Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
Back To Home Page
e gjashta
3597. Na ka treguar Ebu Nuajmi, këtij Ibën Ujejne, ky transmeton nga Zuhriu, ky
nga Urve, ky nga Usameja r.a., i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. hypi në njërën prej fortifikatave (të Medines) dhe tha:
‘A e shihni atë që e shoh unë? Unë me të vërtetë shoh shumë tollovira që do të ndodhin nëpër shtëpitë tuaja, (sikur) pika të shiut’."
3598. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Shuajbi nga Zuhriu, i cili ka
thënë se i ka treguar Urve b. Zubejri, të cilit i ka treguar Zejnebeja, bija e Ebu
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (110 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
Selemes, kësaj Ummi Habibeja, bija e Ebu Sufjanit, kësaj Zejnebeja, bija e Xhahshit, se te ajo ka hyrë Pejgamberi s.a.v.s. i frikësuar, duke thënë:
"Nuk ka zot tjetër përveç Allahut! Mjerë për arabët nga sherri që iu vjen! Sot është hapur një pjesë e pendës së Je’xhuxhit dhe Me’xhuxhit, kështu’ – dhe bëri një rreth me gishtin e madh dhe me gishtin tregues. Pastaj unë – thotë Zejnabeja – thashë:
‘O i Dërguar i Allahut, a do të shkatërrohemi edhe pse në mesin tonë ka njerëz të mirë?’
‘Po’ – tha ai – ‘kur do të shtohen të këqinjtë’."
3599. (Shuajbi) tregon nga Zuhriu të cilit i ka treguar Hindi, e bija e Harithit, se
Ummi Selemeja ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. në një rast u zgjua dhe tha:
‘I Lartmadhërishëm është Allahu! Çfarë thesari është shpallur dhe çka është shpallur rreth ngatërresave’!"
3600. Na ka treguar Ebu Nuajmi, këtij Abdulaziz b. Ebu Seleme El-Maxhishini i cili
transmeton nga Abdurrahman b. Ebu Sha’sa’a, ky nga i ati i tij, se Ebu Seid El-
Hudriu r.a. ka thënë:
"Vërej se i do delet dhe i blenë, sillu i mirë ndaj tyre dhe ndaj barinjëve të tyre, sepse unë e kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
‘Njerëzit do të arrijnë kohën kur delet do të jenë pasuria më e dashur për muslimanin, pas të cilave do të shkojë edhe në majet e maleve, ose pas degëve të hurmave nëpër kodrina, nëpër vendet ku tubohet uji, që të ikën me fenë e tij nga ngatërresat’."
3601. Na ka treguar Abdulaziz El-Uvejsi, këtij Ibrahimi, i cili transmeton nga Salim
b. Kejsani, ky nga Ibën Shihabi, ky nga Ibën El-Musejjebi dhe Ebu Seleme b.
Abdurrahmani, se Ebu Hurejra r.a. ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Do të ndodhin trazira shumë të mëdha! Ai i cili do të rri ulur, do të jetë më i mirë se ai që qëndron në këmbë; ai që do të qëndrojë në këmbë, do të jetë më i mirë se ai që do të ecën; ai që do të ecën, do të jetë më i mirë nga ai që do të vrapojë. Kush do të inkuadrohet në to,
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (111 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
do të humbë, kush gjen ndonjë strehim, le të fshehet aty."
3602. Ibën Shihabi (ka deklaruar) se i ka treguar Ebu Bekër b. Abdurrahman b.
Harithi, i cili transmeton nga Abdurrahman b. Muti’ b. Esvedi, ky nga Neufel b.
Muaviu ngjashëm me hadithin nga Ebu Hurejra r.a. me atë që Ebu Bekër (b.
Abdurrahman) ka shtuar:
"Në mesin e namazeve ka një namaz, nëse i kalon ai (ka humbur aq shumë) sikur të humbte nga familja dhe pasuria."
3603. Na ka treguar Muhammed b. Kethiri, këtij ia ka transmetuar A’meshi, ky
nga Zejd b. Vehbi, ky nga Ibën Mes’udi se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Do të vijë një autokraci dhe gjëra që do t’i urreni!’
‘O i Dërguar i Allahut’ – thanë ata – çka na urdhëron?’
‘Kryeni detyrat që i keni. Luteni Allahun për atë që keni të drejtë’ – u përgjigj ai."
3604. Më ka treguar Muhammed b. Abdurrahmani, këtij Ebu Ma’mer Ismail b.
Ibrahimi, këtij Ebu Usame, këtij Shu’be i cili transmeton nga Ebu et-Tejjahu, ky nga
Ebu Zur’a, ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili ka deklaruar se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë:
"Kjo lagje e kurejshitëve do t’i shkatërrojë njerëzit!’
‘Çka na urdhëron’ – pyetën (sahabet).
‘Sikur të ndaheshin njerëzit nga ata’ – u përgjigj ai."
Mahmudi ka deklaruar se i ka treguar Ebu Davudi, këtij ia ka transmetuar Shu’be nga Ebu et-Tejahi, i cili e ka dëgjuar nga Ebu Zur’a (duke e transmetuar këtë hadith).
3605. Na ka treguar Ahmed b. Muhammed el-Mekkij, këtij Jahja b. Seid El-Emevi i
cili transmeton nga gjyshi i tij se ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (112 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
"Ishim bashkë me Mervanin dhe Ebu Hurejren dhe e dëgjova Ebu Hurejren i cili e ka dëgjuar atë që e flet të vërtetën dhe të cilit i besohet, duke thënë:
‘Shkatërrimin e ummetit tim do ta shkaktojnë disa të rinj nga Kurejshitët!’
‘Të rinj’ – pyeti Mervani, ndërkaq Ebu Hurejra tha:
‘Nëse dëshiron do t’i përmendi. Bijtë e filanit dhe bijtë e filanit’!"
