Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.
Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
3523. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, na ka treguar Hammadi nga Ejubi, ky nga
Muhammedi, ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka thënë:
"Eslemët, Gifarët dhe një grup nga Muzejenët dhe Xhuhejnët, ose ka thënë: ‘Një grup nga Xhuhejnët apo Muzejnët – janë më të mirë te Allahu.’ Ose ka thënë: ‘...Në Ditën e Kijametit (do të jenë më të mirë) se Esedët, Temimët, Hevazimët dhe Gatafanët’."
3524. Na ka treguar Ebu En-Nu’mani, këtij Ebu Avane i cili transmeton nga Bishri,
ky nga Seid b. Xhubejri, i cili thotë se Ibën Abbasi r.a. ka thënë:
"Nëse dëshiron ta njohësh xhahilijetin e arabëve, atëherë lexo (ajetin që është) para njëqindetridhjetëshit në suren En Aam: "…ata që kanë vrarë fëmijët e tyre nga marrëzia
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (86 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
dhe padija…" deri te fjalët: "…Vërtet që ata kanë gabuar e humbur tepër larg dhe nuk qenë të udhëzuar." (En Aam: 140).
3525. Na ka treguar Omer b. Hafsi, këtij i ati i tij, këtij përsëri A’meshi, këtij Amër
b. Murre nga Seid b. Xhubejri, e ky thotë se Ibën Abbasi r.a. ka thënë:
"Kur u shpall: "Dhe tërhiqju vërejtjen të afërmve të tu", Pejgamberi s.a.v.s. filloi të thërrasë:
‘O bijtë e Fehrit! O bijtë e Adijjit! – sipas gjirit të kurejshitëve’."
3526. Dhe na ka thënë Kabiseja, se e ka lajmëruar Sufjani nga Habib b. Ebi
Thabiti, ky nga Seid b. Xhubejri, i cili thotë se Ibën Abbasi r.a. ka thënë:
"Kur u shpall: "Dhe tërhiqju vërejtjen të afërmve të tu", Pejgamberi s.a.v.s. filloi t’i thërrasë fis pas fisi."
3527. Na ka treguar Ebu El-Jemani, këtij i ka lajmëruar Shuajbi, këtij Ebu ez-
Zinadi nga A’rexhi, ky nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"O bijtë e Abdulmenafit, bleni shpirtërat tuaj nga Allahu! O bijtë e Abdulmutalibit, bleni shpirtërat tuaj nga Allahu! Oj e ëma e Zubejr b. Avvamit, tezja e Pejgamberit s.a.v.s., oj Fatime, e bija e Muhammedit, bleni shpirtërat tuaj nga Allahu! Unë as juve të dyjave nuk mundem t’ju ndihmoj te Allahu (nëse nuk e pranoni Islamin). Ndërkaq nga pasuria ime, kërkoni çka të doni."
3528. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Shu’be nga Katadeja, ky nga Enesi r.
a. i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. i thirri ensarijtë dhe u tha:
‘A ka në mesin tuaj ndonjë që nuk është nga ju?’
‘Jo’ – thanë ata – ‘me përjashtim të një biri të motrës sonë.’
‘Biri i motrës së një populli, u takon atyre’ – tha Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (87 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
3529. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi i cili transmeton nga Ukajli, ky
nga Ibën Shihabi, ky nga Urveja, ky nga Aisha r.a. e cila tha:
"Ebu Bekri r.a. hyri te ajo gjatë ditëve të Mines. Tek ajo ishin dy shërbëtore të cilat këndonin dhe i binin defit, e Pejgamberi s.a.v.s. ishte i mbuluar me petkun e vet.
Ebu Bekri iu bërtiti, ndërkaq Pejgamberi s.a.v.s. e shpaloi fytyrën dhe tha:
’Lëri ato, o Ebu Bekër, sepse këto janë ditë të Bajramit!’
Ato ditë, ishin ditë të Mines.
3530. Aisha r.a. ka deklaruar:
"E pashë Pejgamberin s.a.v.s. se si më pengonte e unë mundohesha të shikoj se si luajnë abisinasit në xhami. Atëherë Omeri filloi t’i urrejë, kurse Pejgamberi s.a.v.s. tha:
’Lëri ato! Të jeni të sigurtë, o bijtë e Erfiditëve’."
3531. Më ka treguar Uthman b. Ebi Shejbe, këtij Abdeja i cili transmeton nga
Hishami, ky nga i ati i tij, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Hasani ka kërkuar leje nga Pejgamberi s.a.v.s. që t’i vë në lojë idhujtarët, por ai e pyeti:
’Çka do të bësh me prejardhjen time?
’Do ta tërheq nga ata’ – tha Hasani – ’ashtu sikur që e nxerrim kimen prej brumit’."
Gjithashtu ky transmeton nga i ati i tij, i cili ka thënë: "Shkova te Aisha që ta fyej Hasanin, por
ajo tha: ‘Mos e fyej se ai e ka mbrojtur Pejgamberin s.a.v.s."
3532. Na ka treguar Ibrahim Ibën El-Mundhiri, këtij i ka treguar Ma’ni, i cili
transmeton nga Maliku, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Muhammed b. Xhubejr b.
Mut’imi, ky nga i ati i tij r.a., i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (88 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
"Unë kam pesë emra. Unë jam Muhammed dhe Ahmed; unë jam El-Mahi, me të cilin Allahu e fshin pabesimin; unë jam El-Hashir: (që d.m.th.) pastaj njerëzit do të ringjallen; dhe unë jam El-Akib - (i fundit)."
3533. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani i cili transmeton nga Ebu ez-
Zinadi, ky nga A’rexhi, ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.
v.s. ka thënë:
"A nuk habiteni se si Allahu i dëbon nga unë fyerjet e kurejshitëve si dhe të nemurat e tyre? Ata e fyejnë dhe e nemin Muzemmemin, ndërkaq unë jam Muhammed."
3534. Na ka treguar Muhammed b. Sinani, këtij Salimi, këtij Seid b. Mina’i, ky
transmeton nga Xhabir b. Abdullahu r.a. i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë:
"Unë me pejgamberët e tjerë jam sikur njeriu që ka ndërtuar një shtëpi, e kreu dhe e zbukuroi, por i mungon një tullë.
Njerëzit kanë hyrë në të, janë mahnitur dhe thonë: ‘Sikur ta kishte edhe atë tullë’."
3535. Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Ismail b. Xha’feri duke transmetuar nga
Abdullah b. Dinari, ky nga Ebu Salihu, ky nga Ebu Hhurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.
s. ka thënë:
"Unë në krahasim me pejgamberët tjerë, jam sikur njeriu i cili ka ndërtuar një shtëpinë, e ka kryer dhe e ka zbukuruar porse i mungon në skaj një tullë. Njerëzit e kanë vizituar, iu ka pëlqyer, por thonë: ’Sikur ta kishte venduar edhe atë tullë.’ Pra unë jam ajo tullë, unë jam vula e pejgamberisë – tha (Muhammedi a.s.)."
