahut dhe Pejgamberit te Tij."
3513. Më ka treguar Muhammed b. Gurejr ez-Zuhriu, këtij Jakub b. Ibrahimi, ky
nga i ati i tij, ky nga Salihu, të cilit i ka treguar Nafi’ se e ka lajmëruar Abdullahu, se
Pejgamberi s.a.v.s. në minber ka thënë:
"Gifarët - Allahu i bëftë magfiret! Eslemët - Allahu i shpëtoftë! Ndërsa Usajjatë janë ata të diet nuk kanë qenë të dëgjueshëm ndaj Allahut dhe Pejgamberit të Tij!"
3514. Më ka treguar Muhammedi, këtij i ka treguar Abdulvehab eth-Thekafi nga
Ejubi, ky nga Muhammedi, ky nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Eslemët Allahu i shpëtoftë dhe Gifarët Allahu i bëftë magfiret."
3515. Na ka treguar Kabisi se ia ka transmetuar Ebu Sufjani, këtij i ka treguar
Muhammed b. Beshshari, këtij Ibën Mehdi i cili transmeton nga Sufjani, ky nga
Abdulmelik b. Umejri, ky nga Abdurrahman b. Ebu Bukre, ky nga i ati i tij, se
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (81 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
"Çka mendoni nëse Xhuhejb, Muzejn, Eslem dhe Gifar janë më të mirë se Ebu Temimi, Benu Esedi, Benu Abdullah b. Gatafan dhe Benu Amir b. Sa’sa?
‘Ata kanë dështuar dhe gjithçka kanë humbur’ – tha një njeri (Akre’ b. Habis).
‘Ata janë më të mirë se Benu Temimi, Benu Esedi, Benu Abdullah b. Gatafani dhe Benu Amir b. Sa’sa’a’ – u përgjigj (Resulullahu)’."
3516. Më ka treguar Muhammed b. Beshshar, këtij Gunderi, këtij Shu’be që
transmeton nga Muhammed b. Ebi Jakubi, i cili ka deklaruar se e ka dëgjuar
Abdurrahman b. Ebu Bekren nga i ati i tij se Akre’ b. Habis i tha Pejgamberit s.a.v.
s.:
"Ty të kanë mbështetur haxhinjtë vjedhacak nga (fisi) Eslem, Gifar, Muzejne dhe mendoj se Xhuhejnitë – për këtë dyshon Ibën Ebi Jakubi.
‘Çka mendon’ – tha Pejgamberi s.a.v.s. – ‘nëse Eslem, Gifar, Muzejne’ – mendoj se ka thënë edhe Xhuhejne – ‘janë më të mirë se Benu Temimi, Benu Amir, Esedi dhe Gatafan, të cilët kanë dështuar dhe kanë humbur gjithçka?’
‘Po’ – u përgjigj ai.
‘Për Atë në duar të të Cilit është jeta ime’ – tha Pejgamberi s.a.v.s. – ‘ata me siguri janë më të mirë se këta’."
3517. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Hammadi nga Ejubi, ky nga
Muhammedi, ndërkaq ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.
v.s. ka thënë:
"Eslem, Gifar dhe një pjesë e Muzejnes dhe Xhuhejnes – ose ka thënë: pjesa e Xhuhejnes ose Muzejnes – janë më të mirë te Allahu – ose ka thënë: Në Ditën e Gjykimit – nga (fisi) Esed, Temim, Hevazin dhe Gatafan."
3517/a. Na ka treguar Abdulaziz b. Abdullahu, këtij Sulejman b. Bilali i cili transmeton nga Thevr b. Zejdi, ky nga Ebul-Gajthi, ky nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (82 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
"Nuk do të ndodh Dita e Gjykimit, përderisa të paraqitet një njeri nga (fisi) Kahtan i cili do t’i ngasë njerëzit me shkop (sikur i çon delet bariu)."