3606. Na ka treguar Jahja b. Musai, këtij Velidi, këtij i ka treguar Ibën Xhabiri dhe ka thënë se atij i ka thënë Busër b. Ubejdullah El-Hadremi, të cilit i ka treguar Ebu Idris El-Hevlani, se e ka dëgjuar Hudhejfe b. Jemanin, i cili ka thënë:
"Një grup njerëzish e kanë pyetur Pejgamberin s.a.v.s. për mirësinë, ndërsa unë e pyeta për të keqen, nga frika që të mos më ndodh dhe thash:
’O i Dërguar i Allahut, ne kemi jetuar në politeizëm dhe në të këqia e Allahu na e dhuroi këtë të mirë. Pas kësaj të mire, a do të ekzistojë e keqja?’
‘Po’ – u përgjigj ai.
‘Pas asaj të keqeje, a do të ketë të mira?’ – e pyeta përsëri.
‘Po’ – u përgjigj ai – ‘por në të do të ketë tym.’
‘Cili do të jetë tymi i tij?’ – e pyeta. Ai u përgjigj:
‘Njerëzit të cilët do të thërrasin përkundër udhëzimeve të mia! Këtë do ta dish dhe do ta gjykosh.’
‘Pas asaj të mire, a do të ketë të këqia?’ – e pyeta.
‘Po’ – tha ai – ata do të jenë duatët (thirrësit) në dyer të Xhehenemit. Ata të cilët do t’iu përgjigjen, do t’i gjuajnë në të!’
‘O i Dërguar i Allahut’ – thashë – ‘na i përshkruaj ata!’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (113 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
‘Ata do të jenë nga lëkura jonë dhe do të flasin me gjuhën tonë’ – u përgjigj ai.
‘Çka më urdhëron nëse më gjen kjo?’ – e pyeta, kurse ai u përgjigj:
‘Respekto bashkësinë e muslimanëve dhe prijësin e tyre!’
’Nëse ata nuk kanë bashkësi dhe prijës?’ – e pyeta.
’Atëherë largohu nga të gjitha grupacionet, bile sikur të detyrohesh të ushqehesh me rrënjë drunjësh, derisa të të vijë vdekja qëndro në atë gjendje’ – u përgjigj ai."
3607. Më ka treguar Muhammed b. Muthenna i cili thotë se i ka treguar Jahja b.
Seidi nga Ismaili, të cilit i ka treguar Kajsi nga Hudhejfeja r.a., i cili ka thënë:
"Shokët e mi u interesuan për të mirën, kurse mua më interesonte për të keqen…"
3608. Na ka treguar Hakem b. Nafi’u, këtij Shuajbi, ky transmeton nga Zuhriu,
këtij i ka treguar Ebu Seleme se Ebu Hurejra r.a. deklaroi se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë:
"Nuk do të ndodh Dita e Fundit, përderisa nuk luftojnë dy grupacione, ideja e të cilëve është e njëjtë."
3609. Më ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Abdurrezaku, këtij i ka
lajmëruar Ma’meri nga Hemmami, ky nga Ebu Hurejra r.a., i cili thotë se
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Nuk do të ndodh Dita e Fundit, përderisa nuk luftojnë dy grupacione, në mesin e të cilëve do të ketë shumë të mira dhe idenë do ta kenë të njëjtë. As nuk do të ndodh Dita e Fundit, derisa të paraqiten dexhallët (gënjeshtarët). Gënjeshtarë do të jenë rreth tridhjetë. Secili prej tyre do të pretendojë se është pejgamber."
3610. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Shuajbi nga Zuhriu, i cili ka
deklaruar nga Ebu Seleme b. Abdurrahmani se Ebu Seid El-Hudriu r.a. ka thënë:
"Në një rast ishim te Pejgamberi s.a.v.s. Ai ndante plaçkën. I erdhi Dhul-Huvejsiri, i cili ishte nga Ebi Temimi dhe tha:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (114 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
’O i Dërguar i Allahut, bëhu i drejtë!’
‘Mjerë për ty’ – iu përgjigj ai – ‘kush është i drejtë nëse edhe unë nuk jam i drejtë! Ke humbur dhe je shkatërruar nëse unë nuk kam qenë i drejtë.’
‘O i Dërguar i Allahut’ – tha Omeri – ‘më lejo ta vras!’
‘Hiqu prej tij’ – tha – ‘sepse ai ka bashkëmendimtarë tjerë. Secili njeri prej jush, nuk do të dëshirojë që të falet me ta, të agjërojë me ta. Ata do të lexojnë Kur’an, por nuk do të ndikojë te ata. Atyre feja do t’u kalojë sikur shigjeta kur e vret gjahun e zënë. Po shikove në majën e shigjetës, a duket diçka; po shikove në kordhën e shigjetës, nuk do të hetosh kurrgjë; po të shikosh në trupin e shigjetës, kurrgjë nuk do të hetosh; po shikove në fletët e shigjetës, as në to nuk do të hetosh kurrgjë. Shigjeta ka kaluar nëpër ushqimin dhe gjakun e tretur. Shenja e tyre do të jetë njeriu i zi, një muskul i tyre do të jetë sikur gjiri i femrës, ose sikur një copë mishi, shumë do të tronditet. Ata do të paraqiten kur të përçahen njerëzit ndërmjet veti.’
Unë dëshmoj se këtë hadith e kam dëgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s. – thotë Ebu Seidi – dhe dëshmoj se Ali b. Ebi Talibi ka luftuar kundër tyre, por edhe unë kam qenë me të. Ai urdhëroi që ta gjejmë atë njeri. E gjetëm dhe e sollëm. Tek ai shikova atributet të cilat i përshkroi Pejgamberi s.a.v.s."