3536. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Lejthi nga Ukajli, ky nga Ibën
Shihabi, ky nga Urve b. Zubejri, ky nga Aisha r.a.: se Pejgamberi s.a.v.s. ka ndërruar
jetë kur ka pasur gjashtëdhjetë e tre vjet.
Ibën Shihabi ka deklaruar se të njëjtën gjë e ka dëgjuar nga Seid b. Musejjebi.
3537. Na ka treguar Hafs b. Omeri, këtij Shubeja, i cili transmeton nga Humejdi, ky
ka deklaruar se Enesi r.a. ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (89 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
"Pejgamberi s.a.v.s. një ditë ishte në treg. Një njeri tha: ’Ebul-Kasim!’ Pejgamberi s.a.v.s. iu drejtua dhe i tha:
’Më thirrni me emrin tim dhe mos e emërtoni askënd me ofiqin tim’."
3538. Na ka treguar Muhammed b. Kethir, ky nga Shu’be nga Mensuri, ky nga
Salemi, ky nga Xhabiri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Emërtoni me emrin tim, por mos emërtoni askënd me ofiqin tim."
3539. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sufjani, i cili transmeton
nga Ejjubi, ky nga Ibën Sirini, ky ka deklaruar se e ka dëgjuar Ebu Hurejren r.a., i
cili thotë se Ebul-Kasimi s.a.v.s. ka thënë:
"Emërtoni me emrin tim, por mos emërtoni askënd me ofiqin tim."
3540. Më ka treguar Is’hak b. Ibrahimi, këtij i ka treguar Fadël b. Musa, i cili
transmeton nga Xhuajd b. Abdurrahmani, i cili ka thënë: "Kam parë Saib b. Jezidin
kur i ka pasur nëntëdhjetë e katër vjet. Ishte i fortë dhe i drejtë, atëherë tha:
"E di se nuk do të kënaqesha me dëgjimin dhe pamjen time sikur të mos ishte Pejgamberi s.a.v.s. Tezja ime më dërgoi tek ai dhe i tha:
‘O i Dërguar i Allahut, djali i motrës sime është i sëmurë, andaj lute Allahun për të’ – dhe ai e luti për mua."
3541. Na ka treguar Muhammed b. Ubejdullahu, këtij Hatimi, i cili transmeton nga
Xhuajd b. Abdurrahmani, i cili thotë se e ka dëgjuar Saib b. Jezidin duke thënë:
"Tezja ime më solli te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha:
’O i Dërguar i Allahut, djali i motrës sime është i sëmurë.’ Ai ma lëmoi kokën dhe u lut për bekim. Pastaj mori abdes, e unë piva ujë nga uji që mbet nga abdesti, u ndala pas tij dhe në mes të shpatullave të tij pash vulën."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (90 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3542. Na ka treguar Ebu Asimi, i cili transmeton nga Omer b. Seid b. Ebi Husejni,
ky nga Ibën Ebi Mulejkete, ky nga Ukbe b. El-Harithi i cili ka thënë:
"Ebu Hurejra r.a. kishte falur namazin e ikindisë. Pastaj dual jasht. Duke ecur e pa Hasanin duke luajtur me fëmi, e mori në krah dhe i tha:
‘Do ta sakrifikoja babain për këtë! Ky i përngjan Pejgamberit s.a.v.s. e nuk i përngjan Aliut.’ Aliu buzëqeshi."
3543. Na ka treguar Ahmed b. Jusufi, këtij Zuhejri, këtij Ismaili, i cili transmeton
nga Ebu Xhuhajfi r.a. se ka thënë:
"Kam parë Pejgamberin s.a.v.s., ndërkaq Hasani i përngjante."
3544. Më ka treguar Amër b. Aliu, këtij Ibën Fudelji, këtij Ismail b. Ebu Halidi, i
cili thotë se e ka dëgjuar Ebu Xhuhajfen r.a. duke thënë:
"Kam parë Pejgamberin s.a.v.s., e Hasan b. Aliu r.a. i përngjante.
‘Ma përshkruaj’ – i thash Ebu Xhuhajfes, e ai pastaj tha:
‘Ishte i bardhë, flokët kishin filluar t’i thinjen. Pejgamberi s.a.v.s. na caktoi trimbëdhjetë deve, mirëpo Pejgamberi s.a.v.s. ndërroi jetë para se t’i pranonim ato’."
3545. Na ka treguar Abdullah b. Rexha’, këtij Ismaili i cili transmeton nga Ebu
Is’haku, ky nga Vehb Ebu Xhuhajfe es-Suvaliu, i cili ka thënë:
"E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. dhe pash ngjyrën e bardhë në xhufkën e mjekrës së tij, ndër buzën e poshtme."
3546. Na ka treguar Isam b. Halidi, këtij Hafiz b. Osmani se ky e ka pyetur
Abdullah b. Busranë, shokun e Pejgamberit s.a.v.s.:
"A e ke parë Pejgamberin s.a.v.s., a ka qenë plak?’
‘Në mjekër kishte një xhufkë të bardhë qimesh’ – tha ai."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (91 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3547. Më ka treguar Ibën Bukejri, këtij Lejthi nga Halidi, këtij Seid b. Ebu Halili,
ky nga Rebi’a b. Ebu Abdurrahmani, i cili ka thënë:
E kam dëgjuar Enes b. Malikun i cili duke përshkruar Pejgamberin s.a.v.s. ka thënë:
"Kishte shtat mesatar, as i lartë e as i ulët, ngjyrë të çelë, jo shum i bardhë dhe as i zeshkët, flokët nuk i kishte shumë kaçurele e as të drejta, por gjysëm kaçurele. Shpallja filloi t’i zbresë kur kishte katërdhjetë vjet. Pastaj në Mekke qëndroi edhe dhjetë vite derisa i vinte Shpallja, edhe në Medine dhjetë vite (kur ndërroi jetë, në kokë dhe në mjekër nuk kishte as njëzet qime të bardha."
Më vonë – thotë Rebia – i pashë pak flokët e tij, të cilët i kishte të kuqe. E pyeta, në çka m’u përgjigjën: "Janë skuqur nga misku."
3548. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtë e ka lajmëruar Malik b. Enesi, i cili
transmeton nga Rebi’a b. Ebu Abdurrahmani, i cili e ka dëgjuar Enes b. Malikun r.
a. duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. nuk ishte as i lartë e as i shkurtë, as që ishte shumë i bardhë pa shkëlqim, as i zi, as që i kishte flokët kaçurele e as të drejta. Allahu e bëri pejgamber kur kishte katërdhjetë vjet. Në Mekke qëndroi edhe dhjetë vjet, pastaj në Mmedine edhe dhjetë vjet. Kur Allahu e mori pranë Vetit, në kokë dhe në mjekrën e tij nuk kishte as njëzet qime të bardha."
3549. Na ka treguar Ahmed b. Seid Ebu Abdullahu, këtij Is’hak b. Mensuri, këtij
Ibrahim b. Jusufi, ky transmeton nga babai i vet, ai nga Ebu Is’haku, i cili ka
deklaruar se e ka dëgjuar El-Berranë duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ishte njeriu më i bukur në fytyrë dhe ka pasur pamjen më të bukur. Nuk ishte shumë i lartë e as shumë i ulët."
