Piczo

Log in!
Stay Signed In
Do you want to access your site more quickly on this computer? Check this box, and your username and password will be remembered for two weeks. Click logout to turn this off.

Stay Safe
Do not check this box if you are using a public computer. You don't want anyone seeing your personal info or messing with your site.
Ok, I got it
per ramazan
Kthehu te faqja kryesore
VLERA DHE DISPOZITAT E DHJETË NETËVE TË FUNDIT TË MUAJIT TË RAMAZANIT



Shkëputur nga librat:

“Mexhalisu Shehri Ramadan” - imam Muhammed bin Salih el-Uthejmin –Allahu e mëshiroftë

El-Hutab el-Minberijje – shejh Salih el-Fevzan – Allahu e ruajtë



Mblodhi dhe përktheu: Jeton Bozhlani



Bismilahi Rrahmani Rrahim



Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut, i Cili ua mundësoi robërve të Tij t’i arrijnë castet e mirësive dhe ibadeteve në mënyrë që ata të pajisen me vepra të mira dhe të pendohen tek Zoti i tyre nga veprat e këqija, t’ua shumfishoj shpërblimet, t’ua shfaqë gjerësinë e bujarisë së Tij dhe t’ua zbret mëshirën dhe mirësinë e Tij. Atë e lavdërojmë për begatitë e Tij dhe e falënderojmë për mirësinë e Tij të plotë. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut, i Cili nuk ka shok. Ai ligjësoi pastaj lehtësoi, mëshiroi dhe fali mëkatet. Dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij, i cili i shfrytëzonte castet e begative dhe nxiste të tjerët për to si dhe tërhiqte vërejtjen që ato të mos humben, duke këshilluar ummetin dhe duke u përpjekur atij që t’i sjell të mira dhe t’ia largoj të këqijat, salavatet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij të cilët iu kapën udhëzimit të tij dhe ecën sipas sunnetit të tij.



O ju muslimanë! Keni frikë Allahun dhe ta dini se jeni në pritje të dhjetë netëve të bekuara, e ato janë dhjetë netët e fundit të muajit të madh të ramazanit. Ato janë dhjetë netë të cilat Allahu i ka vecuar me mirësi dhe shpërblime të shumta.



Ndër vecoritë e këtyre netëve është se: Pejgamberi (sal-Allahu alejhu ve sel-lem) përkushtohej me vepra në këto net më shumë se në netët tjera. Muslimi transmeton nga Aisheja (radij Allahu anha) të ketë thënë: “Pejgamberi përkushtohej në dhjetë netët e fundit të muajit të ramazanit më shumë se në netët tjera”. Po ashtu Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aisheja të ketë thënë: “Kur vinin dhjetë netët e fundit të ramazanit Pejgamberi largohej nga marrdhënjet intime me bashkëshortet, e kalonte tërë natën me falje të namazit dhe e zgjonte edhe familjen e tij”. Kjo përfshinë përpjekjet në të gjitha llojet e ibadeteve në këto net, si faljen e namazit, leximin e Kur’anit, dhikrin, tesbihët, istigfarin (kërkimin e faljes), sadakanë e të tjera. Pra në këto dy hadithe dhe të tjera që janë në kuptim me to tregohet se gjatë këtyre netëve Pejgamberi përkushtohej vetëm në ibadet, andaj duhet që edhe ti o musliman të lirohesh nga punët e dunjasë apo t’i pakësosh ato dhe të preokupohesh me ibadet duke e pasuar Pejgamberin tënd dhe duke kërkuar shpërblimin dhe faljen e mëkateve.



Ndër vecoritë e këtyre netëve të bekuara është pëkushtimi në faljen e namazit të natës, në zgjatjen e namazit me zgjatjen e rukusë dhe sexhdes, pastaj zgjimi i familjes që edhe ata të marrin pjesë së bashku me muslimanët në përjetimin e këtij ibadeti, e po ashtu që të marrin pjesë në shpërblimin dhe të edukohen në kryerjen e ibadeteve dhe respektimin e këtij rasti fetar. Ndaj kësaj cështjeje janë të shkujdesur shumë njerëz, të cilët i lënë fëmijët e tyre të lozin nëpër rrugë dhe ta kalojnë natën duke u marrë me disa cështje që u bëjnë dëm në jetën dhe në fenë e tyre. Me të vërtetë është privim nga e mira dhe humbje e madhe për shumë prej muslimanëve kur i sheh ata t’u kalojnë pranë këto net të mëdha, ndërsa ata së bashku me familjet e tyre janë plotësisht të shkujdesur dhe të larguar nga to. Ata i kalojnë këto caste të vlefshme në gjëra të padobishme, kalojnë natën me dëfrime të kota dhe, kur të vie koha e namazit të natës ata bien të flenë duke ia humbur vetvetes shumë të mira që ndoshta vitin tjetër nuk do t’i arrijnë! Ata kanë ngarkuar mbi supet e tyre dhe të familjes së tyre mëkate të rënda që nuk kanë menduar fare në pasojat e tyre. Me të vërtetë kjo është lojë e shejtanit që e ka bërë me ta dhe pengim që ua ka bërë nga rruga e Allahut…