3611. Na ka treguar Muhammed b. Kethiri, këtij i ka treguar Sufjani nga A’meshi, ky ka transmetuar nga Hejtheme, ky nga Suvejde b. Gafeli, i cili thotë se Aliu r.a. ka thënë:
"Kur ju transmetoj nga Pejgamberi s.a.v.s., më i kënaqur do të isha të bie nga qielli se sa të gënjej ndaj tij, e kur iu flas për diçka që ka të bëj në mes nesh, (dijeni) se lufta është mashtrim. E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
’Në Ahiri zeman (para Kijametit) do të paraqiten njerëz, do të jenë të rinj dhe të pakuptueshëm, të cilët do të lexojnë Fjalën më të mirë (Kur’anin), por do të kalojnë nëpër Islam sikur shigjeta kur kalon në gjahun e zënë, kurse imani nuk do ta kalojë as laringun e tyre. Kudo që ti hasni, i vritni, sepse për vrasjen e tyre në Ditën e Gjykimit do të shpërbleheni’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (115 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3612. Më ka treguar Muhammed b. Muthenna, këtij Jahja, i cili ka transmetuar
nga Ismaili, kurse atij ia ka transmetuar Kajsi nga Habbab b. Ereta, i cili ka thënë:
"U ankuam te Pejgamberi s.a.v.s. Ai ishte shtrirë nën hijen e Kabes, nën kokë kishte vendosur burdën e vet. E pyetëm:
‘A nuk do të kërkosh ndihmë për ne, a nuk do ta lusish Allahun për ne?’
‘Para jush ka jetuar një njeri’ - tha ai – ‘për të cilin kishin hapur një gropë dhe e kishin futur në të. Pastaj e morën sharrën dhe e ndanë në dy pjesë, por kjo nuk e shmangi nga feja e tij. Me brushë hekuri ia nxorën mishin deri në eshtra,ose inde, por edhe kjo nuk e shmangi nga feja e tij. Për Allahun, kjo çështje (Islami), do të plotësohet ashtu që kalorësi do të mund të udhëtojë i lirë prej Sane deri në Hadremeut, ai nuk do të frikësohet nga askush përveç All-llahut, ose ujkut që të mos ia hanë bagtinë. Por ju shpejtoni me nxitim të madh’."
3613. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Ez’her b. Sa’di, këtij Ibën Auni i cili
thotë se ia ka transmetuar Musa b. Enesi nga Enes b. Maliku r.a. se Pejgamberi s.a.v.
s. e ka humbur Thabit b. Kajsin e një njeri i tha:
"O Pejgamber i Allahut, unë do të informoj për rastin e tij.’
Pastaj shkoi te ai dhe e gjeti në shtëpinë e tij me kokën ulur dhe e pyeti:
‘Çka ke?’
’Kob’ - u përgjigj ai (dhe i tha) - se e ka ngritur zërin e vet mbi zërin e Pejgamberit s.a.v. s., andaj druan se mos i janë djegur të gjitha veprat e mira dhe se është nga banorët e Xhehennemit. Pastaj njeriu i përmendur, vajti tek Pejgamberi s.a.v.s. dhe e informoi se ai ka thënë kështu.
Musa b. Enesi thotë se (njeriu) shkoi përsëri te (Thabiti) me haber shumë të gëzueshëm.
’Shko te ai’ - tha (Pejgamberi s.a.v.s.) – dhe thuaj: ’Ti nuk je xhehenemli por je xhennetli’."
3614. Na ka treguar Muhammed b. Beshshar, këtij Gunderi, këtij Shu’beja, ky
transmeton nga Ebu Is’haku, i cili ka dëgjuar nga Berra’ b. Azibi, i cili ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (116 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
"Një njeri ka lexuar suren "El-Kehf", ndërkaq në shtëpi ka pasur një kafshë e cila shqetësohej. Ai e luti që të qetësohet, menjëherë kafshën e mbuloi tymi ose mjegulla. Më vonë këtë ia tregoi Pejgamberit s.a.v.s. i cili tha:
‘Lexo, o njeri! Ajo është mëshirë e cila vjen për shkak të Kur’anit, ose lëshohet për shkak të Kur’anit’."
3615. Na ka treguar Muhammed b. Jusufi, këtij Ahmed b. Jezid b. Ibrahim Ebul-Hasan el-Harrani, këtij Zuhejr b. Muaviu, këtij Ebu Is’haku, i cili e ka dëgjuar Ebu Berra’a b. Azibin duke thënë:
"Ebu Bekri erdh te babai im (Azibi) në shtëpi dhe bleu nga ai një shalë për deve me ç’rast tha:
‘Dërgoje djalin tënd që ta sjellim bashkë.’
(Berrai) thotë se e sollëm bashkë. Babai im doli që të paguajë vlerën e saj dhe i tha Ebu Bekrit:
’O Ebu Bekër, më rrëfe se si u solle kur udhëtove me Pejgamberin s.a.v.s. (Me rastin e hixhretit).’
’Mirë - tha ai. Udhëtuam (pasi dolëm nga shpella Theur) natën dhe ditën e nesërme deri në drekë; rruga ishte e shkretë, askush nuk kalonte. Ndërkohë na u paraqit një shkëmb i lartë, i cili lëshonte hijen e vetë, dielli nuk depërtonte. U ulëm pranë tij. Me dorën time përgatita vendin për Pejgamberin s.a.v.s. ku do të flente. E shtrova një gunë prej lëkure dhe thashë: ‘Flej, Pejgamber i Allahut, kurse unë do të vëzhgoj përreth teje.’ Atë e mori gjumi. Unë dola të vëzhgojë mos ka diçka rreth tij. Menjëherë pashë një bari i cili me delet e veta i afrohej shkëmbit me të njejtën dëshirë që patëm edhe ne. E pyeta:
’I kujt je ti djalosh?’