3550. Na ka treguar Ebu Nuajmi, këtij Hammami, ky transmeton nga Katadeja, i
cili ka thënë:
"E pyeta Enesin:
‘A i ngjyroste flokët Pejgamberi s.a.v.s.?’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (92 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Jo’ – u përgjigj ai – ‘kishte pak kime të bardha në tëmbtha’."
3551. Na ka treguar Hafs b. Omeri, këtij Shu’beja i cili transmeton nga Ebu
Is’haku, ky thotë se El-Berra’ b. Azibi r.a. ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. ka pasur shtat mesatar, kraharor të gjerë, gjatësia e flokëve i arrinte deri te buta e veshit. E kam parë me gunë të kuqe, më të bukur se ai nuk kam parë."
Jusuf b. Is’haku (duke transmetuar hadithin) nga i ati i tij, thotë: "Deri në supe."
3552. Na ka treguar Ebu Nuajmi, këtij Zubejri, ky transmeton nga Ebu Is’haku, i
cili ka thënë se El-Berranë e kanë pyetur:
"Pejgamberi s.a.v.s., a e ka pasur fytyrën në formë të shpatës?’
‘Jo’ – u përgjigj ai – por në formë të hënës’."
3553. Na ka treguar Hasan b. Mensur Ebu Aliu, këtij Haxhxhaxh b. Muhammed El-
A’ver në Mesis, këtij Shu’beja, i cili transmeton nga Hakemi, i cili ka deklaruar se e
ka dëgjuar Ebu Xhhejfen duke thënë:
"Në pikë të drekës doli Pejgamberi s.a.v.s. në luginën e Mekkes, mori abdes dhe fali dy rekate namaz të drekës, pastaj dy rekate të namazit të ikindis, ndërsa para tij ishte një shkop."
Avniu (duke transmetuar këtë hadith) nga i ati i tij, ai nga Ebu Xhuhejfeja, gjërësisht e përcjell transmetimin duke thënë:
"Pas tij kaloi një grua, të pranishmit shpejtonin ta marrin për dore dhe me duart e Pejgamberit a.s., t’u bien fytyrave të veta. Edhe unë, thotë, mora dorën e tij dhe e vendosa në fytyrën time. Ajo ishte më e ftohtë se bora dhe kishte aromë më të bukur se aroma e miskut."
3554. Na ka treguar Abdani, këtij Abdullahu, këtë e ka lajmëruar Junusi nga
Zuhriu, i cili ka thënë se ia ka transmetuar Ubejdullah b. Abdullahu nga Ibën Abbasi
r.a., i cili ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (93 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
"Pejgamberi s.a.v.s. ka qenë njeriu më zemërbardhë, por më zemërbardhë ishte në muajin e Ramazanit, kur i vinte Xhibrili, ndërkaq Xhibrili i vinte për çdo natë në muajin e Ramazanit dhe ia mësonte Kur’anin. I Dërguari i Allahut, s.a.v.s. në kryerjen e veprave të mira ishte më zemërgjerë se sa era e freskët."
3555. Na ka treguar Jahja, këtij Abdurrezaku, këtij Ibën Xhurejxhi i cili thotë se i
ka treguar Ibën Shihabi nga Urveja, ky nga Aisha r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka hyrë
te ajo i gëzuar, aq sa vijat e fytyrës i shkëlqenin dhe ka thënë:
"A nuk ke dëgjuar se Mudlixheja, kur ua ka parë shputat, ka thënë për Zejdin dhe Usamen:
’Me të vërtetë këto shputa të këmbës janë si njëra ashtu tjetra’."
3556. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, i cili transmeton nga Ukajli, ky
nga Ibën Shihabi, ky nga Abdurrahman b. Abdullah b. Ka’bi, se Abdullah b. Ka’bi
ka deklaruar se e ka dëgjuar Ka’b b. Malikun, duke treguar kur ai nuk shkoi në
ekspeditën e Tebukut, duke thënë:
"Pasi i dhash selam Pejgamberit s.a.v.s., fytyra e tij shkëlqeu nga gëzimi, aq u gëzua Pejgamberi s.a.v.s. sa që fytyra e tij shkëlqente sikur një copë e hënës. Ne këtë e hetuam te ai."
3557. Na ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Jakub b. Abdurrahmani, i cili
transmeton nga Amri, ky nga Seid El-Makburi, ky nga Ebu Hurejra r.a. se
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"I jam dërguar gjeneratës më të mirë të gjinisë njerëzore. (Kam zgjedhur) gjeneratë pas gjenerate derisa e zgjodha këtë gjeneratë në të cilën jam (dërguar)."
3558. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, ky transmeton nga Junusi, ky
nga Ibën Shihabi, i cili ka deklaruar se e ka lajmëruar Abdullah b. Abdullahu nga
Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë se:
"Pejgamberi s.a.v.s. i ka lëshuar flokët e veta mbi ballë, ndërkaq që idhujtarët i ndanin në të dy anët, kurse ithtarët e Librit, flokët i lëshonin mbi ballë. Pejgamberi s.a.v.s. kishte dëshirë që të pajtohej me ithtarët e Librit rreth çështjeve për të cilat nuk kishte urdhër
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (94 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
konkret. Më vonë, Pejgamberi s.a.v.s. i ndau flokët në dy anë."
3559. Na ka treguar Abdani, i cili transmeton nga Ebu Hamza, ky nga A’meshi, ky
nga Ebu Vaili, ky nga Mesruku, se Abdullah b. Amri r.a. ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. nuk ishte i pasjellshëm dhe i paturpshëm. E kishte traditë të thoshte: ’Më të mirët nga ju, janë ata që kanë moral më të mirë’."
3560. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij Maliku nga Ibën Shihabi, ky nga Urve
b. Zubejri, ky nga Aisha r.a. e cila ka thënë:
"Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s. asnjëherë nuk zgjedhte ndërmjet dy gjërave, e të mos e zgjedhte më të lehtën, nëse ajo nuk ishte gjynah. E nëse bëhej fjalë për gjynah, ai do të largohej shumë larg nga ai. Pejgamberi s.a.v.s., për çështje të tija personale, asnjëherë nuk është hakmarrur, me përjashtim nëse thehej parimi i Allahut. Në atë rast ai do të hakmerrej për shkak të Allahut."
3561. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Hammadi, i cili transmeton nga
Thabiti, ky nga Enesi r.a., i cili ka thënë:
"As mëndafshi, e as mëndafshi i qëndisur nuk ishin më të butë se shuplakat e duarve të Pejgamberit s.a.v.s., e as që kam nuhatur aromë më të bukur se fryma dhe aroma e Pejgamberit s.a.v.s."
3562. Na ka treguar Museddedi, këtij Jahja i cili transmeton nga Shu’beja, ky nga
Katadeja, ky nga Abdullah b. Ebu Utbe, se Ebu Seid El-Hudriu r.a. ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. kishte turp më shumë se sa kishte turp virgjëresha në dhomën e vet."