Ndoshta dikush thotë: Ky namaz i natës është nafile dhe mua më mjafton të kujdesem për farzet.



Përgjigjja ndaj kësaj është të themi se: Në përkujdesjen ndaj farzeve ka shumë të mira dhe ti do të pyetesh ditën e gjykimit vetëm për farze, por ku e din ti se i ke kryer farzet ashtu si duhet? Pra, ti ke nevojë për nafile që ditën e gjykimit me to të plotësohen mangësitë e bëra në farze, Tirmidhiu dhe të tjerë transmetojnë se Pejgamberi ka thënë: “Zoti thotë: “shikoni se a ka robi Im ndonjë nafile që me to t’i plotësohen mangësitë që i ka bërë në farze…”. Pra, Allahu i Madhërishëm i ka caktuar farzet dhe Ai e ka ditur se robërit e Tij do të jenë neglizhentë në kryerjen e tyre, andaj i ka ligjësuar nafilet që me to të kompsensohet kjo neglizhencë – si mëshirë për ta -. Ai i ka ligjësuar nafilet sipas llojeve të farzeve, prandaj një pjesë të namazeve e ka bërë farz kurse pjesën tjetër nafile, po ashtu një pjesë të sadakasë e ka bërë farz (zekatin) dhe një pjesë tjetër nafile, ashtu edhe agjërimi është farz një pjesë kurse pjesa tjetër nafile, e po ashtu edhe haxhi. Pra gati sa s’mund të gjeshë ndonjë ibadet farz përvecse nga lloji i tij ka edhe nafile. Pastaj edhe nëse ne pranojmë se ti i ke kryer farzet si duhet, prapë ti je i urdhëruar që ta pasosh Pejgamberin tënd (sal-Allahu alejhi ve sel-lem), i cili vazhdimisht ka bërë ibadet gjat natës, sidomos gjat këtyre netëve. Aishe-ja, nëna e besimtarëve i pat thënë një njeriu: “Mos e le pa e falë namazin e natës, sepse i dërguari i Allahut nuk e lente pa e falë, ndërsa kur ai ishte i sëmurë falej ulur”



O ju musliman! Ndër vecoritë e këtyre dhjetë netëve është se shpresohet që me to përket nata e kadrit, për të cilën Allahu ka thënë: “Nata e kadrit është më e mirë se njëmijë muaj”. Nehaiu thotë: “Veprat në këtë natë janë më të vlefshme se njëmijë muaj tjerë” – kurse, njëmijë muaj o rob i Allahut! bëjnë tetëdhjetetri vite e katër muaj!. Kurse Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejre se Pejgamberi (sal-Allahu alejhi ve sel-lem) ka thënë: “Kush qëndron duke u falur në natën e kadrit duke besuar Allahun dhe duke shpresuar në shpërblimin e Tij, do t’i falen mëkatet e mëparshme”. Kjo natë është në dhjetë netët e fundit të ramazanit, duke u bazuar në hadithin muttefekun alejhi të Pejgamberit, ku thotë: “Kërkojeni natën e kadrit në dhjetë netët e fundit të ramazanit”, andaj nuk do të fitosh me këtë natë përvec nëse ngritesh për të bërë ibadet përgjat gjithë këtyre dhjetë netëve. Allahu e ka fshehur këtë natë nga robërit e Tij si mëshirë për ta, që të shtohen veprat e tyre në kërkim të saj gjat këtyre netëve me falje të namazit, dhikër, dua, në mënyrë që këto t’ua shtojnë shpërblimin dhe afrimin tek Allahu. Po ashtu Allahu e ka fshehur këtë natë që t’i provojë robërit e Tij që me këtë të dallohet ai i cili ka bërë mund për ta kërkuar këtë dhe ka qenë i kujdesur për të nga ai i cili ka qenë përtac dhe i painteresuar. Sepse, ai i cli ka qenë i ineresuar ka bërë përpjekje në kërkimin e saj… A e shihni sikur të publikohej lajmi se pjesmarrja në aksione në një kompani është me shpresë se do të jetë fitimprurëse, a do të grumbulloheshin njerëzit për pjesëmarrje dhe do ta përballonin edhe lodhjen edhe shpenzimin e pasurisë? Kurse atyre që u humbet rasti nga kjo u vie shumë keq. E si është puna me ata të cilët me qëllim largohen nga pjesmarrja në aksione për xhennet tek i Gjithmëshirshmi, tek i Cili ata që punojnë fitojnë shumëfishin pa llogari? Kjo është një braktisje e të mirës dhe privim nga ajo. Allahu thotë: “Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e përjetshme” el-A’la:16-17.