’I një njeriut nga Medineja, ose Mekkeja’ - u përgjigj i riu.
‘A ke në tufën tënde dele mjelëse?’ - e pyeta.
’Po’ - u përgjigj ai. Unë pastaj e pyeta:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (117 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
’A dëshiron ta mjelim?’
‘Po’ - u përgjigj ai dhe e zuri një dele, atëherë unë i thash:
‘Pastroji gjinjët nga pluhuri, kimet dhe bërllogu.’
E pashë Berra’anë - thotë (Ebu Is’haku) - duke i fërkuar dhe duke i shkundur duart. Pastaj në një vedër mjeli pak qumësht, kurse unë kisha një calik të cilin e solla për Pejgamberin s. a.v.s. që të pijë ujë dhe të merr abdes. Erdha te Pejgamberi s.a.v.s., edhe pse nuk desha që ta zgjoj nga gjumi, por arrita mu atëherë kur ai u zgjua. E përziva ujin me qumështin derisa u ftoh pjesa e poshtme dhe thashë:
‘Pi, o i Dërguar i Allahut!’
Ai piu aq sa unë u kënaqa - thotë (Ebu Bekri). Pastaj tha:
‘A është koha që të nisemi?’
‘Gjithësesi, i thashë’ - (thotë Ebu Bekri) - dhe u nisëm pasi që dielli filloi të lëshohet. Neve na ndiqte Surraka b. Maliku. Atëherë thash:
‘Na zunë, o i Dërguar i Allahut!’
‘Mos u shqetëso, Allahu është me ne!’ - tha ai.
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s lexoi një dua. Kali i Surrakës sharroi deri na bark - mendoj (se tha) në tokë të fortë, ishte i dyshimt Zuhejri.
‘Unë shoh se ju lexuat duanë kundër meje!’ - bërtiti (Surraka). – ‘Luteni që të shpëtoj, e unë Allahun do ta kem për dëshmitar se do t’i kthej ata që iu kërkojnë juve.’
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s. u lut për të shpëtuar ai, kurse më vonë sa herë që takonte (ndonjë) thoshte:
‘Unë iu mjaftojë për këtë.’
Kështu kthente secilin që e takonte, e plotësoi premtimin - thotë Ebu Bekri."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (118 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3616. Na ka treguar Mual-la b. Esedi, këtij Abdulaziz b. Muhtari, këtij Halidi i cili
transmeton nga Ikrimeja, ky nga Ibën Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. hyri te një
beduin që ta vizitojë. Pejgamberi s. a. v. s. kishte traditë - thotë ai - kur vizitonte të
sëmurin të thoshte:
"Nuk është keq. Kjo, insha-Allah, do të të pastrojë.’ Kështu i tha edhe këtij:’Nuk është keq. Kjo, insha-Allah do të të pastrojë.’
‘The se - i ka thënë beduini - kjo do të më pastrojë. Assesi! Përkundrazi këto janë ethe të cilat valojnë, të cilat e mundojnë plakun e mbetur dhe thërrasin në varr.’
‘Mirë, pra!’ - i tha Pejgamberi s.a.v.s."
3617. Na ka treguar Ebu Ma’meri, këtij Abdulvarithi, këtij Abdulazizi, i cili
transmeton nga Enesi r.a., i cili ka thënë:
"Një njeri ka qenë i krishterë dhe e pranoi Islamin. E mësoi suren El-Bekareh dhe Al Imran. I shkroi Pejgamberit s.a.v.s. dhe përsëri u kthye në krishterizëm dhe filloi të flasë:
’Muhammedi nuk din kurrgjë me përjashtim të asaj që ia kam shkruar unë.’
Më vonë Allahu ia mori shpirtin dhe e varrosën, por të nesërmen toka e nxori jashtë. Njerëzit thanë:
‘Kjo është vepër e Muhammedit dhe e shokëve të tij. Pasiqë ai iku nga ata, ata e kanë nxjerrur dhe e kanë gjuajtur.’
Përsëri e varrosën në varr më të thellë, mirëpo toka të nesërmen përsëri e nxori jashtë, ata përsëri thanë:
‘Kjo është vepër e Muhammedit dhe e shokëve të tij. E kanë nxjerrur shokun tonë sepse iku nga ata, andaj e kanë gjuajtur.’
Ata edhe njëherë e varrosën, bile edhe më thellë, aq sa mundën. Mirëpo të nesërmen toka përsëri e nxori jashtë. Atëherë kuptuan se kjo nuk është punë e njeriut dhe e lanë jashtë."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (119 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3618. Na ka treguar Jahja b. Bukejri, këtij Lejthi, i cili transmeton nga Junusi, ky
nga Ibën Shihabi, ky ka deklaruar se e ka lajmëruar Ibnul-Musejjebi nga Ebu
Hurejreja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kur nuk do të mbetet Kisra (mbreti i bizantinëve), nuk do të ketë më as Kajsera. Për Atë, në duar e të Cilit është jeta e Muhammedit, pasuria e atyre dyve do të harxhohet në rrugën e Allahut."
3619. Na ka treguar Kabisa, këtij Sufjani, ky transmeton nga Abdulmelik b.
Umejri, ky nga Xhabir b. Semure, i cili thotë se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kur të shkatërrohet Kisra, pas tij nuk do të ketë më Kisra.’ Pastaj përmendi edhe diçka dhe vazhdoi: ‘Pasuria e këtyre dyve do të shpenzohet në rrugën e Allahut’."