Më ka treguar Muhammed b. Beshshari, këtij Jahja dhe Ibën Mehdiu, se Shubeja ka treguar të njëjtën dhe shtoi:
"Nëse nuk i pëlqente diçka, atë do ta hetonim në fytyrën e tij."
3563. Më ka treguar Ali b. Xha’d, këtë e ka lajmëruar Shu’beja nga A’meshi, ky
nga Ebu Hazimi, ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (95 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
"Pejgambri s.a.v.s. asnjëherë nuk bënte vërejtje në ushqim. Nëse i pëlqente, e merrte ushqimin, nëse nuk i pëlqente, nuk e merrte."
3564. Më ka treguar Kutejbe b. Seidi, këtij Bekër b. Mudari, i cili transmeton nga
Xhafer b. Rebia’a, ky nga A’rexhi, ky nga Abdullahu, biri i Malikut dhe Buhajn El-
Esediu, i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. kur e bënte sexhden, duart i largonte nga trupi aq sa i shiheshin sqetullat."
Ibën Bukejri thotë se Bejri, duke e treguar këtë hadith ka thënë: "Të bardhën në sqetull."
3565. Na ka treguar Abdul-A’la b. Hammad, këtij Jezid b. Zurej’in, këtij Seidi i cili
transmeton nga Katadeja, se Enesi r.a. u ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. kur e bënte duanë, nuk i ngriste duart, me përjashtim kur e bënte duanë e shiut, atëherë duart i ngriste aq sa i shihej e bardha e nënsqetullës."
3566. Na ka treguar Hasan b. Sabahu, këtij Muhammed b. Sabiku, këtij Malik b.
Migveli, ky thotë se e ka dëgjuar Avn b. Ebu Xhuhajfen, i cili ka përmendur se e ka
dëgjuar babain e vet duke thënë:
"Kalova pranë Pejgamberit s.a.v.s. kur ai ishte në luginën e Mekkes në tendë, në kohën e vapës së drekës. Doli Bilali dhe thirri për namaz, më pastaj hyri dhe e nxori ujin që kishte ngelur nga abdesi i Pejgamberit s.a.v.s. Njerëzit u grumbulluan të marrin nga uji. Mëpastaj hyri dhe e nxori shkopin dhe Pejgamberi s.a.v.s. doli – më bëhet sikur e shoh shkëlqimin e nëngjunjëve të tij. E nguli shkopin, pastaj fali namazin e drekës dy rekatë, pastaj ikindinë dy rekatë, ndërkaq që para tij kalonin gomarët dhe gratë."
3567. Më ka treguar Hasan b. Sabah El-Bezzari, këtij Sufjani, i cili transmeton nga
Zuhriu, ky nga Urveja, ky nga Aisha r.a. e cila thotë se:
"Pejgamberi s.a.v.s. fliste ashtu që dikush kishte mundësi t’ia numëronte fjalët."
3568. Lejthi thotë se i ka treguar Junusi, ky transmeton nga Ibën Shihabi, i cili ka
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (96 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
deklaruar se ia ka përcjellur Urve b. Zubejri nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"A nuk të befason filani dhe filani? Erdh dhe u ul pranë dhomës time. Pastaj transmetoi nga Pejgamberi s.a.v.s. ashtu që unë ta dëgjoj. Unë atëherë isha duke bërë dhikër, e ai u ngrit para se ta kryeja dhikrin. Sikur ta arrija, do t’i kundërvihesha. Pejgamberi s.a.v.s. nuk i fliste hadithet kështu si bëni ju."
3569. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme i cili transmeton nga Maliku, ky nga Seid
b. El-Makburi, ky nga Ebu Seleme b. Abdurrahmani, i cili e ka pyetur Aishen r.a.:
"Si ishte namazi i Pejgamberit s.a.v.s. gjatë Ramazanit?’
‘Ai as për Ramazan e as në kohë tjetër – thotë ajo – nuk i ka shtuar mbi njëmbëdhjetë rekate. Falte katër rekate, por mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj përsëri falte katër rekate dhe mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre, pastaj falte edhe tre rekate, andaj unë e pyeta:
‘O Pejgamber i Allahut, a flen para se ta falish vitrin?’
‘Syri im flen, ndërsa zemra nuk më flen’ – u përgjigj ai."
3570. Na ka treguar Ismaili, i cili thotë se ia ka transmetuar vëllau i tij nga
Sulejmani, ky nga Sherik b. Abdullah b. Ebu Nemira, i cili ka deklaruar se e ka
dëgjuar Enes b. Malikun r.a. se si fliste për natën kur Pejgamberi s.a.v.s. udhëtoi për
në Isra nga Mesxhidul-Harami:
"Erdhën tre melekë, para se t’i vinte Shpallja. Ai flente në Mesxhidul-Haram. I pari melek tha:
‘Kush është ai në mesin e tyre?’
’Ai që është më i miri ndër ta’ – tha meleku tjetër.
’Merrni më të mirin nga ata!’ – tha meleku i tretë.
Kjo ishte e tëra dhe ai nuk i pa ato derisa i erdhën një natë, sipas asaj që i kishte parë zemra e tij. Ndërkaq Pejgamberit s.a.v.s. i flenin sytë; ashtu është tek të gjithë
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (97 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
pejgamberët: iu flejnë sytë, kurse zemrat nuk iu flejnë. Atëherë i mori Xhibrili dhe u ngritën në qiell."
3571. Na ka treguar Ebul-Velidi, këtij Salim b. Zeriri, i cili e ka dëgjuar Ebu Rexha’n duke thënë se Imran b. Husajni ka treguar:
"Se ata ishin me Pejgamberin s.a.v.s. në një ekspeditë. Udhëtuan natën dhe para agimit u ndalën për të pushuar, mirëpo i zuri gjumi dhe fjetën derisa lindi dielli. I pari që u zgjua nga gjumi ishte Ebu Bekri. Pejgamberin s.a.v.s. nuk e zgjuam derisa u zgjua vetë. Pastaj u zgjua edhe Omeri, ndërsa Ebu Bekri ishte ulur pranë kokës së tij dhe filloi të mirrte tekbire me zë të lartë derisa u zgjua Pejgamberi s.a.v.s. Udhëtuam pak dhe pastaj falëm namazin e sabahut, mirëpo njëri u nda nga ne dhe nuk u fal. Pasiqë u kthye (kah xhemati) tha:
‘Çka të pengoi që nuk u fale me ne?’
‘U bëra xhunub (në ëndërr)’ – u përgjigj ai. Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. e urdhëroi të merrte tejemum me dhe të pastër, pastaj edhe ai u fal.
(Vazhduma udhëtimin) e Pejgamberi s.a.v.s. më urdhëroi që të jem në grupin e vëzhgueve. Shumë ishim të etur dhe gjarsa udhëtonim, takuam një grua e cila (në deve) kishte lëshuar këmbët në të dy anët e deves. E pyetëm:
‘Ku ka ujë?’