3518. Na ka treguar Muhammedi, këtë e ka lajmëruar Mahled b. Jezidi, këtë Ibën
Xhurejxhi, i cili thotë se e ka lajmëruar Amër b. Dinari i cili ka e dëgjuar Xhabirin r.
a. duke thënë:
"Ishim në luftë me Pejgamberin s.a.v.s. me të cilin ishin edhe një numër i muhaxhirëve dhe atë në numër të madh. Në mesin e muhaxhirëve ishte një shakaxhi i cili nga prapa i ra një ensariut sa që ensariu u hidhërua dhe filluan të thirren (në hakmarrje) ashtu ensariu thirri:
’Në ndihmë, o ensarij!’
‘O muhaxhirë, në ndihmë!’ – thirri muhaxhiri.
Atëherë doli Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: ‘Pse thirreni si në kohën e xhahilijetit?!’ Pastaj pyeti:
‘Çka kanë?’
E lajmëruan për ramjen e muhaxhirit ensariut. Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Lëre atë sepse është shumë e keqe!’
Abdullah b. Ubejj b. Seluli (udhëheqësi i munafikëve) atëherë tha:
‘A të lejojmë që ata të thërrasin kundër nesh? Nëse kthehemi në Medine, më të fortit me siguri do t’i përzënë më të dobëtit!’
‘O Pejgamber i Allahut’ – tha Omeri për Abdullahun – ‘A ta vrasim këtë njeri të keq?’
‘Jo’ – u përgjigj Pejgamberi s.a.v.s. – ‘sepse bota do të fliste se Muhammedi i vret shokët e vet’."
3519. Më ka treguar Thabit b. Muhammedi, këtij Sufjani nga A’meshi, ky nga
Abdullah b. Murra, ky nga Mesruku, ky nga Abdullahu r.a., ky nga Pejgamberi s.a.v.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (83 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
s. – dhe e transmeton Sufjani nga Zubejdi, ky nga Ibrahimi, ky nga Mesruku, ky nga Abdullahu se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Nuk është prej nesh ai i cili e rreh fytyrën, e shkyen këmishën dhe vepron si në kohën e xhahilijetit."
3520. Më ka treguar Is’hak b. Ibrahimi, këtij Jahja b. Ademi, këtë e lajmëroi Israili
nga Ebu Hasina, ky nga Ebu Salihu, ky nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s.
ka thënë:
"Amër b. Luhajj b. Kamea b. Hindif është Ebu Huza’a."
3521. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Shuajbi nga Zuhriu i cili ka
deklaruar se ka dëgjuar Seid b. Musejjebin duke thënë:
"Bahira është (deveja) qumështi i së cilës është ndaluar dhe askush nuk e mjel. Ndërkaq saiba është (deveja) të cilën ua kanë sakrifikuar zotërave të tyre, andaj nuk e ngarkonin. Pastaj ai shton se Ebu Hurejra r.a. ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
‘Kam parë Amër b. Amër b. Luhajj El-Huza’a se si i gjuante zorrët në zjarr, edhe pse ky ishte i pari që e ka bërë sakrificë saiben’."
3522. Na ka treguar Zejdi, ky është Ibën Ahzemi nga Ebu Kutejbe Salim b. Kutejbe,
të cilit i ka treguar Musenna b. Seid El-Kasir, e këtij i ka treguar Ebu Xhemre, i cili
deklaron se Ibën Abbasi r.a. ka thënë:
"A dëshironi t’ju tregoi për pranimin e Islamit nga Ebu Dherri?
’Gjithsesi’ – thamë ne, (thotë Ebu Xhemre) – atëherë ai tha:
Ebu Dherri ka thënë: Isha një njeri nga (fisi) Gifar dhe tek ne arriti lajmi se në Mekke është paraqitur njeriu i cili vërteton se është pejgamber, andaj unë i thash vëllaut tim:
‘Shko te ai njeri, bisedo me atë dhe më trego për të.’
Ai shkoi te ai, u takua dhe më në fund u kthye.