3620. Na ka treguar Ebul-Jemani, këtij i ka treguar Shuajbi nga Abdullah b. Ebi
Husejni, të cilit ia ka përcjellë Nafi’ b. Xhubejri se Ibën Abbasi r.a. ka thënë:
"Rrenacaku Musejleme, në kohën e Pejgamberit s.a.v.s., erdh te ai dhe tha:
‘Nëse Muhammedi këtë çështje ma lë mua pas tij, do ta ndjekë.’ Bashkë me të erdhën edhe shumë njerëz nga populli i tij, andaj Pejgamberi s.a.v.s u nis për te ai, bashkë me te edhe Thabit b. Kajs b. Shemmasi. Pejgamberi s.a.v.s. në duar kishte ca degë hurmash. Qëndroi para Musejlemes dhe shokëve të tij dhe tha:
‘Sikur ta kishe kërkuar nga unë këtë degë, nuk do ta jepja. Ti nuk do të mund të ikish nga caktimet e Allahut të cilat i ke të shkruara, e nëse kthehesh (kundër Islamit) me siguri Allahu do ta marrë shpirtin! Mendoj se ti je ai që pashë në ëndërr, atë çka pashë.’
(Ibën Abbasi thotë) se i ka treguar Ebu Hurejra se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:
‘Në një rast duke fjetur, ëndërrova dy hallka ari në duart e mia. Ky rast më shqetësoi, atëherë në ëndërr u inspirova që t’i fryjë. Fryeva në to dhe ato fluturuan. Këtë e shpjegova se pas meje do të paraqiten dy rrenacakë. Njëri nga ata ishte El-Ansi, kurse tjetri rrenacaku Musejleme, i cili është paraqitur në Jemame’."
3622. Më ka treguar Muhammed b. Ala’, këtij Hammad b. Usame, i cili transmeton nga Burejd b. Abdullah b. Ebu Burde, ky nga gjyshi i tij Ebu Burde, ky nga Ebu
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (120 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Musa’a, mendoj se ky ka transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Në ëndërr pashë se shpërngulesha nga Mekkeja në vendin ku ka hurma, mendova se ai vend është Jemame ose Hexhereja, por ai qytet ishte Jethribi. Në atë ëndërr pashë se e luajta shpatën, por pjesa e parë e saj u thye, kjo ishte ajo që u ndodhi besimtarëve në Uhud. Pastaj e lëviza për herë të dytë, ajo u bë më e bukur se sa ishte. Kjo ishte çlirimi (i Mekkës) të cilin na e fali Allahu dhe bashkimi i besimtarëve. Në atë ëndërr pash lopët (se si therren), por përcaktimet e Allahut janë më të mira, kjo kishte të bëjë me besimtarët që ndodhën në Uhud. E mirë është ajo që e jep Allahu dhe shpërblimi për sinqeritetin të cilin na e dha Allahu pas betejës në Bedër."
3623. Na ka treguar Ebu Nuajmi, këtij Zekerijja i cili transmeton nga Firasi, ky nga
Amiri, ky nga Mesruku se Aisha r.a. ka thënë:
"Takova Fatimen e cila ecte sikur Pejgamberi s.a.v.s. Pejgamberi s.a.v.s. i tha:
‘Mirë se erdhe, bija ime!’
Pastaj i tha që të ulet në anën e djathtë ose në anën e majtë të tij dhe i pëshpëriti diçka. Ajo nisi të qajë. Unë e pyeta pse qanë. Më pastaj përsëri i pëshpëriti diçka, ajo atëherë qeshi, ndërkaq unë thashë:
’Asnjëherë nuk kam parë që gëzimi të jetë kaq afër pikëllimit.’
Pastaj e pyeta se çka i tha, ajo u përgjigj:
‘Nuk do të shpaloj fshehtësinë e Pejgamberit s.a.v.s!’
Pejgamberi s.a.v.s kur ndërroi jetë, përsëri e pyeta dhe atëherë ajo tha:
3624. - Më pëshpëriti: ‘Xhibrili për çdo vit ma përsëriste Kur’anin nga njëherë, ndërsa
sivjet ma ka përsëritur dy herë. Mendoj se këtë e bëri sepse më ka ardhur fundi i jetës. Ti
je e para prej familjes sime, e cila do të vijë pas meje.’
Atëherë unë qajta, kurse ai më tha: ‘A nuk je e kënaqur që të jeshë e para e grave në Xhennet’, ose e besimtareve’, prandej qesha."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (121 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3625. Na ka treguar Jahja b. Kaza’a, këtij Ibrahim b. Sa’di, i cili transmeton nga i
ati i tij, ky nga Urve, ky nga Aisha r.a., e cila ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s., gjatë kohës së sëmundjes prej së cilës ndërroi jetë, e thirri vajzën e tij Fatimen dhe i përshpëriti diçka. Ajo filloi të qajë, pastaj përsëri e thirri dhe përsëri i pëshpëriti, ajo filloi të qeshë. E pyeta - thotë (Aisheja) - për këtë, e ajo më tha:
3626. - Pejgamberi s.a.v.s. duke biseduar me zë të ulët, më informoi se do të ndërrojë jetë
nga kjo sëmundje, unë qajta. Pastaj duke folur me zë të ulët, më informoi se unë do të jem
gruaja e parë nga familja e tij që do ta ndjeki (do të shkoj pas tij), prandaj qesha."
3627. Na ka treguar Muhammed b. Ar’are, këtij Shu’beja, ky transmeton nga Ebu
Bishri, ky nga Seid b. Xhubejri, ky nga Ibën Abbasi r.a., i cili ka thënë:
"Omer b. Hattabi r.a. Ibën Abbasin e konsideronte të afërm të vetin andaj Abdurrahman b. Aufi tha:
’Ne i kemi djemtë sikur ai!’
’Ti e di prej nga kjo’ - tha Omeri, pastaj e pyeti Ibën Abbasin për domethënien e ajetit -"Kur të të vijë Ndihma e Allahut dhe çlirimi." (En Nasr: 1). Ai tha:
‘Ai është afati i jetës së Pejgamberit s.a.v.s. të cilën ia shpalli.’
‘Edhe unë nuk di diçka tjetër lidhur me ajetin në përjashtim të kësaj që di ti’ - tha ai."