’Nuk ka ujë’ – u përgjigj ajo. Ne përsëri pyetëm:
‘Sa larg është prej vendit të familjes sate deri te uji?’
‘Një dutë e një natë’ – u përgjigj ajo. Atëherë ne thamë:
‘Shko te Pejgamberi s.a.v.s.!’
’Kush është Pejgamberi i Allahut?’ – pyeti ajo, mirëpo ne nuk e lamë derisa e sollëm tek Pejgamberi s.a.v.s. Ajo i tregoi atë që na tha edhe neve dhe shtoi se është nënë e jetimave.
Atëherë ai urdhëroi që të sjellim dy shakullat dhe i limoi në grykat e tyre. Ne të katërdhjetit, ashtu të etshëm, pimë të gjithë derisa e shuam etjen. Pastaj i mbushëm të
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (98 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
gjitha shtambat dhe shakullat, kurse asnjë deveje nuk i dhamë ujë, ndërsa dy shakullat e përmendura aq u mbushën, sa që nuk plasën nga uji.
’Sillni çka keni’ – tha Resulullahu s.a.v.s. Pastaj, asaj i dhamë çka kishim: copa buke dhe hurma.
Kur arriti te të vetët tha: ’Kam takuar magjistarin më të madh, apo pejgamberin, siç pretendojnë ata.’
Përmes asaj gruaje, Allahu e udhëzoi fshatin. Ajo e pranoi Islamin, e edhe ata e pranuan Islamin."
3572. Më ka treguar Muhammed b. Beshshar, këtij Ibën Ebu Adijj, i cili
transmeton nga Seidi, ky nga Katadeja, ky nga Enesi r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberit s.a.v.s. kur ishte në Zevra, i sollën një enë. Ai e futi dorën në enë dhe uji filloi të rrjedhë nga gishtat e tij dhe tërë të pranishmit morën abdes.
‘Sa vetë ishit ju’ – thotë Katadeja se e ka pyetur Enesin, ky u përgjigj:
‘Treqind, ose afër treqind.’
3573. Na ka treguar Abdullah b. Meslem, ky transmeton nga Maliku, ky nga Is’hak
b. Abdullah b. Ebu Talha, ky nga Enesi r.a., i cili ka thënë:
"E kam parë Pejgamberin e Allahut, s.a.v.s. kur hyri koha e namazit të ikindisë. U kërkua ujë për abdes, mirëpo nuk gjetëm. Atëherë Pejgamberit s.a.v.s. i sollëm pak ujë. Pejgamberi i Allahut s.a.v.s. e futi dorën në enë dhe i urdhëroi njerëzit që të marrin abdes. Pashë ujin se si rridhte nga mesi i gishtave të tij. Njerëzit morën abdes deri te i fundit."
3574. Na ka treguar Abdurrahman b. Mubareku, këtij Hazmi, ky thotë se e ka
dëgjuar Hasanin, i cili ka thënë se Enes b. Maliku r.a. ka treguar:
"Pejgamberi s.a.v.s. u nis për rrugë. Me të ishin edhe disa nga sahabet e tij. Gjatë udhëtimit hyri koha e namazit, mirëpo nuk kishin ujë që të marrin abdes. Njëri gjeti një gotë me ujë dhe e solli. E mori Pejgamberi s.a.v.s. dhe mori abdes. Pastaj mbi gotë i vendoi katër gishtat dhe tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (99 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Ngrihuni dhe merrni abdes!’ Njerëzit morën abdes. Ujë kishin të mjaftueshëm, edhe pse ishin shtatëdhjetë veta ose aty afër."
3575. Na ka treguar Abdullah b. Munir se e ka dëgjuar Jezidin, të cilit i ka treguar
Humejdi, ky ka transmetuar nga Enesi r.a., i cili ka thënë:
"Hyri koha e namazit. Në një shtëpi e cila ishte afër xhamisë, shkuan për të marrur abdes, e njerëzit tjerë mbetën. Atëherë, Pejgamberit s.a.v.s. i sollën një koritë druri në të cilën kishte pak ujë. Ai e futi shuplakën e vet, mirëpo uji ishte aq i pakët, sa që nuk mund të merrte ujë me shuplakë, andaj i mblodhi gishtat dhe i futi në koritë, pastaj të gjithë të pranishmit morën abdes.
’Sa veta ishin?’ – pyeta.
’Tetëdhjetë’ – u përgjigj ai."
3576. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Abdulaziz b. Muslimi, këtij Husejni i cili
transmeton nga Salem b. Ebul-Xha’da se Xhabir b. Abdullahu r.a. ka thënë:
"Në ditën e Hudejbisë njerëzit ishin të etur, ndërsa para Pejgamberit s.a.v.s. gjendej një kofë e vogël. Ai mori abdes, e njerëzit vrapuan kah ai.
’Çka keni?’ – pyeti ai. Ata thanë:
’Nuk kemi ujë, as për abdes e as për pije, përveç kësaj që është para teje.
Atëherë ai e futi dorën në kofë dhe nga mesi i gishtave të tij filloi të rridhte ujë, sikur nga burimi, ashtu që ne pimë dhe morëm abdes.
’Sa veta ishit?’ – pyeta unë. Ai u përgjigj:
‘Sikur të ishim edhe njëqindmijë do të na mjaftonte. Ishim njëmijë e pesëqind’."
3577. Na ka treguar Malik b. Ismaili, këtij Israili, ky transmeton nga Ebu Is’haku,
ky nga El-Berra’a r.a. i cili ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (100 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
"Në ditën e Hudejbisë, ne ishim njëmijë e katërqind. Në Hudejbi kishte një pus. E harxhuam ashtu që nuk mbeti kurrgjë në të. Atëherë, Pejgamberi s.a.v.s. u ul në buzë të pusit dhe urdhëroi që t’i sjellim ujë. Pastaj e tundi ujin në gojë dhe e gjuajti në pus. Pak kohë pritëm, e pastaj filluam të nxjerrim ujë derisa e shuam etjen tonë dhe të kafshëve që i kalëronim."
3578. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtij i ka treguar Maliku nga Is’hak b. Abdullah b. Ebu Talha, i cili e ka dëgjuar Enes b. Malikun r.a. duke thënë:
"Ebu Talha i ka thënë Ummi Sulejmes:
‘Kam dëgjuar një zë jo të fortë të Pejgamberit s.a.v.s. nga i cili hetova urinë për bukë! A ke diçka (që t’i ndihmoj)?’
‘Po’ – tha ajo dhe nxori një pako jufka të elbit. Pastaj nxori njërën skutë të veten dhe e mbështjelli atë bukë; e vendosi në duart e mia, ndërsa pjesën tjetër të skutës ma mbështjelli rreth kokës sime. Pastaj më dërgoi tek Pejgamberi i Allahut, s.a.v.s. Unë, -thotë Enesi – vajta te Pejgamberi s.a.v.s. E takova në xhami me disa njerëz dhe iu afrova.