O ju muslimanë! Ndër vecoritë e këtyre netëve të bekuara është edhe I’tikafi në xhamia. Ky është një ibadet i vërtetuar në Librin e Allahut dhe sunnetit e Pejgamberit. Allahu thotë: “Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur jeni duke bërë I’tikaf në xhamia” el-Bekareh: 187. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Aisheja të ketë thënë: “Pejgamberi bënte I’tikaf në dhjetë netët e fundit të ramazanit deri në kohën kur vdiq”



Qëllimi me I’tikafin është: Të tërhequrit nga njerëzit duke qëndruar në xhami për t’u përkushtuar në ibadetin ndaj Allahut, duke kërkuar mirësitë dhe shpërblimet e Tij dhe arritjen e natës së kadrit. Me këtë obligohet ai i cili bën I’tikafin që të preokupohet më dhikër, lexim të Kur’anit, falje të namazit dhe ibadet, dhe të largohet nga bisedat e padobishme të dunjasë. Nuk prishë punë që të bisedoj ngapak me fjalë të lejuara dhe të dobishme me familjen e tij dhe të tjerët, duke u bazuar në hadithin që e transmeton nëna e besimtarëve, Safija (radij Allahu anha), ku thotë: “Pejgamberi ishte në I’tikaf kur unë shkova ta vizitoj natën. Bisedova me të pastaj u ngrita për të shkuar në shtëpi dhe Pejgamberi u ngrit me mua” muttefekun alejhi.



Për atë që bën I’tikaf janë të ndaluara mërrdhënjet intime me bashkëshorten dhe gjërat që shpien deri te ajo, duke u bazuar në fjalën e Allahut:   “Mos iu afroni atyre (bashkëshorteve) gjatë kohës kur jeni duke bërë I’tikaf në xhamia”. Kurse sa i përket daljes nga xhamia me një pjesë të trupit s’prish punë, duke u bazuar në hadithin që e transmeton Aisheja (radij Allahu anha), ku thotë: “Pejgamberi e nxirrte kokën e tij nga xhamia duke qenë në I’tikaf, kurse unë ia laja kokën duke qenë në kohën e menstruacioneve”   transmeton Buhariu. Kurse sa i përket daljes së tërësishme nga xhamia, janë tri raste:



1 - Dalja për një cështje të domosdoshme fiziologjike apo sheriatike, sikurse dalja për kryerjen e nevojës, për abdes, gusël, ushqim. Kjo është e lejuar përderisa nuk ka mundësi të bëhet në xhami, dhe nëse disa nga këto mund të bëhen në xhami, atëherë nuk lejohet dalja për të, si psh nëse dikush ia sjell ushqimin në xhami, ai nuk lejohet që të del jasht xhamisë për ushkak të ushqimit.



2 -   Dalja për një ibadet që nuk është obligim për të, sikurse vizita e të sëmurit, prezentimi për xhenaze etj, këto ai nuk duhet t’i bëjë përvec nëse këtë e ka kushtëzuar në fillim të I’tikafit të tij, si psh ka ndonjë të sëmurë që dëshiron ta vizitoj apo ka frikë se ai të vdes, atëherë këtë dalje duhet ta kushtëzoj në fillim të I’tikafti të tij dhe s’prishë punë nëse del pastaj.



3 -   Dalja për një cështje që bie ndesh me I’tikafin, sikurse dalja për shitblerje, për mardhënie intime me bashkëshorten etj, këto nuk duhet t’i veprojë edhe nëse i ka kushtëzuar, sepse kjo vie ndesh me qëllimin e I’tikafit.   ***



Lusim Allahun e Madhërishëm të na jap shëndet, sabër dhe sukses në kryerjen e ibadeteve gjatë këtyre netëve kaq të vlefshme dhe të jemi prej atyre që kanë vjelur shpërblime nga shpërblimet e shumta të Allahut gjatë këtyre netëve.



Salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e tij.



Lutja jonë   e fundit është   Elhamdu lilahi Rabbil alemin