3628. Na ka treguar Ebu Nuajmi, këtij Abdurrahman b. Sulejman b. Handhale b.
Gasili, këtij Ikrimeja nga Ibën Abbasi r.a. i cili ka thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s., kur ishte i sëmurë nga e cila edhe ndërroi jetë, doli jashtë i veshur me gunë dhe shall të zi të mbështjellur, u ul në minber, falënderoi Allahun, e lavdëroi Atë dhe pastaj tha:
‘E tash! Njerëz ka më shumë, ensarij ka më pak, ashtu që ensarijtë në krahasim me njerëzit tjerë do të jenë sikur krypa në ushqim; ai që do të ketë sundimin nga ju, ka mundësi që disa njerëzve t’iu bëjë dëm, ndërkaq të tjerëve dobi, le t’ua pranojë veprat e mira, kurse le t’i tejkalojë të këqijat!’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (122 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
Ishte kjo ulja e fundit e Pejgamberit s.a.v.s (në minber)."
3629. Më ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Jahja b. Ademi, këtij Husejn el-
Xhufi, i cili transmeton nga Ebu Musa, ky nga Hasani, ky nga Ebu Bekri r.a. i cili ka
thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s një ditë e mori Hasanin, hypi në minber dhe tha:
’Ky, biri im, është i pari! Ndoshta me ndërmjetësimin e tij, Allahu do t’i pajtojë dy grupet e muslimanëve’."
3630. Na ka treguar Sulejman b. Harbi, këtij Hammad b. Zejdi, i cili transmeton
nga Ejjubi, ky nga Humejd b. Hilali, ky nga Enes b. Maliku r.a.:
"Se Pejgamberi s.a.v.s. lajmëroi për vdekjen e Xha’ferit dhe të Zejdit, para se të vinte lajmi, por sytë i lotonin."
3631. Më ka treguar Amër b. Abbasi, këtij Ibën Mehdiu, këtij Sufjani, i cili
transmeton nga Muhammed b. Munkediri, ky nga Xhabiri r.a. se (kur është
martuar), Pejgamberi s.a.v.s. i ka thënë:
"A keni ju qilima?’
‘Prej nga të kemi qilima?!’ - iu përgjigja.
’Ju do të keni qilima’ - u përgjigj ai.
Më vonë unë i thash asaj - mendonte për gruan e vet: ’Hiqi qilimat e tu, kurse ajo i është përgjigjur:
’A nuk ka thënë Pejgamberi s.a.v.s. : ’Ju do të keni qilima’, dhe unë nuk i hoqa."
3632. Më ka treguar Ahmed b. Is’haku, këtij Ubejdullah b. Musa, këtij Israili i cili
transmeton nga Ebu Is’haku, ky nga Amër b. Mejmuni, se Abdullah b. Mes’udi ka
thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (123 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
"Sa’d b. Muadhi u nis për në Umre dhe u vendos te Umejje b. Halef Ebu Safvani, mirëpo edhe Umejje, kur udhtonte për në Sham dhe kalonte nëpër Medine, vendosej te Sa’di. Në atë rast Umejje i ka thënë Sa’dit:
‘Prit të kalojë dreka kur njerëzit pushojnë, pastaj shko dhe bëje tavafin.’
Sa’di derisa e bënte Tavafin, erdh Ebu Xhehli dhe tha:
’Kush është ky që e bën tavafin rreth Kabes?’
’Unë jam Sa’di’ - u përgjigj, kurse Ebu Xhehli i tha:
’A e bën tavafin pa frikë!? A ju e keni strehuar Muhammedin dhe shokët e tij?’
’Po’ - u përgjigj ai, kështu këta dy filluan të ndërrojnë fjalë kurse Umejja i tha Sa’dit:
’Mos e ngre zërin ndaj Ebul-Hakemit, sepse ky është i pari i kësaj lugine!’
’Për Allahun, - atëherë tha Sa’di - nëse më pengon që të mos e bëj tavafin rreth Kabes, të jesh i sigurtë se do ta ndërpres tregtinë tënde me Shamin.’
(Ibën Mes’udi) thotë se Umejja vazhdonte t’ia tërheqte vërejtjen Sa’dit:
’Mos e ngre zërin’, - dhe filloi ta ndalë, atëherë Sa’di u hidhërua dhe tha:
’Lëshomë, sepse kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë se do të të vras ty!’
’Mua?’ - pyeti ai.
‘Po’ - u përgjigj (Sa’di).
‘Për Allahun, Muhammedi kur flet, nuk gënjen - tha ai, pastaj u kthye te gruaja e vet dhe i tha:
’A e din se çka më ka thënë kumbara im nga Jethribi?’
’Çka të ka thënë?’ - pyeti ajo, kurse ai u përgjigj:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (124 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
’Thotë se e ka dëgjuar Muhammedin duke thënë se do të më vretë mua.’
’Për Allahun,’ - ka thënë ajo – ’Muhammedi nuk gënjen.’
Kur dolën në Bedër - thotë (Ibën Mes’udi) - dhe erdh lajmi për ndihmë, atij i ka thënë gruaja e tij: ’A të kujtohet se çka të ka thënë kumbara nga Jethribi?’
Ai nuk deshti që të shkojë, por Ebu Xhehli i tha: ’Ti je njëri nga njerëzit më me famë në këtë luginë! Udhëto bile një ose dy ditë!’
Ai u nis me atë për dy ditë dhe Allahu ia mori shpirtin."