‘A të ka dërguar Ebu Talha?’ – më pyeti Pejgamberi s.a.v.s.
‘Po’ – iu përgjigja.
‘Me ushqim?’ – më pyeti ai.
‘Po’ – iu përgjigja unë, ndërkaq Pejgamberi s.a.v.s. njerëzve që i kishte për rreth iu tha: ‘Ecni!’ – dhe ai u nis. Edhe unë u nisa para tyre derisa arritëm te Ebu Talha dhe e lajmërova.
’Oj Ummi Sulejme’ – i tha Ebu Talha – Pejgamberi s.a.v.s. i ka sjellë njerëzit, e ne nuk kemi me çka t’i ushqejmë.’
’Allahu dhe i Dërguari i Tij më së miri e dinë’ – tha ajo, ndërkaq Ebu Talha doli para Pejgamberit s.a.v.s. Pastaj u paraqit Pejgamberi s.a.v.s. e edhe Ebu Talha me të. Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘Oj Ummi Sulejme, sille atë çka ke!’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (101 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Ajo solli bukën. Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi që të copëtohet buka, kurse Ummi Sulejmeja e shprazi yndyrën dhe e skuqi. Pastaj, Pejgamberi s.a.v.s. lexoi atë që deshti Allahu të lexojë, e pastaj tha:
’Lejoi dhjetëshit le të hyjë!’ Ai u lejoi dhe ata hëngrën derisa u ngopën, e pastaj dolën përjashta. Atëherë ai përsëri tha:
‘Lejoni dhjetëshin tjetër!’ Ai edhe atyre u lejoi dhe ata hëngrën derisa u ngopën, pastaj dolën
përjashta. Pastaj ai përsëri tha:
‘Lejoni dhjetëshin tjetër!’ Ai edhe këtyre iu lejoi dhe ata hëngrën derisa u nginë, pastaj dolën përjashta.
‘Lejoi dhjetëshit!’ – tha ai dhe përsëri iu lejoi dhe kështu hëngrën të gjithë njerëzit derisa u nginë. Ata ishin shtatëdhjetë ose tetëdhjetë veta."
3579. Më ka treguar Muhammed b. El-Muthenna, këtij Ebu Ahmed ez-Zubejri,
këtij Israili, i cili transmeton nga Mensuri, ky nga Ibrahimi, ky nga Alkameja se
Abdullahu ka thënë:
"Ne pretendonim se mrekullitë paraqesin bereqet, kurse ju mendoni se ato janë shenja për frikësim. Me Pejgamberin s.a.v.s. ishim në një udhëtim. E harxhuam ujin. Ai tha:
’Lypeni ujin që ka mbetur.’ Ata e sollën një enë në të cilën kishte pak ujë, pastaj tha:
’Shpejtoni kah uji i bekuar, bekimi është i Allahut!’
Unë pash se si uji rrjedhte nga gishtat e Pejgamberit s.a.v.s. Ndonjëherë dëgjonim tesbihin (falënderimin) për ushqimin që e hanim."
3580. Na ka treguar Ebu Nuajmi, këtij Zekerijai, i cili thotë se i ka treguar Amiri i
cili ka deklaruar se Xhabiri r.a. ka përmendur se i ati i tij ka ndërruar jetë me
borxh, andaj shkova te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i thash:
"I ati ka ndërruar jetë me borxh. Unë nuk kam kurrgjë tjetër përveç frytit të hurmave që do
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (102 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
ta japin, por bereqeti i tyre për disa vjet borxhin nuk mund ta lajë. Që të mos më mallkojnë kreditorët, ejani me mua.’
(Ai shkoi me të) dhe e vizitoi një fushë me hurma, pastaj bëri dua (për bërëqet), pastaj vizitoi fushën tjetër, mbjelli hurmë dhe tha:
‘Merrni (nga kjo fushë)!’
Atëherë ai ua pagoi atë që u takonte, e i mbetën edhe aq sa u pagoi."
3581. Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Mu’temiri i cili transmeton nga i ati i tij të cilit i ka treguar Ebu Uthmani, se Abdurrahman b. Ebu Bekri r.a. ka përmendur një grup të sofës (të xhamisë së Pejgamberit s.a.v.s.) që e përbënin njerëz të varfër dhe se Pejgamberi s.a.v.s. në një rast ka thënë:
"Kush ka ushqim për dy vetë, le ta marrin edhe të tretin; kush ka për katër, le ta marrin të pestin ose edhe të gjashtin’ – ose ashtu siç ka thënë.
Ebu Bekri ka marr me veti tre vetë, kurse Pejgamberi s.a.v.s. ka marr dhjetë veta. Ebu Bekri mori tre vetë, ndërsa ne në shtëpi ishim tre vetë – thotë (Abdurrahmani): unë, babai dhe nëna ime. Nuk di – (ka thënë Ebu Uthmani) se a ka përmendur: ’...gruaja ime dhe shërbëtori ynë dhe i shtëpisë së Ebu Bekrit.’
Ebu Bekri darkoi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe ndejti tek ai deri sa fali jacinë. Pastaj përsëri u kthye (te ai) derisa Pejgamberi s.a.v.s. darkoi, ndërkaq në shtëpi erdhi pasi që kaloi një pjesë e natës, aq sa deshti Allahu. Gruaja e tij i tha:
’Ku u vonove që nuk erdhe te mysafirët – ose i ka thënë: mysafiri yt?’
’A iu dha darkë?’ – pyeti (Ebu Bekri).
’Nuk deshtën të darkojnë derisa të vish ti’ – u përgjigj ajo.
Ata iu ofruan që të darkojnë, mirëpo ata nuk deshtën. Unë shkova dhe u fsheha e ai filloi të thërrasë: ’Mjerim!’ – pastaj iu kërcënua se do t’ua presë veshët dhe i qortoi. Pastaj mysafirëve u tha: ’Ju hani’ – dhe shtoi: ’Unë tash nuk do të ha kurrsesi.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (103 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Betohem në Allahun, - tha (Abdurrahmani) – sa hanim, aq më tepër shtohej ushqimi, aq sa të gjithë u nginë, por ushqim mbeti edhe më shumë se sa kishte në fillim. Ebu Bekri pa se ushqim ka si në fillim, bile edhe më tepër, andaj i tha gruas:
’Motra e Beni Firasit!’
’Asgjë, kjo është dhuratë – tha ajo – tash ka tri herë më shumë se mëparë. Atëherë hëngri edhe Ebu Bekri dhe tha: ’Kjo është nga shejtani’ – dhe mendonte për betimin e vet. Pastaj hëngri edhe një gojë e atë që mbeti, e dërgoi te Pejgamberi s.a.v.s., tek i cili ushqimi mbeti deri të nesërmen.
Ndërmjet nesh dhe një populli kishim kontratë për paqe, por kishte kaluar afati. (Ushqimin) e ndamë për dymbëdhjetë vetë. Në secilin grup kishte po aq njerëz, kuse Pejgamberi s.a.v.s. atyre ua dërgoi hisen e vet. ’Të gjithë ata – thotë (Abdurrahmani) – hëngrën nga ushqimi’, - siç tha ai, ndërsa të tjerët thonë: ’E ndamë ushqimin’."