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (84 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
‘Çka ka’ – pyeta, e ai u përgjigj:
‘Për Allahun, pashë njeriun i cili urdhëron në punë të mira dhe ndalon nga të këqiat.’
‘Nuk më kënaqe me këtë lajm’ – i thashë, andaj mora strajcën dhe shkopin e u nisa për në Mekke. Nuk e njihja, por edhe nuk dëshiroja që të pyes për të. Piva ujë të Zemzemit dhe ndejta në Mesxhidi Haram. Atëherë – thotë ai – pranë meje kaloi Aliu dhe tha:
‘Ky njeri më duket se është i huaj?’
‘Po’ – u përgjigja unë.
‘Të shkojmë në shtëpi’ – më tha ai dhe u drejtuam për në shtëpi. Ai nuk më pyeti kurrgjë, e as unë nuk i thash diçka (për ardhjen time). Të nesërmen herët shkova në Mesxhidi Haram, me qëllim që të pyes për atë. Askush nuk më tha diçka për të. Përsëri – thotë ai – kaloi Aliu dhe tha:
‘Më duket se është koha që ky njeri të di vendin e vet?’
‘Jo’ – u përgjigja – thotë ai.
‘Eja me mua’ – tha ai, pastaj më pyeti:
‘Çka është puna jote, çka të ka sjellë në këtë qytet?’
‘Nëse ma ruan fshehtësinë, atëherë do të tregoj.’
‘Ashtu do të veproj’ – tha ai.
‘Tek ne ka arritur lajmi’ – thotë ai se atëherë i ka thënë – ‘se këtu është paraqitur njeriu i cili vërteton se është pejgamber. E dërgova vëllaun tim të flasë me të, ai u kthye por nuk më kënaqi me lajmin, andaj vendosa të takohem vetë.’
‘Ti me të vërtetë qenke në rrugë të drejtë’ – i tha (Aliu) – ‘unë tash do të shkoj tek ai, më ndiq mua dhe hyr ku do të hyj unë. Nëse hasim në ndonjë që të kundërvihet, atëherë unë do të mbështetem në mur kinse rregulloj këpucën, ndërsa ti vazhdo.’
Pastaj ai u nis. Me të u nisa edhe unë dhe kur ai hyri, hyra edhe unë me te tek Pejgamberi
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (85 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
a.s. dhe i thashë Pejgamberit s.a.v.s.: ’Ma prezento Islamin.’
Ai ma prezentoi dhe unë në vend e pranova Islamin. Ai më tha:
‘O Eba Dherr, fshihe këtë gjë dhe kthehu në vendin tënd. Kur të dëgjosh se jemi forcuar, atëherë eja.’
‘Për Atë që me të vërtetë të ka dërguar’ – i thash – ‘pa dyshim që do ta shpall këtë në mesin e tyre!’
Pastaj ai shkoi në Mesxhidi Haram ku ishin kurejshitët dhe tha:
‘O kurejshitë, unë dëshmoj se vetëm Allahu është Zot dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe Pejgamber i Tij!’
‘Ngrihuni për këtë që dëshmoi’ – thanë ata dhe u ngritën, më rrehën e më bënë për vdekje. Në ndërkohë arriti Abbasi, u gjuajt mbi mua, pastaj u drejtua kah ata dhe u tha: ‘Mjerë për ju! A doni ta vritni njeriun e Gifarit, ndërsa tregtia dhe rruga juaj është përmes Gifarit! Ata atëherë u larguan. Të nesërmen pasi agoi, u ktheva dhe e dëshmova atë që e dëshmova dje.
‘Ngrihuni për këtë që dëshmoi’ – thanë ata përsëri. Vepruan mu ashtu siç vepruan dje. Përsëri arriti Abbasi. U gjuajt mbi mua dhe tha atë që u tha dje.’
Kjo ndodhi në fillim kur Eba Dherri pranoi Islamin, thotë (Ebu Xhemre)."