3633. Më ka treguar Abdurrahman b. Shejbe, këtij Abdurrahman b. Mugire i cili
transmeton nga i ati i tij, ky nga Ibën Musa b. Ukbe, ky nga Salim b. Abdullahu, ky
nga Abdullahu r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Kam parë (në ëndërr) se si njerëzit, ishin tubuar në një vend. U ngrit Ebu Bekri dhe nxori një ose dy kofa, ndërkaq njëra kofë e tij ishte më pak e mbushur (me ujë) - Allahu e bëftë magfiret. Pastaj kofën e mori Omeri dhe ajo u shndërrua në kofë më të madhe! Unë nuk kam parë njeri gjenial sikur ai që të bënte diç të ngjashme sikur ai. . . Andaj njerëzit e lanë punën."
Hemmami transmeton nga Ebu Hurejra se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:
"Ebu Bekri ka nxjerrë një ose dy kofa."
3634. Më ka treguar Abbas b. El- Velid En-Nersi, këtij Mu’temiri që ka thënë se ka
dëgjuar babain e tij, të cilit i ka treguar Ebu Uthmani:
"Jam lajmëruar se Xhibrili a.s. erdh te Pejgamberi s.a.v.s., ku ishte edhe Ummi Selemeja. Ai foli me të dhe pastaj iku, pastaj Pejgamberi s.a.v.s. i tha Ummi Selemes:
’Kush ishte ky?’ - ose siç ka thënë. Ummi Selemeja është përgjigjur: ‘Ky është Dihje.’
‘Për Allahun’, - më vonë ka deklaruar Ummi Selemeja – ’nuk kam dyshuar aspak se ai ishte ai, derisa dëgjova prej Pejgamberit s.a.v.s. se ai transmeton nga Xhibrili - ose siç ka thënë.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (125 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
(Sulejmani) thotë se e ka pyetur Ebu Uthmani: ’Prej cilit e ke dëgjuar këtë?’, ai është përgjigjur: ’Prej Usame b. Zejdit’."
3635. Na ka treguar Abdullah b. Jusufi, këtë e ka lajmëruar Malik b. Enesi nga
Nafiu, ky transmeton nga Abdullah b. Omeri r.a. (i cili ka thënë):
"Hebrenjtë erdhën te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i thanë se një burrë dhe një grua kanë bërë zina. I Dërguari i Allahut s.a.v.s. i pyeti:
‘Çka përmban Tevrati rreth vrasjes me gurrë?’
‘T’i demaskojmë publikisht dhe t’i rrahim me kamxhik.’ - u përgjigjën ata.
‘Gënjeni, në të përmendet vrasja me gurrë.’ - tha Abdullah b. Selami.
Ata e sollën Tevratin dhe e hapën, njëri prej tyre e vendosi dorën në kaptinën e vrasjes me gurë dhe lexoi kaptinën para dhe pas saj.
‘Ngreje dorën’ - i tha Abdullah b. Selami, ky e ngriti dorën. Kur e panë kaptinën për vrasje me gurë, ata thanë:
‘O Muhammed, e the të vërtetën. Këtu është kaptina për vrasjen me gurë.’
Atëherë Pejgamberi s.a.v.s urdhëroi që ata dy të vriten më gurë dhe ashtu u bë.
Abdullah (b. Omeri) thotë: ‘E kam parë një burrë se si mundohej ta mbrojë gruan nga vrasja me gurë’."
3636. Na ka treguar Sadak b. Fadli, këtë e ka lajmëruar Ibën Ujejni nga Ibën Ebi
Nexhih, ky nga Muxhahidi, ky nga Ebu Na’meri se Abdullah b. Mes’udi r.a. ka thënë:
"Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. hëna u nda në dy pjesë dhe Pejgamberi s.a.v.s. thirri: ‘Shihni!’
3637. Më ka treguar Abdullah b. Muhammedi, këtij Junusi, këtij Shejbani, ky
transmeton nga Katadeja, ky nga Enes b. Maliku r.a., i cili u ka thënë:
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (126 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
"Mekkasit kërkuan nga Pejgamberi s.a.v.s. që t’ju tregojë ndonjë shenjë dhe ai ua tregoi përgjysmimin e hënës."
3638. Më ka treguar Halef b. Halid el-Kureshiu, këtij Bekër b. Mudari, ky
transmeton nga Xha’fer b. Rebia, ky nga Irak b. Maliku, ky nga Ubejdullah b.
Abdullah b. Mes’udi, ky nga Ibën Abbasi r.a. i cili ka thënë:
"Hëna u përgjysmua në kohën e Pejgamberit s.a.v.s."
3639. Më ka treguar Muhammed b. Muthenna, këtij Muadhi, i cili thotë se ia ka
transmetuar babai i tij nga Katadeja, se Enesi r.a. ka thënë:
"Dy shokë të Pejgamberit s.a.v.s në një natë të errët, kanë dalë nga Pejgamberi s.a.v.s. Ata mbanin në duar diçka të ngjashme me fenerin, që bënte dritë para tyre. Kur u ndanë, te secili prej tyre ngeli nga një dritë deri sa arritën në shtëpitë e tyre."
3640. Na ka treguar Abdullah b. Ebil-Esvedi, këtij Jahjai, ky transmeton nga Ismaili, të
cilit i ka treguar Kajsi se e ka dëgjuar Mugire b. Shu’ben se si transmeton nga Pejgamberi
s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Disa njerëz nga ummeti im, gjithmonë do të jenë të vendosur (në urdhërat e Allahut) deri sa t’u vijë caktimi i Allahut."
3641. Na ka treguar El-Humejdi këtij Velidi nga Ibën Xhabiri, këtij i ka treguar
Umejr b. Hani’, i cili e ka dëgjuar Muaviun duke thënë se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë:
"Një grup nga ummeti im pandërprerë do ta preokupojë çështja e Allahut (Islamit), nuk do t’i pengojë ai i cili do t’i lëshojë, as ai i cili do t’ju kundërvihet, derisa t’u vjen caktimi i Allahut, ata do të qëndrojnë në atë."