3582. (Hammadi tregon) nga Junusi, ky nga Thabiti, ky nga Enesi r.a., i cili ka thënë:
Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. Medinen e kaploi thatësi e madhe. Gjersa ai një ditë xhumaje mbante hytben, u ngrit një njeri dhe tha:
’O i Dërguar i Allahut, kuajt shkuan kot, delet shkuan kot! Lute Allahun që të na lëshojë shi.’
Ai i ngriti duart dhe lexoi duanë. Qielli – thotë Enesi – ishte sikur xham. Pas pak filloi të fryejë era. Më pas u mbledhëm në një vend, atëherë sikur u hap qielli. Kur dolëm jashtë, shkelnim mbi ujë dhe mezi arritëm nëpër shtëpitë tona.
Pandërprerë lageshim deri në xhumanë tjetër. Atë ditë i njëjti njeri, apo dikush tjetër, u ngrit dhe tha:
‘O i Dërguar i Allahut, u shembën shtëpitë! Lute Allahun që të na e hjek shiun!’
Ai në buzëqeshje tha: ‘Për të mirën tonë e jo kundër nesh.’ Pastaj pash se si mjegulla tërhiqej sikur të jetë kurorë."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (104 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3583. Na ka treguar Muhammed b. El-Muthenna, këtij Jahja b. Kethir Ebu
Gassani, këtij Ebu Hafsi, emri i të cilit është Omer b. Ali, i cili është vëlla i Ebu Amër
Ala’a, i cili thotë se e ka dëgjuar Nafiun, se Ibën Omeri r.a. ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. mbante hytben në një cung. Pasi ia ndërtuan minberin, kaloi mbi të, mirëpo cungu filloi të rënkojë. Ai iu afrua dhe e ledhatoi me dorë."
Abdul-Hamidi thotë se i ka treguar Uthman b. Omeri, këtij i ka treguar Muadh b. Ala’, i cili transmeton nga Nafiu.
(Këtë hadith) e transmeton edhe Ebu Asimi nga Ibën Ebu Revvada, ai nga Nafiu, ky nga Ibën Omeri r.a., ky nga Pejgamberi s.a.v.s.
3584. Na ka treguar Ebu Nuajmi, të cilit ia ka transmetuar Abdulvahid b. Ejmeni, i
cili thotë se e ka dëgjuar babaim e vet i cili transmeton nga Xhabir b. Abdullahu r.a.,
se:
"Pejgamberi s.a.v.s. një ditë xhumaje ka qëndruar në një cung druri ose hurme. Një
grua ensarite, ose ndonjë njeri ka thënë:
‘O i Dërguar i Allahut, ta ndërtojmë një minber?’
‘Nëse doni’ – u përgjigj ai.
Pastaj ata ia ndërtuan minberin dhe, kur erdhi dita e xhumasë, ai hypi në minber, kurse hurma qante si fëmija. Pejgamberi s.a.v.s. zbriti dhe u mbështet në të. Ajo filloi të cicërojë, sikur cicëron fëmija kur qetësohet.
‘Qante’ – tha ai – ‘sepse pranë tij këndohej Kur’an’."
3585. Na ka treguar Ismaili, këtij ia ka transmetuar vëllai i tij nga Sulejmani b.
Bilali, ky nga Jahja b. Seidi, i cili thotë se i ka treguar Hafs b. Ubejdullah b. Enes b.
Maliku se e ka dëgjuar Xhabir b. Abdullahun r.a. duke thënë:
"Xhamia e Pejgamberit s.a.v.s. ishte e mbuluar me shtylla drujsh të hurmave. Kur e
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (105 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
mbante hytben Pejgamberi s.a.v.s., mbështetej në ndonjërën shtyllë nga ato. Kur ia ndërtuan minberin, hypi në të; dëgjuam zërin e shtyllës, sikur kur mundohet deveja në lindje derisa Pejgamberi s.a.v.s. erdhi dhe e vendosi dorën në të. Atëherë shtylla u qetësua."
3586. Na ka treguar Muhammed b. Bishshari, këtij Ibën Ebu Adijj i cili transmeton nga Shu’beja…
Dhe më ka treguar Bishër b. Halidi, këtij Muhammedi i cili transmeton nga Shu’beja, ky nga Sulejmani, i cili e ka dëgjuar Ebu Vailin se si transmeton nga Hudhejfeja se Omer b. Hattabi r.a. ka thënë:
"Kush prej jush i mban në mend fjalët e Pejgamberit s.a.v.s. rreth sprovës (fitnes)?
‘Unë i mbaj mend ashtu siç i ka thënë ai’ – tha Hudhejfeja.
‘Fol – tha Omeri – tije shumë i guximshëm.’
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ‘Sprova e njeriut është në familjen e tij, pasurinë e tij dhe në fqiun e tij, kurse e shpëton falja e namazit, dhënia e sadakasë dhe të urdhërosh në të mirë e të ndalosh nga të këqiat.’
‘Nuk është kjo’ – tha – ‘por përzierja që do të ndodhë sikur kur përzihen dallgët e detrave.’
‘O emirul-mu’mininë’ – tha Hudhejfeja – ‘për ty këtu nuk ka kurrfarë dëmi. Mes teje dhe asaj, dyert janë të mbyllura.’
‘Ajo derë, a thua se do të hapet normalisht, apo do të thehet?’ – pyeti Omeri.
‘Jo – tha – përkundrazi do të thehet.’
‘Kjo është më mirë se sa të mbyllet’ – tha (Omeri).
Ne i thamë (thotë Ebu Vaili Hudhejfes):
‘A dinte ai për atë derë?’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (106 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Po – u përgjigj ai – sikur që pas mëngjesit vjen nata. Hadithin unë ia transmetova pa gabime.’
U frikësuam që ta pyesim prandaj e dërguam Mesrukun dhe ai e pyeti:
‘Cila është ajo derë?’
‘Ajo derë është Omeri’ – u përgjigj."
3587. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Shuajbi, këtij Ebu ez-Zinadi i
cili transmeton nga A’rexhi, ky nga Ebu Hurejra r.a., ky thotë se Pejgamberi s.a.v.s.
ka thënë:
"Nuk do të ndodhë Dita e Gjykimit deri sa të luftoni me një popull, këpucët e të cilëve do të jenë prej qimeve dhe deri sa nuk luftoni kundër turqëve, sytë e të cilëve janë të vegjël, fytyrat i kanë të kuqe, hundën e vogël dhe të rrafshët dhe fytyrat sikur i kanë të mbrojtura me mbulesë të lëkurës."
3588. "Njeriu më i mirë do të jetë ai i cili e përbuzë këtë (qeverisjen) derisa nuk vjen në qeverisje. Njerëzit janë sikur mineralet: ata që kanë qenë më të mirë në xhahiliet, janë më të mirë edhe në Islam."
3589. "Do të vijë koha kur dikujt prej jush më mirë do t’i vinte të më shihte mua, se sa familjen e vet."