Umejri thotë se Malik b. Juhamiri ka deklaruar se Muadhi atëherë ka thënë:
"Ata janë në Sham’, ndërkaq Muaviu ka thënë: ’Ja, Maliku vërteton se e ka dëgjuar Muadhin e ai ka dëgjuar se ata njerëz janë në Sham’."
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (127 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
3642. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij i ka treguar Sufjani, këtij ia ka përcjellë
Shebib b. Garkade, i cili ka thënë se ka dëgjuar disa njerëz nga fisi i tij të cilët
transmetonin nga Urve: se Pejgamberi s.a.v.s. i ka dhënë një dinar që t’i blejë një dele,
por ai për një dinar i bleu dy dele, pastaj njërën e shiti për një dinar, dhe te ai shkoi me një
dele dhe me një dinar. Ai u lut që të ketë bereqet në tregti dhe arriti aq sa sikur të blente
edhe pluhur, do të fitonte.
Sufjani thotë: "Hasan b. Umare na e ka sjellë këtë hadith nga (Shebibi) duke thënë se Shebibi e ka dëgjuar nga Urve. Unë shkova te ai, mirëpo Shebibi tha:
‘Unë atë nuk e kam dëgjuar nga Urve’, pastaj tha: ‘Unë kam dëgjuar disa njerëz nga fisi im se këtë e transmetojnë nga ai, por e kam dëgjuar kur thoshte se e ka dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë:
3643. "Mirë është lidhur për grivet e kalit deri në Ditën e Gjykimit.’
Dhe kam parë - thotë (Shebibi) - në shtëpinë e tij (të Urves) shtatëdhjetë kuaj. Sufjani ka deklaruar: ’T’i blejë dele sikur të jetë për kurban’."
3644. Na ka treguar Museddedi, këtij Jahjai, ky transmeton nga Ubejdullahu, i cili ka
deklaruar se e ka lajmëruar Nafiu nga Ibën Omeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thënë:
"Grivet e kuajve (për të zotin) kanë vlerë deri në Ditën e Gjykimit."
3645. Na ka treguar Kajs b. Hafsi, këtij Halid b. Harthi, këtij Shu’beja, ky
transmeton nga Ebu et-Tajjahu, i cili ka deklaruar se e ka dëgjuar Enesin, duke
transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s., i cili ka thënë:
"Kuajt (për luftë) në grivet e tyre (për të zotin) kanë të mira."
3646. Na ka treguar Abdullah b. Mesleme, i cili transmeton nga Maliku, ky nga
Zejd b. Esleme, ky nga Ebu Salih es-Semani, ky nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi
s.a.v.s. ka thënë:
"Kuajt mund të ruhen për tri qëllime: dikujt i sjellin dhurata, për dikë janë mbrojtje, për dikë mund të jenë gjynah. Për sa i përket rastit kur është për dhuratë, atëherë njeriu e
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (128 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih ´ul´ Buhari - Pjesa e Tetë
ruan për hirë të rrugës së Allahut dhe e kullot në livadhin ose në kopshtin e vet. Çka do që të kullotë, nëse është i lidhur me litar, në livadh ose në kpsht, njeriu për atë ka dhurata. Nëse ai e këputë litarin dhe tejkalon një ose dy hapa, atij për këtë i llogariten vepra të mira të veçanta. Nëse ndodhet përreth lumit dhe pin ujë, atij edhe kjo i llogaritet vepër e mirë.
Njeriu i cili e ruan për punë, mbrojtje dhe modesti dhe nuk harron detyrat ndaj Allahut që i ka në qafë dhe në shpinë (zekatin), ai është mbrojtje (nga varfëria).
Njeriu që e ruan për famë, dyftyrësi dhe për armiqësi kundër muslimanit - kalin e ka vetëm për gjynah."
Pastaj Pejgamberin s.a.v.s e pyetën për gomarin dhe u përgjigj:
"Për atë nuk më është shpallur diçka në veçanti, me përjashtim të kësaj në përgjithësi, të vetmit ajet:
"Kësisoj, kushdo që bën mirësi sa një thërrmijë qoftë (apo sa një milingonë), do ta shohë atë. Dhe kushdo që bën keq sa një thërrmijë qoftë, do ta shohë atë." (Ez Zelzele: 7, 8).
3647. Na ka treguar Ali b. Abdullahu, këtij Sufjani, këtij Ejjubi, ky transmeton nga
Muhammedi, i cili e ka dëgjuar Enes b. Malikun r.a. duke thënë:
"Pejgamberi s.a.v.s. në mëngjes herët hyri në Hajber. Ata kishin dalur me lopata. Kur e panë, thanë: ‘Ky është Muhammedi dhe ushtria!’ Pastaj duke shpejtuar hynë në fortifikatë, kurse Pejgamberi s.a.v.s. i ngriti duart dhe tha:
‘Allahu ekber! Ra Hajberi! Kur arritëm në vendin e një populli, e keqja do t’i arrijë bashkë me agimin popullit që i është tërhequr vërejtja’!"
3648. Më ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, këtij Ibën Ebu el-Fudejk, ky transmeton
nga Ibën Ebu Zi’ba, ky nga El-Makburi, ky nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka deklaruar
se ka thënë:
"O i Dërguar i Allahut, unë prej teje kam dëgjuar mjaft hadithe, por i harroj.’
file:///D|/Abdullah/kurandhesunet/libra/lib/buhari_8.htm (129 of 130)23.12.2003 12:20:06

Sahih 'ul' Buhari - Pjesa e Tetë
‘Shtroje gunën tënde’ - tha ai. Unë e shtrova. Ai me dorën e vet grabiti diçka dhe e gjuajti në gunë, pastaj tha: ‘Mbështille me gjithë çka ka!’ Unë e mbështjella. Pastaj më nuk harrova asnjë hadith."
gjith materjali u huazua nga faqja e internetit Kuran dhe sunet