3590. Na ka treguar Jahja, këtij Abdurrezaku, i cili transmeton nga Ma’meri, ky nga Hemmami, ky nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Nuk do të vijë Dita e Gjykimit deri sa nuk do të luftoni me joarabët Huza’a dhe Kerman, fytyrat e të cilëve janë të kuqe, hundët e shtypura, sytë e vegjël, fytyrat si mburojë të mbështjellura me lëkurë, kurse këpucët do t’i kenë prej leshi."
Me Jahjanë pajtohen edhe disa transmetues të tjerë duke e transmetuar këtë hadith nga Abdurrezaku.
3591. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani, i cili thotë se Ismaili ka
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (107 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
deklaruar se Kajsi e ka lajmëruar se si kanë shkuar te Ebu Hurejra r.a. i cili ka thënë:
"Jam shoqëruar me Pejgamberin s.a.v.s. tre vjet. Asnjëherë nuk kam dashur më shumë që të mësoj hadithin, se sa atëherë. E kam dëgjuar – duke treguar me dorë – duke thënë: ‘Para se të ndodhë Dita e Gjykimit, ju do të luftoni me një popull, këpucët e të cilëve do të jenë nga leshi’. Ata janë nga ky Bariz."
Sufjani, njëherë (duke transmetuar këtë hadith) ka thënë: "Ata janë banorët e El-Barizit."
3592. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Xherir b. Hazmi, se e ka dëgjuar
Hasanin i cili e ka dëgjuar Amër b. Taglibin dhe ka thënë se e ka dëgjuar
Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Para se të ndodhë Dita e Gjykimit, ju do të luftoni me një popull i cili këpucët do t’i ketë prej leshi dhe do të luftoni me një popull fytyra e të cilëve do të jetë sikur mburoja e mbështjellur me lëkurë."
3593. Na ka treguar Hakem b. Nafiu, këtij i ka treguar Shuajbi, ky transmeton nga
Zuhriu, i cili thotë se ia ka transmetuar Salim b. Abdullahu, se Abdullah b. Omeri r.
a. e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Hebrenjtë do të luftojnë kundër jush, por ju do të ngadhnjeni, atëherë edhe guri do të fletë: ‘O musliman, ky pas meje është çifut, mbaje!"
3594. Na ka treguar Kutejbe b. Seid, këtij Sufjani, i cili transmeton nga Amri, ky
nga Xhabiri, ky nga Ebu Seidi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Do të vijë koha kur njerëzit do të luftojnë dhe do të pyesin:
‘A ka në mesin tuaj ndonjë që është shoqëruar me Pejgamberin s.a.v.s.?’
‘Po’ – do të thonë ata dhe fitorja do t’iu vijë. Pastaj përsëri do të luftojnë dhe do të pyesin:
‘A ka ndonjë nga mesi i juaj që është shoqëruar me ata që janë shoqëruar me Pejgamberin s.a.v.s.?’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (108 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
‘Po’ – do të thonë ata dhe fitorja do t’iu vijë."
3595. Më ka treguar Muhammed b. Hakemi, këtë e ka lajmëruar En Nadri, këtij Israili, këtij Sa’det-Tai, këtij Muhil-l b. Halife nga Adijj b. Hatimi, i cili ka thënë:
"Njëherë, gjersa isha tek Pejgamberi s.a.v.s., erdh një njeri dhe u ankua për varfërinë që e kishte kapluar, pastaj erdh një tjetër dhe iu ankua për plaçkitjet që ndodhnin në rrugë, atëherë Pejgamberi s.a.v.s. tha:
‘O Adijj, a e ke parë Hiranë?’
‘Nuk e kam parë, por kam dëgjuar për të’ – thashë, ai atëherë më tha:
‘Nëse ke për të jetuar gjatë, me siguri që do të shohësh udhëtaren e cila do të udhëtojë prej Hirasë derisa ti ta bësh tavaf Kaben. Nuk do t’i frikësohet askujt përveç Allahut.’
Mendova në veti: ‘Ku janë të këqinjtë e Taiut, të cilët kanë bërë çrregullime në tokë?’
‘Nëse ke për të jetuar, (do të dëshmosh) çlirimin e pasurive të Kisrasë!’
‘Kisra b. Hurmuzit?’ – e pyeta. E ai tha:
’Kisra b. Hurmuzit! Nëse ke për të jetuar gjatë, me siguri që do të shohësh njeriun i cili do të ndajë me grusht ar ose argjend, duke kërkuar se kush do ta marrë nga ai, por nuk do të gjendet njeri i cili do ta marrë. Secili prej jush do ta takojë Allahun, atë ditë kur ta takoni, pa kurrfarë ndërmjetësuesi në mes tij dhe Allahut, i cili do të jeptë sqarime, e Allahu do t’i thotë:
’A nuk të dërgova pejgamber të të komunikojë?’
‘E dërgove’ – do të përgjigjet ai.
‘A nuk të fala pasuri dhe ta dhash talentin?’ – do t’i thotë përsëri.
‘M’i dha’ – do të përgjigjet ai. Atëherë do të shikojën në anën e djathtë dhe nuk do të shohë gjë përveç Xhehenemit. Pastaj do të shikojë në anën e tij të majtë dhe përsëri nuk
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (109 of 130)23.12.2003 12:20:06
Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
do të shohë gjë përveç Xhehenemit."
Adiu thotë se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
"Ruhuni nga zjarri i Xhehenemit bile me një gjysmë hurme, e nëse nuk ke më shumë se një gjysmë hurme, atëherë bile me fjalë të mirë.
‘Më vonë’ – thotë Adiu – ‘pashë udhëtaren që udhëtonte prej Hirasë, derisa ta bëni tavaf Kaben dhe nuk i frikësohej askujt përveç Allahut. Dhe kam qenë në mesin e atyre që çliruan Kisra b. Hurmuzin, e nëse ju do të jetoni gjatë, me siguri që do të shihni atë që ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. – se do të ndahet duarplotë’."
Më ka treguar Abdullahu, këtij Ebu Asimi, këtij ia ka transmetuar Sa’dan b. Bishri, këtij ia ka transmetuar Ebu Muhaxhidi, këtij Muhil-l b. Halife, i cili e ka dëgjuar adiun duke thënë:
"Kam qenë te Pejgamberi s.a.v.s."
3596. Më ka treguar Seid b. Shurhabili, këtij Lejthi i cili transmeton nga Jezidi, ky
nga Ebul-Hajra, ky nga Ukbe b. Amiri, se Pejgamberi s.a.v.s. një ditë ka dalur jashtë
dhe shehidëve të Uhudit ua ka falur namazin e xhenazes, pastaj hypi në minber dhe
tha:
"Për ju, unë jam prijës dhe dëshmitar! Për Allahun, tash e shoh kroin tim. Mua veç më janë dhënë çelësat e thesarit të tokës. Unë, për Allahun, nuk frikësohem për ju, se pas meje do të ktheheni në idhujtari, por frikësohem se në mes veti do të garoni (për pasuri etj.)."